PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Harmonia Hyjnore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Harmonia Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Harmonia Hyjnore   Harmonia Hyjnore I_icon_minitimeThu May 10, 2012 5:22 am

Harmonia Hyjnore
Harmonia Hyjnore Njeriu.1
Në pleqërinë time ndërmora udhëtimin aktual të botës, me gjithë vështirësitë bashkëshoqëruese, me të vetmin mision të shpërndarjes së mesazhit të paqes dhe dashamirësisë për shokët e mi njerëz, kështu që ata të mund të jenë në gjendje të shmangnin konfliktet dhe zënkat, si dhe të jetojnë në harmoni.

Pas disa vite mendimesh të thella, kam arritur në përfundimin, se shkaku i vërtetë i mosmarrëveshjeve dhe luftërave njerëzore konsiston në njërën anë tek mendjemadhësia, dhe në anën tjetër tek harresa e Zotit. Kur njerëzit fillojnë të veprojnë në vetë-interes të plotë, kur obligimet shoqërore harrohen, kur njeriu mund të bjerë kaq poshtë, sa të ndjekë interesin e tij në kurriz të të drejtave të të tjerëve, harmonia dhe marrëveshja shuhen në perspektivë. E ngjashme, kur njeriu pushtohet kaq shumë nga tokësorja, në të cilën ata nuk gjejnë mundësinë për të kujtuar Krijuesin e tyre madje edhe formalisht, kur marrëdhëniet midis burimit suprem të pushtetit janë këputur, kur ne pushojmë së ndjeri se me thyerjen e ligjeve hyjnore të përcaktuara të natyrës, ne jemi duke shkatërruar harmoninë e ekzistencës njerëzore, paqja duhet të bëhet një gjë e paarritshme apo e pakapshme.

Të gjithë ne e përjetojmë në jetët tona të përditshme, se sa herë që ne thyejmë ligjet psikologjike të natyrës, ne ndihemi keq dhe na duhet të durojmë dhimbjen trupore. I ngjashëm është rasti i ligjeve të urdhëruara hyjnore morale. Duke i thyer ato, ne nuk ftojmë asgjë tjetër, përveçse dhimbjes e mjerimit. Nëse ndokush thyen zemrën e dikujt sot, ai duhet të bëhet gati të vuajë të njëjtën dhimbje nesër.

Çdo ditë dhe çdo natë dëgjoni muzikë dhe këngë nga programe çlodhëse në radio. A e keni pyetur ndonjëherë veten, se ku e përfiton melodia këtë ëmbëlsi, e cila na i kap rob zemrat dhe na i magjeps dëgjimin? Nëse keni parë një orkestër, duhet të keni vënë re se gjithmonë përmban disa instrumente muzikorë, secili prej tyre ka tingujt dhe meloditë e veta. Tani nëse gjithë instrumentet luajnë në të njëjtën kohë dhe përnjëherësh dhe nëse instrumentistët për një moment luajnë të pavarur, ju nuk do të dëgjoni asgjë, veçse tinguj të vrazhdë dhe që të vrasin veshin. Vetëm atëherë kur ata që janë të ngarkuar me orkestacionin, sjellin tinguj të ndryshëm prej intrumenteve të ndryshëm në harmoni me njëri tjetrin, arrini që të merrni atë simfoni, e cila magjeps dhe emocionon jo vetëm dëgjuesit por edhe vetë ata që luajnë me instrumentet.

Prandaj, do të doja që ta konsideronit çdo qenie njerëzore si instrument muzikor, që merr pjesë në shfaqen muzikore. Mëso mësimin e harmonisë nga orkestra. Kujto, se në momentin që keni sukses në krijimin e harmonisë së kërkuar me shokun tënd njeri, tinguj melodiozë do të burojnë nga jeta njerëzore, duke e ndarë këtë ëmbëlsi, e cila fatkeqësisht tashmë është bërë një gjë e të kaluarës.

Fytyra të bukura dhe gjëra të mrekullueshme shfaqen para jush, dita dhe nata që magjepsin zemrat tuaja. Ti thua se e konsideron fytyrën e filanit kaq të bukur dhe ti deklaron dashurinë tënde për këtë bukuri. Në këtë rast, unë do t’ju tërheq në një diskutim mbi natyrën e dashurisë. Mund t’ua tregoj më vonë, se ajo çka njerëzit e sotëm e quajnë dashuri, nuk është dashuri në kuptimin apo sensin e vërtetë të fjalës, por vetëm një emër për orekset vulgare, të rrënjosura në formën më të ulët të dëshirës. Në fakt dashuri do të thotë, ajo gjendje hyjnore e mendjes, e cila nuk ka asnjë pikë referimi tek interesi personal apo te pasionet e ulëta.

Megjthatë edhe nëse mendoni se dashuria nuk është asgjë tjetër, veçse një prirje, e cila është sensuale nga natyra, do doja ta merrnit parasysh problemin: se nga ka ardhur kjo bukuri dhe hijeshi, e cila tërheq zemrat? Nga kanë ardhur këto dallime superiore, të cilat ju bëjnë të përkuleni? A mundet që këto trupa prej mishi të bëheshin kaq të bukur si dhe aq sa duken kaq të përsosur nga vetja e tyre, apo ekziston ndonjë fuqi Supreme, e cila krijon bukuri dhe jep dallime? Në qoftë se dyshoni në ekzistencën e Qënies Supreme, mund ta diskutojmë atë në ndonjë rast tjetër. Por në qoftë se vetë natyra jote dhe zëri yt i brendshëm të tregojnë, se ekziston dikush, që është Krijuesi i këtij universi, atëherë qëndro i sigurt se gjithë kjo bukuri dhe përsosmëri, që e shihni në këtë botë, është vetëm një manifestim i asaj Bukurie dhe Qenie të Përsosur, të cilin gjithë njerëzit e ndjeshëm të të gjitha feve e quajnë Zot. Një hap më tutje, do të jeni në gjendje ta ndjeni atë, kur shihni sesi bukuria dhe përsosmëria e krijimit të gjërave janë kaq tërheqëse, merrni me mend atëherë se sa i bukur dhe sa i përsosur duhet të jetë Ai, që është Krijuesi.

Ju i lejoni vetet tuaja të tërhiqen nga bukuria e gjërave të krijuara. Por do doja ta fokusonit vëmendjen tuaj mbi Atë, Qenien vërtet të bukur dhe vërtet të përsosur, tek i Cili është origjina e gjithë jetës. Mendoni për Atë dhe duajeni Atë. Qëndrimi juaj i dashurisë do t’ju ndihmojë në rritjen e ndërgjegjes suaj të plotfuqishmërisë së Zotit, derisa ta shihni të pamundur, të veproni kundra ligjit të Tij. Pastaj nuk do të lëndoni asnjë, nuk do të thyeni zemrën e askujt, nuk do të mashtroni asnjë dhe nuk do të fyeni asnjë. Në anën tjetër do të ndjeni të zinjtë dhe të bardhët, të varfrit dhe të pasurit, të ulëtit dhe të lartët, të gjithë janë krijesa të Zotit dhe si rrjedhim vëllezërit dhe motrat tuaja. Dashuria juaj për Zotin do t’ju detyrojë së brendshmi, të doni shokët tuaj njerëz. Kur të jetë përftuar ky qëndrim i mendjes, atëherë bota do të ketë paqe në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Jeni mësuar të dëgjoni në radio meloditë e këngëve njerëzore. Sot dëgjuat rreth melodisë së Harmonisë Hyjnore. Le të mendojmë që tani e tutje për Zotin dhe ta duam Atë me devotshmëri gjithmonë në rritje. Le të përvetësojmë format më të larta të moraleve njerëzore dhe le të përpiqemi të ndërtojmë një Njerëzim të vërtetë.

SEFI BIZNES
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Harmonia Hyjnore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjekësia natyrore dhe shpirtërore (Hyjnore)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: