PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MENDIMI POZITIV

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MENDIMI POZITIV Empty
MesazhTitulli: MENDIMI POZITIV   MENDIMI POZITIV I_icon_minitimeFri May 25, 2012 5:28 am

MENDIMI POZITIV

MENDIMI POZITIV Men%20pozitiv


Nuk je ai që mendon se je", tha Norman Pil, "por je ai çka nga t'i ka krijuar mendimi yt." A do të thotë kjo se predikojë optimizëm të verbuar në raport me problemet jetësore? Jo, ngase jeta, për fat të keq, nuk është aq e thjeshtë. Përkujdesem për marrjen e qëndrimit pozitiv ndaj jetës. Me fjalë të tjera, konsideroj se problemet duhet të na preokupojnë, por jo edhe të na brengosin. Por cili është dallimi mes preokupimit dhe brengosjes me ndonjë problem? Do të përpiqem që këtë t'ua paraqes në mënyrë të drejtpërdrejtë...




Me zgjedhjen e qëndrimit të drejtë, që do të thotë mënyrës pozitive të të menduarit, gjejmë rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Perandori dhe filozofi romak Aureli këtë urtësi e përmblodhi në vetëm nëntë fjalë: "JETA E NJERIUT ËSHTË E TILLË ASHTU SIÇ E FORMËSOJNË MENDIMET E TIJA."

Në një takim rreth kësaj teme, në ditë një mik më pyeti: "Cili është mësimi më i çmueshëm të cilën e keni mësuar në jetë?" E kisha vështirë të përgjigjem në këtë pyetje. Mësim më se i çmueshëm që e mësova në jetë ishte se; e rëndësishme është se si njeriu mendon dhe vendoset ndaj botës. Sikur ta dija se çka mendoni, do të dija se kush jeni. Mendimi na bën të tillë, çfarë jemi. Mënyra se si vendosemi ndaj botës është shkaktar vendimtar në zhvillimin e fatit tonë. Poeti amerikan Emerson një herë pat thënë:" Njeriu është përmbledhja e asaj çka mendon çdo ditë..." Vërtet, si do të mund të ishte diçka tjetër? Plotësisht jam i bindur se zgjedhja e mendimeve të vërteta është problem më i madh, do të thoja dhe i vetmi me të cilin ballafaqohemi në jetë. Me zgjedhjen e qëndrimit të drejtë, që do të thotë mënyrës pozitive të të menduarit, gjejmë rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve.

Perandori dhe filozofi romak Aureli këtë urtësi e përmblodhi në vetëm nëntë fjalë: "JETA E NJERIUT ËSHTË E TILLË ASHTU SIÇ E FORMËSOJNË MENDIMET E TIJA."

Ç'do të thotë? Nëse i lëshohemi mendimeve të gëzuara, edhe jetën do ta kemi të gëzuar. Nëse i dorëzohemi mendimeve shpresëhumbura, do të jemi shpresëhumbur. Mendimet e sëmura padyshim sjellin gjendje të sëmurë të shpirtit. Nëse jetën tonë e konsiderojmë shmangie, sigurisht që ajo do të jetë e shmangur. Nëse vajtojmë, duke u ankuar në vete, njerëzit do të fillojnë të largohen nga ne."

Nuk je ai që mendon se je", tha Norman Pil, "por je ai çka nga t'i ka krijuar mendimi yt." A do të thotë kjo se predikojë optimizëm të verbuar në raport me problemet jetësore? Jo, ngase jeta, për fat të keq, nuk është aq e thjeshtë. Përkujdesem për marrjen e qëndrimit pozitiv ndaj jetës. Me fjalë të tjera, konsideroj se problemet duhet të na preokupojnë, por jo edhe të na brengosin. Por cili është dallimi mes preokupimit dhe brengosjes me ndonjë problem? Do të përpiqem që këtë t'ua paraqes në mënyrë të drejtpërdrejtë... Kur kaloj nëpër ndonjë rrugë të frekuentuar, i preokupuar jam, por jo dhe i brengosur me atë që bëjë. Preokupim do të thotë kuptimi i problemit dhe marrja e masave për zgjidhjen e tyre. Brengosja është, ndërkaq, çmendja e vet-vetes, dhe rrotullimi i kot në rreth. Është e mundshme që njeriu të preokupohet me probleme serioze, dhe megjithëkëtë, ai të eci me kokën lartë, me buzëqeshje në fytyrë.

Regjisori i filmit Louel Tomas, autor i filmave mbi aventurat e Alenbit në Palestinë dhe Lorensit në Arabi, shijoi në jetë, edhe famën edhe pasurinë, por edhe dështimin. Me një rast kur mbeti pa punë dhe pa para, trimërisht dhe me kthjelltësi e përballte varfërinë e detyrueshme. Ushqehej në restorante më të lira dhe huazonte para, por, çdo mëngjes blinte karajfile, e vendoste në vrimën në jakë, dhe i kthjellët e i buzëqeshur shkonte të kërkoj punë. E dinte që nuk guxonte të lëshohej në dëshpërim, ngase në atë rast të gjithë do ta braktisnin, duke kyçur këtu edhe miqtë nga të cilët i merrte hua paratë. Konsideronte se dështimi është pjesë e lojës jetësore, ushtrim i dobishëm të cilin njeriu duhet ta pranojë nëse dëshiron të ngritët mbi mesataren.


Qëndrimi i njeriut ndaj jetës, pakontestueshëm, ndikon në aftësitë e tija fizike. Në librin e tij Psikologjia e fuqisë, psikiatri i njohur britanik, Dr. Hedfild për mrekulli e ilustron këtë fakt "I luta tre individë", shkruan Hedfild, "që t'i nënshtrohen testit për hulumtimin e ndikimit, që ka disponimi shpirtëror në forcën trupore. Për këtë më shërbeu dinamometri. Kandidatët kanë shtypur butonin e dinamometrit në kushte të llojllojshme, që do të thotë, në gjendje të zgjuar apo nën ndikimin e hipnozës. Shtypja në dinamometër në kushte të gjendjes së zgjuar ishte mesatarisht dyzetë kp.

Ndërkaq, kur kandidatëve nën ndikimin e hipnozës u sugjerohej se janë fizikisht tepër të dobët, presioni mezi arrinte dymbëdhjetë kp; më pak se një e treta nën normale. (Vlen të theksohet se një nga kandidatët ishte bokser, dhe se nën ndikimin e hipnozës, kur iu sugjerua se s'ka forcë, deklaroi "se dorën e kishte të imtë, sa të një foshnje."Me rastin e hulumtimit të tretë nën ndikimin e hipnozës, kandidatëve iu sugjerua se janë jashtëzakonisht të fortë, dhe se mund të arrijnë presionin mbi pesëdhjetë e gjashtë k p. Rrjedha ishte vërtet e mrekullueshme: kandidatët i tejkaluan mundësitë e tyre për gati pesëdhjetë për qind!

Ja pra, i tillë është, fuqia e qëndrimit njerëzor ndaj cilit do qoftë problem.

Ekzistojnë një sërë shembuj "të çuditshme" të mjekimit të pacientëve nga sëmundjet e ndryshme,mjekime gjer te të cilat ka ardhur pas vendimit të pacientit që të mos i lëshohet sëmundjes dhe vdekjes.

Mendoni dhe silluni të kthjellët, dhe të kthjellët do të jeni.

Ja një recetë e mirë në dhjetë pika të cilën mjafton të lexoni çdo ditë nga njëherë si autosugjestion. Çdo ditë i thoni vetes: "Vetëm sot do t'i përmbahem këtyre rregullave". Pra, VETËM SOT.

1. Vetëm sot do të përpiqem të bëhem i gëzuar dhe me disponim të mirë. Do t'i kem në mendje fjalët "shumica e njerëzve është fatlumë në atë masë, aq sa vendos të jetë fatlum." Gjithnjë do të përkujtoj se fati ndodhet brenda njeriut, dhe jo jashtë saj.

2. Vetëm sot do t'i përshtatem rrethanave, në vend se të përpiqem që rrethanat t'ia përshtat dëshirave të mia.

3. Vetëm sot do të brengosem për trupin tim. Do të bëjë gjimnastikë, do të përkujdesem dhe do ta ushqej. Nuk do ta lë anash dhe nuk do ta keqpërdorë, ngase dëshiroj që gjatë dhe mirë të më shërbejë.
4. Vetëm sot do t'i kushtojë pak kohë ushtrimeve të mendjes. Do të mësojë diçka të dobishme. Do të lexojë diçka që largon mundin, mendimin dhe koncentrimin.

5. Vetëm sot do të bëjë diçka për shpirtin. Do ta bëjë qoftë edhe një vepër të mirë, duke mos pritur asnjë shpërblim dhe as fitore. Do t'i bëjë dy gjëra të cilat zakonisht vështirë e kam t'i bëjë, në mënyrë që ta ushtroj edhe shpirtin edhe vullnetin.

6. Vetëm sot do të jem i këndshëm ndaj rrethit tim. Do të përpiqem të veproj sa më mirë që mundem, do të jem i kujdesshëm dhe i këndshëm, për secilin do të përpiqem që të gjej ndonjë fjalë të bukur. Asgjë dhe askënd nuk do ta kritikojë. Nuk do t'ë përpiqem t'i ndryshojë njerëzit.

7. Vetëm sot do të përpiqem të jetoj vetëm për sot. Nuk do t'i zgjedhë me qindra probleme menjëherë, ngase e di se dita zgjat vetëm njëzet e katër orë.

8. Vetëm sot do t'i përmbahem planit paraprakisht të përcaktuar ditor. Do ta radhisë kohën ashtu që paraprakisht të di ç'do të bëjë në disa orë të ardhme. Do t'i shmangem edhe dy mjerimeve të mëdha: ngutjes dhe pavendosmërisë.

9. Vetëm sot do të përpiqem të gjejë gjysmë ore kohë për relaksim të plotë, gjysmë ore kur do të mund të jem me vetveten.

10. Vetëm sot do të lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua.


syri3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MENDIMI POZITIV
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mendimi Racinoal

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: