PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi)

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) Empty
MesazhTitulli: Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi)   Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) I_icon_minitimeMon Apr 09, 2012 1:02 am

Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi)

Në të vërtetë Allahu i Madhësuar ka lajmëruar njerëzit që të kenë kujdes nga e keqja e magjisë dhe syri i keq, para se të ndodhin ato dhe para se të prekin ndonjërin nga njerëzit.
Gjithashtu Allahu i Madhëruar e ka bërë të qartë për njerëzit se si të shërohen nga magjia mbrapa rënies së saj dhe kjo është mëshirë dhe mirësi prej Allahut të Lartësuar për njerëzit.

Disa mënyra për t'u mbrojtur nga magjia dhe syri i keq

1. Mbështetja tek Allahu i Madhëruar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të larguar magjinë dhe syrin e keq dhe është më e dobishmja, që kërkon mbështetësi tek Allahu i Lartëmadhëruar.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur'anin Famëlartë:

"Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t'i mjaftojë atij plotësisht." (Sure Et-Talak, 3).

2. Zbatimi i urdhërave të Allahut dhe shmania nga ndalesat (haramet).
Kushdo që i zbaton ato, ashtu siç ka urdhëruar feja Islame e mbron Allahu atë në dynja, në fenë e tij, familjen dhe pasurinë e tij.

3. Përmendja e shpeshtë e Allahut duke bërë dhikër, duke lexuar Kur'an, duke e thënë sa më shpesh fjalën La ilahe il-Allah, duke e lavdëruar, falënderuar dhe madhëruar Atë, duke kërkuar falje prej Tij, duke dërguar salavat mbi Profetin Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të); kjo është më e mira dhe më e dobishmja që robi ia përgaditë vetvetes.
Allahu i Madhëruar e urdhëroi Jahjan me pesë fjalë që të punojë me to dhe që të urdhërojë Beni Israilët që të punojnë me ato fjalë dhe njëra nga këto fjalë që Allahu e urdhëroi Jahjan është:
Përmendni sa më shumë Allahun që Ai t'ju përmendi juve, pra, Allahu ju urdhëron juve që ta përmendni atë duke mos i shoqëruar askënd në adhurim.
Robi nuk mbrohet nga shejtani vetëm se duke përmendur Allahun e Madhëruar.
Nga dhikret (përmendjet):

1. Leximi i ajetit kursij kur shkon për të fjetur.
Allahu të mbron ty dhe nuk të afrohet shejtani derisa të zgjohesh dhe siç është transmetuar se ajeti kursij është mirë të thuhet pas çdo namazi farz.

2. Leximi i sures El-Bekare.
Në të vertetë shejtanët largohen në atë shtëpi në të cilën lexohet surja El-Bekare.

3. Leximi i dy ajeteve të fundit të sures El-Bekare, Allahu e mbron atë që i lexon ato nga çdo gjë e keqe.

4. Dhikri (përmendjet) i mëngjesit dhe i mbrëmjes, përmendja e Allahut kur hyn dhe del nga shtëpia, dhikri kur hypë në automjet, dhikri kur hyn dhe del nga xhamia, përmendja e Allahut në fillim dhe në fund të ushqimit etj.

5. Mbrojtja e fëmijëve nga shejtani siç veproi Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me Hasanin dhe Husejnin që tha: "Kërkojë mbrojtje nga Allahu për ju të dy nga vdëmi i çdo magjistari dhe nga dëmi i syrit të keq."

6. Përmendja e shpeshtë e dhikrit:

"Eudhu bi kelimetil-lahit-tammati min sherri ma halaka."

(Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) qð ka krijuar).

Kudo që të jesh vëllai im musliman dhe motra ime muslimane në makinë, në punë, në shkretëtirë, në mal, në avion, kur zbret në ndonjë qytet; mos harro ta bësh dhikër madhështor.

7. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Kush thotë njëqind herë në mëngjes: La ilahe il-All-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehl-hamdu ue hue ala kul-li shejin kadir.

(Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut që e meriton me të drejtë të adhurohet, Një i Vetëm dhe i Pashokë.
Atij i takon sundimi dhe lavdërimi.
Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send).
Është sikur ai ka liruar dhjetë robër, dhe i shkruhen atij njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija dhe është i ruajtur nga shejtani gjatë gjithë ditës deri në darkë dhe nuk është më i miqë se ai askush përveç atij që e thotë më shumë këtë dhikër."

Disa mënyra të tjera për t'u ruajtur nga magjia dhe syri i keq

1. Këshillimi i fëmijëve që të mos dalin pas perëndimit të diellit.
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Kur të perëndojë dielli apo të errësohet, mbani dhe mos i nxirrni jashtë fëmijët tuaj, sepse shejtanët shpërndahen në këtë kohë." (Transmeton Muslimi).

2. Pastrimi i shtëpisë nga kryqet, fotot të cilat përmbajnë shpirtëra, qen etj.
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Në të vërtetë engjëjt nuk futen në atë shtëpi në të cilën ndodhin këto gjëra." (Transmeton Buhariu 6/388 "Fet'h" dhe Muslimi 17/17, Neueuij).

3. Pastrimi i shtëpisë nga idhujt, skulpturat, kasetat, disqet muzikore etj.

4. Është mirë që kur të ngrihesh në mëngjes të hash shtatë kokrra hurme Medinie (axh'ua).
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofti mbi të), thotë: "Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia."

Mbas këtij hadithi, Shejh Abdul Aziz Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë), thotë: "Mendojë se përfshihen të gjitha llojet e hurmave, sepse kuptimi për këtë ndodhet në hadith."

Ilaçi

Shejhu i nderuar Abdul Aziz Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë), thotë: "Mbështetem tek Allahu i Madhëruar, i Vetëm e i Pashokë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojë. Lejohet trajtimi i të sëmurit me rënien dakord të dijetarëve."
Pastaj vazhdon më tej Shejhu duke thënë: "I lejohet muslimanit që të shkojë tek doktori i barkut, kirurgu, stomatologu, doktori i syrit e doktorë të ndryshëm që ta vizitojnë ose të shikojnë për sëmundjet e tij dhe më pas të mjekojë me çfarëdo lloj ilaçi të lejuar nga feja Islame.
Në të vërtetë Allahu i Lartësuar ka zbritur sëmundjen, por ka zbritur dhe ilaçin bashkë me të.
Allahu i Madhëruar nuk e bën ilaç atë që e ndaloi për robërit e Tij."
Do të vijojnë më poshtë gjërat, të cilat bëhen shkak për ta mbrojtur njeriun nga rrezikshmëria e magjisë para rënien të saj, gjëra të cilat janë të lejuara dhe në përputhje me dispozitat e sheriatit Islam.

Gjërat, të cilat bëhen shkak për mbrojtjen e njeriut para se të bjerë magjia

Janë të shumta, por do të përmendim më të rëndësishmet, më të efektshmet dhe më të dobishmet.

- Moslënia pas dore e dhikreve (përmendjeve), duave, kërkimin e mbrojtjes nga Allahu, leximin e ajetit kursij pas çdo namazi farz (të detyruar) dhe kjo kryhet mbas dhikreve të selamit, leximi i ajeti kursij para se të biesh në gjumë.
Ajeti kursij është nga ajetet më të rëndësishme në Kur'anin Fisnik për t'u mbrojtur nga magjia.
Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an:

"Allah! La ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij), El-Haju El-Kaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston).

Atë nuk e kap as kotja, as gjumi.
Atij i përkasin gjithë ç'është në qiej e gjithë ç'është në tokë.
E kush është ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e Tij?
Ai di se çfarë u ndodhë krijesave të Tij në këtë botë, dhe çfarë do t'u ndodhë atyre në Botën Tjetër, dhe ata kurrë nuk do të marrin me mend ndonjë gjë nga Dija e Tij, përveç asaj që Ai do (nga Vullneti i Tij).
El-Kursija e Tij (dija, sundimi, mbikqyrja) shtrihet mbi qiej dhe tokë dhe Ai nuk ndjen aspak lodhje në ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.
Dhe Ai është më i Larti, më Madhështori." (Sure El-Bekare, 255).

- Nga ilaçet që bëhen shkak për t'u mbrojtur nga magjia para rënies së saj është leximi i sures El-Ihlas, El-Felek, En-Nas, është mirë që të lexohen këto sure tre herë mbas namazit farz (të detyruar) të sabahut dhe tre herë mbas namazit farz të akshamit (mbrëmjes).
Gjithashtu të lexohen me këto sure dhe dy ajetet e fundit të sures El-Bekare.
Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an:

"I Dërguari (Muhamedi alejhi selam) beson në çfarë i është zbritur atij nga Zoti i vet dhe po kështu edhe besimtarët (besojnë bashkë me të).
Gjithësecili prej tyre beson në Allahun, në Melekët e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij.
(Ata thanë): "Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes njëri-tjetrit prej të Dërguarve të Tij"- dhe po kështu thanë: "Ne ndëgjuam dhe u bindëm.
(Ne kërkojmë) Faljen Tënde, Zoti ynë dhe tek Ti është kthimi i fundit.
Allahu nuk e rëndon askënd mbi mundësitë që ai ka.
Secili merr shpërblim për atë (të mirë) që ka fituar dhe (po kështu) secili merr dënim për atë (të keqe) që ka fituar.
"Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime; - Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën e atyre që i detyrove para nesh (jehuditë dhe të krishterët): Zoti ynë! Mos na ngarko me barrë më të rëndë se sa kemi mundësi për të (që ta mbajmë).
Na fal ne, dhe na liro nga gjynahet dhe ki Mëshirë për ne.
Ti je Maula (Zoti, Mbrojtësi, Ruajtësi) ynë; pra, na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin Kafir (mohues, mosbesimtarë)." (Sure El-Bekare, 285-286).

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Kush e lexon ajetin kursij në darkë, është nën mbikqyrjen e Allahut dhe nuk i afrohet atij shejtani derisa të zgjohet."

Gjithashtu Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures El-Bekare në mëngjes dhe në darkë i mjafton atij."

- Përmendje e shpeshtë e dhikrit:

E'udhu bi kelimetil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar).
Përmendja e këtij dhikri preferohet në mëngjes dhe darkë, gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, kur zbret në ndonjë vend të huaj, kur hipë në makinë, anije, tren, avion, në shkretëtirë apo kudo që të jesh.

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Kush zbret në ndonjë vend dhe thotë: Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar.
Nuk i bën dëm atij asgjë derisa të largohet nga ai vend."
Ky dhikër preferohet gjithashtu të thuhet tre herë pas namazit të sabahut dhe tre herë para namazit të akshamit.

- Dhikër tjetër për t'u mbrojtur nga magjia para rënies së saj është edhe: Bismil-lahil-ledhij la jedur-ru me'a-imihi shej-'un fil-ardi ue la fis-semai ue hue-semiul-alim.
(Me emrin e Allahut, pranë emrit të të cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell.
Ai që ndëgjon shumë dhe di çdo send).

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Kush e thotë këtë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë." (Transmeton Tirmidhiu 5/465 dhe Ebu Davudi 4/323).

Këto dhikre (përmendje) janë shkaqet më të rëndësishme, më të efektshmet dhe më të dobishmet për mbrojtjen e sherrit (të keqes) nga magjia dhe të keqes në përgjithësi.
Kjo është për atë që kujdeset dhe ju vë rëndësi këtyre dhikreve (përmendjeve) me besim e siguri tek Allahu i Madhëruar dhe duke u mbështetur tek Ai.

Autor: Munira Bintu Abdul Aziz Et-Turkij
Marrë nga libri: "Kejfe tetekhalesu min es-sihr."
Përgaditi: Ebu Merjem
www.kurandhesunet.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi)   Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) I_icon_minitimeWed May 23, 2012 11:12 am

Duhet të kemi parasysh efektet negative të magjis si dhe të syrit të keq.Profetit Muhammed s.a.v.s., i është zbritur kaptina 113 Felek me të vetëmi arsyje për tu mbrojtur nga dëmet e magjis dhe syrit të keq .

El-Felek

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Syrja El-Felek në Kur’an është njëra nga suret me të mirë mbrojtëse dhe përdoret si lutje më efikase ndaj të keqës si dhe recitimi i saj na forcon aurën tonë,duke na mundësuar të krijojmë një fushë antimagnetik një llojë antivirusi ndaj këtyre energjive negative që gjithnjë e sulmojnë njeriun.... Duke përsëritur këtë formë lutje çdo ditë sa më shpehshë sidomos në agim dhe në mbrëmje para se të flejmë e aktivizojmë ndërdijen tonë apo më mirë të themi e ngopim ndërdijen tonë me këtë llojë autosugjestioni dhe ky autosugjestion pastaj krijon forma efikas të mbrojtjes, duke e neutralizuar efektin negativ dhe duke ia pamundësuar depërtimin e tij në trurin tonë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi)   Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) I_icon_minitimeWed Sep 19, 2012 4:59 am

SI T’A RUANI SHTËPINË NGA SHEJTANËT?

Falenderimi i takon Allahut, i Cili ka krijuar cdo gjë dhe tek i Cili kthehet cdo gjë,ndërsa përshendetjet qofshin mbi më të mirën krijesë,zotëriun e njerzve dhe xhinve…
Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë kush pos Allahut s.w.t dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Allahut,më pas:
Nuk ka kush prej nesh që nuk e do këtë begati të madhe,e cila është : Ruajtja e shtëpise nga hyrja e shejtanëve me të keqiat që bartin me vete,qofshin ato sprova,ngatërresa,ndytësira apo vesvese.
Vërtet shtëpia,të cilën e ruan Allahu s.w.t nga të ligat dhe vesveset e shejtanëve, është në një begati të madhe,lumturia i bën hije,urtësia e bën të qete,rehatia dhe knaqësia përqendrohen aty,dhe se një shtëpi, në të cilën melaiket nuk kanë vend ajo është shtëpi,në të cilën nuk pritet hajr…Allahu na ruajt nga kjo gjendje!
Në vijim vëlla fisnik dhe motër fisnike disa mjete,të cilat do t’iu ndihmojnë për t’i ruajtur shtëpite tuaja prej djajve:

1- Përkujtimi i Allahut s.w.t kur të hysh në shtëpi.
Nga Ebi Musa El Esh’ariu, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmetohet se Muhammedi Alejhi selam ka thënë: “Kur të hyjë njeriu në shtëpinë e vet le të thote: O Allahu Im! Une të lus për hyrje dhe dalje të mirë! Me emrin e Allahut kemi hyrë,me emrin e Allahut po dalim,në Allahun mbështetemi,pastaj le t’iu jap selam familjes”( Transmeton Ebu Davudi ndersa Shejh Albani ka thënë: sahih…)


2- Përmendja e Allahut me rastin e ngrënies apo pirjes
Xhabiri, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur një njeri hyn në shtëpinë e vet dhe e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, si dhe para se të hajë, atëherë shejtani do t’u thotë shokëve të vet: “Këtu nuk keni as të ndenjur e as ushqim”. Ndërsa kur një njeri hyn në shtëpinë e vet, por nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, atëherë shejtani thotë: “Keni gjetur vend për të ndenjur dhe ushqim”. Ndërsa kur njeriu nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hajë, atëherë shejtani u thotë shokëve të vet: “Keni gjetur të ndenjur dhe ushqim”. (Muslimi)

3- Leximi i shumtë i Kur’anit në shtepi
Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmeton se Muhammedi Alejhi selam ka thënë: ” Lexojeni suren Bekare në shtëpitë tuaja sepse shejtani nuk hynë në shtëpinë, në të cilën lexohet sureja bekare”.( Daremiu)

4- Pastrimi i shtëpisë nga zilet
Ebu Hurejre, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmeton se Muhammedi Alejhi selam ka thënë: ”Melaiket nuk shoqërojnë një shoqëri, në të cilën ka qenë apo zile”. (Muslimi)
Poashtu nga nëna e besimtarëve, Aisheja, Allahu qoftë i knaqur prej saj dhe prej të gjitha grave të Muhammedit Alejhi selam, thotë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë: ”Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi, në të cilën ka zile”.( Ebu Davudi)


5- Pastrimi i shtëpise nga kryqat, pamarrëparasysh se a janë në shtrat apo në gjërat zbukuruese, mobile, rroba, etj. Kjo traditë e shëmtuar është një sherr, i cili na ka ardhur nga armiqët tanë kështuqë është obligim i domosdoshëm për cdo musliman t’a pastrojë shtëpinë e tij nga kryat,që t’i largojë së bashku me ta edhe shejtanët.
Aisheja, Allahu qoftë ndarë i knaqur prej saj ka thënë : "Nuk ka patur diç në shtëpinë e Pejgamberit a.s që ka patur shenjë kryqi e të mos e këtë prishur”. (Buhariu)

6- Pastrimi i shtëpisë nga figurat-ivizmi dhe skulpturat
Vërtet kjo pikë përshkruan një bela të madhe dhe një dëshpërim të madh ,në të cilin janë muslimanët. Robi i Allahut e ka obligim patjetër që t’ia këtë frikën Allahut me cka të mundet dhe t’i nxjerre sa më parë që të jetë e mundur këto foto nga shtëpia e tij.Nga Aisheja, Allahu qoftë ndarë i knaqur prej saj,transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë: “Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi,në të cilën ka foto”.(Muttefekun alejhi)
Ndërsa Ebu Hurejre, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë: ”Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi,në të cilën ka skulptura apo foto”.( Muslimi)

7-Pastrimi i shtëpive nga qentë
Nga Ebi Talha,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, rrefehet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” áÇ ÊÏÎá ÇáãáÇÆßÉ ÈíÊÇð Ýíå ßáÈ æáÇ ÕæÑÉ ” Melaiket nuk hyjnë në shtëpinë,në të cilën ka qenë apo foto”.( Muttefekun alejhi)
Kur Pejgamberi Alejhi selam e caktoi nje termin me Xhibrilin për t’i ardhur nuk i erdhi dhe nuk iu shfaqë. Pejgamberi Alejhi selam e pyeti dhe i tha:"Më pate premtuar se do të vish por nuk më erdhe?” Tha Xhibrili: Më ka penguar qeni, i cili ishte në shtëpinë tënde. Ne nuk hyjmë në shtëpinë, në të cilën ka qenë apo fotografi (pikturë)”. (Muttefekun alejhi)

Vëlla dhe moter e nderuar!
Nëse jeni kureshtar për të mos hyrë shejtani në shtëpine tënde kjo dtth se ti je në hajr, por ke kujdes nga shejtanët e njerzve sepse sherri, dredhia dhe dëmi i tyre është i madh…
Tek Allahu është fundi ynë!
Lumturia Jonë Eshtë Në Zbatimin E Urdhërave Të Allahut s.w.t

Në gjuhen shqipe: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi)   Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi) I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të ruhesh (mbrohesh) nga magjia dhe syri i keq (mësyshi)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Magjia e bardhë dhe magjia e zezë
» Syri i Tretë?
»  Syri i Tretë dhe Karma
» Syri i universit… që “vëzhgon” gjithçka
» Syri i Saharës xhiruar nga gjithësia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: