PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fuqitë e hemisferës jugore, sëbashku për eksplorimin e hapësirës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Fuqitë e hemisferës jugore, sëbashku për eksplorimin e hapësirës Empty
MesazhTitulli: Fuqitë e hemisferës jugore, sëbashku për eksplorimin e hapësirës   Fuqitë e hemisferës jugore, sëbashku për eksplorimin e hapësirës I_icon_minitimeFri May 25, 2012 10:24 pm

Fuqitë e hemisferës jugore, sëbashku për eksplorimin e hapësirës

Fuqitë e hemisferës jugore, sëbashku për eksplorimin e hapësirës 60398563_jod2

Afrika e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re bashkojnë forcat për superteleskopin më të madh në planet.

Tri kombe të hemisferës jugore, të cilat njihen si superfuqi rajonale të pasura në atë pjesë të botës të karakterizuar më së shumti nga varfëria, kanë mbledhur forcat për të investuar sëbashku 1.5 miliardë euro për ndërtimin e teleskopit më të madh në botë.

Projekti SKA mori udhë sot dhe synon t’i japë përgjigje shumë pyetjeve thelbësore të shkencës së astronomisë.

Teleskopi do të punojë për të hetuar fillesat e universit, për të testuar teorinë e Ajnshtajnit mbi gravitetin si dhe të kërkojë për forma të jetës inteligjente në hapësirë. Projekti synon të ndërtojë një teleskop radio me zonë të thithjes së valëve me përmasa prej 1 milionë metrash katrore – e barabartë me 200 fusha futbolli.

Për ta bërë këtë, ajo do të kombinojë sinjalet që do të merren nga mijëra antena të vogla të shpërndara në një sipërfaqe prej mijëra kilometrash.

Teleskopi do të synojë të kapë burimet e radios në hapësirë. Ato përfshijnë retë e gazit të hidrogjenit, gjë që do të ndihmojë në matje precize të miliarda galaksive si dhe të kryejë zbulime mbi të fshehtat e “energjisë së errët” forcat misterioze që ushtrojnë presion negativ dhe që duket se po e ndajnë universin me shpejtësi gjithnjë e më të madhe. Mbështetësit e projektit janë Britania e Madhe, Hollanda, Italia, Kina, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fuqitë e hemisferës jugore, sëbashku për eksplorimin e hapësirës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ja galaktikat më të largëta të hapësirës
» E ardhmja e fluturimeve amerikane të hapësirës
» Agjencia Eropiane e Hapësirës humbet kontaktet me satelitin e saj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: