PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KISHAT KOMBËTARE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

KISHAT KOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: KISHAT KOMBËTARE   KISHAT KOMBËTARE I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 7:08 am

Këto kisha janë rezultat i mosmarrëveshjeve për çështjet e besimit brenda në krishterim, të zhvilluara gjatë shek. III dhe IV në perandorinë Romake lindore (Bizantine). Në këto zhvillime ndikim kanë politika edhe e perandorëve bizantinë edhe e patrikëve të Stambollit. Këto janë kisha siriane, ermene, kopte dhe etiopiane bashkë me kishat nestoriane dhe maronite.


Kisha siriane


Krishterimi në periudhën e parë, si në shumë vende të Perandorisë Romake, u përhap edhe në Mesdhe dhe në Mesopotami. Nga mendimet e ndryshme që lindën për natyrën dhe ekzistencën e Jezusit, ata përqafuan mendimet e Cyrrill-it I. të quajtur “monofizitizëm”. Sipas Cyrrill-it, pas bashkimit të natyrës njerëzore dhe hyjnore të Jezu Krishtit, Krishti u bë bartës vetëm i natyrës hyjnore.

Për gjatë kohës populli i Egjiptit mendonte në përshtatshmërinë e tij me monofizitizmin. Ata që e flisnin greqishten në rajonin e Sirisë i pranonin mendimet e Patrikanës së Stambollit, ndërkaq ata që flisnin sirianishten, si populli egjiptian, pëlqenin monofizitizmin.Armenët, edhe pse kishin një gjuhë krejtësisht tjetër, në vend që me Stambollin mendimet e tyre i ndanin me popullin e Egjiptit dhe të Sirisë.

Këto tre kisha, krahahs dallimit nacional dhe gjuhësor të tyre, i afroi besimi i përbashkët. Vetëm se, afrimi i Patrikut të Jerusalemit të asaj kohe Stambollit, pengoi forcimin e monofizitizmit në Palestinë. Dominimi i ortodoksizmit grek në Perandorinë Bizantine, sikur që e shtoi dhunën ndaj monofizitëve, e pengoi edhe përhapjen e tyre në rajonet e tjera. Ortodoksët penguan edhe shenjtërimin e priftërinjve monofizitë, kurse
monofizitizmin e futën në qorsokak.

Gjatë kësaj kohe, princi arab i gassanitëve, Harisi V, u takua dhe e bindi Perandorin (552) për nevojën e organizimit dhe bashkimit të monofizitëve të Sirisë, që është më se e nevojshme për një mbrojtje më të mirë të kufijve perandorakë ndaj sasanitëve. Dhe kështu mundësoi shenjtërimin e dy peshkopëve të quajtur Theodor dhe Jakob Bardaios. Nga këta të dy, Jakobi, greqishten, sirianishten dhe arabishten i njihte shumë mirë dhe gjithashtu ishte edhe shumë i lëvizshëm.

Ai mundësoi organizimin e kishës monofizite, që ishte në shkatërrim e sipër.Për monofizitët e rajonit të Sirisë dhe Egjiptit ai shenjtëroi 2 patrikë, 27 peshkopë dhe 100.000 priftërinj. Perandori bizantin, i penduar për lejen e dhënë, shumë u mundua që ta zë dhe ta vrasë Jakobin, por nuk pati sukses. Këto aktivitete jetëdhënëse dhe organizative të Jakobit, u bënë shkak që Kisha Monofizite e Sirisë të quhej jakobizëm. Pas kësaj, kisha siriane është përmendur me ofiqin jakobitët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

KISHAT KOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: KISHAT KOMBËTARE   KISHAT KOMBËTARE I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 7:13 am

a. Marrëdhëniet me komunitetet e tjera krishtere

Kalimi i Egjiptit dhe të Sirisë nën administrimin e muslimanëve,i gëzoi pa masë jakobitët që muslimanët i kanë pritur si shpëtimtarë. Në shtetin islam ata gjetën hapësirë për lëvizje dhe për diskutim të lirë të çështjeve të tyre. Marrëdhëniet e ortodoksëve me nestorianët dhe me armenët u formuan përsëri. Vetëm se ata kanë patur vështirësi në mbrojtjen e besimit të tyre ndaj fraksioneve dhe ndaj islamit.

Jakobitët nuk kanë qenë të interesuar për adhurimin e ikonave, sikur ishte te bizantinët.Ka mundësi që këtu rol të rëndësishëm të kishin luajtur ndalimi i adhurimit të ikonave në islam dhe diskutimet apologjetike në lidhje me çështjen në fjalë.Sidomos në këtë, ndikim mund të kenë edhe të krishterët, të cilët për shkak të armiqësisë ndaj ikonave iknin nga Bizanti në shtetin islam.

Edhe armenët, pasi ishin monofizitë, në disa çështje fetare dallonin nga jakobitët.Ky dallim erdhi se armenët me ndikimin e Julianit nga Halikarnasi,pranuan aftartodoketizmi, kurse jakobitët pranuan ptartolatrizmin.Për këtë armenët, sirianitët nuk i pranonin si të tyre. Edhe pse pas vitit 726 në mesin e tyre kishte një afrim, dalja në shesh e dallimeve në lidhje me çështjen e adhurimit, pengoi bashkimin e tyre.


b. Shkatërrimi i sirianitëve


Mosmarrëveshjet e brendshme ishin ato që i lëkundnin më tepër sirianitët.Të tronditurit nga kjo mosmarrëveshje qetësinë e tyre e gjenin në pranimin e islamit. Sidomos, kalimi i Sirisë për një kohë të shkurtër në duart e Bizantit, u bë shkak për transferimin e Patrikanës më 975 në Malatja (Turqi), e cila më parë ishte nën administrimin islam. Edhe pas kryqëzatave plaçkitja e Bar Savmasë, e cila ishte qendër e manastireve, nga ana e kryqtarëve në vitin 1148, sirianitët i afroi edhe më tepër drejt islamit. Këtë dobësim të tyre edhe më tepër e përshpejtuan udhëtimet e ilhanitëve më 1295 dhe më pastaj udhëtimet e Timurit. Ata nga ajo që ishin shumicë në Mardin dhe në Musul, mbetën minoritet.

Në shkatërrimin e jakobitëve rol të madh ka luajtur edhe kisha katolike. Që në vitet e kryqëzatave për pranimin e krishterimit janë bërë shtypje të mëdha, vetëm se një gjë e tillë nuk ka mundur të jetë edhe aq ndikuese. Politika ishte ajo që u bë më e suksesshme. Në vitin 1662,nëpërmjet konsullit francez në Haleb për patrik u zgjodh simpatizuesi i papës,Andreas Akixhijan. Filluan kontaktet mes sirianitëve dhe papatit. Edhe pse me vdekjen e Andreasit marrëdhëniet u ndërprenë për një kohë, me iniciativën e patrikut Mikail Karve, në vitin 1760,filluan përsëri dhe kështu u formua pretendimi për afrim ndaj katolikëve.

Kështu që në vitin 1830,me presione politike, sulltani u detyrua që katolikët sirianitë t’i njohë si popull më vete brenda shtetit osman. Kështu që Kisha monofizite siriane zyrtarisht u nda në dy pjesë, njëra pjesë e saj u lidh me Romën dhe patriku i katolikëve sirianë u shpërngul prej Halebit në Antaki.Pas kryengritjes durzite, ajo u mbart në Mardin. Edhe pas Luftës së Parë Botërore,me formimin e Republikës së Turqisë, për shkak të afërsisë së saj me Rusinë dhe Anglinë, e pa të arsyeshme të bartet në Bejrut.

Sot në Turqi afër 40 fshatra flasin gjuhën siriane. Kisha e vjetër siriane, është një grup shumë i vogël që e vazhdon traditën historike monofizite. Shumica e simpatizuesve të komunitetit, që numëron 30 mijë përfaqësues, jetojnë në Mardin dhe në Stamboll dhe vazhdojnë të jenë nën administrimin e Patrikanës së Damaskut. Ndërkaq në Turqi udhëhiqen nga kryemurgu. Deri në vitin 1934 Patriku i Vjetër i sirianitëve ka qëndruar në manastirin Dejruzzaferan, në Mardin të Turqisë. Kurse pas vdekjes së tij, patriku i ri është zgjedhur në Damask me titullin “Patriku i Antakisë”.Edhe sirianitët që kanë kaluar në protestantizëm, janë ndarë nga komunitetet e vjetra dhekanë preferuar që të jetojnë të shpërndarë.


c. Besimet dhe adhurimet e sirianitëve

Sipas sirianitëve,kisha është formuar nga Jezu Krishti dhe është e përhershme. Ajo, duke ua mësuar simpatizuesve të lejuarën dhe të ndaluarën, atyre u mundëson që të arrijnë mëshirën e Zotit. Patrikana e Antakisë dhe e Aleksandrisë janë të një niveli. Patrikët janë kryeadministratorët e kishave dhe janë pasardhës të pozitës së apostullit Pjetër, në Antaki.Autoriteti që Krishti ia ka dhënë Pjetrit nuk gjendet në personalitetin e patrikut por në Kishë.

Sipas sirianitëve,çështja e numrit të sakramenteve është diskutabile.Sipas krahasimit të numërimeve,në shek. XIII, numri i sakramenteve është 5, kurse më vonë janë shtuar edhe 2,dhe kështu janë bërë 7: pagëzimi, mirosja, kungimi, vajimi i priftërinjve, pendimi, vajimi i të sëmurëve dhe martesa.Adhurimet: lutjet që bëhen shoqërisht dhe individualisht janë kryqëzimi,puthja e kryqit,respektimi dhe pjesëmarrja në ceremoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

KISHAT KOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: KISHAT KOMBËTARE   KISHAT KOMBËTARE I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 7:22 am

Kisha armene

Armenia është një rajon ku krishterimi është përhapur që në kohët më të hershme.Sipas transmetimeve kisha armene, që në periudhën më të hershme, me veprimet misionerike të Addaj-it (Thadeusit) dhe të Bartholomeusit, ka hyrë në rajone të ndryshme të shtetit krishter. Dokumentet historike tregojnë se, shek. III paraqitet si koha e themelimit të komunitetit të parë krishter në Armeni. Ka të dhëna se, në vitet 230 dhe 301 pas e.s. ata janë përndjekur.Kurse para krishterimit në këto vende ka qenë i përhapur adhurimi i zjarrit (zaratustrizmi).

Pranimi i krishterimit nga ana e mbretit armen, Tridatesi, ishte një moment shumë i rëndësishëm në zhvillimin e krishterimit, ku pas kësaj krishterimi pati një përhapje shumë të madhe. Tridatesi, në vitin 302 për patrik (katolikos) të kishës emëroi të afërmin e tij, Gregorin.Kjo kishë, për shkak të punëve të susksesshme të Gregorit quhet edhe Kisha Gregoriane.

Gregori, djalin e tij, Rustakun, e emëroi peshkop. Ai, në Ashtishat, në vend të tempullit zaratustrian ndërtoi qendrën kishtare. Në vende të ndryshme të shtetit themeloi shkolla në sirianishte dhe në greqishte dhe punoi në mësimin e krishterimit. Armenët janë ata që të parët në histori krishterimin e bënë fe shtetërore.

Me invadimin e persianëve në vitin 367 u shkatërrua Mbretëria Armene dhe shumica e popullit janë syrgjynosur në Iran dhe në Mesopotami. Gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme, Sahagi I(Isaak I), i biri i Nersesit të madh, bashkë me Mesropin, një murg dhe dijetar i shquar, në vitin 387- 390, ka përgatitur alfabetin kombëtar ermen.

a. Zhvillimi i kishës armene

Pas përgatitjes së alfabetit ermen, edukimi fetar në greqishte dhe në sirianishte ia la vendin edukimit në gjuhën e vendit, gjegjësisht armenishtes. Edhe pse në fillim pjesa që flisnin greqisht refuzonin, por për të shpëtuar nga fajësimi, se janë simpatizues të Bizantit, u detyruan që urgjentisht ta braktisin greqishten. Bibla, në vitin 433 u përkthye në armenishte nga sirianishtja dhe u quajt Peshitta.

Kuvendet fetare të mbledhura në Ashtishat në vitet 432 dhe 435,vendimet e koncilit të Efesit i pranuan edhe për kishën armene. Edhe përkundër shtypjes së persianëve,ata ishin të lidhur shumë fortë me vendimet e Koncilit të Efesit. Monofizitizmi, edhe në kuvendet fetare të tubuara në Tevin më 506/507 dhe 552, është pranuar zyrtarisht. Në vitet 640-653 ata hynë nën mbrojtjen e muslimanëve dhe kështu shpëtuan prej ndikimit të dhunës bizantine.

Tevini, qendra e katolikosit, gjendej brenda kufijve të administrimit të muslimanëve.Aktivitetet fetare të katolikosit nuk u prekën aspak, populli vazhdoi lirisht jetën fetare dhe adhurimet e tij. Në vitin 893, shkatërrimi i Tevinit nga një tërmet i fortë, ishte shkak për transferimin e katolikosit në Valarshabat, e më vonë në Ishullin Akdamar në liqenin Van.Shtimi i muslimanëve dhe zvogëlimi i numrit të komunitetit, bëri që katolikosi (patrikana) më 992 të bartet në Ani,afër Karsit.Në Ani bashkë me jetën e pasur kishtare u zhvillua edhe një arkitekturë e bukur.

Vetëm se, me kalimin e saj në duart e Bizantit më 1045 dhe me syrgjynosjen e katolikosit në Stamboll, u pengua zhvillimi në Ani. Edhe ardhja e selxhukëve në Anadoll, nuk e kënaqi shtresën sunduese. Qendra fetare, krahas kundërshtimit të popullit,u mbart në Amasja,që ishte nën administrimin bizantin, kurse më vonë u mbart në kalanë greke,e cila gjendet në rajonin e epërm të Eufratit. Ky qëndrim i udhëheqësve u hapi rrugë ndarjeve mes armenëve, që u bë shkak që populli monofizit armen edhe më tepër të afrohet drejt kishës monofizite siriane.

Armenët gjatë kryqëzatave, me qëllim që të formojnë përsëri shtetin e shkatërruar nga ana e sasanidëve, iu afruan Papës. Në vitin 1198 Leoni II:, u shenjtërua mbret i Armenisë. Në Marash dhe rreth tij u themelua një shtet me emrin “Mbretëria e Armenisë së Vogël” dhe u bashkua me Papën.Vetëm se, më 1248 dëshira e Papatit që t’i katolikizojë armenët,u bë shkak për ndërprerjen e marrëdhënieve mes armenëve dhe papatit. Më 1344 populli u ngrit në kryengrtije.Pas një periudhe “Mbretëria e Armenisë së Vogël” u shkatërrua nga ana e memlukëve dhe kështu u ndërpre plotësisht lidhja me Romën.

b. Besimi dhe adhurimi

Kisha tradicionale gregoriane, sikur kisha siriane dhe ajo kopte, është kishë monofizite.Patrikana e tyre merr titullin “katolikos”. Ata nuk pranojnë se ushqimi dhe alkooli në ritet e kungimit shndërrohen në mishin dhe në gjakun e Jezu Krishtit. Ata, gjithashtu, nuk pranojnë se kisha mund t’i falë mëkatet. Përveç me rastin e amoralitetit, shkurorëzim tjetër nuk pranojnë, ikonat i numërojnë si traditë e vjetër idhujtare dhe i refuzojnë dhe, gjithashtu në shtëpitë e tyre nuk mbajnë ikona të shenjta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

KISHAT KOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: KISHAT KOMBËTARE   KISHAT KOMBËTARE I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 7:28 am

Kisha kopte në Egjipt

Përhapjen e krishterimit në rajonin e Nilit transmetimet e të krishterëve egjiptianë e çojnë deri në periudhën e apostujve. Ata thonë se Marku, njëri nga shkruesit e ungjillit, është nga misonarët e parë me rëndësi dhe atë e llogaritin si Patrik të parë nga patrikët e Aleksandrisë. Nga shkrimet e zbuluara në Nag Hammadi në vitin 1945, kuptohet se Ungjilli i Ebionitëve në rajonin e Nilit ka qenë i njohur që në vitet 70 të e.s. Gjurmët e komunitetit hebreo-krishter(ebionit), kuptohen nga ekzistenca e ungjijve si “Ungjilli i hebrenjve”, “Ungjilli i egjiptasve”,
“Ungjilli i Tomasit”. Ekziston edhe transmetimi se Bernaba ka qenë i dërguari i parë krishter në Egjipt, vend ky ku janë përgatitur dijetarë të mëdhenj krishterë.

Në diskutimet në lidhje me natyrën e Jezusit, llogaritja e Cyrrillit I, si patriku i Aleksandrisë dhe babai i mendimit monofizit, ka hapur rrugën që ky mendim të pranohet edhe në Egjipt. Mes viteve 639-642, hyrja e shtetit nën administrimin islam, dha shansin që Egjipti monofizit të shpëtojë nga presioni bizantin. Braktisja e Egjiptit nga ata që ishin me origjinë greke,lehtësoi edhe më tepër dominimin monofizit në kishë.

Në vitin 706 në kishat egjiptiane u ndalua të folurit greqisht, kurse adhurimi plotësisht bëhej në gjuhën kopte. Të jetuarit e tyre në të njëjtin shtet edhe më tepër e forcoi vëllazërimin e tyre me Kishën siriane. Më vonë në mesin e tyre me shpejtësi u përhap edhe arabishtja, e cila më vonë e zuri vendin e gjuhës kopte. Viti 1395 është data më e re e dorëshkrimeve në gjuhën kopte. Kurse në shek.XVII,për gjuhë zyrtare vendin e saj plotësisht ia lë gjuhës arabe. Ndërkaq sot gjuha kopte përdoret vetëm në kishë si gjuhë adhurimi.

Gjendja sot

Dobësimi i osmanëve mundësoi depërtimin e misionarëve perëndimorë në Egjipt.Në vitin 1741 një grup kanë kaluar në katolicizëm, të cilët kanë botuar edhe libra në lidhje me adhurimin katolik.Udhëtimi i Napoleonit në Egjipt, përforcoi edhe më tepër ndikimin europian atje. Vetëm se, rivaliteti mes misionarëve protestanë, anglikanë dhe katolikë dhe dëshira e kishës tradicionale për të mbrojtur komunitetin e saj, kanë prishur qetësinë brenda në komunitet.

Sot ata posedojnë afër 1.5 milion simpatizues, të cilët në përgjithësi jetojnë nëpër qytete dhe përbëjnë një klasë sociale të pasur. Në vitin 1956 numri i atyre që kanë pranuar islamin ka arritur në 10.000. Numri i të lidhurve me Romën, sipas regjistrimit të vitit 1957, ka qenë përafërsisht është 75.000.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

KISHAT KOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: KISHAT KOMBËTARE   KISHAT KOMBËTARE I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 7:37 am

Kisha etiopiane

Krishterimi në Etiopi ka arritur në shek. IV. Sipas transmetimit, në mesin e skllevërve, të shitur si rezultat i një fatkeqësie në një det në Tiros, gjenden edhe dy vëllezër me emrin Frumentios dhe Ajdesios. Këta skllevër u sollën në sarajin mbretëror dhe aty jetuan si shërbyes.Sidomos mbretin e njohur me emrin Ebrahe ose Ezana, e përfituan në krishtrerim.Pastaj edhe mbreti kontribuoi në përhapjen e krishterimit. Në këtë kohë etiopianët në Arabinë Jugore luftonin me persianët dhe ka mundësi që të kishin kërkuar përkrahjen e Bizantit. Më 1955 në Etiopi janë numëruar 8 milionë të krishterë.

Sipas transmetimit, Ajdesosi, pas një kohe të gjatë pune është kthyer në shtetin e tij,në Siri dhe si u pagëzua prift përsëri kthehet në Etiopi, ku vazhdon punën e tij si misionar.Kurse Frumentiosi lidhi marrëdhënie me kishën egjiptiane dhe u shenjtërua si peshkop i Etiopisë.Me këtë kisha etiopiane u lidh me kishën monofizite në Egjipt.

Në përhapjen e më lehtë të krishterimit në Etiopi rol të veçantë ka patur edhe komuniteti hebraik që gjendet atje. Pas Luftës së Dytë Botërore,një çështje shumë e rëndësishme e marrëveshjes së bërë me Perëndimin ishte,lejimi i veprimit lirshëm të misionarëve perëndimorë në shtet.Në vitin 1955 në Etiopi janë numëruar 37.000 katolikë.


Nestorianët

Nuk posedojmë dituri të thella për atë se si është përhapur krishterimi në shtetet e Azisë së mesme,si në Iran dhe në Mesopotami. Shihet se në shek. III të e.s.,në Mesopotami paraqitet kisha arameje, sepse në ato vende jetonin më tepër aramejë se iranianë.Sado që iranianët zaratustrizmin e kanë shpallur fe shtetërore dhe me të kanë dashur të mbrohen prej krishterimit dhe maniheizmit, ai e kishte humbur forcën e tij. Në fakt këtë e vërteton edhe suksesi i islamit që në shek. VII për një kohë të shkurtër të mbisundojë Iranin.

Mes të krishterëve në perandorinë sasanide, nuk kishte shumë interesim për diskutimet në lidhje me personalitetin e Jezu Krishtit, diskutime këto që vazhduan dhe u zhvilluan në perandorinë Bizantine. Vetëm se, mendimet e ekolit të Antakisë, që ishte e lidhur me Nestoriusin,patrikun e Konstantinopojës, ndikuan në tërë Azinë e Mesme, e sidomos, në rajonet ku flitej gjuha arameje.Nestoriusi ka lindur në rrethin e Marashit të sotëm më 382, kurse ka mësuar në Antaki.Më vonë në priftëri, me të cilën e lidhi fatin e tij, duke u zhvilluar me gojëtarinë(elokuencën) dhe me intelegjencën e tij,arriti në postin e patrikut.Punoi që t’i zhvillojë mendimet e ekolit ku mësoi.

Sipas kësaj, “Marias nuk duhet thënë nëna e zotit (theotokos),ajo ka lindur vetëm Zotin njeri, për të cilën asaj i duhet thënë nëna e Krishtit (kristotokos)”. Vetëm se, më herët në adhurimet mes të krishterëve përdorej termi “nëna e zotit” dhe komuniteti ishte përshtatur në këtë.Nestoriusi me deklarimin e një formule të re del kundër një bindjeje tradicionale dhe të pranuar më parë.Gjithashtu Nestoriusi, mbronte mendimin se në inkarnacionin e Jezu Krishtit mbrohen tërësia dhe specifika e dy natyrave. Kështu që, as logosi nuk zhduket në natyrën njerëzore të Jezusit e as që natyra e tij bëhet Zot. Kështu që, në të gjenden dy natyra pranë tyre,por në marrëdhënie të përafërta njëra me tjetrën.

Nestorisusi këtë e shpreh kështu: Logosi vetëm që u vendos në njeriun e lindur nga Maria dhe ishte në njëshmëri të përafërt me të.Kjgjendje e dy natyrave afër njëra-tjetrës, u bë një formë e një personaliteti të njësuar, duke mos e detyruar njëra-tjetrën.Për këto mendime të tij,Nestoriusi i fajësua me diofizitizëm(dy natyrshmëri). Nestoriusi, duke u larguar nga posti i Patrikut, më 451 vdiq në Egjipt. Mendimet e tij,të pranuara nga të krishterët e Iranit dhe të Mesopotamisë,u përhapën deri në Kinë.Simpatizuesve të tij u thuhet nesturitë (nestroianë).

Nestorianizmi ishte shumë i lidhur me besimin diofizit. Ata, mendimet se Jezusi është bir i Zotit dhe se Zoti ka dy fëmijë (Jezusi dhe Shpirti i Shenjtë), i refuzojnë. Mendimin se logosi dhe biri i njerëzimit bashkohen në një substancë, e vlerësojnë si monofizit dhe të humbur.Largohen prej përdorimit të shprehjes theothokos(Maria është nëna e Zotit). Zyrtarisht për Jezusin pranojnë formulën “dy natyra, dy substanca, një person”, të shprehura në vitin 612.Rreptësisht e refuzojnë mendimin se shpirtërat janë “ekzistenca të para”(preexistence).

Sipas nestorianizmit,çdo shpirt krijohet drejtpërsëdrejti nga Zoti dhe se dita e dyzetë e barrës bashkohet me embrionin.Pas vdekjes e deri në ringjallje futen në “gjumin e shpirtërave”.Mendimin se mëkati i Adamit mbetet si trashëgimi (si mëkat i trashëguar), për pasardhësit e tij, nuk e pranojnë.Ata besojnë se shpëtimi është vetëm në kishën e tyre, fraksionet tjera janë në humbje. Gjithashtu besojnë se, pasues i apostullit Pjetër nuk është papa, por është katolikos, patriku i tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

KISHAT KOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: KISHAT KOMBËTARE   KISHAT KOMBËTARE I_icon_minitimeSun Apr 08, 2012 7:46 am

Dobësimi i nestorianizmit

Nestorianizmi, sado që ishte përhapur, nuk ka mundur të bëhet fe shtetërore.Ai pati ndikim deri në sarajet osmane, iraniane dhe mongole, por nuk mundi të ndikojë në shtresa të gjera.Gjatë përhapjes në perëndim të turqve dhe të mongolëve në shek. XIII, prezenca në ushtri e një numri të madh i të krishterëve nestorianë, nestorianëve nën administrimin abbasit u dha një forcë të madhe,përsëri ky ishte një lulëzim kalimtar,sepse pas një kohe të shkurtër të gjithë e pranuan islamin,nga i cili vendësit nuk kanë patur aq dobi.Edhe të krishterët vendës,me pranimin e islamit, kanë garuar me ushtarët osmanë dhe mongolë.Në fund nestorianët, numri i të cilëve është zvogëluar shumë, përgjatë invadimit të Timurit, janë tubuar në rajonin malor Hakkari.

Peshkopi Gjon, me qëllim që të ndalojë këtë shkatërrim, u lidh me papatin dhe vërejti ndonjë gjë të keqe në epërsinë e papës. Vetë ai nga papa u emërua patrik i lindjes.Qeveria osmane këtë e pranoi si një gabim politik dhe Gjonin e burgosi. Gjoni, i mërzitur për këtë që ndodhi,vdiq më 1555. Vetëm se, ata që bashkë me të ishin të lidhur me Vatikanin, edhe pas kësaj ngjarjeje nuk u kthyen më në fraksionin e tyre të vjetër. Të krishterëve nestorianë që e kanë pranuar katolicizmin u thuhet “kaldetë”, kurse nestorianëve të vjetër diofizitë, që mbronin besimin tradicional historik, u thuhet “asirianë”.

Prej asaj kohe mes sirianëve perëndimorë gjenden dy fraksione dhe dy patrikë.Mendohet se nestorianët katolikë, gjegjësisht kaldetët, në vitin 1833 kanë qenë 50.000 vetë.Pas Luftës së Parë Botërore, patriku kaldet ka filluar të qëndrojë në Bagdad. Sipas regjistrimit të vitit 1957 ata janë llogaritur të jenë 176.000 besimtarë.

Patrikët asirianë gjithmonë kanë bartur titullin “simon”. Pas vitit 1834 futja e misionarëve amerikanë në rajon përshpejtoi shaktërrimin e komunitetit historik nestorian.Disa prej tyre u bënë katolikë,e disa u futën në kishën anglikane.Veprimet e misionarëve rusë kanë qenë më të suksesshme, kështu që më 1835 një grup prej 3000 vetave e braktisi tokën osmane dhe u shpërngul për në Kaukaz, në qeverinë ruse. Më vonë ky grup ndiqet nga grupe të tjera.Me hyrjen e osmanëve në Luftën e Parë Botërore, simpatizuesit rusë u ngritën kundër muslimanëve dhe këto lëvizje,me rritjen e erës së luftës së brendshme që afrohej,e rritën edhe më tepër shpërnguljen për në Rusi.

Vetëm se, me shkatërrimin e mbretërisë ruse më 1917,asirianët mbetën në mes, as të vendosen në Rusi e as të kthehen në Turqi.Zgjidhjen e kanë gjetur në kthimin në tokat e Irakut Verior, që ishin nën sundimin anglez. Luftërat që lindën brenda muslimanëve irakianë më 1933, mundësuan që shumë prej asirianëve të shpërngulen për në Siri,Qipro dhe në Amerikë.Patrikët e tyre për momentin janë të vendosur në Chicago. Supozohet se numri i tyre i tërësishëm në botë arrinë deri në 100.000.


Maronitët

Perandori Herakleos (610-641), në punimet e tij për përcaktimin e besimeve kryesore të krishterimit në perandorinë bizantine, duke u takuar me liderët sirianë dhe armenë, shpall këtë formulë: “Energjia njerëzore e Jezusit asnjëherë nuk mund të jetë në kundërshtim me fuqinë hyjnore, edhe dëshira njerëzore e Jezusit asnjëherë nuk mund të jetë kundër dëshirës hyjnore.Në Jezusin, edhe pse gjenden dy forca, përsëri ai posedon një dëshirë të vetme”.Shpjegimi se Jezusi ka “fuqi dëshire” e mohon mendimin e “monergizmit”, sipas të cilit se tek Jezusi ka vetëm një energji, kur theksi vihet mbi qenien e dy natyrave.

Propozimin e perandorit e ka pranuar një grup i krishter i rajonit të Palestinës.Simpatizuesit e këtij mendimi,në përgjithësi,janë priftërinj që jetojnë në manastirin e Shën Maronit,mes Hamait dhe Humusit.Kurse më vonë ata, vetëm pse prifti Gjon i ka quajtur nxënës të Maronit,e kanë braktisur këtë mendim të quajtur “monotheletizëm”.

Ata nuk mund të shpjegojnë se përse janë bërë komunitet.Përgjithësisht, ata jetojnë në rajonin fushor të Libanit.Kanë patrikët e tyre dhe duke u bashkuar me Romën e kanë pranuar katolicizmin. Kurse adhurimet i kryejnë në gjuhën siriane.Sipas regjistrimit të viteve 1952 numri i tyre në Siri dhe në Liban arrin 400.000, kurse në Egjipt 13.000.Sot grupin më të madh të krishterëve që jetojnë në shtetin e Libanit e përbëjnë maronitët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KISHAT KOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: KISHAT KOMBËTARE   KISHAT KOMBËTARE I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KISHAT KOMBËTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I-
Kërce tek: