PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 UNGJILLI GNOSTIK

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

UNGJILLI GNOSTIK Empty
MesazhTitulli: UNGJILLI GNOSTIK   UNGJILLI GNOSTIK I_icon_minitimeSun May 13, 2012 4:16 am

UNGJILLI GNOSTIK
UNGJILLI GNOSTIK BIBLOS
Sipas të dhënave historike në Kuvendin e Nikejës të vitit 325, perandori Konstantin i përmbylli polemikat dogmatike, e dënoi herezinë, e bashkoi krishtërimin dhe i "zyrtarizoi" 4 Ungjijtë (Luka, Marku, Gjoni, Mateu), edhe pse ekzistonin mbi 30 tekste të tjera (Ungjij) që kishin të bënin me jetën e Jezu Krishtit.
Pra, bie në sy fakti i ekzistimit të më shumë se 30 Ungjijve. Interesant! Qenka njeriu, pra në këtë rast perandroi Konstantin i cili për arsye politike thirri këtë kuvend dhe i vuri "themelet' një religjioni, duke hequr të gjithë Ungjijtë "joparimor" dhe duke pranuar vetëm katër, e njëkohësiht duke i me dekret, atribute Hyjnore-Jezusit!
Në vërshimin e shumë Ungjijve të cilët u shkruan dhe u zhdukën në kohët e hershmë të krishtërimit, gjejmë edhe "plotësime" të Ungjijve "zyrtar". Pasi që shkenca nuk bën dallim ndërmjet "zyrtares" dhe "të rrejshmes", nuk ka arsye që ato të mbahen si më pak të vlefshme krahas atyre që u "përzgjodhën" nga Etërit e Kishës.
Ja disa xhevahirë (perla) nga ata Ungjij:
Ungjilli i Pseudo-Mateut sjell disa anekdota nga rruga në Egjipt;
-Palma u përkul që Maria të mbledhte frute. (Hokus-pokus Palmus)
-Rrugën e tridhjetë ditëve, ata e kaluan për një ditë!!! (Me çfarë mjeti transportues se...)
-365 idhuj në Tempullin pagan u rrëzuan, kur hyri Maria me foshnjën (Jezusin). (Ishte tërmet apo...)
Ungjilli sipas Jakovit flet për lindjen e Marisë nga nëna plakë dhe Joakimi i pasur.Jezusi lind në shpellë, Marinë e ndihmon mamia çifute, ndërsa Saloma dyshon që Maria kishte mbetur e virgjër edhe pasi kishte lindur. (Mrekulli jo, super-mrekulli!)
Dhe mamia i tha, : "Salomë, oj Salomë, do të ta them një gjë shumë të çuditshme që e pashë. Virgjëresha lindi, diçka e kundërt me natyrën"! Në këtë Saloma ia ktheu; "Siç është Zoti në qiell, nëse nuk marr një dëshmi të saktë për këtë, nuk do të besoj që virgjëresha lindi". Mandej hyri Saloma, ndërsa mamia i tha; "Mari, zbulohu, sepse u krijua një kontraverzë e madhe rreth teje..." Dhe Saloma mbeti e kënaqur. Por, dora e saj u vyshk dhe filloi të qaj për këtë.
Porosia për besimtarët;
Nëse nuk besoni, menjëherë do të dënoheni sikurse Saloma, e cila besoi vetëm pasiqë ia preku me dorë (atë që e preku me dorë), dhe u bind që Maria nuk e kishte humbur virgjërinë, as pas lindjes së foshnjës!
Ungjilli sipas Tomës...... tregon një ngjarje nga fëmijëria e Jezusit, kur Ai si 5 vjeçar i bën 12 zogj (trumcakë) nga dheu të cilët për çudi edhe fluturojnë.
Kur biri i noterit Ane ia derdh ujin nga ena Jezusit, ky e mallkon;
-"Ti budalla heretik".
-Djaloshi që rastësisht u ndesh me Jezusin, bie i vdekur.
-Ata që e akuzojnë humbasin të pamurit (sytë).
-Jezusi i vogël çuditërisht i ndihmon njerkut marangoz, që t'i zgjëroj trarët sipas nevojës!

Ungjilli sipas Pjetrit...

... që përdorej në masë të gjerë te krishterët e hershëm në fund të shekullit II, thotë se; "Jezusi nuk ndjeu kurrfarë dhembjesh gjatë kryqëzimit"!
Ungjilli sipas Nikodemit flet se Këshilli i madh pas "ringjalljes" e pranoi që Jezusi u ringjall; flamujt Romak u hoqën me rastin e hyrjes së Jezusit te Pilati: disa detaje të këtij Ungjilli sollën deri te kanonizimi i gruas së Pilatit, Proklës, në kishën ortodokse greke dhe deri te Dita e Shën Pilatit në kishën ortodokse të Etiopisë.

Ungjilli i Nazarenëve, Ebionitëve dhe Ebrejve

Sipas Ungjillit të Nazarenëve Jezusi thotë që edhe në Dhjatën e vjetër kishte tekste mëkatare; Ishin tre djem të pasur, njëri e rriti pasurinë, i dyti e fshehu talentin ndërsa i treti e harxhoi me këngëtarë e kurva.
Natyrisht therrja e fëmijëve dhe marrja e tyre si robër të përshkruara në Dhjatën e vjetër nuk i penguan Jezusit as në shkrimet apokrifike e as në 4 Ungjijtë.

Ungjijtë "Heretik"

Fjala është për Ungjijtë gnostik-vetëm për gnostikun Bazilid ekziston e dhëna për 24 Ungjij të grumbulluar. Përveç këtyre, më i njohuri është Ungjilli sipas Evës, Ungjilli i Juda Iskariotit (këtu Juda është person pozitiv), Ungjilli i Egjiptasve dhe disa Ungjij të Bartolomeut.

Ungjilli sipas Tomës

Kisha qëmoti e cilësoi si një shkrim të vonshëm të shekullit II. Mirëpo, gjetja e sërishme e tij në vitin 1945 në Nag Hamadi e ripërtriu studimin e tij. Përmbledhja e "114 thënieve të Jezusit" s'ka të bëj me kurrfarë çudirash apo "xhevahirësh teologjik", dhe nuk merret me dëshmimin e Hyjnores te Jezusi.
Shumë studiues këtë Ungjill e konsiderojnë si më të vjetrin dhe më autentikun deri më tani, pasi që e vendosin në vitet 70 të epokës sonë.
Dhe Jezusi tha; "Nëse ata që ju prijnë thonë, shikoni, perandoria e Zotit është në qiell, atëherë zogjtë do të jenë atje përpara jush. Nëse ju thonë; "Mbretëria e Zotit është në det, atëherë peshqit do të jenë përpara jush, atje". Mbretëria e Zotit është ne Ju dhe jashtë juve. Kur ta njihni vetvetën atëherë do ta dini dhe do ta kuptoni që ju jeni Bijt e Zotit të gjallë. Por, nëse nuk e njihni vetvetën, do të jetoni në varfëri dhe do të jeni të varfër".

Ungjilli sipas Judës

Më në fund u publikua përmbajtja e Ungjillit sipas Judës, gjë që mund të ndikoj që historia sërish të rishkruhet.
Juda nuk e tradhëtoi Krishtin. Ky Ungjill i tundi themelet në të cilat është ndërtuar krishtërimi. Në tekstin prej 30 faqesh në gjuhën KOPTE (të krishter të Egjiptit), i cili më në fund u përkthye, thuhet se Juda Iskarioti nuk e tradhëtoi Jezu Krishtin, por se Ai i kishte thënë që të vepronte asisoj.
"Ti do të jesh apostulli të cilin do ta përndjekin të gjithë të tjerët"! "Judë, ti do ta viktimizosh trupin e njeriut në të cilin gjendem", pohohet t'i ketë thënë Jezu Krishti njërit nga 12 apostujt, përpara se ta merrnin ushtarët romak. "Largohu nga të tjerët dhe unë do të të rrëfej fshehtësinë e Mbretërisë. Ka mundësi që ta arrish. Ki kujdes në gjithçka që të them. Hapi sytë, shikoje renë, dritën brenda saj dhe yjet që e rrethojnë. Ylli që prinë është ylli yt", thuhet t'i ketë thënë Jezu Krishti, Judës.
Në Ungjillin sipas Judës thuhet se Jezu Krishti pikërisht Judën e kishte respektuar më shumë se apostujt e tjerë.
Ky Ungjill, të cilin Vatikani nuk e pranon u zbulua krejt rastësisht kah mesi i shekullit të kaluar, në Egjipt, prej nga ilegalisht u kontrabandua deri në Zvicër. Ungjilli mandej u gjend në pronësi të Fondacionit për Artin e Lashtë në Bazel

www.toplajm.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UNGJILLI GNOSTIK
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I-
Kërce tek: