PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Diogjeni,filozofi i te gjitheve,filozofi i vehtvehtes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Diogjeni,filozofi i te gjitheve,filozofi i vehtvehtes Empty
MesazhTitulli: Diogjeni,filozofi i te gjitheve,filozofi i vehtvehtes   Diogjeni,filozofi i te gjitheve,filozofi i vehtvehtes I_icon_minitimeTue Feb 28, 2012 3:09 am



Diogjeni,filozofi i te gjitheve,filozofi i vehtvehtes



Diogjeni,filozofi i te gjitheve,filozofi i vehtvehtes Diogene_di_Sinope_con_gruppo_di_cani

Diogjeni lindi në Sinop, në vitin 413 p.e.s., Diogjeni në krahasim me shumë filozofë të tjerë kishte karakter të veçantë, këtë gjë do ta vërtetoni përmes disa rasteve lidhur me atë. Qysh i vogël ishte nxënës i filozofit Antisthenes. Dikur bashkëmoshatarët e tij e ftuan të shëtisnin së bashku. Refuzoi me aq ngulm, sa mësuesi i tij nuk nguroi ta kërcënonte me shkop. Dhe atëherë, ai i tha se druri nuk do ta bënte të ikte, dhe se as që i dridhej qerpiku.

Kur u rrit mospërfilli akoma dhe “lukset” më të vogla. Dimër, behar jetonte në natyrë, duke ngrenë e pirë ç’i dilte përpara. Mirë po një ditë vendosi t’i shkruante një miku të tij, të cilit i kërkonte t’i gjente një shtëpi. Por nga që ai u vonua t’i përgjigjej, Diogjeni gjeti një fuçi kështu, mendoi ta përdorte për strehim. Madje brenda saj kaloi të gjithë jetën e tij.

Jetonte i qetë, pa i dhënë rëndësi mendimit të të tjerëve. Një ditë, pa një fëmijë në çezmë tek pinte ujë me grushte. Menjëherë, flaku përtokë kupën që mbante në duar, dhe nisi të bënte njëlloj si ai – duke menduar se pse s’i kishte shkuar ndërmend më parë.

Akoma dhe Aleksandri i Madh, pushtuesi i të gjithë botës, nuk arriti të fitonte adhurimin e tij.

Duke dashur të njihte filozofin e shumë-dëgjuar, Aleksandri vendosi ta takonte nga afër. Pasi mbërriti në vend banorët e drejtuan te fuçia ku ai jetonte. Porsa ndali këmbët para strehës së varfër, tepër i qetë pavarësht se para syve kishte mbretin, Diogjeni i bëri vrejtjen e mëposhtme: “Mos më privo të vetmen gjë që nuk mund të më japësh: Diellin”. Realisht, Aleksandri i kishte zënë diellin me trupin e tij. Pra, siç e shihni, akoma dhe para mbretit, Diogjeni qe vetvetja.

Një ditë, kur tregu i Athinës ishte plot me njerëz, Diogjeni hipi mbi një gur dhe filloi të thërriste fort: “Ejani njerëz, ejani të më dëgjoni”. Në dëgjimin e thirrjes e tij shumë njerëz rendën që ta dëgjonin nga afër se ç’kishte për t’u thënë, por ai, inferior si gjithmonë, vazhdoi të thërriste. Atëherë, ata që qenë mbledhur përreth tij e pyetën se ç’donte: “Dua të më dëgjojnë njerëz të vërtetë, jo ju”, iu përgjigj.

Një herë tjetër, e panë tek mbante një fener të ndezur, ndërkohë që ishte ditë. Kur një kalimtar, krejt i habitur nga ajo ç’ka shihte, e pyeti se ç’kërkon, ai iu përgjigj: “Kërkoj të gjej një njeri”. Filozofi mendonte se pak njerëz e meritonin të quheshin të tillë, prandaj dhe ata që vlerësonte ishin akoma më të paktë.

Tashmë, kur ishte pranë vdekjes (323 p.e.s.,) nxënësit e tij e pyetën se ku donte ta varrosnin. Diogjeni u tha ta linin pavarrosur. Por nga që ata insistonin se kafshët e egra do ta shyqenin, filozofi i këshillloi që në krah t’i vinin një shkop. Nxënësit u çuditën: “ç’do ta bënte shkopin, përderisa do të ishte i vdekur?” Atëherë, Diogjeni u tha se “ashtu si kafshët e egra nuk do të trembeshin nga shkopi i tij, as ai nuk do të frikësohej nga dhëmbët e tyre, akoma dhe i vdekur”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Diogjeni,filozofi i te gjitheve,filozofi i vehtvehtes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: