PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zaret e fatit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino




Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

Zaret e fatit Empty
MesazhTitulli: Zaret e fatit   Zaret e fatit I_icon_minitimeTue Apr 17, 2012 2:37 am



Zaret e dashurisë

Zaret e fatit Images?q=tbn:ANd9GcTzkYRwTmFpaVvGtxrNswG3I4NkB_DaMhYGJuzfdmDE-lXRUFwd0g

Tani mund të parashikoni të ardhmen nëpërmjet zareve. Grekët ishin të parët që përdorën zaret për të parashikuar fushën sentimentale. Provoni edhe ju të hidhni zarin për të parë se çfarë ju rezervon jeta sentimentale në javët në vijim, qofshi çift ose jo. Ajo që duhet është vetëm një zar. Numri që do të bjerë do të tregojë për të ardhmen e afërt.


Numri 1 – Fati nuk është në anën tënde. Duhet të mbështetesh vetëm tek vetja për të përmirësuar marrëdhëniet e tua sentimentale dhe për të njohur dashurinë e madhe. Nëse je në çift, disa kekuptime mund të vështirësojnë jetën tuaj…. Ruani qetësinë, reflektoni dhe merrni në dorë marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm, gjërat rrezikojnë të mos shkojnë në favorin tuaj. Ndoshta shpresoje të kishe një takim me një person të ri, por realizimi I deshirave të tua do të vonohet. Megjithatë, ajo që sot mund të të duket një dështim, në të ardhmen mund të rezultojë pozitive në jetën tënde.

Numri 2 – Zari nuk parashikon asnjë sukses të menjëhershëm. Megjithatë, mos u shkurajoni! Ëndrrat tuaja janë në rrugë të mbarë, me kusht që të jeni të duruar. Nëse jeni në çift, do të ndërtoni baza solide në marrëdhënien tuaj. Duhet të vini pak rregull në jetën në çift, në mënyrë që të gjeni harmoninë. Ndoshta do të përballeni me vështirësi, por me pak vullnet do të gjeni mirëkuptimin. Nëse jeni vetëm, duhet të prisni edhe pak për të gjetur perlën e rrallë që kërkoni apo të përzgjedhurën e zemrës suaj. Kini durim!

Numri 3 – Zari është favorizues për marrëdhëniet e sinqerta të bazuara në mirëkuptim. Në të kundërt, do të pengojnë marrëdhëniet e pavërteta dhe hipokrite. Nëse jeni në çift, duhet të reflektoni për ato gjëra që nuk shkojnë mirë dhe nuk duhet të keni frikë të thoni jo. Por nëse situata sentimentale ju kënaq, ti dhe partneri do të përfshiheni edhe më shumë në këtë marrëdhënie dhe lidhja juaj do të bëhet gjithmonë e më e fortë. Nëse jeni vetëm, mos kërkoni dashurinë e madhe duke iu dhënë të parit që kalon. Shkëputuni prej njerëzve që ju komplikojnë jetën. Nëse doni të gjeni lumturinë përqendrohuni tek miqësia.

Numri 4 – Duke qenë ëndërrimtarë, keni harruar realitetin. Kujdes pasi kur të hapni sytë mund të mbeteni të zhgënjyer. Nëse jeni në çift, është e mundur që të ndiheni disi të humbur, pasi nuk arrini më të komunikoni siç duhet me partnerin tuaj. Kërkojuni një këshillë të afërmve tuaj, pasi ata mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet. Mos u dorëzoni përpara vështirësive. Vazhdoni të jeni optimistë. Nëse jeni vetëm, do ta keni të vështirë të joshni princin (princeshën) e kaltër. Por pasi t’i keni kapërcyer zhgënjimet, do të merrni një rrugë të re dhe do të takoni njerëz të rinj. Vetëm atëherë mund të gjeni qëndrueshmërinë.

Numri 5 – Komplimente për hedhjen e zarit! Zemra jote është e hapur ndaj botës dhe ndihesh gati të guxosh! Nëse jeni çift, ndiheni të aftë për të kaluar çdo lloj vështirësie për të arritur objektivat që keni për zemër. Ndoshta do t’i jepni fund një konflikti që ju bënte të ndiheshit keq. Gjithçka që do të bëni bashkë me partnerin tuaj do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm, do të prisni për të takuar një person të ri. Ky takim është vërtetë premtues. Gjërat do të ecin më shpejt nga sa e kishit parashikuar. Edhe ju duhet të ecni në një hap me ngjarjet e reja.

Numri 6 – Zari ju shtyn të jeni i kujdesshëm. Në kokën tënde mbizotëron konfuzioni. Keni frikë dhe dyshime. Jeni duke jetuar një periudhë të vështirë, por keni mundësinë të përmirësoni fushën sentimentale, mjafton të kuptoni origjinën e bllokimit tuaj. Nëse jeni çift, duhet të reflektoni. Nuk duhet të pranoni gjithçka, por as të kritikoni gjithçka. Partneri juaj nuk është perfekt, por as ju nuk jeni. Nëse do të dini të vendosni dialog mes jush, do të rinisni gjithçka mbi baza më të mira. Nëse jeni vetëm, mos u ankoni nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç deshironi! Keni humbur besimin në vetvete dhe nuk dini se çfarë të bëni. Provoni të relaksoheni, gjithçka do t’ju duket më e thjeshtë.

burimi: www.astro-al.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zaret e fatit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ngjyrat e fatit dhe qirinjtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: