PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kuriozitete të përgjithëshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeFri May 11, 2012 4:30 am

Kuriozitete të përgjithëshme
Kuriozitete të përgjithëshme 93954748
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeFri May 11, 2012 4:32 am

Njeriu-fluturak" u hodh nga kulla 318 metrash

Kuriozitete të përgjithëshme F1_11njeri1336738474
Riga, 11 maj - Hedhja e parë nga kulla më e lartë televizive e Bashkimit Evropian me lartësi 368 metra u realizua dje nga "njeriu fluturak" në Rigë, njofton Agjencia BNS.

Hedhja u bë nga një lartësi 318 metra. Fluturimi i lirë me një kostum special aerodinamik, që e shndërron njeriun në një planer të vogël, zgjati rreth 13 sekonda, i njoftoi Agjencisë përfaqësuesja e videoportalit Nomad.lv Ilze Celmina.

Ekipi është përgatitur për këtë hedhje rreth gjysmë viti. Ai u realizua nga një sportist profesionist me lejen e Qendrës televizive shtetërore të Letonisë.

Për uljen "njeriu-fluturak" përdori parashutën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeFri May 11, 2012 4:34 am

Historia e balenës më të vetmuar në botë
Kuriozitete të përgjithëshme Balena-me-e-vetmuar-ne-bote
Ne vitin 2004 New York Times shkroi nje artikull ne lidhje me balenen me te vetmuar ne bote. Shkencetaret kane qene ne ndjekje te saj qe prej vitit 1992 dhe me ne fund ata e zbuluan problemin:

Ajo nuk eshte si çdo balene tjeter. Ndryshe nga balenat e tjera, ajo nuk ka miq. Ajo nuk ka familje. Nuk i perket ndonje fisi apo grupi dhe nuk ka nje partner. Kenget e saj vijne ne grupe prej dy deri ne gjashte thirrjesh, qe zgjat pese deri ne gjashte sekonda secila. Por zeri i saj eshte ndryshe nga çdo balene tjeter. Eshte unik – ndersa pjesa tjeter e llojit te saj komunikojne ndermjet 12 dhe 25hz, ajo kendon ne 52hz. Ky eshte saktesisht problemi i saj. Asnje balene tjeter nuk mund ta degjoje ate. Cdo njera prej thirrjeve te saj te deshperuara per te komunikuar mbetet pa pergjigje. Cdo vajtim i injoruar. Dhe me çdo kenge vetmie te sajen, ajo behet me e trishte dhe thirrjet e saj humbin thelle ne deshperim tek sa vitet kalojne.

Vetem imagjinoni kete gjitar masiv duke lundruar e vetme dhe duke kenduar – shume e madhe per tu lidhur me ndojne nga qeniet qe ajo kalon, duke u ndjere paradoksialisht e vogel ne rruget e medha te oqeanit te zbrazet e te hapur.

Imagjinoni te endeni neper bote duke folur, duke thirrur, duke kenduar e peshperitur dhe te mos merni asjne pergjigje, madje te mos shkembeheni ne rruge me asnje tjeter. Thelle ne oqean jeton kjo balene me kete fat tragjik.

Qe prej shkrimit ne gazete ajo ka terhequr vemendjen e shume biologeve detare te ndryshem, ka kapur imagjinaten e kripto-zoologjisteve dhe dashurine e adhuruesve te kafsheve. Por deri tani asnje nuk ka qene ne gjendje te shpjegoje pse eshte ajo çka eshte.

Disa mendojne se ajo eshte “nje hibrid i deformuar midis dy llojeve te ndryshem balenash” apo “anetarja e fundit e mbijetuar nga nje specie e panjohur.”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeFri May 11, 2012 4:35 am

Emri më i gjatë në botë ... me 116 fjalë
Kuriozitete të përgjithëshme F1_09meni1336594600
Daun McManus, një grua e moshës 41-vjeçare, ka premtuar ta ndryshojë emrin për të inkurajuar mbledhjen e sa më shumë fondeve për shoqatën e saj jo-fitimprurëse, që e ka themeluar pas vdekjes së të birit.

Ajo është e bindur se emri i saj i ri, i cili përfshin brenda tij të gjithë njerëzit që ndihmuan në veprat e saj të bamirësisë, do të jetë më i gjati në botë: Plot 116 fjalë ...

Ja emri i saj i plotë:

Red Wacky League Antlez Broke the Stereo Neon Tide Bring Back Honesty Coalition Feedback Hand of Aces Keep Going Captain Let's Pretend Lost State of Dance Paper Taxis Lunar Road Up Down Strange All and I Neon Sheep Eve Hornby Faye Bradley AJ Wilde Michael Rice Dion Watts Matthew Appleyard John Ashurst Lauren Swales Zoe Angus Jaspreet Singh Emma Matthews Nicola Brown Leanne Pickering Victoria Davies Rachel Burnside Gil Parker Freya Watson Alisha Watts James Pearson Jacob Sotheran Darley Beth Lowery Jasmine Hewitt Chloe Gibson Molly Farquhar Lewis Murphy Abbie Coulson Nick Davies Harvey Parker Kyran Williamson Michael Anderson Bethany Murray Sophie Hamilton Amy Wilkins Emma Simpson Liam Wales Jacob Bartram Alex Hooks Rebecca Miller Caitlin Miller Sean McCloskey Dominic Parker Abbey Sharpe Elena Larkin Rebecca Simpson Nick Dixon Abbie Farrelly Liam Grieves Casey Smith Liam DowningBen Wignall Elizabeth Hann Danielle Walker Lauren Glen James Johnson Ben Ervine Kate Burton James Hudson Daniel Mayes Matthew Kitching Josh Bennett Evolution Dreams...

Por emri nuk mbaron këtu, ai vazhdon...


Edituar për herë të fundit nga LaNiGc në Fri May 11, 2012 4:39 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeFri May 11, 2012 4:37 am

A e dini se cili është shteti me popullsinë më të re në botë ?

Shteti me popullsinë më të re në botë është Uganda në Afrikë, ku 50% e banorëve e ka moshën nën 15-vjeç !Kuriozitete të përgjithëshme Uganda-children



Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeFri May 11, 2012 4:39 am


I ngulet shigjeta në fyt, por nuk vdes

Kuriozitete të përgjithëshme B93548241b050b6b1375f87b0061c0b0_L

I ngulet shigjeta në fyt, por mrekullisht shpëton pa pasoja. Kjo është aventura e hidhur, por që fatmirësisht u mbyll mirë, për babain e dy fëmijëve në Moskë.

Konstantine Myakush, 38 vjeç ishte bashkë me dy vajzat e tij në një park sportiv, në qendër të Moskës, kur papritur është goditur nga një shigjetë pak më shumë se gjysmë metri e gjatë.

Menjëherë pasi mori goditjen, Konstantine telefonoi bashkëshorten e tij për t’i treguar se cfarë kishte ndodhur. Kjo e fundit ka lajmëruar ambulancën dhe ai është shoqëruar menjëherë në një nga spitalet e Moskës. Ekipi mjekësor kreu disa grafi të plagës dhe thanë për mediat ruse, se nëse goditja do të kishte qenë 2 cm më lart ose më poshtë, do të kishte qenë fatale

Pas shumë grafive dhe pasi verifikuan që heqja e shigjetës nuk përbënte rrezik për jetën e 30-vjecarit, ekipi mjekësor, vendosi heqjen e saj. Gjithcka shkoi për mrekulli dhe Konstantine, babai i dy fëmijëve po rekuperohet me shpejtësi, duke patur vetëm pak probleme me artikulimin e fjalëve, problem që mjekët thonë se do të zhduket me kalimin e ditëve dhe mbylljen e plagës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeSat May 12, 2012 1:27 am

Me kallashnikov në krah, askush nuk e ndalon
Kuriozitete të përgjithëshme F1_11kala-jpg1336762704
Moskë, 11 maj Rrugëve të Moskës me një kallashnikov e askush nuk e ndalon.

Fatmirësisht gjithçka ishte një eksperiment, e nëse nuk do të ishte i tillë atëherë kush e di se ç’mund të ndodhte.

Një djalë i ri, Pavel Tarasov i pajisur me arsenal armësh dhe kallashnikov me vete lëvizi lirisht rrugëve të Moskës në Rusi për të provuar realisht se sa pak të sigurta janë rrugët e kryeqytetit, njofton NOA.

Por edhe pse kishte e vete një mitraloz AK-47 asnjë polic nuk e ndali dhe askush nuk njoftoi policinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeSat May 12, 2012 1:28 am

Tuneli i Dashurisë

Kuriozitete të përgjithëshme F1_11tun11336766616

India ka Taj Mahalin dhe Parisi konsiderohet si qyteti i dashurisë, por vetëm në Ukrainë gjendet Tuneli i Dashurisë.

Në një hekurudhë afër qytetit Klevan, në lindje të vendit, një tren kalon tre herë në ditë për të çuar dru në një fabrikë. Deri tani nuk ka asgjë romantike.

Por, gjatë verës ky udhëtim bëhet i mrekullueshëm për shkak të gjelbërimit të pemëve që krijojnë një tunel natyral.
Kuriozitete të përgjithëshme F1_11tun2-jpg1336766915
Ky tunel preferohet shumë nga të rinjtë e dashuruar dhe legjenda thotë se çiftet duhet të shprehin një dëshirë. Nëse dashuria e tyre është e vërtetë atëherë dëshira plotësohet.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeSat May 12, 2012 5:32 am

Apple sjellë hartën 3D

Kuriozitete të përgjithëshme 202847f166f4127bb1a6a383ea297fcf_L
Shumë shpejtë përdoruesit e Google-Map mund ti thonë lamtumirë këti aplikacioni sepse, iOS do vijë me hartën 3D.

Apple pritet që të riorganizojëaplikacionin e vet Maps në përditësimin e ardhshëm madhor të sistemit të vet operativ për celularë, iOS, duke u larguar nga shërbimi Google Maps për të ofruar zgjidhjen e vet që do të ofrojë teknologjinë e paraqitjes në 3D të fotografive reale, shkruan “PC World Albania”.

Duke cituar burime anonime, me versionin e ri të Maps, John Paczkowski nga All Things D raportoi gjatë ditës së sotme që veçoria e re pritet të zublohet në Konferencën vjetore Mbarëbotërore për Zhvillues të Apple, e cila pritet të mbahet nga 11 deri më 15 qershor në San Francisko të Kalifornisë.

Maps i ri pritet të dalë në një paraqitje që pritet të bëhet gjatë kësaj ngjarje.

“Burimet e përshkruajnë aplikacionin e ri Maps si një sukses të disponueshëm të iOS që do të, në fjalë të njërit, ‘shkund kokën tuaj,’” shkroi Paczkowski.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeSat May 12, 2012 10:55 am

Shkencëtarët ndalin vdekjen e qelizave trunore tek minjtë

Kuriozitete të përgjithëshme F1_12qelizat-jpg1336850796

Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të ndalur vdekjen e qelizave trunore tek minjtë me sëmundje të trurit dhe besojnë se si ky zbulim do të ndihmojë të kuptuarit e mekanizmit të sëmundjeve neurodegjenerative tek njerëzit.

Shkencëtarët britanikë kanë deklaruar që kanë gjetur arsyen kryesore të vdekjes së qelizave trunore te minjtë me sëmundje prione dhe pastaj e kanë bllokuar dhe me këtë kanë ndaluar vdekjen e qelizave trunore, shkruan Reuters.

Zbulimi, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur hap të madh përpara në të kuptuarit se çka i vret neuronet, tregon që mekanizmat e përbashkët me të cilët sëmundjet e trurit, siç janë sëmundja e Alzheimerit dhe Parkinsonit, dëmtojnë qelizat nervore.

Sëmundjet neurodegjenerative krijohen gjatë akumulimit të shtuar të proteinave në neurone. Akumulimet e tilla pengojnë punën normale të neuroneve dhe shkaktojnë vështirësi në funksionimin e sistemit nervor.

“Ajo çka na gëzon është që për disa sëmundje të ndryshme neurodegjenerative kemi gjetur mekanzimin e përbashkët të vdekjes së qelizave trunore”, ka thënë Giovanna Mallucci, udhëheqësja e hulumtimeve nga Universiteti në Leicester.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeSun May 13, 2012 3:58 am

Si njerëzit shndërrohen në personazhe

Kuriozitete të përgjithëshme F1_13leximi-jpg1336902985
Njerëzit të cilët “humbin” duke lexuar librin mund të ndryshojnë sjelljen e tyre ashtu që t’u ngjajnë karaktereve që u pëlqejnë më së shumti.

Ky efekt në veçanti është i fuqishëm te leximi i librave që janë të shkruar në vetën e parë dhe nëse personi i cili i lexon është vetëm në atë moment. Psikologët këtë efekt e quajnë marrje apo përvetësim të përvojës – duke lexuar librin, njerëzit fillojnë të ndiejnë atë që ndiejnë personazhet dhe marrin mënyrën e tyre të të menduarit, ndërsa ndonjëherë me të vërtetë mund të ndryshojnë edhe mënyrën e sjelljes.

Në një eksperiment njerëzit të cilët janë identifikuar me personazhin nga libri i cili është dënuar dhe nuk është pranuar për shkak të racës ose besimit, edhe në realitet kanë shmangur sjelljen stereotipe ndaj njerëzve që janë të ndryshëm nga ata.

“Marrja apo përvetësimi i përvojës na ndryshon, sepse na mundëson që në njëfarë mënyre të lidhim jetën tonë dhe të karaktereve të imagjinuara, dhe kjo mund të çojë te rezultatet e mira”, thotë Geoff Kaufman, një nga udhëheqësit e këtij eksperimenti në Universitetin Ohio.

Në eksperimentin tjetër personat e testuar kanë lexuar një tregim të shkurtër për studentin i cili në ditën e zgjedhjeve kalon nëpër disa situata problematike për të arritur në vendin në të cilin do të votonte. Një grup ka lexuar rrëfimin në vetën e parë, ndërsa tjetri në vetën e tretë. Madje 65 për qind të atyre që kanë lexuar rrëfimin në vetën e parë kanë dalë në zgjedhje, të cilat kanë qenë vetëm një javë pas hulumtimit të kryer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeSun May 13, 2012 3:59 am

Shitet aparati fotografik më i shtrenjtë në botë

Kuriozitete të përgjithëshme F1_13leica1336906741
Vjenë, 13 maj – Në Vjenë , në një auksion është shitur aparati fotografik më i shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për aparatin Leica nga viti 1923. Ky aparat është shitur të shtunën për 2 milionë e 160 mijë euro duke shënuar rekord të ri botëror sa i përket çmimit të një aparati fotografik.

Çmimi fillestar për këtë aparat ishte 300.000 euro. Firma Leica më 1923 i ka prodhuar gjithsej 25 aparatë të këtillë para se t’ia nis prodhimit serik të tyre.

Nga këta aparatë, janë ruajtur vetëm 12 sish, dhe për këtë shkak janë të vlerësuar te koleksionistët.

"Para një kohe relativisht të shkurtër ka qenë e paparamendueshme që një aparat fotografik të arrij çmimin mbi 1 milion euro”, ka konstatuar organizuesi i ankandit "Vestliht" në një komunikatë.

Vitin e kaluar është shitur një Leica nga seria 0 në ankand për 1,32 milionë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeMon May 14, 2012 10:30 pm

Zbulohet pylli i gurtë më i vjetër në histori

Kuriozitete të përgjithëshme Pylli

Në një minierë qymyrguri, në Ilinosin jugor, shkencëtarët zbuluan “pyllin më të madh të gurtë të zbuluar ndonjëherë”.
Sipas të famshmes New York Times, mbetjet e pylli të gurtë mund të hedhin dritë në anët e errëta të ndryshimeve klimaterike.

Pylli i gurtë, mosha e të cilit çmohet mbi 307 milionë vjeçar, ndodhet i groposur, në depozitat e thella të qymyrgurit në thellësi nga 30 deri në 240 metrash. Paleontologu, profesor në Howard, Falcon-Lang, deklaroi se kemi të bëjmë me pyllin e gurtë më të madh që mund të jetë zbuluar deri më sot.

Shkencëtarët besojnë se llojet bimëve si dhe “gjeografia e lashtë” do t’i ndihmojë ata në analizat më në detaj e të mëdha mbi ekosistemin dhe të mësojnë prej mandej për ndikimet e ndryshimeve klimaterike.

Brenda në minierat e qymyrgurit në Ilinois, janë zbuluar dhe shumë fosile të tjera, por vlen të theksojmë se dhe në shkurt u krye dhe një zbulim analog, me moshë mbi 280 milionë vjeçar në Kinën jugore. Pylli në fjalë, ndryshon nga ai i Ilinoisit, pasi nuk u ruajt i “pastër” në qymyr, por nga hiri i një shpërthimi vullkanik./albobserver.com/Kuriozitete të përgjithëshme Pylli-3
Kuriozitete të përgjithëshme Pylli


Kuriozitete të përgjithëshme Pylli-5
Kuriozitete të përgjithëshme Pylli-8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeTue May 15, 2012 12:47 am

Bosnja mbulohet nga bora në maj, s’ka bë vaki 50 vjet

Kuriozitete të përgjithëshme F1_15bora-jpg1337023606
Kryeqyteti boshnjak, Sarajeva dhe rrethinat e saj u rimbuluan sot nga një petk dëbore për herë të parë që prej 50 vjetësh në këtë kohë, duke shkaktuar dëme në kulturat bujqësore dhe pemët frutore:

"Trashësia e dëborës në Sarajevë arriti në nëntë centimetra. Është hera e parë në 50 vjet që bie dëborë në Sarajevë në muajin maj'', deklaroi Dzenan Zulum, një klimatolog i Institutit meteorologjik lokal, transmeton BW.

"Dëbora e fundit në muajin maj është regjistruar në vitin 1962. Në atë kohë trashësia e dëborës arriti në dy centimetra. Akoma më përpara, në vitin 1953, trashësia e dëborës arriti në nëntë centimetra'', theksoi Zulum.

Përveç të tjerave, temperatura ka zbritur nga rreth 30 gradë Celsius në dy ditë dhe 29 gradë Celsius të shtunën në 0,3 gradë Celsius:

"Kjo është një situatë e pazakontë, por kjo ka ndodhur edhe në të shkuarën. Dëbora do të pushojë sot dhe temperaturat do të rritën deri në 20 gradë Celsius gjatë fundjavës'', theksoi Zulum. Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu dhe në pjesën tjetër të vendit, veçanërisht në malet e Bosnjes Qendrore dhe Lindore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Petra, një nga mrekullitë botërore   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitimeWed Jun 06, 2012 5:10 am

Petra, një nga mrekullitë botërore

Kuriozitete të përgjithëshme F1_petra1-jpg1338982831

Në gusht Jordania shënon 200 vjetorin e zbulimit nga Johan Burkhart të atraksionit kryesor turistik të këtij vendi, qytetit të lashtë Petra


Kryeqyteti i lashtë i Nabatejve, i ngritur ndërmjet viteve 100 para erës dhe 200 pas erës së re në bjeshkët shkëmbore të kuqremta, Petra lë pa frymë secilin vizitor. Qyteti ka luajtur rol vital për tregtinë, meqë aty kryqëzoheshin rrugët e mëndafshit, erëzave dhe i të mirave të tjera në trekufirin ndërmjet Azisë, Afrikës e Europës.



Me gjithë rëndësinë që kishte, qyteti “u zhduk” për perëndimin që nga shekulli i 14-të, qysh kur ruhej me rigorozitet nga arabët lokalë. Më 1812 aventurieri dhe orientalisti zviceran Johan Ludvig Burkhart e rizbuloi qytetin

Ai mund iu afrua duke u shtirë si arab. Petra sot jo vetëm ndodhet në listën e vlerave botërore të UNESCO-s, por është një nga mrekullitë e reja botërore.


Pamja e parë e objektit, me të cilën përballeni, është Thesari, më e fotografuara nga të gjitha të tjerat. Përveç tureve “klasike”, janë të popullarizuara edhe ekskursionet e natës me drita të qirinjve dhe orë të kulinarisë në Shtëpinë Petra.

Petra ka luajtur në filmat „Indiana Jones and the Last Crusade”, „Arabian Nights”, „Passion in the Desert”, „Mortal Kombat: Annihilation”, „Sinbad and the Eye of the Tiger” dhe „Transformers: Revenge of the Fallen”.



Sisters of Mercy në shkurt të vitit 1988 kanë xhiruar aty spotin e këngët „Dominion/Mother Russia”. “Viti 2012 me gjasë është vit i madh për Jordaninë”, konsideron Piter Krejn, shef për strategjinë prodhuese në Explore, që ofron 19 turra të ndryshme për këtë vend.


Edhe pse Jordania nuk është destinacion “i lirë”, çmimet janë më të ulëta qysh se kanë filluar të fluturojnë në kryeqytetin Aman kompanitë Bmi i easyJet. Në ofertë përfshihen edhe vendosjet e ndryshme nga hotelet luksoze deri te vendosjet autentike në, ta zëmë, kampet e shkretëtirës.

Meqë ka rrugë të mrekullueshme, në Jordani mund të vizitohet shumëçka brenda një kohe të shkurtër. Shkretëtira me peizazhet shkëmbore Vadi Rum është shumë e njohur dhe mund të shëtitet mbi shpinë të deveve ose në xhipat safari


Rezervati natyror Dana përbën njërën nga thesaret më të mëdha natyrore të Jordanisë.


Në jug të vendit ndodhet Akaba, pushimore në Detin e Kuq. Edhe bregu i Detit të Vdekur ka hotele. Në këtë det derdhet lumi Jordan dhe rrethina e tij është e pasur me objekte të rëndësishme fetare.

Mund të shihet vendi ku u kryqëzua Jezusi, ndërkaq në malin e afërt thuhet se ndodhet vendi ku vdiq Moisiu. Më në veri ndodhet kryeqyteti Aman, i cili më shumë është qendër afariste se sa qendër turistike.


Më në veri , në Gerasi, ndodhen gërmadha nga koha e Perandorisë Romake.

Në afërsi ndodhen qytetet Um Kais/Gadare (Antiohia e dikurshme) dhe Pela (ndodhen disa nga kishat më të vjetra të krishtera) si dhe kështjella impresive Karak

Kuriozitete të përgjithëshme F1_petra2-jpg1338982910

Kuriozitete të përgjithëshme F1_petra3-jpg1338982961
Kuriozitete të përgjithëshme F1_petra4-jpg1338983018
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kuriozitete të përgjithëshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete të përgjithëshme   Kuriozitete të përgjithëshme I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kuriozitete të përgjithëshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: