PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BINDJET DHE BESIMI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

BINDJET DHE BESIMI Empty
MesazhTitulli: BINDJET DHE BESIMI   BINDJET DHE BESIMI I_icon_minitimeTue Apr 17, 2012 7:46 pm

BINDJET DHE BESIMI

BINDJET DHE BESIMI Njeriu%20nuk%20rron

Njerëzit reagojnë në sugjestionet negative vetëm atëherë kur rrethi personal i mendjes së tyre është negativ. Personaliteti është multidimensional. Individi, si qenie, është i liruar prej kohës dhe hapësirës. Fati i çdo njërit prej nesh është në duart tona personale. Me problemet që nuk arrijmë të ballafaqohemi në këtë jetë, me të njëjtat probleme (te ngjashme) do të ballafaqohemi edhe në jetën tjetër.

“Ti gjithmonë ke ekzistuar, dhe ti gjithmonë ke për të ekzistuar. Ky është kuptimi i ekzistimit. Zoti i cili është, gjendet brenda teje, sepse ti je pjesë e çdo gjëje që është”- Sethi

Në qoftë se veten e nënçmon, atëherë thua: “Unë jam organizëm fizik dhe jetoj brenda kufijve të hapësirës dhe kohës. Jam nën mëshirën e hapësirës që më rrethon”.

Në qoftë se veten e çmon, atëherë ti thua: “Unë jam individ, unë e formoi hapësirën fizike.

Unë e konstruktoi dhe e ndërroi botën time. Nuk varem as prej kohës as prej hapësirës. Unë jam pjesë e të tërës së asaj çka ekziston. Nuk ekziston vend brenda meje i cili nuk mbanë kreativitet”.

Idetë e juaja të vetëdijshme, prirjet dhe bindjet, e udhëheqin shëndetin dhe aktivitetet e qelizave .Efektet e trupit ndihen në mendje, dhe efektet e mendjes ndihen në trup.

Të bindurit në vetë sëmundjen varet prej besimit tënd se ti je pavlerë njerëzore, fajësi dhe papërsosshmëri.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të ndërrimit të besimit dhe kthimin në të kundërtën.
Një nga metodat e veçanta është metoda tri rremashe.

Ne prodhojmë emocione të kundërta prej asaj që rrjedh prej besimit tonë dhe që dëshirojmë t’i ndërrojmë dhe e kthejmë imagjinatën tonë në drejtim të kundërt prej atij besimit të caktuar, të mëparshmit, që e kemi pasur.

Duhet ta kuptojmë se idetë nuk janë të palëvizshme.

Emocionet dhe imagjinata i lëvizin ato në një orientim apo në tjetrin, i forcojnë ato apo i zhdukin ato.

Duhet ta shfrytëzojmë vetëdijen duke luajtur me te, duke formuar lojëra siç i bën fëmija, në të cilën për momentin plotësisht e injoroni atë që është shfaqje fizike dhe “shtireni” dhe ajo çfarë dëshironi është me të vërtet e vërtet dhe reale.

Nëse jeni të varfër, qëllimisht shtiruni se çdo keni çdo send që ju nevojitet financiarisht. Nëse jeni të sëmur, luajeni rrolin se jeni të shëruar. Shikojeni veten ashtu si keni pasur dëshirë të bëheni. Nëse nuk mund të komunikoni me të tjerë, paramendoni se këtë me lehtësi po e bëni. Nëse ditët e juaja i shihni të errtë dhe pa qëllime, atëherë paramendojeni si ato u janë me plot suksese dhe gëzueshmëri.

Imagjinata e juaj i aktivizon emocionet, njashtu dhe me besnikëri i ndjek bindjet tuaja. Ashtu si mendon ashtu dhe e ndjeni veten, e jo e kundërta.

Bindjet e juaja e formojnë realitetin e juaj, trupin dhe gjendjen e tij, miqësinë personale, rrethinën, dhe duke e marr ma gjerësisht, e formojnë civilizimin dhe botën e juaj.

Imagjinata dhe ndjenjat, i ndjekin bindjet e juaja, e jo e kundërta.

Bindjet e juaja e bëjnë realitetin tuaj, e formojnë jetën tuaj dhe gjendjen e saj.

Të gjitha fuqitë e Unit tuaj të brendshëm lëvizin në atë drejtim të bindjeve të juaja të vetëdijshme. E keni humbur ndjenjën ndaj mendimeve të vetëdijshme, sepse jeni të mësuar se kjo nuk është ajo që e formon jetën tuaj.

Deri sa të mbaheni në atë besim të vetëdijshëm, keni për ta përjetuar si realitet.

E vetmja dalje është që të bëheni të vetëdijshëm për bindjet e juaja, të te menduarit e vetëdijshëm dhe t’i ndërroni bindjet ashtu që t’i sillni në rend me realitetin që doni ta përjetoni. Imagjinata dhe emocionet do të aktivizohen automatikisht për t’i përforcojnë besimet e reja.

Që t’i kuptoni bindjet e juaja për realitetin (në të vërtet, kjo është bindjen për realitetin, dhe jo atributet e realitetit), atëherë duhet ta kuptoni që bindjet e juaja janë të materializuara fizikisht.

Për atë gjë që besoni se është e vërtetë në ngjarjet tuaja ajo edhe është e vërtet.

Që të ndërrohet fakti fizik duhet t’i ndërroni edhe bindjet e mëparshme - pra, deri sa jeni mjaft të vetëdijshëm se materializimi i bindjeve të vjetra qëndron ende aty.

Dijeni se të gjitha ngjarjet janë të karakterit mental dhe psikik dhe këto do të ndodhin në formë fizike, por mos shikoni gjithnjë se a u realizua ngjarja - vazhdoni të luani lojën për qëllimin që dëshironi ta arrini.

BINDJET DHE BESIMI Njeriu%20nuk%20rron

Ndërrimi i bindjes në pozitive.

Thuaj: “Për arsye se besoj që kam shumë kilogram mbi peshën time normale, dhe shkaku i këtij besimi dhe i kam kilogramët e tepër, për këtë shkak, unë për vete, prej tani do të mendoj për peshë ideale”.

Pa marr parasysh se a e kupton apo e pranon prapavijën e reinkarnimit tënd, apo nuk e kupton e as pranon, me rëndësi që ti në këtë jetë të jetosh i shëndosh dhe në drejtpeshim. Ne e formojmë realitetin tonë të përditshëm. Gjithashtu duke i zgjidhur problemet tona, ne arrijmë t’i lehtësojmë “personalitetet e kaluara” dhe të “ardhshme”.

Nëse ti donë të dish se çka mendon për veten, pyete vetveten tënde çka ti mendon për tjerët. Në këtë mënyrë e din çka mendon për vete.

Njerëzit reagojnë në sugjestionet negative vetëm atëherë kur rrethi personal i mendjes së tyre është negativ. Personaliteti është multidimensional. Individi, si qenie, është i liruar prej kohës dhe hapësirës. Fati i çdo njërit prej nesh është në duart tona personale. Me problemet që nuk arrijmë të ballafaqohemi në këtë jetë, me të njëjtat probleme (te ngjashme) do të ballafaqohemi edhe në jetën tjetër. Nuk mundemi ta fajësojmë Zotin, shoqërinë apo prindërit tanë për fatkeqësitë tona, sepse, para kësaj jete fizike, ne i kemi zgjedhur vet kushtet të cilat, ne lindjen tjetër, do të na bëjnë fatlum, njashtu edhe thirrjet e jetës të cilat janë më të përshtatshme për zhvillimin ton. E kemi formuar materien fizike aq lehtë dhe pa vetëdije njëjtë sikur marrim frymë. Në mënyrë telepatike, të gjithë jemi të vetëdijshëm për idetë masive prej të cilave i formojmë konceptet tona të realitetit fizikë.

Ndërdija është prag i shfaqjeve të ideve në mendjen e vetëdijshme të individit. Ndërdija e lidhë qenien dhe individuen…Trupi fizik është konstruktim material i idesë së qenies së Unit, mbi sundimin e materies. Instinkti është aftësia minimale për idenë e konstruktimit dhe është i nevojshëm për ekzistim fizik…materie…koha e tashme – Tash-i (koha e tashme) është pikë e dukshme e çdo ideje të shfaqur në materien fizike.

Sëmundja është shpesh rezultat i emocioneve të disociacuara – jo harmonike dhe të inhibicionit. Është shikimi në nivel tjetër. “Çdo send në nivelin tënd është materializim i diçkahit që ekziston i pavarur prej nivelit tënd”. Për këtë arsye, brenda shqisave tua, ekzistojnë ndjenja tjera, shqisa tjera që shikojnë – vërejnë kah brendia. Shqisa brenda shqisave të njohura, vërejnë dhe e krijojnë një botë të brendshme… Njëherë kur ti ekziston në nivelin e posaçëm, duhet pa kusht të përputhesh me te, deri sa shumë perceptime tjera duhet të jenë dhe mbeten të bllokuara. Bota e brendshme është një lloj fokusi psikik - koncentrim i vetëdijes në vija të caktuara (të gjata). Kur aftësia e jote rritet në harmoni me rrethin, ti je i aftë të vëresh, që ti shfrytëzosh shqisat e brendshme dhe ta zgjerosh rrethin e gjerë të aktivitetit. Kjo është normale.

Ekzistimi në nivelin special varet prej koncentrimit brenda nivelit. Vetëm atëherë kur ekzistenca është më pakë apo më shumë e kënaqshme, për shkak të koncentrimit, arrin ta vërej realitetit tjetër.

“Me studimin e kohës ke për ta njohur, njashtu, më shumë natyrën e dimensionit të pesëdhjetë. Telat tanë imagjinarë janë të formuar (ngjitur) prej vitalitetit të fortë që është fluid. Shpresoj saktë, jo e pakuptimit, edhe pse ata tela janë të fortë - sepse fortësia është iluzion”

“Manipulim me kohën, aksioni dhe reaksioni kuptohen si lëvizje kohore. Në disa nivele tjera, lëvizja është simulante dhe në mënyrë kohore e panjohur. Sipas mendimit tim, koha e juaj mund të manipulohet, ajo është një nga gjërat përmes së cilës mund të depërtohet në vetëdijen tuaj”- Sethi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
BINDJET DHE BESIMI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besimi tek krijesat e mbinatyrshme
» Bie besimi ne zot ne boten jo muslimane
» Besimi në ‘Fundin e botës’ është më i lartë se kurrë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: