PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet varri i Aleksandrit të Madh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino




Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

Zbulohet varri i Aleksandrit të Madh Empty
MesazhTitulli: Zbulohet varri i Aleksandrit të Madh   Zbulohet varri i Aleksandrit të Madh I_icon_minitimeFri May 02, 2014 11:48 pm

Zbulohet varri i Aleksandrit të Madh Dqrlno
Një skuadër arkeologësh dhe historianësh nga Qendra Polake e Arkeologjisë kanë zbuluar një mauzoleum prej mermeri dhe prej ari që mendojnë se është varri i Aleksandrit të Madh.  Kjo vendndodhje gjendet në zonën e njohur si Kom el-Dikka në zemër të qendrës së Aleksandrisë, vetëm 60 metra larg nga xhamia e Nebi Daniel.
Me sa duket, momumenti ishte mbyllur hermetikisht dhe fshehur në shekullin e tretë ose të katërt e.s, për të qënë i mbrojtur nga shtypja kristiane dhe shkatërrimi i monumenteve pagane pas ndryshimit të fesë zyrtare në Perandorinë Romake. Ka një dëshmi për natyrën multikulturore të perandorisë së Aleksandrit, ku kombinohen ndikime artistike dhe arkitekturale të kulturave greke, egjiptiane, maqedonase dhe persiane.  Mbishkrimet janë kryesisht në greqisht por janë gjithashtu edhe disa hieroglife egjiptiane, ku thonë që mauzoleumi i dedikohet “Mbretit të Mbretërve, dhe Pushtuesit të Botës, Aleksandrit III”.  Ky zbulim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse na jep informacione të reja për Aleksandrin e Madh.
Mauzoleumi përmban një sarkofag të thyer të përbërë me xham të kristaltë , 37 eshtra, përgjithësisht shumë të dëmtuara, me sa duket të gjitha i përkasin të njëjtit person mashkull dhe disa qeramika të thyera që datojnë nga epokat Ptolemeike dhe Romake. Një analizë datimi dhe një seri testesh të tjera do të përcaktojnë moshën e eshtrave si dhe nëse ato i përkasin perandorit maqedonas.  


http://worldnewsdailyreport.com/egypt-archaeologist-could-have-discovered-the-tomb-of-alexander-the-great/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohet varri i Aleksandrit të Madh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet nje planet shume i madh qe nje pjese te perberjes e ka prej diamanti
» Varri 2500-vjeçar i zbuluar në Korçë, profetik për formën e sotme të hartës së Shqipërisë!
» Enver Hoxha i Madh
» Misteri behet edhe me i madh
» Roveri më i madh dërgohet në Mars

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: