PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 I CHING (Metode parashikimi kineze)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino




Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

I CHING (Metode parashikimi kineze) Empty
MesazhTitulli: I CHING (Metode parashikimi kineze)   I CHING (Metode parashikimi kineze) I_icon_minitimeWed Apr 11, 2012 8:37 am

I CHING
Ky eshte nje sistem antik parashikimi kinez , me kriptik dhe delikat se letrat tarot dhe bazohet ne parimet e Yin dhe Yang. Gjithashtu I Ching njihet si Libri i Ndryshimeve pasi ndryshimi eshte e vetmja konstante ne univers. I perpiluar me shume se 1000 vjet pasa Krishtit, ai lind nga zemra e urtesise antike kineze dhe permbledh nocionin se personi qe kupton ligjet e transformimit mund te arrije lirine nepermjet identifikimit me fatin. I krijuar nga nje tradite e tere filozofie I Ching eshte shume kompleks. Sot ne perdorim termin parashikim pasi ky eshte nje term qe e kuptojme, ndonese kuptimi kinez ka me shume ne vetvete dhe na fton te thellohemi dhe te shqyrtojme kuptimet, duke u bere me e larget nga deshirat tona te perditshme.
I Ching perbehet nga 64 heksagrame te krijuar nga kombinime te ndryshme te gjashte vijave te thyera dhe te pathyera. Vijat e thyera nenkuptojne Yin (ose perceptuesin, energjine femerore), vijat e pathyera nenkuptojne Yang (ose derguesin, energjine mashkullore). Orakulli mund te pyetet duke hedhur monedhat ose duke perdorur kercej te verdhe ne rolin e vijave te thyera dhe te pathyera. Kuptimi i heksagramit te krijuar mund te kerkohet ne orakullin e I Ching. Per shembull heksagrami i dhjete perbehet nga dhjete vija Yang dhe Yin. Ky heksagram quhet “Lu” ose “Ecje me Kujdes”. Nje interpretim eshte : “Lu sugjeron idene e nje personi qe ecen ne gjurmet e nje tigri i cili nuk e kafshon. Do te kete progres dhe sukses. Pozicion i rrezikshem - nuk ka vuajtje dhe deshtim”.
Nga sa pame me siper kuptohet se I Ching nuk eshte nje sistem i lehte per t’u perdorur, nese doni pergjigje te drejteperdrejta qe pedoren ne jeten modern. I Ching kerkon nje reflektim te konsiderueshem dhe fton ne nje ndryshim ne vetedije si tek praktikuesi ashtu edhe tek keshilluesi ndonese, ashtu si edhe ne te gjitha sistemet, keta mund te jene dhe nje person i vetem. I Ching ndonjehere mund te jete shume trondites ne disa pika dhe tmerresisht i eger ne pika te tjera. Nese doni te kuptoni filozofine e I Ching, pervec parashikimit, eshte me mire te keshilloheni me nje praktikues. Nese mendimi kinez ju terheq dhe deshironi te zhvilloni intuiten ne kuadrin e nje urtesie dhe kuptimi me te gjere mund te studioni pikerisht kete teme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
I CHING (Metode parashikimi kineze)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fizikanët kinezë thyejnë… rekordin e teletransportimit
» Kozmonautet kineze do te kultivojne perime ne Hene

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: