PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Fetiçizmet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

                                Fetiçizmet Empty
MesazhTitulli: Fetiçizmet                                   Fetiçizmet I_icon_minitimeFri Mar 02, 2012 1:40 am

Fetiçizmet

Pikepamje evangjeliste

                                Fetiçizmet Talism10

Përdorimi i fetiçizmeve, si edhe zakone të tjera okulte, e ka origjinën në kohën pagane. Fjala vetë vjen nga Latinishtja dhe do të thotë diçka magjike, rezultative. Fetiçizmet mund të përshkruhen si objekte të ngarkuara me fuqi magjike, të cilat mbahen nga persona të ndryshëm me qëllim mbrojtjeje.
Këtu përfshihen hajmalitë, talismanet e të tjera si këto.

Adhurimi i relikeve në kishën katolike ka shpesh po këtë përmbajtje. Ja një shembull:

Gjatë një leksioni në Mynih, një shkencëtar kimist më dha një relike në një zarf, e cila konsistonte në një copë të vogël prej një këmishe. Mbi faqen ballore të zarfit ishin shkruar fjalët: "Ish jelek P.R.Mayer S.J" dhe në faqen e pasme të zarfit: "St.Michael JHS Mynih". Cili ishte kuptimi i këtyre inicialeve? Më 1945, prifti Jezuit R.Mayer vdiq në Mynih pasi i shërbeu kishës gjithë jetën.

Vatikanit i është paraqitur një kërkesë që ai të shpallet shënjt. Nuk është aspak qëllimi ynë të zvogëlojmë meritat e këtij prifti. Megjithatë e kemi të vështirë të kuptojmë kishën katolike, kur ajo nxjerr një dokument, një listë lutjesh drejtuar atit Mayer, të cilavet, pretendon se iu është dhënë përgjigje. Kujt i lutet atëhere kisha katolike, Krishtit apo Atit Mayer? Apo mos eksaxherojmë?

Pamfleti që përmendëm mban mbishkrimin e kishës dhe përmban fjalët: "Ati M. është padron i shenjtë i jetës sime", "I jam lutur besnikërisht Atit M.", "Pas një lutjeje drejtuar Atit M., m`u kthyen përsëri paratë për një udhëtim që më kishin humbur", e të tjera të kësaj natyre. Kjo duket edhe më qartë në shkrimin me titull "Edhe pse i vdekur, nuk pushon kurrë".

Në faqen 13 thuhet: "Janë shpërndarë deri tani 600 mijë fotografi, 40 mijë biografi, 200 mijë biografi të shkurtëra, 500 mijë broshura me listën e përgjigjeve të lutjeve dhe janë paraqitur 200 mijë kërkesa për relike". 200 mijë relike, dhe ja tani unë kam një prej tyre, një copë jelek. Kimisti që ma dha, më tha se ajo kishte në përmbajtje edhe pak nisheshte.

Përse vlen kjo relike? Të supozojmë se kisha katolike kishte vetëm qëllime të mira dhe se qëllimi i relikeve ishte vetëm përkujtimi i personit, njerëzit e thjeshtë, do t'i kuptonin reliket po në këtë mënyrë?

Ka shumë prova që tregojnë të kundërtën. Në Mynih, një grua katolike i dha një protestanteje një nga këto relike, duke e këshilluar ta vinte atë mbi çdo pjesë të sëmurë të trupit të saj, duke theksuar se do të fillonte menjëherë procesi i shërimit. Kemi të bëjmë me një fetiçizëm të kamufluar fetar. Kjo ndodh në shekullin e 20-të dhe askush në kampin protestan nuk guxon të thotë ndonjë fjalë kundra nga frika e pasojave. Nuk duhet t'i prishim marëdhëniet me motrën e madhe!

Hajmalitë

Për mijëra vjet me radhë njerëzit kanë mbajtur hajmali kudo në botë. Në popujt e egër kishin zakon për shembull të mbanin të varur në qafë një thua tigri për të marrë forcën e kësaj kafshe.

Europianët e kanë zakon të varin në derën e shtëpisë një patkua kali që t'iu sjellë fat. Ka shumë njerëz që mbajnë të shkruara formula lumturie në zinxhirin e sahatit.

Në Zvicër ka burra që mbajnë vathë floriri për t'u mbrojtur nga një infeksion i syrit. Edhe shoferët varin shpesh në maqinë një talisman (në arabisht tilsam do të thotë pikturë magjike), kurse pilotët marrin me vete në udhëtim një kanarinë, ose një qen që t'u sjellë mbarësi.

Edhe ushtarët mbajnë gërma mbrojtëse me shpresë se ato do t'i ruajnë nga plumbat. Po pavarësisht nga zakonet e ndryshme, të gjitha këto janë përpjekje të mjeruara për të kompensuar mungesën e besimit tek Perëndia.

Heqja e lytheve

Mënyrat e heqjes së lytheve kanë shpesh një natyre të dyshimtë sugjestive, ose magjike. Shëmbujt që do të shikojmë fillimisht, flasin për aspektin sugjestiv të problemit.

I/50. Njoh një mjek, që jeton në një qytet në jug të Hanoverit, që i hiqte lythet me këtë mënyrë: U binte lehtë lytheve të pacientëve dhe në të njëjtën kohë thoshte vargjet e para të Odisesë: "Ennepe Musa polytropon hos mala polla epathen.." Meqë pacientët nuk e kuptonin se çfarë thoshte, kjo ishte për ta një formulë magjike dhe lythet zhdukeshin.

I/51. Një tjetër mjek i lëkurës në Lothringen që e njoh vetë shumë mirë, përdor një tjetër mënyrë: U thotë pacientëve që janë në moshë të re t'i vënë duart mbi një copë letre të bardhë. Pastaj ai e vizaton dorën mbi letër me një kalem. Pastaj u thotë pacientëve ta marrin letrën me vete dhe të caktojnë pozicionin e lytheve mbi dorën e vizatuar. Kur ata vinë përsëri tek ai, mjeku e merr letrën dhe e hedh në zjarr duke thënë: "Tani do të zhduken gjithë lythet brenda disa ditësh". Kjo është një mënyrë shumë efektive, po funksionon vetëm me adoleshentët.

I/52. Ja dhe një metodë që funksionon vetëm me të rriturit: I fërkojnë lythet me një copë sallam duke përsëritur disa formula magjike. Pastaj sallamin e nxjerrin jashtë dhe e vënë afër një qosheje të shtëpisë, ose e hedhin në një varr të hapur. Nuk po them se me çfarë fjalësh shoqërohet ky veprim, se, jam i bindur, se po ta bëj këtë, shumë veta do të tundohen ta provojnë.

I/53. Një peshkop në Gjermaninë e veriut më tregonte për një zakon që kanë njerëzit në dioqezën e tij. Burrat spërkaten me ujin, me të cilin është larë një grua dhe gratë spërkaten me ujin, me të cilin është larë një burrë dhe, duke bërë këtë, thonë edhe fjalë nga libri i 6-të dhe i 7-të i Moisiut.

Dhe vërtet, lythet zhduken. Peshkopi më tregonte se, ky zakon, i nxit njerëzit që e praktikojnë për një farë lirie seksuale. Këtë e kam konstatuar edhe unë vetë, po vetëm në rastin e mënyrës magjike, jo atë sugjestive të heqjes së lytheve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Fetiçizmet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T ::  S I M B O L I K E :: M A G J I-
Kërce tek: