PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  QETËSIA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xhemajl




Numri i postimeve : 42
Pikët : 117
Reputation : 1
Join date : 29/02/2012

      QETËSIA Empty
MesazhTitulli: QETËSIA         QETËSIA I_icon_minitimeSun May 27, 2012 10:01 am

Sa herë kam folur për qetësinë, gjithnjë e kam nënvizuar faktin se qetësia është mrekullia vetë, se qetësia është kulturë, qytetërim, ndarje e largim nga jeta primitive, por asnjëherë nuk e kam thënë me nënvizim të fortë se qetësia është ilaçi më i fuqishëm për shërimin e tërësishëm të njeriut, të tërësishëm – të trupit e të shpirtit.
Eksperimentet shkencore kanë vërtetuar katërçipërisht se zhurma ndikon dukshëm në rënien serioze të efikasitetit në punë, zvogëlon mundësinë e pushimit në shtëpi, pengon relaksimin e njeriut në gjumë, shkakton shqetësim të vërtetë të sistemit nervor. E sistemi nervor (i tensionuar) është prodhuesi kryesor i të gjitha sëmundjeve – fizike dhe mendore.

Shkencëtarët e mjekësisë zyrtare, që mjekësinë nuk e kanë vetëm profesion, por edhe MISION, vërtetojnë se sëmundja krijohet kur qelizat nuk merren vesh mes vete. E mosmarrëveshja e qelizave shkaktohet nga mungesa e harmonisë së energjisë. Pra, kur energjia vjen valë-valë, nën presionin e stresit e të shqetësimeve, atëherë qelizat nuk merren vesh mes tyre dhe – prite sëmundjen. Kur krijohet barabari në jetë, kur energjia është në harmoni të plotë, atëherë, thjesht e shkurt – sëmundja nuk ekziston.

(Krahasojeni këtë konstatim me stabilimentet elektrike, që i keni në shtëpi: nëse rryma është gjithnjë aq sa duhet të jetë – 220-voltëshe, asnjë nga stabilimentet e shtëpisë nuk digjen, sepse janë të programuara për këtë nivel të tensionit. Por, kur rryma vjen herë më e fortë e herë më e dobët – stabilimentet në shtëpi - digjen. E njëjta gjë – pikë për pikë - ndodh me energjinë në trupin e njeriut).

Njëri nga ekspertët më të njohur në botë, Srarr Daily, thotë: “Nga ata që unë i njoh, nga ata që kanë ditur ta ushtrojnë dhe ta praktikojnë qetësinë – asnjëri, asnjëherë nuk ka qenë - i sëmurë. Kam vërejtur se plagët e mia më mundojnë, kur fjalët e mia nuk janë në harmoni me qetësinë… Me ushtrim të qetësisë së plotë, krijohet ndjenja e çlodhjes, e cila është terapia me vlerat më të larta shëruese në botë”.

Qetësia e zgjon nga gjumi mjekun më të mirë në botë, që gjendet në brendinë e njeriut, qetësia hap dyert e barnatores më komplete që, po ashtu, gjendet brenda në njeriun. Qetësia, pra, e aktivizon hormonin e lumturisë, që ka fuqi shëruese deri në 400 herë më shumë se antibiotiku efikas për diagnozë të saktë.

Në natyrë çdo gjë zhvillohet në qetësi: dielli rrezon lehtë, shiu bie lehtë, zogu fluturon lehtë, bimët rriten shumë, shumë lehtë. Shtëpi e njeriut është - natyra. Prandaj, njerëzit e mençur, ata që njëmend e kanë shtëpi natyrën, flasin lehtë, ecin lehtë, punojnë lehtë e nuk lëndohen… A ju kujtohet tregimi për një Mësues, një Nxënës dhe një Zog? Sepse në natyrë gjithçka është në harmoni, e lehtë…

(Shembull praktik: Eksperimenti gjerman me arrën. Në vitin e largët 1990, ekipi eksperimentues ka provuar që me pompën më të fortë, të prodhuar në Gjermani deri në atë vit – të fusë ujin nën lëvoren e arrës, ose më saktë: nëpër atë pjesë të trupit të arrës nga lëvizin lëngjet ushqyese. Dhe, kanë arritur që, me fuqinë e asaj pompe të fortë - ta shtyjnë lëngun deri në 50 cm. Ndërkaq, trupi i pemës dërgon lëngjet e jetës deri në 50 metra në lartësi dhe nuk përdor asnjë pompë, as agregat, as traktor, dhe – PA ASNJË ZHURMË!).


Secilit prej jush po i them: bëhet fjalë për ty, për cilësinë e jetës sate, sot e këtu, për jetën tënde të tërësishme, për mençurinë praktike, ndaj, nëse e do veten tënde, praktikoje qetësinë, këtë dhuratë të shtrenjtë hyjnore.

Daut Demaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
QETËSIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: