PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve Empty
MesazhTitulli: Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve   Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve I_icon_minitimeTue Jun 05, 2012 11:30 pm

Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve

Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve Vampires
parandaluar ata që të mos shndërrohen në vampirë.

Shefi i Muzeut Kombëtar të Historisë në kryeqytetin Sofje, Bozidar Dimitrov, ka thënë se të dy skeletet ishin zbuluar fundjavën e kaluar afër qytetit Sozopol në Detin e Zi – transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, besimet paragjykuese kishin çuar deri aty sa që njerëzit që kishin bërë keq gjatë jetës së tyre ishin shpuar me shkopinj metalikë nëpër eshtrat e gjoksit dhe zemër për shkak të frikës se pas vdekjes ata do të ktheheshin për ta pirë gjakun e të gjallëve.

Dimitrov ka theksuar se kjo praktikë kishte ekzistuar në disa pjesë të Bullgarisë, madje edhe në fillim të shekullit të kaluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve Empty
MesazhTitulli: Re: Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve   Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve I_icon_minitimeWed Jun 06, 2012 12:20 am

Varre te dy 'vampireve' te gjetur ne Bullgari. E verteta mbi lindjen e mitit te vampireve.

Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve Vamp-bulgaria-skeletons

Nese ju kishit menduar qe vampiret ishin vetem gjera per te cilet degjohej neper legjenda dhe mite, atehere duhet te mendoheni edhe njehere.

Arkeologet ne Bullgari kane gjetur dhe zhvarrosur dy skelete nga Mesjeta qe kishin te ngulur ne kraharor shufra hekuri per t'i penguar ata qe te ktheheshin ne vampire.

Keto jane gjetjet me te fundit pas shume gjetjeve te tjera neper Europen Qendrore dhe Perendimore qe tregojne se sa serioze ishte per njerezit kercenimi nga vampiret dhe se si ato besime u kthyen ne mitin modern.

Dy skeletet, qe besohet te jene rreth 800 vjec, u zbuluan gjate nje germimi arkeologjik prane nje manastiri ne qytetin Bullgar Sozopol.

Shefi i muzeut historik kombetar te Bullgarise, Bozhidar Dimitrov tha: "Keto dy skelete te shpuar me shkop ilustrojne nje praktike qe ishte e zakonshme ne disa fshatra Bullgare deri ne dhjetevjecarin e pare te shekullit te 20."

Sipas besimeve pagane, njerezit qe ishin konsideruar te keqinj gjate jetes se tyre mund te ktheheshin ne vampire mbas vdekjes se tyre nese ato nuk goditeshin ne kraharor me nje shkop druri apo hekuri perpara se te varroseshin.

Njerezit mendonin gjithashtu qe shkopi do i mbante ata te bllokuar ne varret e tyre per te ndaluar ikjen e tyre ne mesnate per te terrorizuar te gjallet.

Sipas Dimitrov ka me shume se 100 trupa njerezish te varrosur me shkop te ngulur ne kraharor per t'i parandaluar ato te kthehen ne vampire te cilet jane zbuluar neper Bullgari gjate viteve.

Ai shtoi: "Une nuk e di se pse nje zbulim i tille u be kaq i famshem. Ndoshta per faktin e fjales "vampir". Keta njerez besohej se kane qene te keqinj gjate jetes se tyre dhe besohej gjithashtu qe ata do te ktheheshin ne vampire pasi te vdisnin, duke vazhduar qe tu benin keq njerezve."

Sipas Dimitrov, vampiret ne me te shumten e rasteve ishin aristokrate dhe klerike.

Ai shtoi: "Gjeja me interesante eshte qe nuk ka asnje grua nder to. Ata nuk kishin frike nga shtrigat."

Megjithate muajin e kaluar kerkuesit Italiane zbuluan ato qe ata menduan se ishin mbetjet e nje vampire femer ne Venecia; e varrosur me nje tulle te futur ne mes te nofullave te saj per ta ndaluar ate qe te ushqehej me viktimat e murtajes qe perfshiu qytetin ne shekullin e 16.

Matteo Borrini, nje antropolog nga Universiteti i Firences tha qe zbulimi i bere ne ishullin e vogel Lazzaretto Nuovo ne lagunen e Venecias mbeshteste besimin Mesjetar qe vampiret ishin ato qe shkaktonin shperndarjen e semundjeve epidemike si Vdekja e Zeze.

Epidemite qe e goditen Europen ndermjet viteve 1300 dhe 1700 shtoi akoma me shume besimin tek vampiret, me shume pasi dekompozimi i kufomave nuk kuptohej plotesisht.

Sipas Borrini-t, personat qe merreshin me rihapjen e varreve masive ndonjehere perballeshin me trupa te fryre nga gazrat, me floke qe rriteshin ende dhe me gjak qe u dilte nga goja dhe besonin qe ata ishin ende gjalle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Bullgari, zbulohen skeletet e vampirëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkenca pas vampireve dhe monstrave, evolimi i vampireve
» hidhen hipoteza ne lidhje me skeletet e formuar nga pjese te njerezve te ndryshem
» Zbulohen viruset e lashta
» Në Mars zbulohen gjurmë oqeanesh!
» Fosilet e një qenie misterioze zbulohen në Amerikë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: