PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ? Empty
MesazhTitulli: Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ?   Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ? I_icon_minitimeThu Apr 05, 2012 12:01 pm

Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ?
Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ? Troll-mitologji
Trolle quhen krijesat e frikshme të mitologjisë Skandinave, të cilat shpesh herë karakterizohen si njeringrënëse. Thonë se dielli ka aftësinë t’i gurëzojë, ndaj dhe ato shfaqen veç natën.

Trollet janë qenie të shëmtuara dy gjinore. Sipas burimeve të vjetra Skandinave trollet jetonin të izoluara mes maleve, shkëmbinjve dhe shpellave. Gjithashtu, thuhet se Vikingët dhe Trollet ishin në konflikte të vazhdueshme.

Femrat Trolle kanë fuqinë të shndërrohen në vajza të bukura, megjithatë, transformimi i tyre nuk zgjat shumë kohë. Në shumë histori përshkruhen si shumë të fuqishme, por budallaqe. Gjithashtu, bëjnë fjalë se nëse qëlloni në një krijesë të tillë do t’ju ofrojnë një pije për të pirë, mirë është të pranoni, pasi telashet që do t’ju krijojnë në rast se refuzoni, do të jenë të paimagjinueshme. Sipas legjendës, pija nuk është gjë tjetër veçse një lëng me veti harruese, pra pas konsumit të saj nuk mbani mend asgjë.

Në Skandinavi ka shumë vende që kanë emërtime të lidhura me Trollet, si për shembull një qytet Suedez, Trollhattan. Zoti Skandinav, Thor luftoi shumë Trolle, të cilat pasi i mundi i hodhi në Botën e Poshtme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Cila janë vendet më të frikshme në botë?
» Sigbin, krijesa mitologjike
» A ekziston vertet krijesa "Yeti"? Jane duke u bere studime ADN-je.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: