PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  NDRIÇIMI I MENDJES

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeFri Jul 13, 2012 4:40 am

NDRIÇIMI I MENDJES

Rruga e vetëpërsosjes dhe e ngritjes shpirtërore është e vështirë, ajo kërkon vullnet, vetëbesim, vendosmëri dhe sakrificë.

Ajo është e gjatë, përfundon vetëm atëherë kur ne ikim nga kjo botë.

Çelës i suksesit të madh nuk është dituria, por aksioni.

Problemi rëndom qëndron në një vijë të hollë të mprehtë, ndërmjet suksesit dhe humbjes.




Drejt idealit të vërtetë



Njeriu ka aftësi dhe mundësi të pamohueshme të shkojë përpara, të shkojë drejt idealit të vërtetë, t'i sendërtojë ëndrrat e tij dhe të bëjë një jetë të qetë, të rehatshme e të arrijë sukses në familje dhe në jetë.

Mirëpo, për të arritur këtë, ne gjithmonë duhet të jemi në kërkim të vetvetes. Kthimi nga vetvetja duhet të kuptohet kthim nga e larta.

Të jesh me vetveten, do të thotë të jesh me të tjerët.

Duhet të marrësh guximin e t'i drejtohesh vetvetes:

‑ nuk do të shqetësohem

‑ nuk do të brengosem

‑ nuk do të qaj

‑ patjetër do të fitoj

‑ jam gati të përballoj çdo sfidë në jetë.

E vërtetë është se disponimi i gëzueshëm ndihmon organizmin të luftojë me sëmundjen.

Mos u brengos për të ardhmen, mendo se e ke vetëm një jetë, ajo duhet të jetohet tash dhe dije se çdo çast i jetës është i rëndësishëm për ty.

Pyeteni veten, çfarë mund të jetë ajo më e keqja, nëse unë nuk mund ta zgjidh problemin tim?

Mos harro dëmin që ia ja sjell vetes e familjes me shqetësime dhe brengosje.



Të gjithë njerëzit kanë të drejtë ta kenë mendimin e vet



Në mënyrë objektive mblidh të dhënat për brengosjen dhe, duke analizuar shkaqet e shqetësimit, brengosja vetvetiu zhduket.

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë për mënyrën e tyre të vështrimit të jetës dhe të besimit.

Besimtari i vërtetë e ka më lehtë t'i përballojë vështirësitë, sepse është i bindur se Zoti nuk e ngarkon njeriun aq sa nuk mund të mbartë – të durojë.

Por, kërkon prej teje:

‑ dije

‑ butësi

‑ durim

‑ mirënjohje.

Thuaji zemrës se frika nga vuajtja është më e keqe sesa vetë vuajtja.

Sepse, në raste të tilla, zemra vuan më së keqi.

Dhe dije, zemrës nuk ia ka aspak qejfi të vuajë.

Nëse vetëm ankohesh, do të humbasësh edhe shëndetin, edhe punën, edhe familjen, edhe miqtë.

Nëse duam të jemi besnikë ndaj dikujt, së pari duhet të jemi besnikë ndaj vetvetes.



Jeta është një lojë e paparashikueshme



Nëse mund të eci vetë, unë do të shkoj kudo që dëshiroj.

Por, para se të vdes, do të luftoj për jetën dhe për veten time.

Jeta është një lojë e vrazhdë dhe e paparashikueshme.

Jetë do të thotë t'i nënshtrohesh rrezikut, të rrëzohesh dhe të ngrihesh.

Njeriu duhet të besojë se ka për t'i mposhtur të gjitha vështirësitë, falë:

- inteligjencës së vet

- bukurisë së vet

- fuqisë dhe vullnetit të vet

- rinisë së vet.
 NDRIÇIMI I MENDJES Suksesi%20ne%20jete

Respekto dhe mos u brengos



Duke punuar me njerëz, kam kuptuar se brengosja për imtësitë, që na duken të parëndësishme, është një nga problemet e mëdha me të cilat ata ballafaqohen në jetë.

Si të krijoni miq dhe të fitoni simpatinë e njerëzve?

Për të krijuar miqësi dhe për të ndikuar në të mirën e vetes dhe të shoqërisë, duhet të jemi:

-të pastër

‑ punëtorë

‑ të respektuar

‑ të sjellshëm

‑ të edukuar

‑ të mos ofendojmë

‑ të vishemi mirë, po veshja jonë të mos e irritojë askënd.

Nëse i respektojmë këto rregulla, do t'i bëjmë një shërbim të mirë vetes, familjes dhe shoqërisë.

Njerëzit na çmojnë e na vlerësojnë që në takimin e parë me ta sipas asaj se:

‑ çfarë bëjmë

‑ si dukemi

‑ çka themi

‑ si e themi.

Ne gjatë jetës vëmë në veprim vetëm një numër të vogël rezervash trupore dhe mendore, ndërkaq gjithmonë duhet të synojmë vlerat më të larta:

- arsimimin

‑ mençurinë

‑ vetëpërsosjen

‑ ngritjen shpirtërore.



Rruga e vetëpërsosjes



Rruga e vetëpërsosjes dhe e ngritjes shpirtërore është e vështirë, ajo kërkon vullnet, vetëbesim, vendosmëri dhe sakrificë.

Ajo është e gjatë, përfundon vetëm atëherë kur ne ikim nga kjo botë.

Çelës i suksesit të madh nuk është dituria, por aksioni.

Problemi rëndom qëndron në një vijë të hollë të mprehtë, ndërmjet suksesit dhe humbjes.



Humbja më e madhe për njeriun – pajtimi me të keqen



Për njeriun e mençur çdo ditë para tij lind një jetë të re.

Përse t'ia prishim bukurinë ditës së sotme, duke u përpjekur t'i zgjidhim problemet e së ardhmes.

E ardhmja është përplot dyshime dhe paqartësi.

Të ardhmen, askush nuk mund ta parashikojë.

A mund të marrim më tepër nga jeta, duke menduar në radhë të parë për ditën e sotme?

Më në fund, logjika e shëndoshë më tha se shqetësimi nuk do të më ndihmojë gjë.

Vite me radhë m'u desh të zbatoja këtë metodë të luftës me brengat.

Dhe, përnjëmend, ngadhënjeva, lindën në mua energji të reja.

Derisa ne jemi pajtuar me më të keqen, nuk kemi çfarë të humbim.

Miliona njerëz e kanë shkatërruar jetën e vet ngaqë nuk kanë dashur të ballafaqohen me të keqen.

Në vend se vetë të përpiqen ta ndryshojnë jetën, ata i nënshtrohen asaj, mbyllen në vetvete, humbin besimin, i kaplon depresioni, ankthi, pasiguria.



Filloni një mënyrë të re të jetës



Qetësia ime shpirtërore, fati, shëndeti dhe, më në fund, edhe të ardhurat e mia varen kryesisht nga ajo se sa i përvetësoj këto të vërteta, që janë të përjetshme.

Nëse këtë libër e lexoni me qëllim që të mos shqetësoheni dhe të filloni të jetoni të qetë, t'i flakni brengat e ta ndryshoni vetveten, atëherë çdo kapitull lexojeni me vëmendje.

Duke e lexuar, ndaluni shpesh dhe mendoni për përmbajtjen e tij.

Pyeteni veten si dhe kur mund ta përdorni këtë apo atë porosi.

Mënyra e tillë e leximit do të jetë shumë më e mirë dhe më e dobishme.

Lexoni duke e mbajtur në dorë lapsin e kuq apo ndonjë laps tjetër të thjeshtë.

Sapo të hasni në ndonjë porosi, të cilën mund ta shfrytëzoni (mos e harroni), shënojeni anash një vijë.

Në qoftë se është një porosi shumë e rëndësishme, atëherë nënvizojeni me + + + + (me pluse).

Megjithatë, ne kemi aftësi të jashtëzakonshme për të harruar, prandaj, që të mos ju ndodhë kjo edhe me librin tuaj të çmuar, shfletojeni çdo ditë, për të begatuar jetën tuaj.

Përdoreni atë sa herë që keni mundësi.

Nëse nuk veproni kështu, ju do t'i harroni shpejt porositë e këtij libri.

Me rëndësi është që ju të përpiqeni të krijoni shprehi të reja të punës.

Në të vërtetë, mendoni se po përpiqeni të filloni një mënyrë të re të jetës.



Të mos na befasojë asgjë në jetë



Për këtë nevojitet kohë, durim dhe përvojë e përditshme.

Mbajtja e shënimeve do t'ju frymëzojë për përpjekje më të mëdha.

Do t'ju duhen këto shënime, kur pas shumë vjetësh i gjeni rastësisht dhe ju kujtohen.

Para se të kaloni në kapitullin tjetër, çdo kapitull lexojeni dy herë.

Gjatë leximit, ndaluni shpeshherë që ta pyetni veten se si mund ta zbatoni çdo këshillë.

Nënvizojeni çdo këshillë‑mendim të rëndësishëm.

Këto parime zbatoni sa herë që keni mundësi.

Për çdo javë analizoni çfarë suksesesh keni arritur.

Shikoni çfarë gabimesh keni bërë dhe çfarë mësimi keni nxjerrë për të ardhmen.

Tash, kur jam aq i zënë me punë (siç është angazhimi në punë), kjo më ndihmon për ta mposhtur shqetësimin, më nxit të përpiqem ta pranoj lehtë atë që është e domosdoshme.

Puna është terapia më e mirë, është një këshillë që përdoret në vend të ilaçeve.

Çdo psikiatër do t'ju thotë se puna është ndër ilaçet më të mira për nervat e sëmurë.

Fshehtësia e fatkeqësive tona është se ne kemi bukur shumë kohë të lirë për të menduar a jemi apo nuk jemi të lumtur.

Angazhohuni përherë me punë, ky është ilaçi më i mirë në botë.

Ligji i natyrës nuk merret me cikërrima.

Cikërrimave nuk duhet t'u kushtojë kujdes as njeriu që ka halle, nëse dëshiron të ruajë qetësinë shpirtërore.

Jeta është tepër e shkurtër që ta harxhojmë për cikërrima.

Shkruan: Abdirahim IDRIZI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeWed Aug 29, 2012 1:25 am

Të kaluarën, tash, nuk e vajtoj



Sipas të gjitha gjasave, këtë betejë nuk do ta mbijetoj dhe për këtë arsye, vitet që më kanë mbetur dua t'i jetoj në mënyrën më të mirë.

Para se të mësohesha ta përballoja shqetësimin (në rritjen time), jeta ime ishte një ëndërr e keqe, të cilën vetë e kisha krijuar dhe ndihmuar.

Mbaje veten (mos të të befasojë asgjë në jetë), çfarëdo që të ndodhë.

Fshih emocionet, buzëqesh dhe mbahu.

Dëshiroja të kisha interesime të reja për punë dhe shoqëri të re.

Nuk mund të besoja se jeta ime kishte ndryshuar.

Të kaluarën që nuk kthehet më, tash, nuk e vajtoj.

Jam pajtuar me jetën, bëj jetë të gëzuar dhe më të vlefshme se kurrë më parë (si për veten, ashtu edhe për familjen dhe për rrethin).

Kam forcë t'i përballoj të gjitha ato që mund të m'i imponojë jeta, jam gati, nuk më befason asgjë.

Kam pasur ngritje dhe rënie (dhe fat shumë në jetë), por shqetësimi nuk më ka ndihmuar fare.

Pas zbulimit të këtyre porosive, kam kuptuar se përpjekjet e mia ishin shpërblyer njëqindfish.

Nëse shkojmë më tutje, nuk e pranojmë realitetin e hidhur që na rrethon dhe futemi në botën e trilluar, ne do të çmendemi.

Po të më binte ndërmend para shumë vjetësh që t'ia caktoja “kufirin”:

‑ mosdurimit tim

‑ karakterit tim

‑ përpjekjeve të mia, me siguri do të kisha arritur shumë më shumë në jetën time.





Guximi dhe mençuria



Pse nuk kam mundur ta vlerësoja çdo situatë që rrezikonte qetësinë time shpirtërore, pse më janë dashur kaq shumë vjet?

Kjo është analiza e qetë e gabimeve tona në të kaluarën që të mos i përsërisim kurrë më dhe ato t'i harrojmë përgjithmonë (se kushtojnë shumë shtrenjtë).

Unë jam bindur se kjo vërtet është kështu.

Por, a e kam pasur përherë guximin dhe mençurinë që këtë ta realizoj në praktikë?

Pra, është dashur t'i analizoja mirë e mirë gabimet e mia dhe nga kjo të nxirrja mësim për tërë jetën.

Nuk më pëlqen ta pranoj tërë këtë marrëzi, por pas shumë vjetësh kuptova se: më lehtë është t'i këshillosh njëzet‑tridhjetë veta se çka duhet të bëjnë, sesa vetë t'i pranosh këto këshilla.

Thënia popullore, “Mos bëj hop pa e kapërcyer gardhin”, mos i krijo vetes vështirësi para kohe, është mjaft e qëlluar.

Që do të thotë, dituria është e fuqishme vetëm atëherë kur përdoret.

Po ta dija ç'mendoni, do ta dija kush jeni.

Mendimet tona e përcaktojnë personalitetin tonë.

Qëndrimi ynë ndaj jetës është faktori që e përcakton fatin tonë.

Jeta jonë është ajo të cilën ne e mendojmë se është.

Në të vërtetë, nëse ne mendojmë për lumturinë, ne e ndiejmë veten të lumtur.

Nëse ne mendojmë për frikën, ne frikësohemi.

Nëse ne mendojmë për sëmundjen, është e mundshme se ne do të sëmuremi.

Nëse ne mendojmë për dështime, me siguri ne do të kemi ndonjë humbje.

Të kujdesesh për vetveten, do të thotë të kuptosh cilat janë problemet e tua dhe në qetësi t'i marrësh masat për zgjidhjen e tyre.

Ndoshta të mundojnë problemet serioze, por në këtë rast, rrugës duhet të ecësh kryelartë dhe i lumtur e i buzëqeshur.



Njeriu është skajshmërisht i lirë



Këtu qëndron bukuria e njeriut, fama e tij.

Njeri, ti ke mbetur i lirë, i paprogramuar, ti duhet ta ndërtosh veten.

Duhet të jesh vetë kreator i vetvetes, prandaj çdo gjë varet nga ti.

Sikur ta dije këtë, ti nuk do të ofendoje, kurrë nuk do t'i jepje goditje askujt, nuk do të urdhëroje askënd.

Sepse ti e di që butësia është më e fortë se ashpërsia.

Se dashuria është më e fortë se dhuna.

A nuk po ia lidh duart e këmbët ti atij me dashurinë tënde (se e bën për vete).

Sepse ai nuk po jeton as në të kaluarën, as në të ardhmen e tij.

Kam vetëm të tashmen, e unë këtë e dua.

Të shkurta ishin ditët, të shkurta ishin netët për ty.

Çdo orë të kalonte shpejt, si një ëndërr.

Që do të thotë se nuk i ke lënë vetes kohë të lirë.

Të gjithë mund t'i arrijnë qëllimet e tyre nëse:

‑ mund të mendojnë

‑ mund të presin

‑ mund të durojnë

‑ mund të meditojnë.

Po ia dole ta jetosh të tashmen, ah, ke për të parë sa i lumtur do të ndihesh.

Jeta do të jetë një festë, një gosti e madhe, sepse i tillë është çasti që ne jetojmë.

E keqja



S'të vjen e keqja nga ajo që fut në gojë.

E keqe është ajo që del nga goja.

Vetëm ai që e gjen rrugën drejt jetës, mund të zbulojë thesare.

Thuaji zemrës se frika nga vuajtja është më e keqe sesa vetë vuajtja.



Qetësia shpirtërore



Mund të them sinqerisht se më vjen mirë që pata një përvojë të keqe, se kjo përvojë, ndonëse më ka kushtuar, më ka ndihmuar të kuptoj çfarë fuqie ka mënyra e të menduarit të njeriut për shpirtin dhe për trupin e tij.

Kështu, u aftësova që me sjelljet, me shprehjen, me veshjen, me punën, me mendimet personale të bëja aleatë e jo armiq.

Shpirti është zot i vetvetes dhe vetëm ai ferrin‑xhehenemin mund ta bëjë parajsë‑xhenet dhe xhenetin‑xhehenem.

E vërteta është se askush në botë nuk mund t'jua sjellë qetësinë shpirtërore, pos ju vetvetes.

Nëse e keni humbur disponimin e mirë, mënyra më e mirë për ta kthyer atë është të ecni kryelartë, të silleni të gëzuar dhe të jeni të disponuar.

Provojeni, buzëqeshni me të madhe, hapeni kraharorin, merrni frymë thellë dhe këndoni, fërshëlleni.

Nëse në të njëjtën kohë luani rolin e njeriut të lumtur, kjo është e vërtetë e vogël dhe e thjeshtë, por ka ndikim të mrekullueshëm në jetën tuaj: mund ta ndryshojë jetën tërësisht.

Fuqia madhore, që na e cakton fatin, është e fshehur brenda nesh, kurse arritjet janë rezultat i drejtpërdrejtë i mendimit tonë.

Gjëja e vetme që e dëshiroj është ta kem pushtetin mbi vetveten, të manipuloj me mendimet e mia, ta kontrolloj veten, që unë të vendos dhe të jem zot i shpirtit tim.



Pra, luftoni për fatin tuaj



Do të përpiqem të dukem sa më mirë që mundem, do të jem i kujdesshëm të gjej fjalët më të mira, kur komunikoj me të tjerët.

Nuk do të kritikoj askënd.

Nuk do të përpiqem t'i ndryshoj njerëzit.

Përherë do të jem i përshtatshëm për rrethin.

Sot do të bëj diçka për shpirtin tim.

Nuk do t'i zgjidh njëqind probleme përnjëherë, sepse e di se dita zgjat vetëm njëzet e katër orë dhe mos harroni:

Mendoni dhe silluni me gëzim dhe ju do të jeni të gëzuar!

Në qoftë se e urrejmë armikun, kjo do të thotë se e lejojmë atë të na sundojë, sepse ai do të bëjë presion:

-në gjumin tonë

-në oreksin tonë

-në shëndetin tonë dhe

-në fatin tonë.



Mos u armiqëso me askënd



Ngatërresat me një egoist – idiot ‑ të pabesë, ju lëndojnë më shumë juve se atë.

Të gjithë e dimë se hidhërimi, zemërimi dhe urrejtja janë armiqtë më të mëdhenj të bukurisë së trupit tonë.

Ndoshta nuk jemi aq të shenjtë që të mund ta duam armikun, por për hir të shëndetit dhe të fatit tonë, duhet të dimë së paku të falim.

Nëse është e mundshme, mos u armiqëso me askënd.

Kurrë mos provoni t'i qëroni hesapet me armiqtë, sepse kështu do të lëndoni veten më shumë sesa ata.

Në jetën e çdo njeriu rreth 90% ka gjëra të mira dhe vetëm 10% gjëra të këqija.

Nëse dëshironi të jeni të lumtur, përpiquni të mendoni për të mirat dhe t'i harroni të këqijat.

Mjekët më të mirë në botë janë: dieta, qetësia, gëzimi, sinqeriteti, përzemërsia ndaj të tjerëve.

Shtojini arritjet tuaja dhe do të kuptoni se pasurinë që e keni është më e vlefshme se paratë e të gjithë milionerëve të kësaj bote.

Në jetën tonë janë dy gjëra për të cilat ia vlen të luftojmë.

E para ‑ të bëjmë atë që e dëshirojmë.

E dyta ‑ të dimë të kënaqemi me atë që e kemi bërë.

Vetëm njerëzve më të mençur u shkon për dore të arrijnë qëllimin e dytë.

I jam mirënjohës Zotit për jetën që (edhe pse me vonesë) më ofroi këtë thesar ‑ pasuri të vetëdijesimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeWed Aug 29, 2012 1:25 am

Ju jeni mrekullia e re e botës



Ne e shfrytëzojmë vetëm një pjesë të vogël të rezervave tona trupore dhe mendore.

Pra, mund të themi, njeriu jeton nën mesataren e aftësive të veta.

Ai ka aftësi të llojllojshme, por shumicën nga ato nuk i shfrytëzon asnjëherë.

Mbajeni mend që pikërisht ju jeni mrekullia e re e botës.

Në historinë e njerëzimit s'ka ekzistuar kurrë person i ngjashëm me ju dhe në të ardhmen nuk do të lindë më kurrë një njeri i ngjashëm me ju.

Gjenetika na mëson se çdo individ është rezultat i bashkimit të njëzet e katër kromozomeve të babait dhe po aq edhe të nënës.

Pikërisht këto njëzet e katër kromozome vendosin për trashëgiminë tuaj.

Çdo kromozom përmban disa dhjetëra deri disa qindra gjene, me ç'rast vetëm një gjen nganjëherë mund ta ndryshojë jetën e njeriut ‑ individit, njeriu vërtet është krijesë e mrekullueshme, falë ZOTIT.

Me këtë rast nuk mbetet tjetër, pos të jesh me të gjitha gabimet dhe të metat e tua.



Vendimi që ma ndryshoi jetën



Nuk mund të jesh tjetër, pos atij që je, por ZOTI është i madh dhe ka mëshirë.

Vjen çasti në jetën e çdo njeriu kur ai kupton se lakmia lind nga padituria, që çfarëdo që të ndodhë, njeriu duhet të pajtohet me veten (një fjalë e urtë thotë se lakmia ‑ ëndja të koritë), se bota është plot me të mira, askush nuk do të t'i falë të hollat për ekzistencë, por ato duhet t'i fitosh me punë, duke punuar që të jesh shembull për të tjerët.

Gjërat më të mira janë më të vështira, fati në parim nuk është kënaqësi, ai parimisht është fitore.

Në fillim të pjekurisë nuk isha i lumtur, mallkoja fatin dhe urreja çdo gjë rreth meje.

Por, kohët e fundit kuptova se ndaj meje njerëzit janë të dashur dhe shumë të sjellshëm, andaj vendosa që edhe unë t'ua ktheja me të njëjtën masë.

Ky vendim ma ndryshoi jetën.

Fillova të mendoja, të lexoja dhe të interesohesha ta ndryshoja jetën në të mirë të vetes, të familjes dhe të rrethit.

Kështu, shumë shpejt m'u hapën horizonte të reja dhe ma mbushën jetën me pasuri, që deri atëherë as që kam mundur të ëndërroja.

Arsyeja e suksesit që kurrë nuk na mungon është vetë përpjekja që minusin ta shndërrojmë në plus, dhe kjo na shtyn ta shikojmë ardhmëninë e jo të kaluarën.

Mendimet negative t'i shndërroni në ato pozitive, ta lironi energjinë dhe kjo do t'ju nxitë për punë, suksesi është i garantuar.

Të krijosh kapital nga sukseset e tua, nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë.

Shumë më e rëndësishme është të dish të nxjerrësh fitim nga humbjet, që do të thotë nuk është me rëndësi se sa fiton, por sa kursen (pikërisht sipas së cilës njeriu i mençur dallohet nga budallai). Nëse sot i ke fituar dhjetë para, kurse i ke shpenzuar njëzet, diçka nuk është në rregull.

Bamirësia nuk është detyrë, ajo është kënaqësi, sepse të bën më të shëndetshëm dhe më të lumtur.

Kështu, kur je më i mirë me të tjerët, ndaj vetvetes je edhe më i mirë.

Njerëzit kanë nevojë për pak kujdes të vërtetë njerëzor.

Një fjalë e mirë, një buzëqeshje, freskon dhe zgjon ndjenjën e vlerës dhe të krenarisë.

Ndërsa ndjenja që dikujt t'ia plotësoj dëshirën, t'ia bëj qejfin, edhe mua më bën të lumtur.

Në qoftë se njeriu dëshiron t'i gëzohet jetës së vet të shkurtër, ai duhet të përpiqet ta zbukurojë, jo vetëm jetën e vet, por edhe jetën e të tjerëve, sepse gëzimi i tij varet nga gëzimi i të tjerëve.

Për t'i harruar brengat dhe për të gjetur qetësinë shpirtërore, mësohuni ta harroni vetveten, duke u kujdesur për të tjerët. Kur je i mirë ndaj të tjerëve, ndaj vetvetes je edhe më i mirë.



Prindërit i duan fëmijët verbërisht



Ndoshta mendoni se fëmijët tuaj, ngaqë i doni shumë, mund t'i shpëtoni prej:

‑ dhembjes

‑ zhgënjimit.

Ju i doni, flijoni shumë për ta, vuani shumë për ta. Ata janë krijesa më të dashura për ju. Dashuria juaj ndaj tyre është e pamatshme. Por ju, mjerisht, i doni ata verbërisht.

Ju nuk e dini se për të pasur fëmijë të mirë dhe për t'i orientuar ata drejt në jetë, formulat janë fare të thjeshta.

E para dhe më e rëndësishmja është sjellja juaj ndaj tyre. Prindi është edukatori i parë i fëmijëve.

Por, së pari, të shohim se çfarë u dhuroni atyre dhe si silleni me ta.

Ju u dhuroni, mjerisht, vetëm mrrolat, qëndrimin tuaj tepër serioz, urdhërues.

Gjithmonë i shikoni dhe flisni për ta si për problemin.

Kërkoni të jenë të dëgjueshëm, të sillen me përgjegjësi.

Ju u shtroni atyre kërkesa që lëndojnë natyrën e tyre delikate, cenojnë lirinë e tyre.

Ju mendoni se ata ende nuk kanë personalitet, andaj sikur kanë nevojë të disiplinohen.

E kundërta e këtyre sjelljeve, tepër negative ndaj fëmijëve, ekzistojnë formula të tjera sjelljesh shumë të mira dhe efektive.

Sjellja me butësi krijon tek fëmija disponim.

Në vend të qortimit, lavdërimi për çdo veprim që bën krijon tek ai ndjenjën e vetëbesimit.

Pranimi për të diskutuar për çdo gjë me të nga pozita të barabarta, pa këshilla e qortime, krijon tek ai gjithashtu besimin në vetvete.

E lironi nga shtrëngesat, e përgatitni që nesër të bëhet një personalitet i lirë e pa paragjykime.

Në vend se “pse e bëre këtë”, t'i thuhet “mirë e ke bërë”.

Pa marrë parasysh çfarë kërkoja nga fëmijët, gjithnjë jam përpjekur që fëmijët e mi të jenë dhe të mbeten ata që janë.

Të tillë çfarë i ka krijuar Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeWed Aug 29, 2012 1:26 am

Atmosfera në familje



Loja për ta është mbi të gjitha të tjerat, ajo duhet t'u lejohet pa kurrfarë kufizimi.

Ajo i bën të disponuar, i kënaq, por edhe zhvillon imagjinatën e tyre.

Atmosfera e ngrohtë në familje, i bën të lumtur ata.

Atmosfera e zymtë në familje, si pasojë e marrëdhënieve jo të mira të prindërve, e shkatërron fëmijën.

Në një atmosferë të këtillë ai rritet me trauma, pasojat e së cilës ai do t'i mbartë gjatë gjithë jetës.

Pra, për hir të vetvetes dhe posaçërisht për hir të fëmijëve, ne duhet të kultivojmë në familje atmosferë të ngrohtë, dashurie dhe respekti.

Kjo do të thotë se gëzimi im varet nga:

‑ bashkëshortja

‑ fëmijët

‑ bashkëpunëtorët

‑ shokët.

Kur jam në pozitë për një stimulim të arsyeshëm me një lëvdim‑kompliment, unë me lëvdim‑komplimentin (me plotësimin e dëshirave të arsyeshme) arrij që:

‑ të dy bashkëshortët t'ia zbukurojnë jetën.

‑ fëmijët të jenë të lumtur, të mësojnë më shumë dhe të sillen më mirë

‑ shokët, rrethi ndaj meje sillen më mirë

‑ bashkëpunëtorët punojnë më shumë, sjellin të mira materiale për vete dhe për mua.

Pozita dhe sjelljet e mia me lëvdimin‑komplimentin ishin të arsyeshme, të dukshme dhe të kapshme.

Kurse unë fitoja, akumuloja një energji të shpirtit dhe të trupit.

Dhe të mira materiale, për familjen e bashkëpunëtorët.



Vetanaliza



Sot jam aq indiferent sa nuk ma tërheq vëmendjen kur dikush më shan pas shpinës, më fyen, ma thotë ndonjë fjalë të rëndë! Unë as që e kthej kokën të shoh kush është ai.

Nëse rezultatet e të gjitha punëve të mia do të jenë të mira, atëherë s'ka rëndësi çfarë kanë folur kundër meje.

Por, nëse rezultati del negativ, as dhjetë engjëj (melaqe) që do të përbeheshin se kam pasur të drejtë, nuk do të mund të më ndihmonin.

Më duket se mendtë vijnë me kohën: sa më i moçëm që është, njeriu e njeh veten gjithnjë e më mirë dhe e sheh gjithnjë e më qartë se çfarë është.

Fajtori i vetëm për rënien‑ngritjen time jam vetëm unë.

Kam qenë për veten time shkaktari më i madh i fatit të mirë ose të keq, i ngritjeve dhe i rënieve të mia.

Kështu, sot praktikoj dhe ndaj një kohë për analiza në fund të javës:

- ku kam gabuar

‑ si mund ta përmirësoj këtë

‑ ç'duhet të bëj që në të ardhmen të mos e përsëris gabimin

‑ çfarë mësimi kam marrë nga kjo.

Duhet ta pranoj që vetanaliza më ka ndihmuar më shumë sesa po t'i kisha kryer dhjetë fakultete.



Jini ata që jeni



U përpoqa ta kuptoja kush jam.

I analizova të gjitha të mirat dhe të këqijat e mia.

Jini ata që jeni, të tillë çfarë ju ka krijuar Zoti.

Shkaktarë të pësimeve kanë qenë veset (shprehitë) e mia më serioze:

‑ humbja kot e kohës

‑ sharjet‑fyerjet e kota, për shkak të cikërrimave

‑ grindja me njerëz.

Për këtë arsye fillova ta përdorja vetëkritikën‑vetanalizën, dhe ende jam duke luftuar kundër veseve‑shprehive të mia.

Njeri i mençur është ai që di se nuk bën ta kalojë kufirin.

Nëse e kam merituar, duhet ta pranoj dhe të përpiqem që nga kjo të marr mësim të mirë për të ardhmen.

Për këtë duhet të jesh vërtet njeri i madh dhe i guximshëm.

Për këtë arsye ju këshilloj të shikoheni në pasqyrë dhe ta pyetni veten qysh sot sa jeni të aftë për një luftë të gjatë dhe të dobishme me vetveten.

Shumë njerëz që kanë punuar shumë, si të çmendur, megjithatë nuk janë lodhur kurrë.

Si u ka shkuar për dore kjo?

Thjesht: kanë pushuar shpesh.

Pushimi nuk është mungesë absolute e aktivitetit.

Pushimi është këndellje e organizmit.

Saqë edhe pesë minuta gjumë mund ta largojnë lodhjen.

Këtë e dinë më së miri ata që pushojnë pas drekës, së paku disa minuta dhe pastaj janë të aftë për punë deri në mbrëmje.

Duke pushuar shpesh, do të jeni më efektivë në punë dhe më të çlodhur në jetë.

Për këtë arsye ju porosis të pushoni shpesh.

Psikologjia e fuqisë thotë se “lodhja nga e cila vuan njeriu mesatar është pasojë e gjendjes psikike, ndërsa rraskapitja nga puna e pastër fizike e mendore është dukuri shumë e rrallë”.

Kompania Amerikane e Sigurimeve “METROPOLITEN live” ka botuar një studim për “lodhjen. Puna e rëndë, rrallëherë është shkaktare e lodhjes, e cila nuk do të mund të shërohej përmes pushimit dhe gjumit.

Brengat, shqetësimet dhe tronditjet emocionale janë shkaktarët kryesorë të lodhjes.


Muskuli i tendosur nuk pushon kurrë



Prandaj, relaksohuni! Ruajeni energjinë për punë më të rëndësishme.

Sepse tendosja, kokëfortësia, rreptësia janë vetëm vese dhe asgjë tjetër.

Relaksimi është virtyt dhe veset e mundin virtytin, sepse janë më të forta ato.

Si do të relaksoheni? Do të filloni me relaksimin e shpirtit apo të nervave? As me njërën, as me të tjetrën.

Duke filluar me relaksimin e muskujve.

Çlodhuni, çlodhuni, çlodhuni, mos ngurroni. Çlodhuni!

Përsëriteni këtë disa herë, ngadalë, një minutë të plotë.

Ndoshta ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë, gjatë asaj minute do të çlodheni.

Kështu ju mund t'i relaksoni muskujt:

-e nofullave

‑ të fytyrës

‑ të qafës

‑ të shpatullave

‑ dhe të krejt trupit

‑ ballin, vetullat.

Syri, megjithatë, është më i rëndësishmi.

Nëse ju shkon për dore t'i qetësoni plotësisht muskujt e syve, ju do t'i zgjidhni njëherë e përgjithmonë të gjitha problemet jetësore.

Pse është kështu? Sepse sytë e shfrytëzojnë një të katërtën e energjisë së përgjithshme nervore, që e ka tërë organizmi i njeriut.

Kjo është njëkohësisht edhe arsyeja që shumë njerëz me shikim plotësisht normal, ankohen shpeshherë se u “janë lodhur” sytë dhe shpesh i fërkojnë ata.

Në qoftë se mendoni se nuk keni asnjë të afërm me të cilin do të bisedonit haptas dhe sinqerisht (kërkoni t'ju ndihmojnë ‑ të mos keqpërdoret kërkesa juaj), mendoni për njerëzit që i njihni: do të çuditeni kur të kuptoni se do t'ju ndihmojë një njeri për të cilin as që ju ka shkuar mendja se është kaq shpirtmirë.



Një rast i mrekullueshëm



Pas luftës në Kosovë, si krejt popullata, patëm dëme.

Na vranë, na masakruan, na kidnapuan, na vodhën, na dogjën. Falë Zotit, vetëm dëme materiale unë pata në poliklinikë, kështu që kisha nevojë për ndihmë.

Një shok më kish ofruar ndihmë prej 20.000 DM për gjashtë muaj. Mirëpo, pas tre muajsh, vjen dhe m'i kërkon paratë, se i paskësh dalë një punë e papritur.

Unë, duke ditur se kisha kohë ende, i thashë çfarë kishte ndodhur, se mundësitë nuk më premtonin, se paratë nuk i kisha.

Kurse shoku m'u drejtua:

‑ Po mirë, unë me ndihmën që ta ofrova, bëra mirë, apo keq?

I kërkova falje, por edhe e falënderova për ndihmën.

I premtova se do të përpiqesha t'ia ktheja paratë që nuk i kisha.

U ngarkova shumë.

Shkova te një shok që mendoja se kishte mundësi dhe të holla të më ndihmonte.

Ma priti shkurt dhe qartë ‑ nuk kam.

Kapital kam, por para të gatshme nuk kam!

U ktheva i mërzitur dhe pa ndonjë shpresë që do të gjeja ndihmë.

Të nesërmen shkova për drekë në një restorant.

M'u afrua pronari i restorantit me të cilin njihesha, por nuk ishim të afërt. M'u lut të më shoqëronte.

‑ Ulu, i thashë, restoranti yt është.

M'u drejtua: si je?

‑ Mirë jam, ia ktheva (mendova në vete çka po më pyet).

‑ Jo, jo, tha, nuk je mirë.

‑ Ku e di që unë nuk jam mirë?

‑ Nuk je mirë – e përsëriti.

‑ Po. Nuk jam mirë (veç hajt), më duhen 15.000 DM.

Pa një pa dy, m'u lut të qëndroja aty.

‑ Kthehem pas dhjetë minutash ‑ më tha.

Kur erdhi në tavolinë, m'i ofroi paratë ‑ markat gjermane.

I habitur që isha, pa shpresë për borxhin e shokut, në një çast u shfaq një mrekulli.

I mora paratë.

Nisa t'i numëroja.

Madje dy herë radhazi (befasia edhe më e madhe).

Për çudi, më dilnin 20.000 DM.

Unë i them t'i kërkova 15.000 DM, kurse ti m'i ke dhënë 20.000 DM?

Ai më përgjigjet.

‑ Jo, ty të duhen 20.000 DM. Prapë ma përsërit: 20.000 DM.

I habitur për këtë gjest solidarizimi të këtij njeriu, i them:

‑ Më fal, nuk jemi aq të afërt që t'ia dimë njëri‑tjetrit hallet dhe dertet.

Po, të lutem, më trego nga erdhi kjo ndihmë?

‑ Unë jam shoku i shokut që i ke kërkuar të hollat, që ti s'i ke besuar se ai nuk ka të holla të gatshme për të të ndihmuar.

Kështu, ai shoku yt dhe imi, ishte tek unë dhe më luti të ta kryeja punën.

Shiko, më tha, kërkoje Abdirrahimin e “GALAXY‑së” dhe kryeja një punë (jepja 20.000 DM, se mua nuk më ka besuar që s'kam), më pastaj unë t'i kthej.

Kënaqësi më të madhe kurrë nuk kam përjetuar, si të ma falte jo Prishtinën, por Kosovën.

Menjëherë i mora të hollat dhe ia ktheva borxhin shokut duke e falënderuar për ndihmën.

Edhe shoku kërkoi falje që paratë i kishte kërkuar para kohe, por mbizotëroi arsyeja.

Ballafaqimi me të padukshmen



Sapo isha martuar (me shoqen e klasës, Remzien). Si i ri, i kisha të gjitha, nuk më mungonte kurrgjë. Isha i lazdruar, veturë kisha, shokë sa të duash.

Kështu, me shokë rrinim deri vonë, duke dëgjuar muzikë, ndërsa në shtëpi kthehesha vonë.

Një natë prej netëve, shoqja më thotë:

‑ A e di çka, po e dëgjoj njëfarë zëri: ciu, ciu, ciu sikur dikush po na bën magji (sehire). Herë më shumë, herë më pak, njëfarë “zhive” po sillet rreth dhomës.

Dhoma ishte në katin e tretë. Shtëpia ishte e re dhe pa kulm, e rrafshët.

Unë, pa një pa dy, ia preva shkurt: Nuk u besoj magjive (sehireve) dhe s'ka sehire.

Kështu, nuses ia hoqa dyshimin dhe ngarkesën e sehireve, ndërsa ia ngarkova vetes.

U preokupova aq shumë me të, saqë herë pas here më bëhej sikur edhe unë e dëgjoja të njëjtin zë: ciu, ciu!

Herë më pak, herë më shumë, madje vetëm natën.

Kurse nusja, bashkëshortja ime, flinte pa probleme, se problemin ia kisha marrë unë.

Unë u ngarkova aq shumë, saqë më bëhej se këtë zë po e dëgjoja gjithnjë e më shumë, sidomos në katin e tretë, madje për çdo natë.

Kështu, më hyri njëfarë frike, isha i hutuar, nuk i besoja më as vetes.

Ky ankth vazhdoi për katër muaj.



Mposhtja e frikës



Në shtëpi kthehesha vonë, ndërkaq nusen gjithnjë e gjeja të flinte rehat.

Vura vesh dhe erdha në përfundim se zëri vinte nga tarraca e shtëpisë.

Atë natë vendosa dhe dola në tarracë, mirëpo nuk dëgjohej zë.

Më në fund, mendova se kisha punë me dreqin, prandaj u përgatita sikur të më duhej të luftoja me dikë.

Vazhdova të vrojtoja në tarracë, po gjë prej gjëje nuk pashë.

Në një çast shikimi më vajti tek oxhaku. Vërejta se gjeli i oxhakut ishte ndryshkur dhe lëvizej paksa me vështirësi. Më në fund u binda se ai zë ndjellakeq, që më kishte shkaktuar kaq shumë shqetësim, vinte nga atje sa herë që frynte era.

Përnjëherë e ndjeva veten të lehtësuar, sikur të kisha dalë në një botë tjetër.

E kuptova se përpjekjet dhe mundi im u shpërblyen, sepse i mposhta:

‑ problemet

‑ frikën

‑ ankthin.



Ç'na mplak më shumë



Asgjë në botë nuk të mplak më shumë se tendosja dhe lodhja.

Para se të bini në gjumë, bëjeni planin për ditën e nesërme.

Unë jam pjesë e gjithësisë‑natyrës, që s'e kam ditur, se pesëdhjetë vjet i bëra e kokën sikur të mos e kisha me vete, sepse vetëm kur më dhemb më kujtohet që e kam.

Se në kokë janë sytë, veshët, hunda, një pasuri që vetëm Zoti ka ditur t'i krijojë, e na i ka dhuruar ne për të parë, për të dëgjuar dhe për t'i shijuar të mirat e kësaj bote.

I shikoj ngjyrat e Zotit, fushat e gjelbra, malin e gjelbër, qiellin e kaltër

I shijoj aromat e Zotit (veçoj erën e barit, kur kositet ai, aromën e luleve të bukura).

I dëgjoj zërat e Zotit (cicërimën e bilbilave, gurgullimën e ujit të kroit, kur bie nëpër shkëmbinj).

Qetësoni nervat duke ushtruar frymëmarrjen ritmike.

Merrni frymë ngadalë, nga barku.

Nxirreni ajrin me ritëm të njëjtë.

Frymëmarrja ritmike është mënyra më e mirë për qetësimin e nervave.

Relaksojeni trupin në pozitë të shtrirë.

Filloni nga shputat e këmbëve.

Së pari, relaksoni gishtat e këmbës.

Pastaj muskujt e barkut.

Të kraharorit, të duarve, të supeve, të qafës.

Pas ushtrimeve të tilla, trupi juaj do të relaksohet, do të bëhet i butë.

Do të ishte mirë të zgjoheshit herët në mëngjes, posaçërisht ju të fesë islame, për të falur namazin e mëngjesit.

Sepse truri atëherë punon më mirë.

Herët në mëngjes e ndiej veten të aftë t'i planifikoj punët e ditës saktësisht, sipas rëndësisë që kanë.

Nga përvoja e di që punët nuk mund të kryhen gjithnjë sipas planit të caktuar dhe rëndësisë që kanë.

Por, e di edhe atë që planifikimi i punëve më të rëndësishme është shumë më i leverdishëm sesa improvizimi.

Kur të ballafaqoheni me problemin, nëse keni mundësi, veproni që ta zgjidhni menjëherë.

Mos harroni që vendimet duhet t'i merrni shpejt dhe pa vonesë.

Dikur punohej më shpejt dhe më me përgjegjësi. Ç'është më e rëndësishme, njerëzit nuk e kishin ndjenjën e fajësisë dhe nuk nervozoheshin për problemet e pazgjidhura.

Ky, vërtet, është parim që do të duhej t'i përmbaheshim të gjithë.

Që do të thotë:

‑ Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra dhe t'i kontrolloni rezultatet.

Shumë afaristë i shkatërrojnë nervat dhe shëndetin e tyre vetëm pse nuk dinë t'ia ngarkojnë përgjegjësinë tjetërkujt dhe pse të gjitha obligimet i kryejnë vetë.

Nuk e shohin qëllimin kryesor, ndërsa bëhen nervozë dhe shqetësohen për shkak të nxitimit të përhershëm.

Nga përvoja e di që nuk është lehtë të mësohesh që përgjegjësinë t'ia ngarkosh tjetërkujt.

E di që kjo nganjëherë mund të kushtojë shumë shtrenjtë.

Sidomos nëse përgjegjësinë ua besojmë njerëzve të paaftë.



Besimi te bashkëpunëtorët



Mirëpo, sado e vështirë që të jetë, afaristi dhe udhëheqësi përgjegjës, medoemos duhet të ketë besim te bashkëpunëtorët e vet dhe duhet të mësohet patjetër që një pjesë të përgjegjësisë t'ua bartë atyre.

Kjo është mënyra e vetme për të penguar:

‑ tendosjen

‑ lodhjen

‑ sëmundjet nervore.

Personit, që nuk di ta organizojë punën, në përgjithësi, t'i jepen detyra dhe t'i mbikëqyren rezultatet.

Këta persona bëhen rëndom viktimë e sëmundjeve të zemrës në moshën 50‑60‑vjeçare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Nov 01, 2012 1:55 am

Lindja është vetëm fillimi i jetës



Lindja është vetëm rast, vetëm fillimi i jetës, e jo edhe fundi.

Askush nuk na ka pyetur kur kemi ardhur në këtë botë.

Dhe askush nuk ka për të na pyetur kur do të shkojmë prej kësaj bote.

Ti duhet të lulëzosh, mos lejo që kohën ta harxhosh në çfarëdo shërbimi.

Të bëhesh plotësisht:

‑ i vetëdijshëm

‑ i zgjuar

‑ i kthjellët

‑ i lumtur.

Kurse ti në atë vetëdije do të jesh i aftë të vlerësosh si mund ta zgjidhësh atë problem. Interaksioni i trupit dhe i shpirtit vjen automatikisht te çdo njeri:

‑ për t'u mbrojtur,

‑ për t'u gëzuar,

‑ për të punuar.

Njeriu ka mundësi ndryshe të shikojë në këtë botë:

‑ të shikojë me sy, jo si krejt njerëzit

‑ të dëgjojë me veshë, jo si krejt njerëzit.

Këtë person nuk e befason asgjë, është gati t'i pranojë më lehtë të papriturat e Zotit ‑ natyrës.

Njeriu që i ka këto veti, shumë më lehtë i përballon dhe nuk lëndohet, sepse nuk i pranon si raste individuale.

Pra, mendimet dhe ndjenjat duhet t'i bashkojmë me trupin. Në këtë rast duhet ditur (dhe të jemi të sinqertë) se çfarë ndodh me trupin tonë (dhe në thellësi ta njohim trupin tonë).



Qëllim është zbulimi i vetvetes



Krejt orët e botës, pa marrë parasysh shpejtë‑sinë (edhe nëse sillen me shpejtësinë e rrezeve të diellit) do të vonoheshin.

Që sipërfaqja është e parëndësishme, drita‑energjia depërton në çdo sipërfaqe pa humbur aspak energji.

Që do të thotë se drita nuk duket, nuk shihet.



Logjika dhe intuita



Për mendimin njerëzor më me rëndësi janë:

-logjika

‑ intuita.

Logjika është proces i të menduarit dhe përcaktim i vlerave dhe i ngjarjeve.

Intuita është përcaktimi i ngjarjes, njohja e disa fakteve, para se të kontrollohen.



Çdo tezë ka edhe antitezën



Logjika e aksionit është që për çdo punë, çdo send kundërshtohet me të njëjtën gjë.

Që do të thotë, çdo tezë ka edhe antitezën.

Kështu, çdo objekt, kundërshtohet nga ndonjë subjekt.

E vërteta vjen në kundërshtim me rrenën.

Kundërshtohet e mira me të keqen.

Në këtë rast duhet përcjellë energjia psikike së bashku me atë materiale, që të jetë më e pasur dhe më e shumanshme.

Të pasurohet me më shumë jetë dhe shpirt dhe të jetë më inteligjente.

Në këtë botë dija është absolute.

E kaluara, e tashmja, e ardhshmja bashkohen dhe ashtu kalojnë në të përhershmen.



Nëse idetë i kemi të qarta, fjalët rrjedhin vetvetiu



Njeriu kurrë nuk është i zoti, qoftë për shkak të nevrikosjes, frikës, mendimeve të këqija, publikisht të shprehë atë që dëshiron, personaliteti i tij është i bllokuar.

Ndërsa sot, në këtë kohë tendosjesh, frikësimesh dhe pasigurie në botë, na nevojiten më shumë se kurrë rrugët e hapura të komunikimit ndërmjet njerëzve.

Nisur nga kjo pikëpamje, kjo do të jetë e dobishme, sidomos për ata që dëshirojnë më tepër vetëbesim dhe lehtësi për t'i kryer me sukses punët dhe detyrat që i presin.

Njerëzit gjithë jetën flasin spontanisht, duke mos menduar për fjalët, por për idetë.

Nëse idetë i kemi të qarta, fjalët rrjedhin vetvetiu, por nuk duhet ngutur në shfaqjen e ideve.



Çaste të rëndësishme



Kërkoni në përvojën tuaj çaste të rëndësishme që ju kanë mësuar për diçka në jetë.

Mblidhni mendimet tuaja (të shokëve, miqve), idetë tuaja, bindjet tuaja nga përvoja dhe ‑ suksesi është i garantuar.

Flitni për atë që ju jep të drejtë, se përvoja‑shkolla‑gabimet jetësore, më kanë kushtuar shumë shtrenjtë, kam pasur shumë fat, që s'e kam paguar me kokë, por me gjak, me kohë, me shumë para, edhe burgu s'ka munguar, se ka qenë një njohuri‑shkollë e përfituar me shumë mund dhe me sakrifica.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Nov 01, 2012 1:56 am

Pa liri nuk vlen të jetohet



Këto janë idetë më të fuqishme për të cilat ia vlen të luftohet.

Pa liri jeta nuk ka kuptim, nuk vlen të jetohet (thuhet, pa vatan s'ka iman).

Paramendoni çfarë ka përjetuar populli shqiptar, në trojet e veta etnike.

Kanë fryrë shumë shtrëngata, janë gërshetuar shumë rryma, interesat e fuqive të mëdha në dëm të popullit shqiptar.

Zor të ketë shënuar historia e njerëzimit, veçanërisht te populli shqiptar, një unitet dhe një solidarizim kaq të madh, si në luftën e Kosovës, në Luginën e Preshevës, në luftën në Maqedoni.

Shqiptarja 16‑vjeçare, me nënshtetësi amerikane, vullnetarisht vjen prej Amerike të luftojë në Kosovë, me Divizionin e Atlantikut.

Shtatëdhjetenjëvjeçari, gjithashtu prej Amerike, vjen me Divizionin e Atlantikut.

Te populli shqiptar ky është një fenomen, vullnetarisht janë solidarizuar vajza, djem, gra dhe burra (se për luftë ka mobilizim dhe ata që i ikin obligimit shpallen tradhtarë dhe përgjigjen).

Prandaj, të gjithë njerëzit kanë të drejta të pacenueshme:

‑ për jetë

‑ për liri

‑ për punë

‑ për besim dhe përcaktim fetar

‑ për të mirat materiale shpirtërore

‑ për arsimimin e tyre

‑ për arsimimin e fëmijëve të tyre.

Mohimi i këtyre të drejtave konsiderohet sulm kundër integritetit të njeriut dhe njerëzimit.

Më besoni, për liri vlen të sakrifikohet dhe të luftohet.

Por, deri tash askush nuk i ka ndihmuar njerëzimit për të zgjidhur çfarëdo problemi.

Të varfërit janë edhe më të varfër dhe, ç'është edhe më keq, shenjat tregojnë se ata do të bëhen edhe më të varfër nesër.

Të gjitha sëmundjet janë në mesin e njerëzve dhe po shtohen.

Ndërkaq, mundësitë për t'u ndihmuar të sëmurëve sa vijnë e ngushtohen.

Sepse, investimet janë duke u bërë për shkatërrimin e njerëzimit (në armatim, e jo në shëndetësi).

Të gjitha llojet e kriminalitetit janë aty, edhe më tepër po shtohen.

Kriminaliteti sa vjen e shtohet nga viti në vit.

Burgje e të burgosur ka gjithnjë e më tepër, gjykatore po ashtu.

Por, megjithatë, shkalla e krimit nuk bie, ajo shënon ngritje.

Në këtë botë diçka diku është keq e përgatitur – e themeluar.



Mundësitë për t'u bërë i dobishëm



E kjo është pikërisht ajo që ofron “Formula e suksesit”.

Aq sa njeriu e zhvillon shkathtësinë e të shprehurit qartë të mendimeve, aq rriten edhe mundësitë e tij që të bëhet i dobishëm.

Një këshillë thotë:

Përgatituni psikikisht, fizikisht, në mënyrë që të mund të jeni gati për të gjitha situatat e papritura.

Nga ju kërkohet të mendoni.

E të menduarit dhe analizat janë ndër punët më të rënda në botë.

Megjithatë, jam i sigurt se asnjë njeri s'ka fituar famë, i cili më parë, orë të tëra, nuk u është përkushtuar analizave të secilës situatë veç e veç.

Në shoqërinë tonë, ku bashkëpunimi edhe për gjërat më të thjeshta është i domosdoshëm, në radhë të parë, kërkohet një shkallë e lartë mirëkuptimi ndërmjet nesh.



Gjuha ‑ bartësi kryesor i mirëkuptimit



Gjuha është bartësi kryesor i mirëkuptimit, prandaj duhet ta kultivojmë e ta përsosim.

Çdo mosmarrëveshje, pa marrë parasysh ndërlikueshmërinë, mund të zgjidhet shkallë‑shkallë dhe të gjitha palët mund të pajtohen.

Secili njeri kërkon dashuri, por kërkon edhe respekt.

Secila qenie njerëzore ka ndjenjën për vlefshmërinë personale, rëndësinë dhe dinjitetin.

Po ta lëndoni aty, përgjithmonë e keni humbur.

Nëse dikë e doni dhe e respektoni, i ndihmoni të zhvillohet, atëherë edhe ai ju do dhe ju respekton.

Meqë pjesën më të madhe të kohës e kalojmë në masë, takohemi me njerëz, zhvillojmë marrëdhënie, rrallë jemi të vetmuar.

Në kundërshtim me fytyrën tënde të vërtetë, maska bëhet gjithnjë e më tepër pjesë jotja.

Kurse shoqëria krijon frikë te çdo individ:

‑ frikë nga mospranimi

‑ frikë se dikush do të të përqeshë

‑ frikë se do të humbasësh respektin

‑ frikë nga ajo se çka të tjerët do të thonë për ty.

Nëse duhet t'u përshtatesh njerëzve të ndryshëm, nuk mund të jesh i vetvetes.

Por, tradita në mbarë botën, deri në ditët e sotme, na mëson që askënd të mos e pranojmë të përshtatur, por të atillë çfarë është.

Nëse vepron ashtu, më pak je i interesuar për vete.

Më shumë ka rëndësi çfarë mendon ai tjetri për ty.



Kur del jashtë vetvetes



Nëse rastësisht të lind dyshimi se dikush po të shikon për vrime, menjëherë ndërron, bëhesh tjetër, rëndom ai i vjetri, serioz, i matur, që njerëzit të mendojnë se përnjëmend i tillë je.

Po ti tashti vërtet ke dalë jashtë vetvetes, jashtë unit tënd.

Mund të kesh shumëçka, mirëpo po të munguan virtytet që e stolisin shpirtin, ti nuk ke personalitet.

Ngaqë të gjithë i frikësohen njëri‑tjetri, askush nuk i tregon:

‑ ndjenjat e veta

‑ realitetin e vet

‑ fytyrën e vet.

Dhe të gjithë dëshirojnë që të jetë kështu.

Në këtë mjedis, mjerisht, është vështirë ta tregosh fytyrën tënde të vërtetë.

Jeta bëhet e mjerë, se vetë je shkaktar.

Ndërkaq, jeta është hare e pafund.

Po, për ta ditur këtë, duhet të jesh zemërhapur dhe shpirtgjerë.

Zbulimet e fundit tregojnë se shqisat tona nuk janë vetëm dyer, ato janë edhe roja, po ashtu.



Si të jetojmë qind për qind



Vetëm dy për qind të informacioneve ne i përdorim për qëllimet tona, kurse nëntëdhjetë e tetë për qind mbeten jashtë, pa u përdorur.

Pra, të jetohet jeta prej dy për qind nuk është edhe ndonjë jetë.

Përse, atëherë, të jetohet për dy për qind, kur mund të jetohet qind për qind.

Mos e merr jetën si problematikë, ajo është e mrekullueshme, dimensionet e saj janë pa fund.

Krejt kjo jetë varet prej teje, çka dëshiron, lumturinë apo mjerimin.

Kjo liri është fama jote, e drejta jote.

Por, duhet ta kuptosh, të luftosh për të, ta pushtosh.

Vetëm atëherë ajo i dhuron jetës sate bukurinë, lumturinë, mirëqenien.

Kjo është jetë ‑ dhurata e madhe e të madhit Zot.

Të gjitha shtazët janë të programuara, Zoti ua ka falur instinktin, pos njeriut.

Këtu qëndron madhështia e Zotit, që i fali njerëzimit:

‑ bukurinë

‑ famën e tij

‑ mundësinë për ta ndërtuar e për ta përsosur vetveten

‑ për të qenë vetë kreator i vetvetes

‑ për t'u varur çdo gjë prej tij.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Nov 01, 2012 1:56 am

NDRIÇIMI I MENDJES ( 8 )



Dhe po qe se njeriu e jeton tërë jetën e vet në mënyrën që çdo moment dhe çdo fazë të jetës së vet e bën gëzim‑dëfrim të bukur, jeta bëhet shumë e thjeshtë, i tërë planeti mund të jetë plot gëzim dhe hare. Por, disa njerëz me seriozitetin‑interesat personale dhe grupore bëjnë që jeta të mos jetë e hareshme. Bëjnë që askush të mos qeshet, se jeta qenka mëkat, se u dashka të vuash me seriozitetin tënd.


Jeta duhet të jetë kërkim ‑ jo lakmi



Pra, mbaje në mend:

‑ ti e mban përgjegjësinë

‑ vetëm ti dhe

‑ askush tjetër.

Optimist‑besimtar është njeriu që në agim e çel dritaren dhe thotë:

‑ O Zot, mirëmëngjesi ‑ sa bukur!

Pesimisti e çel dritaren dhe thotë:

‑ Mëngjes qenka!

Çdo gjë varet nga ti (dhe cili është dallimi).

Disa mendojnë se unë jam i luhatshëm në besim dhe në punën time në islam. Për herë të parë unë e sjell Zotin më afër njeriut, më afër sesa e ke zemrën.

Meqë Zoti në të vërtetë është qenia‑atomi‑molekula jote e vërtetë, asgjë më afër nuk e ke.

A e ke parë ndonjëherë ndonjë shtazë të mërzitet? Sigurisht se jo.

E vetmja shtazë që e përjeton mërzinë është njeriu.

Kjo është përparësi e madhe.

Jeta duhet të jetë kërkim e jo lakmi.

Kërkim me të cilin zbulon kush je ‑ kush jam unë.



Sekreti i numrit shtatë



Sa i përket numrit shtatë, vërejmë se disa obligime, ceremoni të haxhinjve kryhen nga shtatë herë.

A mund të thuhet, ku qëndron sekreti i numrit shtatë: notat muzikore shtatë:

-do, re, mi, fa, sol, la, si.

-ditët e javës, shtatë: e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e diel

-numri i shkallëve të spektrit të dritës, po ashtu shtatë.

-edhe elektronet sillen rreth bërthamës së atomit në shtatë.

-formimi i plotë i foshnjës në barkun e nënës vjen në muajin e shtatë.

E gjithë kjo, a nuk flet se numri shtatë, megjithatë, ka njëfarë sekreti të vet.



Kush përpiqet të bëhet dikushi



Për çudi, mu njerëzit që nuk dinë kush janë, përpiqen të bëhen dikushi.

Ata nuk e njohin vetveten, qenien e tyre, nuk dinë kush dhe çfarë janë.

Por kanë qëllim të bëhen dikushi.

Përpjekja të bëhesh dikushi është sëmundje e shpirtit (është maskë).

Ndërkaq, ta zbulosh vetveten tënde ‑ është fillimi i jetës.

Çdo moment është zbulim i ri.

Secili moment i ri sjell gëzim të ri, kurse dashuria e re zë të rritet në ty.

Jeta bëhet më e begatshme, më shumë rritet dashuria, rriten miqësitë, në mënyrë që të mos ndihesh krejtësisht i humbur dhe i mjerë, i dëshpëruar.

Por, në botën tënde të brendshme, do të mund të vazhdonte drita, kënga dhe hareja.



Dashuria ‑ mjekësia më e mirë



Kur je i sëmurë, shko te mjeku, por mos harro: Dashuria e vërtetë është mjekësia më e mirë!

Ftoji ata që të duan, dhe që i do, ata që të disponojnë, me metoda më të mira.

Dhe po qe se njeriu e jeton tërë jetën e vet në mënyrën që çdo moment dhe çdo fazë të jetës së vet e bën gëzim‑dëfrim të bukur, jeta bëhet shumë e thjeshtë, i tërë planeti mund të jetë plot gëzim dhe hare.

Por, disa njerëz me seriozitetin‑interesat personale dhe grupore bëjnë që jeta të mos jetë e hareshme.

Bëjnë që askush të mos qeshet, se jeta qenka mëkat, se u dashka të vuash me seriozitetin tënd.

Përkundrazi, ajo është shpërblim nga Zoti, për ata që dinë ta shfrytëzojnë, ta jetojnë.

Edhe pas meje le të jetë ajo jetë më e lumtur, diçka më e bukur, më e hareshme.

Të gjithë njerëzit duan të jetojnë plotësisht, por:

‑ këtë shoqëria nuk e lejon

‑ familja e pengon.

Pikërisht këtu qëndron problemi.

Njeriu i cili do të jetojë plotësisht nuk do të pijë alkool, duhan, nuk do të marrë drogë.

Alkoolin e përdorin:

‑ njerëzit e mjerë

‑ njerëzit që kanë pësuar fatkeqësi

‑ njerëzit që dëshirojnë të harrojnë problemet përkohësisht

‑ njerëzit që mendojnë për fatkeqësinë e vet.



Të gjëllish dhe të jetosh



Nëse njeriu e jeton jetën plotësisht, atëherë secili moment i tij është hare dhe gëzim.

Nëse njerëzit, që nuk kanë asgjë, jetojnë aq të gëzueshëm, pse atëherë të gjithë në Perëndim dhe në Amerikë, që kanë çdo gjë, jetojnë aq mjerueshëm (me probleme të vetmisë dhe të ngarkesës shpirtërore).

Frikacakët ‑ qyqarët vetëm gjëllijnë, ata nuk jetojnë, tërë jeta e tyre kalojnë në frikë.

Kurse jeta e tillë është më e keqe se vdekja.

Ata i frikësohen ferrit‑xhehenemit, u frikësohen shpirtrave, xhindeve. Edhe më e keqja, ata i frikësohen Zotit, ata janë të frikësuar nga një mijë e një gjëra.

Kanë aq shumë frikë, sa nuk mund të jetojnë.

Bëhu i guximshëm, beso dhe flijo çdo gjë në interes të jetës, mos u merr me gjëra të vogla.

Vetëm kështu lind gëzimi, vetëm kështu është e mundshme të të mbulojë lumturia.

Ata që vërtet dëshirojnë të jetojnë, duhet të marrin mbi vete më tepër përgjegjësi.


Fillo të japësh, ti edhe ke për të marrë



Dashuria e do atmosferën e vet, ngrohtësinë e shpirtit e të falënderimit.

Dhe, kur ta duash personin, mos fillo me kërkesa, se do ta humbësh përgjithmonë, do t'ia mbyllësh dyert dashurisë, pastaj mos prit asgjë.

Para se të fillosh të mendosh si ta fitosh dashurinë, fillo të japësh, ti edhe ke për të marrë.

Jep dhe mos prit të shohësh sa ke për të marrë.

Kur diçka kërkon, atëherë atë e vret.

Prandaj, afro, fillo të japësh. Në fillim kjo shkon vështirë, meqë tërë jetën je mësuar të marrësh, e jo të japësh.

Personit që zhvillohet nuk i duhet askush, personi i tillë është i lumtur në vetminë e vet: Vetmia e tij është kënga‑dasma.

Njeriu mund të kënaqet duke qeshur e duke bërë shaka, vetëm njeriu mund të qeshet.



Pa shaka ‑ njeriu si pema pa lule



Pa gaz, pa shaka, njeriu është si pema pa lule.

A ke parë gomarë a lopë të qeshin? Nuk ke parë gomar të bëjë shaka.

Vetëm njeriut i dhuroi Zoti këtë mrekulli, që të mund të kënaqet me shaka, dhe të qeshë.

Po qe se njerëzit nuk do të kishin prirje për humor, nuk do të mund të ishin humanë.

Kuptimi për humor është thelbi i inteligjencës, në çastin e humbjes së këtij kuptimi, ti e humb dhe inteligjencën.

Humori është freskim i trupit dhe i shpirtit.

Ti nuk bën:

‑ të qeshësh pranë personave të moshuar,

‑ të qeshësh në faltore (xhami, kishë...).

Kjo do të thotë se serioziteti e humb kuptimin (se kisha është serioze, priftërinjtë‑hoxhallarët janë seriozë, duke hyrë në kishë, duket si të hysh në varr).

E tërë kjo duhet të flaket, të mos praktikohet, të angazhohemi që xhaminë‑varrezat t'i shndërrojmë në lulishte, në parqe, në vende të bukura, se jeta ka qenë, është dhe edhe pas nesh do të jetë e bukur, e hareshme dhe e gëzueshme.

Atëherë, në të vërtetë, do të bëhemi më të shëndoshë, më të qetë dhe më të lumtur.



Po humbi gazi, ka humbur çdo gjë



Shikoni fëmijët e vegjël, vështrojeni qeshjen e tyre, është e çiltër, e thellë, vjen nga thellësia e vërtetë e shpirtit.

Duke qeshur, ata bëhen pjesë e shoqërisë.

Ata duken shumë natyralë, spontanë.

Kur nëna sheh se fëmija i saj po qesh:

‑ ajo bëhet e lumtur, sepse ajo qeshje paraqet:

‑ shëndet

‑ jetë

‑ lumturi.

Nënës zemra i çohet peshë nga gëzimi.



Vetëm po qeshe e qave mirë, ti jeton



Në të vërtetë, po qe se nuk mund të qeshësh, nuk mund as të qash.

Gazi dhe vaji shkojnë së bashku.

Vetëm ai person që qesh plotësisht, mund edhe të qajë plotësisht.

Po qe se ti qesh edhe qan mirë, ti je duke jetuar.

Vetëm njeriu i vdekur është serioz (nuk qesh, nuk flet, nuk qan).

Njeriu i gjallë mund të ankohet, mund të qeshë, mund të qajë.



E vërteta nuk tregohet me fjalë



Ti je eksperiment, duhet të notosh mirë, se fundosesh, e pastaj as krejt vinçat e botës nuk mund të të ndihmojnë.

Besoji së vërtetës, se e vërteta nuk mund të tregohet me fjalë.

Nuk ekziston kënaqësi më e madhe se të jesh në shërbim të nevojës, t'i përshtatesh kohës:

‑ nëse i ke dhënë dikujt diçka,

‑ nëse nuk ke diçka të keqe me dikë.

Ky është gëzim i pastër, ndoshta me vlerë, ndoshta me pak vlerë.

Kjo është rrugë e vetme.

Po qe se e humb këtë rrugë, ti ke për të humbur edhe të vërtetën, rrugën e Zotit.



Ilaçet më natyrore



Tashti edhe shkenca mjekësore konfirmon se puna, gëzimi, qeshja janë ndër ilaçet më të mira dhe më natyrore, që Zoti, natyra, mund të na i ofrojë.

Kurse jeta për të cilën ti mendon se është jetë, nuk është edhe diçka e vërtetë.

Ajo është vetëm:

‑ e rreme

‑ ëndërr

‑ një çast.

Kësaj mos iu nënshtro kurrë.



Vetëm njerëzit inteligjentë mund të qeshin



Gazi yt të bën pjesë të vetme të botës që mund të jetë inteligjente, pasi vetëm njerëzit inteligjentë mund të qeshin.

Njeriu i sinqertë mund të qeshë sinqerisht, mund të vallëzojë sinqerisht, mund të gëzojë sinqerisht.

Në të vërtetë, vetëm fëmijët janë të gatshëm të kënaqen së qeshuri dhe të gëzohen.

Serioziteti thjesht është sëmundje e shpirtit dhe vetëm shpirti i sëmurë mund të shndërrohet në rob.



Vuajtja dhe nënshtrimi



Shumë religjione kanë predikuar vuajtjen dhe nënshtrimin si shpëtim të njeriut.

Kështu, sa më shumë që njerëzit e kanë munduar veten, aq më shumë kanë pasur respekt te të tjerët.

Vetëm mundoje veten, predikonte kisha në mesjetë dhe njerëzit kanë për të të mbajtur në mend me shekuj dhe do t'u falen relikteve të tua.

Ata që kënaqen me veten në këtë botë, shkojnë në ferr‑xhehenem.

Ata që vuajnë në këtë botë, shkojnë në parajsë‑xhenet.

Kështu, njerëzit harruan të qeshnin, të luanin, të vallëzonin.

Atë ditë që njeriu ka harruar të qeshë, që ka harruar të luajë, ka harruar vallëzimin, ai nuk ka qenë njeri.

Loja‑vallëzimi ia kanë bërë më të lehtë jetën njeriut, dashuria e ka kthjellur, gazi i ka dhënë krahë, kënaqësi, hare.

Njerëzit gjithë jetën flasin spontanisht, duke mos menduar për fjalët, por për idetë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Nov 01, 2012 1:57 am

NDRIÇIMI I MENDJES (9)

Mbajeni gjithnjë të përqendruar vëmendjen në qëllimin që synoni të arrini dhe gjithmonë qëndroni të gatshëm për të papriturat që mund t'ju dalin në këtë rrugë. Atëherë do të vërtetoni saktësisht se cila është ajo fuqi e pazakontë që t'ju vijë në ndihmë.




Kush e kundërshton jetën me të mirat e Zotit



Një pjesë e predikuesve që e keqpërdorin religjionin janë:

‑ kundër jetës me gjithë të mirat që t'i ka falur Zoti

‑ kundër dashurisë

‑ kundër gazit

‑ kundër haresë.

Ata janë kundër çdo gjëje që jetën mund ta bëjë përvojë të fuqishme të mirëqenies dhe të lumturisë.

Ata kanë marrë krejt çka është kënaqësi për njeriun.

Shenjtërit e tyre janë bërë vetëm predikues verbalë, duke gjetur ende mënyra për mundimin e trupit të tyre (takimet, festat e Qerbelasë, në Francë vrasje kolektive, në emër të Xhihadit ‑ sakrifikojnë veten, vrasin të pafajshmit, por edhe më ekstremja, ata shpeshherë kënaqeshin kur e kafshonin dorën që i ushqente – DAN BROWN, Kodi i da Vinçit).



Feja e shkenca nuk janë në konflikt



Derisa myslimanët u janë përmbajtur udhëzimeve kur'anore, kanë përparuar dhe kanë arritur ta krijojnë shtetin e tyre, i cili shtrihet prej Oqeanit Atlantik deri në gjirin Arabik ‑ Oqeanin Indian.

Në të ka lulëzuar shkenca dhe kanë jetuar e kanë punuar dijetarë të mëdhenj.

Bota tjetër e atëhershme nga ta i mori arritjet e tyre shkencore.

Edhe sot e kësaj dite fjalorët përmbajnë terma arabë. Shumica e emrave të yjeve dhe yjësive gjithashtu kanë prejardhje arabe.

Perëndimi nuk e ka ndërtuar përparimin me ateizëm, por me shkencë.

Mosmarrëveshjet rreth konfliktit të fesë dhe shkencës kanë lindur nga mendësia e Kishës së Mesjetës.

Kështu, dijetari i madh Galile Galileo ka qenë i burgosur (në një labirint), ndërsa Xhordano Bruno është djegur në turrën e druve.

Krishterimi atëbotë pamëshirshëm ka qëruar hesapet me dijetarët nëpërmjet likuidimit.

Kjo nuk do të thotë se ka qenë keqpërdorimi i fesë.

Por, nuk do të thotë, dhe kurrsesi nuk mund ta pranojmë tezën se për këtë që po ndodh sot duhet fajësuar edhe Islami dhe duhet mohuar ajo si fe.

Në gjithë këto rrjedha Islami më së paku është fajtor.

Kur'ani i madhërishëm gjithnjë nxit në kërkimin e diturisë, urdhëron të studiuarit dhe me vendosmëri hedh poshtë çdo konflikt ndërmjet shkencës dhe fesë.

Pas të gjitha këtyre, si mund të flasë dikush për konfliktin ndërmjet fesë dhe shkencës.

Të studiohet feja dhe të ndiqet zhvillimi i saj është obligim.

Bota jomyslimane duhet ta dijë se Islami kërkon që ithtarët e tij të jenë ‑dijetarë.

Feja islame kërkon:

‑ pasardhës

‑ pasuri

‑ kërkon luftën në jetë

‑ qëndrueshmëri

‑ vendosmëri

‑ ballafaqim të guximshëm

‑ durim në fatkeqësi.

Por, mbi të gjitha, kërkon qëndrueshmëri të vazhdueshme.

Të gjitha këto janë thelbi i islamit.



Nuk ekziston koncepti i “luftës së shenjtë”



Duhet t'i parandalojmë mediat dhe internetin të mos përhapin urrejtje, por të mbrojnë lirinë e përcaktimit të fesë, të shprehjes dhe të mendimit.

Një nga shkaqet kryesore për rritjen e islamofobisë është koncepti i Xhihadit, “lufta e shenjtë” kundër jobesimtarëve.

Mirëpo, Ahmed Kamal Aboulmagud, gjykatës nga Egjipti dhe profesor në Unversitetin e Kajros, thotë se as në Islam dhe as në letërsinë islamike nuk ekziston koncepti i “luftës së shenjtë”.

Ky është zbulim i Perëndimit që na është veshur, nuk e di si, përse, thotë Ahmed Kamal.

Amerika, Evropa, Rusia, Islamin e konsiderojnë si burim të dhunës në rritje e sipër kundër civilëve.

Tashmë edhe lufta kundër terrorizmit që e ndërmorën Uashingtoni dhe qeveritë e tjera, nga shumë myslimanë çmohet si luftë kundër Islamit.

Në shumë pjesë të botës myslimane është ngulitur bindja se kjo nuk është luftë kundër terrorizmit global, por është luftë kundër Islamit.

Edhe feja islame është Selam‑përshëndetje, është paqe.

Ata që e kultivojnë fenë islame në shpirtin e tyre duhet të jenë:

‑ të qetë

‑ shpirtmirë

‑ johakmarrës

‑ pa brenga

‑ të lumtur.

Porosia e fundit është e qartë:

Armiku nuk është Islami, por ekstremizmi i fesë.

Kur'ani do t'i mposhtë të gjitha pengesat në rrugën e tij të ndritshme.

Sa herë që e lexoj sërishmi Kuranin, gjej diçka të re, që më ndihmon në shëndet, në familje, në punë dhe në shoqëri.

Nuk më dhimbsen as mundi, as energjia e as koha që kam harxhuar, nëse përpjekjet e mia janë frytdhënëse për mua dhe nëse i bëjnë një shërbim të mirë individit dhe shoqërisë.



Aftësia e të menduarit



Mbajeni gjithnjë të përqendruar vëmendjen në qëllimin që synoni të arrini dhe gjithmonë qëndroni të gatshëm për të papriturat që mund t'ju dalin në këtë rrugë. Atëherë do të vërtetoni saktësisht se cila është ajo fuqi e pazakontë që t'ju vijë në ndihmë.

Sukses arrijnë vetëm ata që mendojnë për suksesin dhe janë të bindur se ai mund të arrihet.

Disa njerëz e kanë të kufizuar aftësinë e të menduarit dhe të të parashikuarit për shkak se janë formuar në rrethana të rënda jetësore, siç janë:

‑ varfëria

‑ mjerimi

‑ dështimi.

Bota në të cilën sot jetojmë është shumë dinamike, botë e ndryshimeve të shpejta e të vazhdueshme, ajo kërkon:

‑ ide të reja

‑ mënyra të reja të bërjes së gjërave

‑ udhëheqës të rinj

‑ zbulime të reja

‑ metoda të reja mësimi

‑ metoda të reja marketingu

‑ libra të rinj

‑ literaturë të re

‑ atraksione të reja për TV‑në.



Përcaktimi i qartë i qëllimit që synojmë ta arrijmë



Më shumë se dituria për të arritur atë që dëshirojmë dhe dëshira e ndezur flakë për të pasur atë që duam, na ndihmon përcaktimi i qartë i qëllimit që synojmë ta arrijmë.

Gjendja e nevojshme e vetëdijes duhet të jetë bindja, e jo vetëm shpresa dhe dëshira.

Objektiviteti është thellësisht i rëndësishëm për ekzistimin e bindjes.

Kur mendimet bashkohen me emocionin, ato krijojnë te ne një gjendje force magnetike, e cila tërheq mendimet e tjera.

Kjo forcë mund të krahasohet me farën, e cila, kur mbillet në tokën e frytshme, mbin, rritet dhe pandërprerë shumëzohet; prej një fare të vogël bëhen miliona fara të po të këtij lloji.

Njeriu i arsimuar është i vetëdijshëm për kufijtë e lirisë së tij. Ai mëson si të arrijë atë që dëshiron në jetë dhe me veprimet e tij të mos i shkelë lirinë dhe të drejtat e të tjerëve.

Arsimimi nuk qëndron gjithaq në diturinë e fituar, sa në diturinë efikase.

Njerëzit paguhen jo për atë çfarë dinë, por për atë se ç'bëjnë me dijen që ata kanë.

Para se të merrni mundin t'i kontrolloni kushtet e jashtme, ju duhet të jeni në gjendje ta kontrolloni veten.

Nëse nuk arrini ta mundni UNIN tuaj, do t'ju mundë ai juve.

Kur qëndroni para pasqyrës, në të njëjtën kohë ju shfaqen edhe miku, edhe armiku juaj.

Askush s'mund të jetë i kënaqur me suksesin, qoftë ai edhe i jashtëzakonshëm, nëse nuk ka shëndet të mirë.

Shkaqet kryesore të shëndetit të dobët janë:

‑ përdorimi i tepëtr i ushqimit

‑ mënyra e gabuar e të menduarit

‑ qëndrimi i gabuar ndaj seksit

‑ mungesa e ushtrimeve fizike

‑ mungesa e ajrit të freskët.


Ngurrimi



Ky është njëri prej shkaqeve më të shpeshta të dështimit.

Shumica e njerëzve jetën e kalojnë duke pritur “çastin e vërtetë” për të vepruar, në vend që të nisen nga motoja “mos prit”!

Përdorni të gjitha mjetet më të mira të mundshme derisa jeni në lëvizje.

Shumica kanë një fillim të mirë në rrugën e tyre drejt suksesit, mirëpo shpesh nuk ia dalin të arrijnë cakun e synuar.

Madje, të shumtën e rasteve njerëzit janë të prirur të heqin dorë nga veprimet e tyre menjëherë pasi të jenë shfaqur shenjat e para të mossuksesit.

Suksesi arrihet përmes fuqisë, ndërsa fuqia fitohet kur përpjekjet tona i bashkojmë me përpjekjet e njerëzve të tjerë.

Personi negativ kurrë nuk arrin të tubojë rreth vetes bashkëpunëtorë e të vërë bashkëpunim me ta.



Energjia seksuale



Është një prej stimujve më të fortë, ajo i nxit njerëzit për veprim.

Njerëzit e suksesshëm vendimet i marrin shpejt, kurse i ndryshojnë, kur e shohin të nevojshme, shumë ngadalë.

Shpesh ndodh që njerëzit të dështojnë për shkak se rrallë janë në gjendje të marrin vendime, po edhe kur i marrin pas një hamendjeje të gjatë, ato i ndryshojnë shpesh dhe shpejt.

Mëdyshja dhe ngurrimi janë binjakë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Nov 01, 2012 1:58 am

NDRIÇIMI I MENDJES (10)



Çdo njeri disponon mjaft ide të gatshme sa për t'ia ofruar ndokujt, por është i vogël numri i atyre që janë të përgatitur t'i pranojnë ato. Nëse për marrjen e vendimit tuaj ndikojnë mendimet e të tjerëve, ju s'do të keni sukses në asnjë veprim, e lëre më ta përmbushni dëshirën e zjarrtë për t'u pasuruar.

Hapi i parë i suksesit


Zgjidheni punëdhënësin të cilin ia vlen ta përdorni si shembull.

Njerëzit e suksesshëm përherë janë syçelë e mendjehapur dhe nuk i frikëson asgjë.

Asnjë njeri nuk mund të arrijë sukses në fushën të cilën ai nuk e do.

Hapi i parë i suksesit është zgjedhja e profesionit të cilin ju e doni me gjithë zemër.

Shumë njerëz humbin pozitën dhe rastet e mëdha për sukses në jetë për shkak të paaftësisë për të bashkëpunuar me të tjerët.

Njerëzit e këtillë më shumë duan të veprojnë në bazë të “prirjes së lindur”, me hamendje e duke u mbështetur në supozime ose duke marrë vendime të rastit.



Analiza vjetore



Analizën vjetore mund ta bëjë secili njeri në fund të vitit kalendarik, duke i shtruar vetes këto pyetje:

1. A e arrita qëllimin që ia dhashë vetes për këtë vit, si pjesë të qëllimit kryesor?

2. A ka qenë cilësia e shërbimeve më e mira e mundshme?

3. A ka qenë sjellja ime në çdo çast harmonike dhe bashkëpunuese?

4. A e kam përmirësuar karakterin tim?

5. A u jam përmbajtur planeve të mia deri në përmbushjen e tyre?

6. A ishin marrëdhëniet e mia me bashkëpunëtorët e punës të këndshme apo të pakëndshme?

7. A jam udhëhequr nga paragjykimet dhe a kam qenë tolerant në të gjitha situatat?

8. A kam qenë i pamatur në cilëndo sjellje time?

9. A ka qenë sjellja ime ndaj bashkëpunëtorëve e tillë që i shtyn të më respektojnë?

10. Si ta llogaris më mirë kohën time dhe si t'i ndryshoj shprehitë jo të mira për të qenë më i suksesshëm gjatë vitit të ardhshëm?

11. A isha fajtor për çdo veprim të cilin ndërgjegjja ime nuk e miratoi?

12. A kam qenë i padrejtë ndaj ndokujt dhe nëse kam qenë, në ç'mënyrë?

13. A ka qenë i kënaqur pacienti‑klienti me shërbimet që i kam ofruar?

Askush te ne ende nuk ka bërë ndonjë analizë për përparësitë që ofron liria që sot e kemi e dje s'e kishim.

Ne kurrë nuk e kemi krahasuar lirinë tonë të pakufizuar me lirinë e kufizuar të vendeve të tjera.

Në Kosovë tash e kemi:

‑ lirinë e mendimit

‑ lirinë e fesë

‑ lirinë politike

‑ lirinë e zgjedhjes së punës dhe të gëzimit

‑ lirinë e arsimimit

‑ lirinë e zgjedhjes së profesionit ose të drejtimit

‑ lirinë e posedimit të pronës

‑ lirinë martesore.



Vendimi merret shpejt dhe përfundimisht



Paraja pa inteligjencë, gjithmonë paraqet rrezik.

E shfrytëzuar drejt, paraja është faktor kryesor i civilizimit.

Ju do të keni rastin t'i provoni aftësitë tuaja për të marrë vendime të shpejta e përfundimtare vetëm atëherë kur ta përfundoni leximin e këtij doracaku dhe kur do të jeni të gatshëm t'i zbatoni parimet edhe porositë e tij.

Njëra prej cilësive të veçanta të Herni Fordit ishte vendosmëria e tij që vendimet t'i merrte shpejt dhe përfundimisht, ndërsa t'i ndërronte shumë ngadalë. Kjo i solli atij një pasuri kolosale.



Ndikimi i mendimeve te të tjerëve



Çdo njeri disponon mjaft ide të gatshme sa për t'ia ofruar ndokujt, por është i vogël numri i atyre që janë të përgatitur t'i pranojnë ato.

Nëse për marrjen e vendimit tuaj ndikojnë mendimet e të tjerëve, ju s'do të keni sukses në asnjë veprim, e lëre më ta përmbushni dëshirën e zjarrtë për t'u pasuruar.

Kur të filloni t'i zbatoni parimet e përshkruara dhe vetë të merrni vendime, pa kërkuar ndihmën e të tjerëve, këtë mos ia tregoni askujt, pos anëtarëve të familjes dhe grupit tuaj të ngushtë dhe besnik.

Po ashtu, mbani mend se sa herë që ju hapni gojën në praninë e personit të ditur, ju atij personi ia tregoni rezervat e sakta të diturisë suaj ose mungesën e diturisë.



Bazë e qëndrueshmërisë ‑ fuqia e vullnetit



Urtia është thjeshtësi dhe heshtje.

Vendimi më i madh i të gjitha kohëve është ai që u mor në Filadelfia, më 4 korrik 1776.

Me këtë rast pesëdhjetë e gjashtë amerikanë nënshkruan emrat e tyre në dokumentin për të cilin e dinin mirë se, ose do t'ua sillte lirinë të gjithë amerikanëve ose do t'i dërgonte të gjithë në varje.

Vendime të mëdha kanë marrë njerëzit edhe kur kjo ka paraqitur rrezik për jetën e tyre.

Shpallja e Proklamatës së famshme mbi emancipimin dhe lirinë e njerëzve racash të ndryshme të Amerikës, ishte një vendim i madh dhe i guximshëm.

Baza e qëndrueshmërisë është fuqia e vullnetit.

Kur vullneti dhe dëshira e zjarrtë bashkohen rreth një qëllimi, suksesi është i pashmangshëm.



Frika nga kritika – armik i suksesit



Miliona njerëz heqin dorë nga arsimimi shtesë pasi përfundojnë shkollën, ngase frikohen nga përgjegjësia dhe kritika.

Frika nga kritika dhe përgjegjësia shpesh mposht edhe dëshirën për sukses.

Një numër i madh njerëzish, duke qenë të pasigurt në veten e tyre, refuzojnë t'i shtrojnë vetes qëllime të larta. Madje nganjëherë heqin dorë edhe nga karriera nga frika se të afërmit dhe miqtë do t'i konsiderojnë si të krisur.

Shpesh, pas humbjes së betejës, njerëzit e këtillë kalojnë në anën e kundërshtarit.

Këto dhe shumë çështje të tjera të ngjashme më vërtiteshin nëpër mendje derisa lexoja shkrimet për njerëzit si Henri Fordi.

Njerëzit që i ndërruan faqen botës



Kapital i vetëm i Tomas A. Edisonit, në fillim të punës së tij, ishin vullneti, vetëbesimi dhe qëndrueshmëria.

Falë këtyre dhuntive, ai me zbulimet e tij, arriti t'ia ndërronte faqen botës.

Henri Fordi e nisi karrierën e vet si tejet i varfër, analfabet dhe i paditur.

Por, Fordi arriti t'i mbizotëronte këto tri të meta dhe për njëzet e pesë vjet u bë ndër njerëzit më të pasur në Amerikë.

Mirëpo, Fordi u ngrit dhe përparoi edhe falë njohjes me Harvi Fajerstonin, Burbenkun, dy njerëz me kapacitet të madh intelektual.

Që do të thotë se fuqia mund të krijohet me bashkimin miqësor të kokave të jashtëzakonshme.



Ndjenjat seksuale – fuqi motorike të njeriut



Emocioni seksual krijon një gjendje të veçantë të vetëdijes sonë kur kuptohet drejt, si një bashkim i thellë shpirtëror midis dy qenieve.

Atëherë kjo ndjenjë nxit te njeriu:

imagjinatë të fortë

guxim

vullnet të fortë

qëndrueshmëri dhe aftësi kreative.

Faqe të tëra të historisë e të biografive të njerëzve jashtëzakonisht të suksesshëm, madje këtu e dy mijë vjet më parë, dëshmojnë se këta njerëz e kishin tepër të zhvilluar natyrën seksuale.

Pranojeni këtë të vërtetë dhe do të zbuloni se ndjenjat seksuale fshehin në vete sekretin e aftësive krijuese.

Seksi mund jetë shpesh shtysë e fortë për ndërmarrje të mëdha, madje gjeniale, kur bashkohen dashuria, ndjenjat romantike dhe pasioni.



Fuqia e dashurisë



Një djalosh, për arsye se vuante nga zhgënjimi në dashuri, u shtrua në spital. Muaj me radhë ai përpëlitej midis jetës dhe vdekjes.

U kërkua ndihmë nga një specialist për psi‑koterapi, i cili e bëri ndërrimin e infermieres që kujdesej për të dhe në vend të saj caktoi një femër të re, tejet sharmante. Sipas marrëveshjes me mjekun, infermierja sharmante nisi t'i vardisej djaloshit qysh prej ditës së parë.

Pas tri javësh pacienti u lëshua nga spitali duke e ndier ende vuajtjen, por tash nga një sëmundje tjetër.

Ai përsëri ishte i dashuruar .

Shërimi u bë me anë të mashtrimit, ndërsa pacienti dhe ajo infermierja më vonë u martuan.



Ruajeni harmoninë



Harmonia e përkryer ndërmjet jush dhe çdo anëtari të grupit tuaj të bërthamës krijuese, është kusht i suksesit tuaj dhe i organizatës suaj.

Nëse nuk arrini t'i përmbaheni kësaj këshille, me siguri juve ju pret dështimi.

Parimi i bërthamës kreative nuk mund të zbatohet aty ku nuk mbizotëron harmonia e përkryer.

Shefi duhet t'i shfrytëzojë përparësitë që ofrojnë:

‑ përvoja

‑ edukimi

‑ shkathtësia e lindur dhe e trashëguar

‑ imagjinata e mendjeve të tjera

‑ kapitali‑investimet.

Asnjë individ s'ka mjaft përvojë, edukim dhe aftësi të lindura sa të sigurojë një pasuri të madhe pa bashkëpunim me të tjerët.

Kur ju doni të formoni grupin e bërthamës kreative, përpiquni t'i zgjidhni ata persona për të cilët jeni të bindur se nuk e përjetojnë rëndë dështimin.

Nëse hiqni dorë para se të realizoni qëllimin, ju do të jeni “humbës”.

Humbësit kurrë nuk fitojnë ‑ fituesit kurrë nuk humbin

Përsëriteni këtë thënie sa më shpesh që të jetë e mundshme.

Bindja e disa njerëzve se vetëm paraja krijon paranë, me të vërtetë është një mendim i marrë.

Kjo nuk është e saktë! Dëshira e zjarrtë për para përmbushet vetëm me ndihmën e parimeve dhe të porosive që u përmendën.

Paraja vetvetiu, po s'u vu në lëvizje, s'është gjë tjetër, pos lëndë inerte.

Ajo nuk mund të lëvizë, të mendojë ose të flasë, por ndoshta mund të “dëgjojë”.



Planifikimi inteligjent



Planifikimi inteligjent ka rëndësi thelbësore në çfarëdo veprimtarie që ka për qëllim arritjen e pasurisë.

Në faqet e këtij doracaku do të gjejnë udhëzime të hollësishme ata që rrugën e pasurimit duhet ta fillojnë me shitjen e shërbimeve personale.

Dituria nxit kurajën, sepse, praktikisht, pasuri më të mëdha kanë arritur ata që kanë ndjekur formën e kompensimit për shërbimet e tyre personale sesa ata që i kanë shitur idetë e tyre.



Tipat e njerëzve



Në përgjithësi, janë dy tipa njerëzish.

Të ashtuquajturit

‑ udhëheqës dhe

‑ vartës.

Dallimi ndërmjet tyre është tepër i madh.

Vartësi (ndjekës me vetëdije i një drejtimi të caktuar) thjesht nuk mund të presë kompensimin që i takon udhëheqësit, edhe pse shumë vartës punojnë për këtë dhe mendojnë se kjo u takon.

Nuk është kurrfarë turpi të jesh vartës, por edhe të mbetesh përgjithmonë vartës, nuk është gjithashtu ndonjë ndershmëri për të qenë.

Shumica e udhëheqësve të mëdhenj karrierën e kanë nisur si vartës, por janë bërë udhëheqës të mëdhenj për arsye se ishin vartës inteligjentë.

Njeriu i cili është në gjendje të ndjekë në çdo hap udhëheqësin dhe që ka aftësi të rralla, ai ka mundësi të bëhet udhëheqës.



Ndjenja e drejtësisë dhe e rregullit



Pa ndjenjën e drejtësisë e të rregullit, asnjë udhëheqës nuk mund ta ruajë respektin e vartësve të vet.

Njeriu që hamendet në marrjen e vendimeve për shkak se është i pasigurt në vete, ai nuk mund t'i udhëheqë të tjerët me sukses.

Asnjë person i pakujdesshëm nuk mund të bëhet udhëheqës i suksesshëm.

Udhëheqja e suksesshme nënkupton edhe respektin, mirëpo bashkëpunëtorët nuk do ta respektojnë udhëheqësin i cili nuk rangohet lart në shkallën e faktorëve të cilët e bëjnë ndonjë person të këndshëm.

Udhëheqësi i suksesshëm duhet të bashkëkuptohet me bashkëpunëtorët e vet.

Për më tepër, ai duhet t'i kuptojë edhe ata, edhe problemet e tyre.

Udhëheqësi i suksesshëm duhet të jetë i gatshëm ta marrë mbi vete përgjegjësinë për gabimet dhe mangësitë e bashkëpunëtorëve të vet.

Udhëheqësi që përgjegjësinë ua hedh të tjerëve, nuk do të jetë gjatë udhëheqës.

Nëse ndonjëri prej bashkëpunëtorëve të tij bën ndonjë gabim dhe udhëheqësi tregohet i paaftë për ta zgjidhur problemin, ai duhet ta kuptojë parimin e përpjekjeve të bashkuara dhe këtë t'ua lërë ta zgjidhin bashkëpunëtorët.

Udhëheqja nënkupton fuqinë, fuqia bashkëpunimin.

Udhëheqja efikase e kërkon aftësinë e organizimit të detajeve dhe të mbizotërimit mbi to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Nov 01, 2012 1:58 am

NDRIÇIMI I MENDJES (11)



Barbara Walters ka thënë: “Udhëheqje është aftësia për zgjidhjen e problemit”. Vendosni të bëheni ai që zgjidh probleme dhe këtij orientimi përmbajuni si në punë, ashtu edhe në jetë. Në punën tuaj duhet të keni qëndrim miqësor ndaj të tjerëve dhe t'u ndihmoni e gjithmonë të veproni me disponim.





Udhëheqësi i vërtetë



Udhëheqësi i vërtetë kurrë nuk është tepër i “zënë me punë” sa të mos e bëjë atë që kërkohet prej tij si udhëheqës.

Udhëheqësi i suksesshëm duhet të jetë zotërues i të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me pozitën e tij dhe, natyrisht, edhe të ndjekë deri në detaje punën e bashkëpunëtorëve të aftë dhe t'i çmojë ata.

Udhëheqësi i vërtetë nuk e merr të drejtën për asnjë meritë.

Bashkëpunëtorët nuk e respektojnë udhëheqësin e pamatur.

Mungesa e besnikërisë është një prej shkaqeve kryesore të dështimit në të gjitha profesionet.

Menaxherit‑udhëheqësit nuk i nevojitet kurrfarë titulli për ta përftuar respektin e bashkëpunëtorëve.

Njeriu i cili çon shumë pluhur rreth titullit të vet, zakonisht ka pak për të thënë.

Dyert e zyrës së udhëheqësit të vërtetë janë të hapura për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të hyjnë dhe në hapësirën e tij të punës s'ka vend për formalitete dhe për gjëra të kota.

Nëse doni të bëheni udhëheqës, studiojeni me vëmendje këtë listë kërkesash dhe evitoni me ngulm dobësitë që u përmendën më lart dhe që janë shkak i dështimit.



Pse disa njerëz janë të suksesshëm e disa të tjerë jo



Gjatë punës sime në disa profesione dhe përvojës në botën e biznesit për tridhjetë vjet me radhë, shpesh i kam shtruar vetes pyetje pse disa njerëz janë të suksesshëm e disa të tjerë jo?

Si është e mundur që disa të fitojnë më shumë dhe të përparojnë më shpejt në karrierë e të tjerët jo?

Punëdhënësi dhe punëmarrësi janë katalizatorë të suksesit dhe fitimi, stimulimi e kënaqësia për punën që bëni janë kusht që ju të përparoni shpejt.

Kërkoni punë, bindeni veten se punëdhënësi‑shefi juaj është një individ me të cilin me kënaqësi do të bashkëpunoni.

Se keni të bëni me një person, i cili do t'ju pëlqejë, të cilin do ta nderoni dhe për të cilin do të përkujdeseni.

Do të duhej të ishit plotësisht të sigurt se ai është dikush që ka qëndrim miqësor ndaj jush dhe nga i cili do të keni përkrahjen e duhur.

Si dhe që keni të bëni me personin në të cilin mund të mbështeteni kur vjen koha për përparimin tuaj në karrierë.

Para së gjithash, shefa të vërtetë janë personat me integritet të lartë.

Kur premtojnë diçka, asaj edhe i përmbahen.

Kur thonë se do të bëjnë, ata e bëjnë në mënyrën siç kanë thënë se do ta bëjnë.

Në rast se premtojnë se do të shqyrtojnë ndonjë problem, ata edhe e bëjnë këtë.

Madje e bëjnë saktësisht ashtu siç kanë thënë se do ta bëjnë.

Shefat e mirë janë shumë të qartë kur i përshkruajnë detyrat që duhet t'i kryeni.

Shefat më të mirë janë të zgjuar dhe të kujdesshëm ndaj të punësuarve të tyre.

Kjo do të thotë se atyre u interesoni jo vetëm si person i përsosur, por edhe si personalitet.

Kërkojnë të dinë edhe për jetën tuaj private dhe atë familjare.

Dëshirojnë të dinë për të gjitha, për ato që ju merakosin dhe çka mund t'ju pengojë në rrjedhën e mendimit dhe koncentrimit në punë.



Shefi i mirë



Kjo nuk do të thotë se shefi i mirë duhet të luajë rolin e prindit a të kujdestarit ndaj jush.

Mirëpo, shefi i mirë ju sheh si bashkëpunëtorë, si aleatë që siguroni të mira materiale si për vete, ashtu edhe për të tjerët, i cili përpos jetës afariste, ka edhe atë intime.

Kur vëreni se po vjen shefi juaj, do të duhej të keni ndjenjën e vetëbesimit dhe të jeni të lumtur e jo t'ju rrokë nervoza dhe pasiguria.

Ndoshta gjëja më e mirë në gjithë këtë çështje është se kur punoni për shefin e vërtetë dhe keni punë të përshtatshme, ju do të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar.

Qeshni sa të mundeni në punë.

Kënaquni me veten tuaj dhe ndihuni të vlefshëm dhe të rëndësishëm si i punësuar dhe si person.

Puna për shefin është mënyra e mirë për të fituar më shumë dhe për të përparuar më shpejt.

Merreni përsipër iniciativën me qëllim që të përmirësoni raportin tuaj me shefin.

Shkoni deri te shefi juaj dhe bisedoni me të në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sinqerisht, me qëllim që të tregoni më shumë efikasitet në punë.

Thoni shefit tuaj se ç'është ajo që do t'ju ndihmonte që të ndiheshit më të lumtur dhe në këtë mënyrë ju do të mund të kontribuoni më shumë në organizatën tuaj.

Njerëzit që janë gazmorë dhe optimistë gjithmonë janë më të pëlqyer dhe më të respektuar. Një nga parakushtet më të rëndësishme të suksesit tuaj është ajo se sa i përshtatshëm do të jeni ndaj të tjerëve dhe si do të gjendeni në punën ekipore.



Si të bëni karrierë të suksesshme



Fitimi dhe përparimi juaj shpeshherë do të varen nga ajo se çfarë është bashkëpunimi juaj me të tjerët në çdo fazë të karrierës suaj.

Çdokush mund të jetë pozitiv, kur çdo gjë rrjedh për merak, por nuk thuhet kot ”Trimi i mirë, njihet në ditë të vështirë”.

Personi me energji pozitive mendore gjithmonë përpiqet të gjejë të mirën që fshihet në çdo person dhe në çdo situatë.

Ai gjithmonë kërkon të nxjerrë mësim pozitiv dhe konstruktiv a të dobishëm prej çfarëdo problemi të krijuar.

Shprehia që në çdo pengesë apo problem të gjeni ndonjë gjë të dobishme, e mban gjallë optimizmin dhe kënaqësinë tuaj.

Njerëzit me suksese kulmore, në çdo lëmë punojnë shumë më shumë sesa njerëzit mesatarë.

Njerëzit që fitojnë më shumë, edhe punojnë më shumë.

Që nga dita e sotme vendosni të bëheni punëtori më i zellshëm në organizatën tuaj.

Riorganizoni orarin tuaj të punës, në mënyrë që të vini një orë më herët në punë dhe t'ia filloni punës menjëherë.

Punoni gjithë kohën, gjeni vetes punë, se puna është ilaç i mirë, shpëtim, se askush për askënd nuk punon.

Derisa jeni në punë, kurseni kohën duke iu shmangur kafesë, gazetave, drekës, si dhe bisedave të kota, sepse humbja kot e kohës nuk ju sjell asnjë të mirë, as juve e as familjes suaj.

Nëse veproni kështu, ju për një kohë të shkurtër do të rritni produktivitetin për nja dy‑tri herë më shumë sesa njerëzit e tjerë rreth jush.

Gjithashtu, karakteri juaj dhe me siguri edhe reputacioni juaj, janë përparësia më e çmuar në karrierën tuaj.

Raportet me të tjerët



Reputacioni juaj varet nga integriteti dhe raportet e ndershme me të tjerët dhe është kriteri kryesor për t'iu përgjigjur pozitivisht kërkesës suaj për pagë më të madhe apo për një vend pune me përgjegjësi më të madhe.

Veti tjetër me rëndësi janë raportet e sinqerta me të tjerët.

Pavarësisht se në çfarë situatash ndodheni, çdoherë thuajeni vetëm të vërtetën.

Kur dikujt ia jepni fjalën, atëherë edhe mbajeni.

Kur premtoni diçka, duhet ta përmbushni atë.

Vetia e tretë, shumë e çmueshme, është besnikëria.

Mungesa e besnikërisë është një nga arsyet kryesore të mossuksesit dhe të dështimit në punë dhe në jetë.

Kur i përkushtoheni punës me sinqeritet, nuk do t'u ankoheni të tjerëve për organizatën tuaj apo për shefin tuaj.

Por, në qoftë se nuk keni fat dhe jeni të pakënaqur, pa marrë parasysh arsyet, brengosjen tuaj duhet ta shprehni drejtpërdrejt.

Mos gjykoni dhe kritikoni organizatën tuaj ose çfarëdo tjetër që ka të bëjë me punën tuaj.

Posaçërisht këtë mos e bëni para të huajve – pacientëve (klientëve) dhe para atyre që ju ndjekin.



Demonstrojeni haptas besimin e plotë



Nëse nuk keni vullnet të ndërmerrni diç ndaj asaj që ju ka shkaktuar pakënaqësi, atëherë këtë mos ia tregoni askujt, ruajeni për vete.

Gjithmonë ofrojuni përkrahjen‑ndihmën kolegëve‑bashkëpunëtorëve tuaj dhe njerëzve me të cilët punoni.

Demonstrojeni haptas besimin e plotë ndaj bashkëpunëtorëve, asistentëve dhe personelit me të cilin punoni.

Në qoftë se këtë nuk mund ta bëni për ndonjë arsye, atëherë do të duhej të shkonit të punonit atje ku këtë mund ta bëni.

Bëhuni besnik ndaj vetvetes, dëgjoni zërat e brendshëm dhe kini besim në ndërgjegjen tuaj.

Atëherë do të jeni të sinqertë ndaj secilit rreth jush.

Gjithmonë jetoni me të vërtetën dhe arsyen.

Kështu, gjithmonë do të punoni vetëm atë që është e sinqertë dhe e ndershme.

Kur jetoni me nder, me integritet të plotë, brenda dhe jashtë vetes, ndiheni shumë më mirë.

Nëse kemi më shumë vetëbesim dhe vetërespekt, do të ndihemi shumë më të fortë.

Gjithmonë nderin ruajeni si sytë e ballit.

Vendosni të bëheni personalitet korrekt dhe person tek i cili do të mund të gjenin mbështetje dhe përkrahje të tjerët ‑ bashkëpunëtorët.

Posaçërisht kur është fjala për kohën dhe obligimet, jini të përpiktë në takime, përmbushni obligimet tuaja në kohën e duhur ashtu siç keni premtuar.



Për të ardhmen e organizatës



Mendoni në ç'drejtim po shkon organizata juaj dhe çfarë do të duhej të arrinte ajo për të qenë e suksesshme dhe fitimprurëse në të ardhmen.

Mendoni se çfarë do të duhej të ndërmerrnit personalisht që t'i ndihmonit organizatës për të arritur cakun e synuar.

Sa më shumë që të jeni orientuar drejt së ardhmes, aq më i madh do të jetë edhe kontributi juaj.

Sa më shumë që të kontribuoni në realizim e qëllimeve afatgjata të organizatës suaj, më shumë do të paguheni dhe më shpejt do të përparoni.

Për arritjen e suksesit të madh në punë dhe në jetë fjala “qartësi” peshon shumë.

Paraqitjet tuaja duhet të jenë plotësisht të qarta, në mënyrë që të tjerët në organizatë të dinë se:

- kush jeni,

‑ në çka besoni

‑ në ç'punë do të ishit më të suksesshëm

‑ cili është qëllimi dhe dëshira për realizim.

Rezultatet e punës janë gjithçka në botën afariste.

Sa më i suksesshëm që të tregoheni në zgjidhjen e problemeve, edhe ndihma e të tjerëve për t'i zgjidhur ato do të jetë më e madhe.

Sa më shumë probleme të mëdha që do të zgjidhni, po aq do të rritet edhe forca juaj.

Dhe, po ashtu, do të keni pozitë më të lartë.

Barbara Walters ka thënë:

“Udhëheqje është aftësia për zgjidhjen e problemit”.

Vendosni të bëheni ai që zgjidh probleme dhe këtij orientimi përmbajuni si në punë, ashtu edhe në jetë.

Në punën tuaj duhet të keni qëndrim miqësor ndaj të tjerëve dhe t'u ndihmoni e gjithmonë të veproni me disponim.



Komplimentet u pëlqejnë të gjithëve



Falënderoni njerëzit në çdo rast.

Secili që bën ndonjë gjë për ju, thoni faleminderit.

Komplimentet‑falënderimet të gjithëve u pëlqejnë.

Asgjë s'do të mund t'ju ndihmonte për të fituar më shumë dhe për të përparuar më shpejt sesa arsimimi dhe profesionalizmi në sferën tuaj.

Ndërkaq, synim juaji duhet të jetë të mësuarit e vazhdueshëm, madje gjatë gjithë jetës.

Vendosni të bëheni gjithnjë e më i mirë, më i përsosur në punët që i bëni.

Askush nuk është më i mençur se ju dhe askush nuk është më mirë se ju.

Sot e dimë se qëllimi kryesor i punës në shërbimet mjekësore (dhe jo vetëm ato) është që të krijohet dhe të mbahet pacienti‑klienti.

Për të arritur një nivel të caktuar të suksesit, pacienti‑klienti duhet të bëhet qendër e çdo lloj aktiviteti.

Fitimet në punë janë rezultat i krijimit dhe i ruajtjes së numrit të mjaftueshëm të pacientëve‑klientëve, nëpërmjet shërbimeve të mira dhe çmimit të arsyeshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeWed Nov 21, 2012 10:20 am

NDRIÇIMI I MENDJES (12)

Ashtu si mendon njeriu në zemrën e tij, në shpirtin e tij të vërtetë, i tillë edhe është. Kur jeni para pasqyrës, ju shihni një fytyrë që e keni njohur tërë jetën. Ju e shihni veten tuaj. Por, kjo nuk është vetja juaj reale, vetja juaj e vërtetë është brenda jush. Dhe ai person i brendshëm është drejtpërdrejt përgjegjës për personin tuaj të jashtëm. Nëse mendoni anën negative, edhe do të keni rezultate negative. Por, po të mund të mendonit anën pozitive, ju do të arrinit rezultate pozitive.




Pacienti‑klienti është përcaktues i suksesit



Pacienti‑klienti e përcakton suksesin dhe mossuksesin e organizatës.

Sam Walton, themeluesi i Wall‑Mart‑it, njëherë pati thënë:

“Të gjithë ne kemi një shef, e ai është pacienti‑klienti.

Dhe ai mund të na nxjerrë nga puna kur t'i teket”.

Suksesi juaj në jetë dhe në karrierë varet plotësisht nga ajo se sa mirë shërbeni dhe eventualisht sa arrini t'i kënaqni pacientët‑klientët tuaj.

Sa më shumë dhe më mirë që u shërbeni pacientëve‑klientëve tuaj, më shumë do të keni.

Mbajeni mend se pacientë‑klientë janë po ashtu:

‑ shefi juaj

‑ kolegët tuaj

‑ bashkëpunëtorët tuaj

‑ asistentët tuaj

‑ personeli.

Në organizatën në të cilën punoni filloni të silleni sikur të ishte juaja dhe sikur secili cent që hyn dhe del të jetë i xhepit tuaj.

Trajtojeni çdo harxhim sikur të ketë të bëjë vetëm me ju.



Ju gjithmonë jeni shef i vetvetes



Liria‑barazia është shembulli më i mirë për të gjithë ata që duan të paguhen më shumë dhe që duan të përparojnë më shpejt.

Njëri prej gabimeve më të mëdha që mund të bëni është të kujtoni se po punoni për tjetrin e jo për veten.

Pavarësisht nga fakti se kush e ka nënshkruar listën e pagave tuaja, ju gjithmonë jeni shef i vetvetes. Gjithmonë jeni i vetëpunësuar.

Punëtorët amerikanë, sa u përket të ardhurave dhe përparimit, veten e konsiderojnë të vetëpunësuar.

Pavarësisht nga fakti se ku dhe për kë punoni, ju duhet ta merrni mbi vete përgjegjësinë për rezultatet.

Si rezultat i gjithë kësaj, më shumë dyer do t'ju hapen, do të paguheni më mirë dhe më shpejt do të përparoni në karrierë.



Bëhuni person pozitiv



Përparimi juaj, sa fitoni dhe sa shpejt përparoni, kryesisht varen prej asaj sa ju duan dhe sa dëshirojnë t'ju ndihmojnë njerëzit.

Që nga sot vendosni të bëheni person krejtësisht pozitiv, si në punë, ashtu edhe në planin personal.

Fitoni shprehi të reja, të cilat do t'ju shoqërojnë deri në fund të jetës.

Shekspiri ka thënë:

“E vërteta jote është ajo që ndjek veprat e tua, ashtu siç e ndjek nata ditën, ajo do të të bëjë të mos ndihesh fajtor ndaj askujt.”

Kurrë mos e rrezikoni ndershmërinë tuaj për shkak të ndonjë pune a njeriu.

Mendoni si dhe për çfarë e shfrytëzoni kohën tuaj. Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë do të duhej t'i kryenit punët që paraqesin sukses dhe përparim të dobishëm në çastin e pikërishëm.

Asnjë njeri nuk është ngritur në shkallën e pjekurisë shpirtërore derisa nuk e ka zbuluar se më mirë është t'i shërbejë tjetrit sesa vetes.

Sot burimet parësore të pasurisë janë:

‑ talenti

- aftësia

- dija

- idetë.

Sukses dhe pasuri në jetë arrijnë meshkujt dhe femrat që kanë dëshmuar se punojnë shpejt dhe mirë.



Qëllimi vjetor



Sapo të keni krijuar një përvojë, ju duhet të mendoni dhe në fillim të vitit të përcaktoni se:

‑ cili është qëllimi juaj kryesor për këtë vit

‑ cilat janë ëndrrat tuaja për këtë vit

‑ cilat janë qëllimet tuaja për këtë vit

‑ çfarë pritni të arrini gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm.

Nëse një sukses që keni arritur, sado i vogël qoftë, e përsëritni shtatë herë në ditë, ju do të zbuloni një sekret të madh, do të keni:

‑ një ditë të suksesshme

- një javë të suksesshme

- një muaj të suksesshëm

- një vit të suksesshëm.

Kështu, ju jeni në rrugën e krijimit të një viti e jete të suksesshme.

Mos e ndërroni vendimin që keni marrë për të bërë diçka, po ndërrojeni vetëm rrugën, shtegun që ju shpie atje.

Ka shumë rrugë‑shtigje që mund t'ju çojnë në një qëllim të caktuar.

Për shembull, nëse ju jeni rrugës për në punë dhe keni gabuar e keni hyrë në një rrugë që është e mbyllur, a do të dorëzoheshit e të ktheheshit në shtëpi?

Jo, ju do të gjenit një rrugë tjetër që është e hapur për të shkuar në punë.

Pra, mos e ndërroni vendimin për të bërë diçka, ndërrojeni drejtimin.



Vetja juaj reale



Ashtu si mendon njeriu në zemrën e tij, në shpirtin e tij të vërtetë, i tillë edhe është.

Kur jeni para pasqyrës, ju shihni një fytyrë që e keni njohur tërë jetën.

Ju e shihni veten tuaj.

Por, kjo nuk është vetja juaj reale, vetja juaj e vërtetë është brenda jush.

Dhe ai person i brendshëm është drejtpërdrejt përgjegjës për personin tuaj të jashtëm.

Nëse mendoni anën negative, edhe do të keni rezultate negative.

Por, po të mund të mendonit anën pozitive, ju do të arrinit rezultate pozitive.

Disa persona thonë se kanë lindur për të qenë humbës, se janë të lindur për të humbur.

Asnjë nga ne nuk është lindur për të qenë humbës.

Ne kemi lindur të fitojmë, megjithatë, a do të fitoni dhe sa do të fitoni, varet prej jush.

Çfarë duhet të bësh që të kesh sukses?

Ti duhet ta respektosh mendimin tënd dhe të respektosh atë që bën dhe mënyrën si e bën. Por, në fund ti për këtë duhet të jesh i gatshëm edhe të sakrifikosh.



Programojeni jetën për sukses



Nëse nuk do të bësh sakrifica të nevojshme, ngaqë nuk do ta prishësh rehatinë, ti ke zgjedhur dështimin.

Ndryshojeni mendimin tuaj nëse doni ta ndryshoni jetën tuaj.

Ju duhet të jeni të kujdesshëm, nëse doni të keni sukses.

Se mendja juaj është si një kopsht, në të rritet ajo që ju e mbillni.

Nëse mbillni diçka të mirë, diçka të mirë do të korrni.

Për këtë arsye ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj asaj se çfarë lejoni të hyjë në mendjen tuaj.

Nëse nuk mendoni për asgjë, edhe nuk do të bëni asgjë.

Mendoni për gjëra të mëdha dhe gjëra të mëdha do të bëni.

Përvoja e gjatë më ka mësuar se:

-të paditurin është e pamundur ta bindësh me fakte!

Ndiqni ëndrrat tuaja, madje edhe ato që njerëzit thonë se janë të pamundshme të sendërtohen.

Nëse nuk ka rrugë, hapeni një shteg.

Nëse nuk ka shteg, hapeni një dhe vazhdoni përpara.

Çfarëdo që mendoni se mundeni, atë edhe do ta bëni realitet.

Mbusheni mendjen tuaj me gjëra të pastra, pozitive dhe programojeni jetën për sukses.

Nëse nuk e bëni këtë dhe lejoni të programoheni nga të tjerët, dështimi është i pashmangshëm.

Sekreti është të merrni vendimin të programoni veten duke lexuar dhe duke mbushur mendjen me informata pozitive.

Bëjeni një rimodelim të vetes, jo vetëm të jashtëm, por edhe të mendjes e të shpirtit tuaj.

Ashtu siç e përtërini trupin tuaj me ushqim dhe me ujë çdo ditë, ashtu edhe mendjen freskojeni me shumë libra pozitivë, kaloni kohën duke u lutur dhe duke medituar për të mirën. Historia e dëshmon se liderët janë lexues.

Liderët zakonisht kanë qenë njerëz që kanë lexuar shumë. Liderët janë lexues dhe leximi u ka ndihmuar shumë atyre që të bëhen liderë.

Së pari ta ndryshojmë veten...



Lexoni më shumë libra dhe merrni mësim nga njerëzit e suksesshëm, dëgjoni më shumë kaseta pozitive dhe motivuese, sepse dija s'ka fund.

Atëherë ju do ta pasuroni mendjen tuaj me informata që ju udhëzojnë dhe ju bindin se suksesi juaj është i mundshëm.

Kur isha i ri, imagjinata ime nuk kishte kufij, madje ëndërroja edhe botën ta ndryshoja.

Derisa po plakesha dhe po bëhesha më i mençur, e zbulova se bota nuk do të ndryshonte.

Kështu që ia shkurtova vetes perspektivën dhe vendosa të ndryshoja vetëm veten dhe vendin tim.

Vendosa ta ndryshoja familjen time, ata që i doja më së shumti, që ishin më të afërmit e mi.

Nëse mund të ndryshohet vendi, atëherë edhe bota mund të ndryshohet.

Sekreti i ndryshimit të botës qëndron në vendimin që së pari ta ndryshojmë veten.

Ju mund të ndiheni mirë kur e ndryshoni pamjen tuaj.

Por për të pasur efekt e për një ndryshim afatgjatë, ju po ashtu duhet ta ndryshoni botën e brendshme.

Ne me vetëdije duhet ta ndryshojmë të menduarit tonë për të absorbuar mendimet e njerëzve të suksesshëm.

Qëndrimi juaj është një përbërës i rëndësishëm i rezultateve që do të krijoni në jetë.

Organizimi i diturisë

Ekzistojnë dy lloje diturish:

- dituria e përgjithshme

- dituria e specializuar.

Ajo bëhet fuqi vetëm atëherë kur organizohet në kuadër të planeve të definuara të veprimit dhe kur drejtohet nga qëllimi përfundimtar. Fakultetet e universiteteve të mëdha disponojnë, praktikisht, të gjitha format e diturisë së përgjithshme të njohura për civilizimin. Fakultetet janë të specializuara për arritjen e diturisë, por jo edhe për organizimin ose shfrytëzimin e diturisë.

Kuptimi i drejtë i këtij fakti ka bërë që miliona njerëz, gabimisht të besojnë se “dituria është fuqi”. Kjo nuk është fare e vërtetë.

Dituria është vetëm fuqi latente.

Kjo hallkë, që mungon në të gjitha sistemet arsimore, mund të vërehet në dështimin e enteve arsimore që nxënësit e vet t'i mësojnë si ta organizojnë dhe ta shfrytëzojnë diturinë e fituar.

Shumë njerëz gabojnë kur mendojnë se Henri Fordi, duke pasur parasysh se kishte pak “shkollë”, nuk ishte njeri i “arsimuar”.

Ata që mendojnë kështu, nuk e kuptojnë domethënien e vërtetë të fjalës arsimim.

Kjo fjalë e ka prejardhjen nga fjala latine educo, që do të thotë të zhvillosh përbrenda.

Njeri i arsimuar është ai i cili ka zhvilluar aftësitë e mendjes së vet aq sa të mund të arrijë atë që dëshiron, duke mos i cenuar të drejtat e të tjerëve.

I arsimuar është çdo njeri që e di se ku gjendet dituria kur i nevojitet dhe i cili di se si ta organizojë atë dituri në planet përfundimtare të veprimit.

Me ndihmën e ekipit të vet të bërthamës kreative, Henri Fordi, ndonëse kishte vetëm gjashtë vjet shkollë, e kishte në dispozicion gjithë diturinë e specializuar, të nevojshme për t'u bërë njëri prej njerëzve më të pasur të Amerikës.

Dituria nuk fitohet vetëm në shkollë, por edhe në jetë si autodidakt, sepse dija s'ka fund.

Edhe përvoja e pasur në punë e bën të vlefshëm çdo njeri në jetë.

Aspak nuk ishte e domosdoshme që ky atë dituri ta kishte në kokën e tij.

Njeriu i cili është në gjendje të organizojë dhe të udhëheqë një grup njerëzish ‑ bërthamën kreative – dhe i cili ka diturinë e dobishme për grumbullimin e parasë, është njësoj i arsimuar sikur edhe çdokush në atë grup.

Dituria e specializuar është njëra prej shërbimeve më të lira të cilën mund ta shfrytëzojmë!

Shikojeni listën e pagave të punëtorëve të çfarëdo universiteti dhe do të bindeni për këtë.



Qëndrimet më të rëndësishme se faktet



Qëndrimet janë shumë më të rëndësishme sesa faktet.

Falë qëndrimit, ne arrijmë të bëjmë dallimin ndërmjet suksesit dhe dështimit.

Për të pasur një qëndrim pozitiv, ju duhet të merrni një vendim.

Qëndrimi është mbi çdo gjë tjetër.

Vendosni që të keni një qëndrim të mirë, pozitiv dhe produktiv për çdo ditë.

Asnjë pasuri a pozitë nuk mund të qëndrojë gjatë nëse nuk është e ndërtuar mbi të vërtetën dhe drejtësinë.

Suksesi arrihet duke i tërhequr forcat që dëshirojmë t'i shfrytëzojmë dhe njëherësh duke tërhequr ekspertë dhe njerëz të tjerë për bashkëpunim.

Kështu, ia dola t'i bëja për vete dhe të jenë të gatshëm të më ndihmojnë në çdo moment.

Njëherësh, edhe unë do t'u ndihmoj atyre që t'i flakin pasionet e ulëta, si:

- urrejtjen

- lakminë

- xhelozinë

- egoizmin

- cinizmin.

Duke nxitur dashurinë ndaj tërë njerëzimit, sepse e di se qëndrimi negativ ndaj të tjerëve kurrë nuk mund të sjellë suksesin, do të arrij që ata të besojnë në mua, sikurse edhe unë të besoj në ta, e edhe në veten time.



Vazhdon...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Dec 13, 2012 2:48 am

NDRIÇIMI I MENDJES (13)

Besimi nuk është vetëm fakt, por edhe akt. Për të qenë besimi efektiv, ju duhet të veproni, sepse besimi pa veprim është i vdekur. Bashkoni besimin dhe veprimin dhe do të arrini suksesin të cilin keni mundur vetëm ta ëndërroni.



Nëse doni të merrni më shumë nga jeta e përvoja



Bëhuni pozitiv dhe meditoni, mos harroni se mendimtar pozitiv është ai që:

‑ i sheh gjërat e padukshme

‑ e ndien të paprekshmen

‑ arrin të pamundshmen.

Njerëzit me një qëndrim pozitiv sëmuren më pak, po edhe kur sëmuren, ata shërohen më shpejt.

Nëse doni të merrni më shumë nga jeta, atëherë ju duhet të jepni më shumë për të.

Sa më shumë që të japësh, aq më shumë do të marrësh.

Nëse ëndrrat janë fara e suksesit, atëherë cili është sekreti i suksesit?

Përgjigjja është: durimi dhe këmbëngulja.

Ne duhet të kemi besim në veten tonë dhe të zotohemi për të qenë të durueshëm, këmbëngulës e që të mos dorëzohemi kurrë.

Nëse dëshironi diçka në jetë, duhet të jeni të gatshëm ta kërkoni.

Kërkoni dhe do ta merrni.

Kërkoni dhe do ta gjeni.

Nëse dëshironi të merrni, atëherë edhe duhet ta kërkoni.

Dhe mos harroni se të gjitha gjërat janë të mundshme vetëm nëse mund të besoni dhe kërkoni.

Kërkoni dhe do t'ju japin.

Kërkoni dhe do të gjeni.

Sepse çdonjëri që kërkon, edhe do të marrë.

Ashtu siç e besoni, edhe do të bëhet.

Dhe në fund trokisni dhe dera do t'ju hapet. Nëse trokisni, do të thotë se jeni i gatshëm të ngulni këmbë e të duroni.



Bashkoni besimin dhe veprimin



Besimi nuk është vetëm fakt, por edhe akt.

Për të qenë besimi efektiv, ju duhet të veproni, sepse besimi pa veprim është i vdekur.

Bashkoni besimin dhe veprimin dhe do të arrini suksesin të cilin keni mundur vetëm ta ëndërroni.

Dashuria jote është orientuar me mendje, ajo është:

‑ biologji

‑ fiziologji

‑ kënaqësi.

Por nuk është përjetësi.

Së pari hyni në meditim, sepse dashuria ka lindur nga meditimi.

Ajo është aromë e meditimit.

Se ai që ka mundësi të meditojë, ai është si një trëndafil që lëshon aromë. Aromën e tij e thithin edhe ata që ulen afër tij. Por, të rrallë janë ata që dinë të meditojnë.

Meditojnë ata të cilët mollën e kapin para se ajo të bjerë në tokë.

Sepse, nëse molla bie prej degës, ajo nuk qëndron, prishet.

Nëse e këput para kohe, është e papjekur.

Që do të thotë, para se të bjerë, duhet ta presim që të piqet e ta kapim.

Kështu, ai që mediton ka mundësi ta shfrytëzojë rastin e duhur në kohë të duhur.



Për evropianët e rëndësishme është ora



Libri i shenjtë, Kur'ani, i jep rëndësi të madhe kohës.

Për amerikanët koha gjithashtu është e rëndësishme.

Hulumtimet dhe zbulimet në Amerikë zgjasin tre vjet.

Hulumtimet dhe zbulimet në Evropë zgjasin shtatë vjet.

Kështu, amerikanët janë katër vjet përpara evropianëve.

Evropa e kontrollon punën dhe i përmbahet marrëveshjes për pagën.

Amerikanët e kontrollojnë punën, por stimulimi i punëtorit për punën e suksesshme e tejkalon pagën.

Kështu, punëtori në Amerikë vetë e kontrollon punën dhe suksesin shkaku i fitimit, interesit personal.



Kur e përjetoni qetësinë



Kur jemi objekt marrëdhëniesh, gjithnjë jemi nën ndikimin e objekteve jashtë Unit tonë të vërtetë, që përfshin situata, rrethana.

Kur jemi objekt marrëdhëniesh, gjithmonë kërkojmë miratimin e njerëzve të nxitur nga nevoja:.

‑ për miratim

‑ për kontroll

‑ për ndikim të jashtëm.

Këto nevoja janë pasojë e frikës sonë.

Kur arrijmë ta realizojmë Unin tonë të vërtetë, atëherë do ta shporrim nga vetja frikën.

Nuk ka nevojë as për kontrollim e as të bëjmë luftë për miratim, pushtet të jashtëm.

Atëherë jemi:

- imunë ndaj kritikës

- të guximshëm para sfidave

- të pavarur

- modestë

- mbi askënd nuk ndihemi të plotfuqishëm.


Dialogu juaj i brendshëm



Nëse dëshironi të kënaqeni, nëse dëshironi ta përdorni krijimtarinë që ndodhet në vetëdijen e pastër, atëherë duhet t'i qasemi asaj.

Një nga mënyrat e qasjes kësaj sfere është praktika ditore e mendimit, e meditimit dhe e mosgjykimit.

Nëse kurrnjëherë nuk i ofroni vetes mundësi ta përjetoni qetësinë, ju keni për të krijuar turbulencën e dialogut tuaj të brendshëm.

Apo thjesht merruni vesh me vetveten që çdo ditë, në një kohë të caktuar, ta ruani qetësinë e brendshme.

Në fillim dialogu juaj i brendshëm ju trazon, ju ndieni nevojë të fuqishme që të thoni diçka.

Uni i vërtetë, fryma e shenjtë, vërtet është kontroll mbi veten dhe pikë.

Kur të pushojë dialogu i brendshëm, ju do të filloni ta përjetoni qetësinë e sferës së pastër.

Mënyra tjetër për të arritur qetësinë është meditimi i përditshëm.

Me anë të meditimit keni për të mësuar që ta përjetoni sferën e qetësisë së pastër dhe të vetëdijes së pastër.

Në sferën e qetësisë dhe të vetëdijes së pastër ndodhet sfera e forcës së pakufishme.

Qetësia është kushti i parë për realizimin e dëshirave, pasi vetëm në qetësi ju arrini sferën e potencialit të pastër, e cila mund të harmonizojë hollësi të pakufishme.

Uni juaj i vërtetë do të sjellë shërimin e vërtetë.

E kur ta keni arritur njohjen e Unit tuaj të vërtetë e ta kuptoni natyrën tuaj të vërtetë, kurrë më nuk do ta ndieni veten fajtor për asgjë, meqë do ta kuptoni se esenca e tërë begatisë materiale është energjia jetësore.

Esencë është potenciali i pastër, është natyra juaj e lindur.

Sa më afër natyrës të vërtetë, aq më shumë mendime të shëndosha dhe forcë krijuese.

Pasi sfera e potencialit të pastër është po ashtu edhe sferë e krijimtarisë së pafund dhe e dijes së pastër.



Siguria e mbështetur në paranë



Uni i vërtetë është burim i pasurisë dhe i begatisë.

Ai është vetëdije që di si t'i përmbushë të gjitha nevojat e veta.

Të gjitha të tjerat janë simbole, si automobilat, shtëpitë, rrobat, aeroplanët, ari, çifligu etj.

Simbolet janë kalimtare, vijnë dhe shkojnë.

Të vraposh pas simboleve, do të thotë t'i shkaktosh vetvetes tendosje, brenga, e kjo ka për pasojë zbrazëtinë e brendshme.

Vetëdija e vërtetë, uni i vërtetë, është pasuri e madhe, është aftësi për të arritur çdo gjë që dëshironi.

Ata që e kërkojnë sigurinë në para dhe vrapojnë pas saj, ata kurrë nuk e arrijnë atë.

Siguria e mbështetur në paranë, gjithmonë është mashtruese dhe e tejdukshme, ajo krijon vetëm pasiguri.

Gjërat që nuk shumëzohen, nuk kanë vlerë.

Secila marrëdhënie është dhënie dhe marrje.

Në të vërtetë, dhënia është edhe marrje. Sa më shumë të jepni, më shumë keni për të marrë.

Pra, çdo gjë që ka njëfarë vlere duhet të shumëzohet.

Nëse nuk shumëzohet, nuk është e denjë as të marrim, as të japim.

Nëse në aktin e dhënies ndieni se diçka keni humbur, atëherë ajo nuk është dhuratë, sepse ajo nuk ka për t'u shumëzuar.

Nëse jepni pa gëzim, ajo nuk përmban energji.

Qëllim gjithmonë duhet të jetë krijimi i kënaqësisë për atë që dhuron dhe për atë që pranon.

Ndërkaq, meqë lumturia e përmban dhe e përkrah jetën, kështu krijohet edhe leverdia.

Prandaj, akti i dhënies duhet të jetë i gëzueshëm.

Në këtë mënyrë, energjia e liruar në aktin e dhënies rritet shumëfish.

Në të vërtetë, kjo është shumë e thjeshtë:

‑ nëse doni gëzim, gëzoni të tjerët

‑ nëse doni dashuri, mësohuni të jepni shembull për dashuri

‑ nëse doni të mira materiale, ndihmoni të tjerët të bëhen të pasur.

Nëse në jetën tuaj dëshironi të jeni të bekuar me të mirën, mësohuni që me të mirën qetësisht ta bekoni dhe ta ndihmoni secilin njeri.

Kështu, edhe unë jam munduar dhe i kam mësuar fëmijët e mi që sa herë që t'i vizitojnë të afërmit, t'u dhurojnë atyre nga diçka.

Vendosni të jepni kudo që të keni shkuar, cilindo që do ta keni takuar.

Derisa jepni, keni përfituar shumë.

Kjo mund të jetë, qoftë edhe vetëm:

‑ kompliment

‑ lule

‑ lutje

‑ dhuratë

‑ përkujdesje

‑ falënderim.

Ne kemi trashëguar një begati, sferën e potencialit të pastër ‑ vetëdijen e cila di si ta përmbushë secilën nevojë tonën, duke përfshirë:

‑ gëzimin

‑ dashurinë

‑ harenë

‑ qetësinë

‑ harmoninë

‑ diturinë.

Unë kam vendosur që sot kudo që të shkoj, cilindo që ta takoj, t'i jap një dhuratë.

Dhurata mund të jetë kompliment, lule a lutje.

Sot me falënderim kam për t'i pranuar të gjitha dhuratat e natyrës:

‑ shkëlqimin diellor

‑ këngën e zogjve

‑ shiun pranveror

‑ borën e parë

‑ erën e barit kur kositet.

Sa herë që të takoj dikë, kam për t'ia dëshiruar qetësisht lumturinë, gëzimin, harenë.



Lumturia, konfirmim i lirisë njerëzore



Lumturia është konfirmim i përjetshëm i lirisë njerëzore.

Mendimet tona, fjalët dhe veprat tona janë fije të rrjetës që ne vetë i kemi thurur rreth vetes.

Natyrisht, nëse duam ta krijojmë lumturinë në jetën tonë, duhet të mësohemi edhe ta kultivojmë farën e lumturisë.

Ju pëlqeu apo jo, krejt çfarë ndodh në këtë moment është rezultat i rrugës që ia keni zgjedhur vetvetes në të kaluarën.

Fatkeqësisht, shumica prej nesh marrim vendime të gabuara dhe për këtë nuk jemi të vetëdijshëm, prandaj për to edhe nuk mendojmë si për diçka që kemi zgjedhur.

Po qe se do t'ju ofendoja, sigurisht, ju do të kishit zgjedhur të më provokonit.

Po qe se do t'ju kisha lavdëruar, zgjedhja juaj do të ishte të jeni të kënaqur.

Çfarë mund të mësoj prej këtij përjetimi‑përvojës sime jetësore?

Përse kjo po ndodh dhe ç'porosi gjithësia‑perëndia‑Zoti po më dërgon?

Në ç'mënyrë do të mund ta përdorja këtë përvojë për të mirën e njerëzve të tjerë?



Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Dec 13, 2012 2:48 am

NDRIÇIMI I MENDJES (14)


Kur aktivitetet tuaja janë të frymëzuara nga dashuria, energjia nuk humbet. Kur aktivitetet tuaja janë të prekura nga dashuria, energjia juaj shumëzohet dhe akumulohet, deri në fund. Nëse dini si ta krijoni, ta ushqeni dhe ta harxhoni energjinë, atëherë do të jeni në gjendje të krijoni çfarëdo pasurie.



Natyrën e mban energjia e dashurisë



Natyra vepron me lehtësi dhe me shkujdes të plotë.

Nëse e vështroni sesi natyra punon, keni për të parë se çdo gjë zhvillohet deri në imtësi në mënyrë spontane:

- Bari nuk provon të rritet, veçse thjesht rritet.

- Peshqit nuk provojnë të notojnë, ata thjesht notojnë.

- Lulja nuk provon të lulëzojë, ajo lulëzon.

- Zogjtë nuk provojnë të fluturojnë, ata fluturojnë

- Bleta punëtore nuk e di se nuk mund të fluturojë, por fluturon.

Pasi natyrën e mban energjia e dashurisë.

Kur kërkoni fuqinë sa për t'i kontrolluar njerëzit, atëherë e shpenzoni energjinë kot.

Kur kërkoni para dhe pushtet për të kënaqur egon, ju e shpenzoni energjinë pas hijes së lumturisë.

Kur kërkoni para vetëm për shkak të dobisë personale, ju ia ndërpritni vetes rrjedhën e energjisë dhe e pengoni manifestimin e inteligjencës natyrore.

Por, kur aktivitetet tuaja janë të frymëzuara nga dashuria, energjia nuk humbet.

Kur aktivitetet tuaja janë të prekura nga dashuria, energjia juaj shumëzohet dhe akumulohet, deri në fund.

Nëse dini si ta krijoni, ta ushqeni dhe ta harxhoni energjinë, atëherë do të jeni në gjendje të krijoni çfarëdo pasurie.



Pranojeni të tashmen, synojeni të ardhmen



Qëllimi juaj nuk duhet të jetë ardhmënia.

Vëmendja juaj duhet të përqendrohet në të tashmen.

Aq sa do ta keni vëmendjen në të tashmen, po aq i keni shërbyer edhe ardhmënisë suaj, meqë ardhmënia krijohet në të tashmen.

Duhet ta pranojmë të tashmen ashtu siç është.

Pranojeni të tashmen e synojeni të ardhmen.

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë tipare të vetëdijes.

E kaluara është kujtesë.

E ardhmja është pritje.

E tashmja është vetëdije.

Koha është lëvizje e mendimeve.

Edhe e kaluara, edhe e ardhmja ndodhen në imagjinatë, vetëm e tashmja, që është vetëdije, është e vërtetë dhe e përjetshme.

Ajo është për kohën dhe hapësirën potencialisht materie dhe energji.

Ajo është sferë e përjetshme e mundësisë e cila veten e përjeton në trajtë forcash abstrakte, siç janë:

‑ drita

‑ nxehtësia

‑ elektriciteti

‑ magnetizmi apo rëndesa (gravitacioni).

Këto forca nuk janë as e kaluara, as e ardhmja, janë të përhershme.

Mësohuni ta përqendroni fuqinë në qëllimin që synoni dhe do të arrini të bëni çfarë të dëshironi.



Harmonizimi i talentit me nevojën kreative



Qëllimi im jetësor ka qenë që me talentin dhe prirjet e mia t'u ndihmoj të tjerëve.

E kur prirjet e veçanta i përdorim për shërbim të tjerëve, e përjetojmë edhe gëzimin e shpirtit tonë, që është qëllimi më sublim i secilit prej nesh.

Nëse talentin tuaj e harmonizoni me nevojën kreative, ju keni përftuar një begati krijuese të paparë.

Përdorimi i talentit tuaj për t'u ndihmuar njerëzve që t'i përmbushin nevojat e tyre, krijon pasuri dhe begati të pafundme.

Në të vërtetë, në këtë rrugë jam përpjekur t'i orientoj edhe fëmijët e mi.

I kam mësuar, i kam nxitur të mendojnë‑meditojnë.

U kam thënë, nëse kur të rriteni nuk do të jeni të aftë të fitoni vetë, unë, aq sa mundem, kam për ta bërë këtë për ju.

Ndaj për këtë, fëmijët e mi, mos u brengosni.

Ajo që dëshiroj vërtet është që ju të orientoheni në atë që më së miri mund t'i ndihmoni familjes dhe njerëzimit ‑ t'u përshtateni nevojave dhe kërkesave të kohës.

Si dhe t'i zbuloni prirjet tuaja, sidomos prirjet e veçanta.

Dhe ato të jeni të gatshëm t'i vini në shërbim të familjes dhe të afërmve të mi.



Gjërat e mëdha nuk maten me numra e statistika



Kur prirjet tuaja kreative harmonizohen me nevojat e njerëzve të tjerë, atëherë pasuria vetvetiu rrjedh nga e padukshmja në të dukshmen, nga zona e shpirtit në vetëdije.

Dhe keni për ta njohur gëzimin e vërtetë dhe kuptimin e vërtetë të suksesit.

Dhe gëzimin e shpirtit tuaj vetjak.

Një milion rreze nuk e kanë vlerën e asaj rrezeje në të cilën ju jeni përqendruar.

Nga jeta ime e përditshme njoh shumë njerëz të mençur, të cilët, fatkeqësisht, nuk janë të suksesshëm për arsyen e thjeshtë se nuk provojnë t'i hyjnë kësaj rruge.

Mos veproni sikur keni për të jetuar një mijë vjet, lëvizni përpara.

Një fjalë e urtë kineze thotë:

“Edhe udhëtimi më i gjatë fillon me një hap”.

Kur arrita moshën e pjekurisë, e kuptova se gjërat e mëdha nuk maten me numra e statistika.

E kuptova që një minutë ishte pika fillestare e gjithë suksesit.

Prandaj, ju duhet të jeni të kujdesshëm me minutat tuaja, që bëjnë orët, ditët, muajt, vitet.

Po i humbe njëherë, ato nuk kthehen.

Ajo se çfarë bëni me minutat tuaja, do të përcaktojë përfundimisht se çfarë bëni me jetën tuaj.

Në të vërtetë, koha është një prej thesareve të rralla në këtë botë që shpërndahet barabar për të gjithë.

Askush nuk merr më shumë se tjetri.

Pra, sekreti nuk qëndron në kohën që e keni në dispozicion, por në atë si e shfrytëzoni ju atë.

Ne mendojmë se një pikë ujë nuk çon peshë.

Por, në të vërtetë, pikat e ujit së bashku e bëjnë ujin e lumit.

Kjo vlen edhe për minutat.

Minutat, të ndara, nuk konsiderohen të çmueshme, por kur vihen nën kontroll, mund të krijojnë fuqi të madhe.

Sepse njerëzit kanë nevojë të madhe për motivim dhe kurajë.

Ata që kanë uri të madhe për mendime pozitive, ata kanë nevojë të motivohen shpejt dhe shkurt.

Çelësi për ta ndryshuar jetën



Çelësi për ta ndryshuar jetën tuaj qëndron në një minutë. Nëse e shfrytëzoni me mençuri, nga kjo minutë vjen një orë e shkëlqyeshme e nga një orë e shkëlqyeshme vjen një ditë, një javë, pastaj një vit i shkëlqyeshëm, nga fillon një jetë e bukur.

Do të thotë, përdoreni kohën me mençuri, koha nuk pret askënd, se humbja e minutave është e pafalshme.

Duhet ta kuptojmë se minutat që i kemi janë pasuri që na takon.

Kur shpenzohen, ato nuk mund të kthehen më.

Njerëzit e pasur nuk kanë më shumë kohë gjatë ditës sesa njerëzit e varfër.

Kur shpenzohen këto minuta, ju nuk mund të blini minuta të tjera.

Pa marrë parasysh se sa të pasur e të fuqishëm të jeni, ju duhet ta respektoni kohën dhe ta shfrytëzoni atë me mençuri, për arsye se kohës aq i bën për ju.

Suksesi ose dështimi juaj varet nga ajo si e shfrytëzoni ju kohën.

Pra, ecni me kohën.

Pasi të gjithë ne kemi kohë të barabartë, sekreti i suksesit është te mënyra si e shfrytëzojmë kohën.



Formula e suksesit



Pse ndodh që disa njerëz çdo gjë që prekin u kthehet në fitim, kurse të tjerët vetëm mund ta ëndërrojnë një gjë të tillë.

Përgjigjja është se këta njerëz e dinë formulën e suksesit.

Shumica e njerëzve duan të jenë të suksesshëm, por u mungon receta.

Shumica e njerëzve e kalojnë jetën në një gjendje konstante, midis provash e gabimesh.

Ata përpiqen dhe dështojnë, përsëri përpiqen..., por dështojnë dhe ndodh të heqin dorë nga përpjekjet për sukses.

Paraja nuk e përcakton suksesin tuaj, vetëm nëse jeni të suksesshëm, ju mund të keni para aq sa doni.

Sa herë të arrini diçka, madje edhe gjëra të vogla, ju e rrisni vetëvlerësimin, imazhin tuaj dhe mendim për veten tuaj.

Ju bëni depozitime të vogla në llogarinë tuaj personale të vetëbesimit.

Ndërdija juaj thotë:

‑ unë jam mirë

‑ ç'kam bërë

‑ do të bëj edhe më shumë.

Filloni me arritje të vogla, ato ju shpijnë drejt arritjeve të mëdha.

Mirëpo, e tëra fillon me ju, nga besimi në vetvete dhe duke i mposhtur armiqtë brenda jush.

Njerëzit ju thonë, ju nuk mund ta bëni këtë, sepse jeni shumë i moçëm ose shumë i ri. Ju mund të hiqni dorë nga përpjekjet për të kursyer kohën dhe pezmatimin.

Ju mund të bëni çdo gjë që dëshironi ‑ nëse jeni të gatshëm të luftoni për të.

Pa marrë parasysh sa pozitiv jeni, është me rëndësi të shoqëroheni me njerëz pozitivë, me ata që ju japin kurajë.

Ka dy lloje njerëzish në këtë botë:

‑ ata që ju japin

‑ ata që ju marrin.

Varet nga ju se cilët do t'i keni përreth, afër vetes.



Mos u ankoni



Shumë njerëz ia nxijnë jetën vetes gjithnjë duke u ankuar:

- asgjë nuk është në rregull

- shumë vapë

- shumë ftohtë

- shumë ëmbël

- shumë thartë

- shumë fort

- shumë butë

- shumë ashtu, shumë kështu.

Na duhet t'iu ndihmojmë këtyre njerëzve ta kërkojnë dhe ta gjejnë të mirën në jetë.

T'u themi se njerëzit pozitivë jo vetëm e shijojnë jetën më mirë, por sipas statistikave, edhe jetojnë më gjatë.



Një dëshirë



Një person që ka vetëm një synim (zgjidhje) në jetë, ai nuk ka asgjë.

Ai mund të realizohet për arsye se ju nuk keni zgjidhje tjetër.

Një gjeneral i dërgoi trupat në një betejë të madhe në brigje të largëta.

Derisa i afroheshin armikut, gjenerali vërejti se kishte të bënte me ushtri të madhe dhe të fuqishme.

Por, gjenerali e dinte se e kishte potencialin për të fituar.

Pasi arritën në tokë dhe kur pa se ushtarët e tij përpiqeshin të dezertonin nga frika, dha urdhër që të digjeshin anijet.

Ata tani nuk kishin zgjidhje tjetër.

Ose duhej të fitonin, ose të vdisnin.

Në atë moment, trupat e tij u mbushën plot energji dhe pa frikë luftuan me të gjitha forcat dhe fituan.

Fituan, sepse nuk patën opsion tjetër.

Ne duhet të krijojmë së paku një zgjidhje ose të fundosemi.



Mendja juaj është si një kopsht

‑ Çfarë do të mbillni, edhe do të korrni ‑



Për t'u bërë të suksesshëm, ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj asaj që lejoni të hyjë në mendjen tuaj, për shkak se mendja juaj është si një kopsht.

Nëse mbillni diçka të mirë, diçka të mirë do të korrni.

Por nëse mbillni diçka të keqe, ajo do të rritet.

Çfarë do të mbillni, edhe do të korrni.

Nëse nuk mendoni për asgjë, edhe nuk do të bëni gjë.

Mendoni për gjëra të mëdha dhe do të bëni gjëra të mëdha.

Për ju çdo ditë është një ditë e madhe, e nëse nuk ju duket e këtillë, ju mund ta bëni një ditë të madhe.

Për të ndryshuar pozitën në të cilën jeni, ju duhet ta ndryshoni të menduarit tuaj.

Nëse mund ta ndryshoni mënyrën si mendoni, ju do të ndryshoni mënyrën e veprimit.

Ju e realizoni atë që mendoni se mund ta realizoni.

Ju mundeni, nëse mendoni se mundeni dhe ka shumë të ngjarë që nuk mundeni, nëse edhe mendoni se nuk mundeni.

Shumica e njerëzve thjesht nuk e provojnë.

Ëndrrat e tyre i marrin me vete në varr.

Simbol i suksesit është bleta punëtore, ajo ka aftësinë për ta bërë të pamundurën të mundshme.

Pse?

Sepse shkencëtarët kanë theksuar se bleta nuk mund të fluturojë, sepse ka krahë të vegjël e trup të madh.

Por bleta punëtore nuk e di ç'është e pamundshmja, kështu që pa problem fluturon.

Në vend se “nuk mundem”, thoni “është e pamundshme të dështoj” .

Dhe ju do të bëni gjëra të pabesueshme.

A keni ditur se një amerikan i zakonshëm lexon një libër në vit.

Ndërkaq milioneri (që nuk ka trashëguar pasurinë), lexon një libër në muaj.

Amerikani i zakonshëm e shikon televizorin 6 orë në ditë, ndërsa

milioneri më pak se dy orë.

Ju mund të mos jeni përgjegjës kur bini përtokë.

Por jeni patjetër përgjegjës për t'u ngritur.

Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në jetën tuaj.

Ka rëndësi vetëm ajo se çfarë ju ndërmerrni në këtë rast.

Zgjohuni, mos rrini kot!

Mos harroni, zgjedhja është juaja.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitimeThu Dec 13, 2012 2:49 am

NDRIÇIMI I MENDJES (15)

Dëshira kërkon dhe mençuri



Shpesh më ka ndodhur të marr si shembull një fëmijë shurdhmemec.

Këtë e kam bërë me paramendim, në mënyrë që te fëmija të ngulitet mendimi se sëmundja e tij nuk është barrë për të, por, përkundrazi, një përparësi e një vlerë e madhe.

Fjala është për një baba i cili kishte arritur që djalin e tij shurdhmemec ta bindte se ai kishte përparësi të veçantë në krahasim me vëllanë e tij më të madh dhe se ajo përparësi do të pasqyrohej në mënyra të shumta.

Për shembull, për këtë arsye mësuesi në shkollë do t'i kushtojë kujdes të veçantë.

Se kur të rritej do të mund të shiste gazeta (se vëllai i tij ishte shitës gazetash).

Do të kishte përparësi të mëdha në krahasim me vëllanë e vet, pasi njerëzit do t'i jepnin më shumë para për mallin e tij, kur do të shihnin se ky ishte djalosh inteligjent dhe i vyer. Kur fëmija u bë shtatë vjeç, tregoi shenjat e para të kurajës në vetëdijen e tij.

Djali disa muaj radhazi bënte lutje që ta lejonim të shiste gazeta, por e ëma e tij nuk dëshironte kurrsesi të pranonte këtë.

Më në fund, ai i mori gjërat në duart e veta.

Një pasdite, kur mbeti vetëm në shtëpi, doli nëpër dritaren e kuzhinës, u lëshua në tokë dhe u nis rrugës së vet.

Djali shkoi dhe i huazoi gjashtë centë prej këpucëtarit fqinj, e investoi atë kapital në gazeta, i shiti të gjitha gazetat, investoi përsëri dhe kështu pandërprerë deri vonë në mbrëmje.

Pas kalkulimit të llogarive dhe kthimit të gjashtë centëve që i huazoi te “bankieri” i vet, ai pati një fitim të pastër prej dyzet e dy centësh.

Kur u kthye atë natë vonë në shtëpi, prindërit e gjetën si flinte në shtrat, duke i shtrënguar paratë fort në grusht.

E ëma ia hapi grushtin, ia mori paratë e ia plasi vajit, paratë e djalit iu duken të rënda.

Kurse babai reagoi krejt ndryshe:

Unë qesha me zemër, meqë e pashë se përpjekja ime që fëmija ta kultivonte ndjenjën e besimit në vetvete, pati sukses.

Unë shihja te ky i vogël një punëtor, ambicioz dhe të qëndrueshëm – kishte pohuar babai.

Në kohët e etheve të arit në Amerikë, R. U. (DARBY) shkoi në Perëndim që të pasurohej.

Më parë ai s'kishte dëgjuar se më shumë ar është nxjerrë prej mendimeve të njerëzve sesa prej tokës.

I investoi paratë në një copëz tokë dhe filloi të punonte me lopatë e kazmë.

Puna e mundimshme disajavëshe u shpërblye me zbulimin e këtij metali të çmueshëm.

I nevojiteshin makina për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.

Atëherë vendosi ta mbyllte minierën përkohësisht, u kthye në shtëpi në Villijemsburg, Merilend dhe u tregoi kushërinjve dhe disa fqinjëve për “zbulimin”e vet.

Ata u bënë bashkë, i tubuan paratë e nevojshme për makina, i blenë ato dhe iu kthyen punës në minierë.

Sasia e parë e mineralit u nxor nga toka dhe u dërgua në shkritore.

Analizat treguan se ata kishin njërën prej minierave më të pasura në Kolorado, mirëpo mu kur duhej të rridhte fitimi i madh, atëherë shtratimi i mineralit të arit u zhduk, u shtor.

Vazhdonin të shponin, me shpresat e fundit, duke tentuar që t'i gjenin sërish rezervat – shtratimet e arit, por kot.

Më në fund, ata vendosën të hiqnin dorë.

Makinat ia shitën një tregtari hekurishtesh për disa qindra dollarë dhe u kthyen në shtëpi.

Tregtari i hekurishtes shpalli një konkurs për një inxhinier minierash për të bërë disa gërmime.

Llogaritjet e tij treguan se damari nëntokësor i arit gjendej vetëm tre hapa prej vendit ku ata e braktisën arin.

Tregtari i hekurishtes nxori prej asaj miniere mineralet me vlerë miliona dollarësh.

Ndërkaq, këta mbetën, siç thotë populli, me gishta në gojë vetëm pse para se të hiqnin dorë nga gërmimet nuk u shkoi mendja të kërkonin ndihmën e ekspertit.









MENDIME AFORISTIKE





Për dashurinë



Dashuria dhe mirësjellja janë shumë më të forta se imponimi e dhuna.

Dashuria është vullneti që nxit zhvillimin tonë shpirtëror për të arritur pjekurinë ose realizimin e vetvetes dhe të të tjerëve.

Kështu, akti i dashurisë ndaj Zotit shndërrohet në një akt vetëngritjeje e vetëpërsosjeje shpirtërore.

Ne ngrihemi nëpërmjet dashurisë. Dashuria si zgjerim i vetvetes është evolucion.

Nuk duhet të fshihet fakti që dashuria është burim i pushtetit (MENÇURISË).

Dashuria është element shumë i rëndësishëm për një psikoterapi të thellë dhe të rëndësishme.

Dashuria e vërtetë është përvojë e përhershme e ngritjes së personalitetit të njeriut.

Ajo është evolucion në progres, te njerëzimi manifestohet nëpërmjet dashurisë njerëzore.

Dashuria është forcë çudibërëse, e cila nuk është thjesht merr ose jep, marrje ose dhënie: ajo është lëvdatë e menduar, bisedë, ballafaqim, detyrim, njëkohësisht afërsi, intimitet, ngushëllim e siguri.

Vlera krijon vlerë, dashuria meriton dashuri. Prindërit besimtarë dhe fëmijët shkojnë shpejt përpara, kur janë në përqafim të dashurisë së vërtetë.

Dashuria nuk mund të kuptohet pa sakrifica, ajo kërkon shumë përkushtim.

Gjithmonë kemi qenë besimtarë, jemi pjesë e Zotit, Zoti ka qenë gjithmonë me ne, është dhe gjithmonë do të jetë.

Rruga e ngritjes në besimin shpirtëror është një rrugë e mësimit gjatë tërë jetës.

Të vetëdijshëm për besimin dhe për lidhjen intime me Zotin, ata nuk e ndiejnë vetminë, sepse tash ekziston komunikimi.

Njerëzit të cilët duan, dashurojnë janë njerëz të cilët arrijnë të ngrihen shpirtërisht.

Në vend që t'i akuzojmë njerëzit, të përpiqemi t'i kuptojmë, të angazhohemi ta kuptojmë shkakun e sjelljeve të tyre.

T'i njohësh të gjitha, do të thotë t'i falësh të gjitha.

Mënyra e vetme që njeriun ta përvetësojmë është t'i japim atij atë që ai dëshiron.

Njeriu‑besimtari që nuk tregon interesim për të afërmit e vet, ka më së shumti vështirësi në jetë dhe u shkakton më së shumti dhimbje njerëzve.

Lumturia nuk varet nga shkaqet e jashtme, por nga disponimi ynë i brendshëm, kështu që njerëzit të cilët kanë besim të drejtë, të shumtën janë të lumtur.

Gjithmonë duhet të synojmë sa më lart drejt mençurisë, dhe sa më tepër të luftojmë për dashurinë.





Pjesë nga libri "Ndriçimi i mendjes"

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





 NDRIÇIMI I MENDJES Empty
MesazhTitulli: Re: NDRIÇIMI I MENDJES    NDRIÇIMI I MENDJES I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NDRIÇIMI I MENDJES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E DREJTA E MENDJES
» Perdorimi i forces se mendjes per te levizur apo ndryshuar objekte
» FUQIA E VULLNETIT DHE E MENDJES NJERËZORE MUND TË BASHKËVEPROJË DIREKT ME UNIVERSIN
» Krijimi i nje sistemi i afte te kontrolloje cdo njeri nepermjet kontrollit te mendjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: