PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Miti i galaktikes sone

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino




Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

Miti i galaktikes sone Empty
MesazhTitulli: Miti i galaktikes sone   Miti i galaktikes sone I_icon_minitimeFri Mar 30, 2012 10:14 am

Një ditë Hera po shëtiste në shoqërinë e burrit të saj, Zeusit, kur në një fushë me gur pranë Tebës, ajo pa një fëmijë të porsalindur që e kishin braktisur. E mbushur me një dashuri prej nëne, ajo i dha gji këtij fëmije të fortë. Ndërsa po e ushqente me gjirin e saj, fëmija i kafshoi gjirin me tërë forcën saqë perëndesha e lëshoi përtokë fëmijën. Por Herkuli, sepse bëhej fjalë pikërisht për të, pati kohë të pinte sadopak prej qumështit të kësaj perëndeshe dhe të bëhëj i fortë si një gjysëm-perëndi. Dhe kur Hera e lëshoi atë përtokë, bëri që të derdhej qumështi i saj, dhe u formua Rruga e Qumështit. Kështu lindi galaktika jonë.

Zotat e pavdekshëm zotëronin dikur të gjitha pushtetet. Megjithatë edhe sot perënditë dhe perëndeshat e Olimpit kanë lënë gjurmë të pazhdukshme në kujtesën tonë, në kulturën tonë. Vetë lojrat olimpike që zhvillohen ende sot e kanë zanafillen pikërisht nga mali Olimp, ku thuhet se qëndronin Zotat, dhe për nder të tyre manifestohej kjo lojë (garë) sportive.

burimi: www.astro-al.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Miti i galaktikes sone
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perplasja e Galaktikes tone Milky Way me Andromeden
» MBRETI ARTUR dhe Miti i tij
» Rrezohet miti i Kafkes se Kristalit,prodhim gjoja i fisit Maya

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: