PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 YEZIDI (Jezitet)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Niko_

Niko_


Numri i postimeve : 6
Pikët : 30
Reputation : 3
Join date : 29/03/2012

YEZIDI (Jezitet) Empty
MesazhTitulli: YEZIDI (Jezitet)   YEZIDI (Jezitet) I_icon_minitimeFri Apr 11, 2014 2:26 am

YEZIDI (Jezitet) 300bf46

Jezitët: udhëtim në parajsën e "Djallit"


Një rrugëtim në vendin e jezitëve, në vendin e një fisi kontraditor kurd që adhuron engjëllin pallua, ose përndryshe Djallin, sipas tyre TAUS-MELEK. Një udhëtim i rrezikshëm në Irakun verior me udhërrëfyese shkrimtaren Aura Ward.

E pakalueshme për perëndimorët toka e jezitëve, në kodrat e gjelbërta të "Kurdistanit" fsheh misteret e saj nga vështrimet «e të përdhosurve, të pafeve, të besimtarëve të feve të tjera».

Jezitët janë kurdë të cilët sot jetojnë në 75 fshatra kryesisht të Irakut verior. Ky është një term i thjeshtë që në të vërtetë nuk përcakton asgjë nga mbijetesa problematike e këtij populli, në 8 shekujt e fundit, nga zakonet e tyre, nga festat e tyre të mistershme dhe nga traditat e tyre.

Aura Ward kaloi në pjesën e rrezikshme me "pasaportë" profesorin Lenzen, i cili ishte i njohur për kurdët nga gërmimet që bëri në zonë dhe njohu një nga qoshet më të panjohura të lindjes së mesme. Ajo thotë se këto eksperjenca të jetës së saj filluan para pak kohësh ti rikthehen në mendje dhe t'i kërkonin me ngulm që ti përshkruante. Këtë e bëri me librin e saj me titull: Jezitët.

Udhëtimi i saj filloi nga Bagdati. Jetonte atje me familjen e saj që nga viti 1965, kur bashkëshorti i saj u emërua drejtor i përgjithshëm i ndërmarjes BP (British petrolium). Me qenë se preokupimi i saj kryesor nuk ishte nafta, por arkjologjia ajo merte Land Roverin e saj dhe humbte në shkretëtirë duke ndjekur misjonet arkjologjike. «E vërteta është se imshoq ishte i terrorizuar, sepse rreziqet ishin vërtet të shumta» kujton ajo. Sigurisht e shpëtoi fakti që njihte mirë gjuhën arabe. Për këtë e kishte ndihmuar shërbimi 5 vjeçar i bashkëshortit të saj në Sudan.

Dhe kështu në muajin maj të vitit 1967, një grup shokësh mori vendimin e madh për të shkuar në vendin e jezitëve. «Ditën që u nisëm kishte një stuhi rëre. Djelli ishte flakë i kuq dhe gjithçka kishte një pamje ajri të mbytur në pluhur». Stacjoni i parë ishte Moshuli, qyteti më i rëndësishëm i Irakut verior. «Fjalëkalimi Lenzen» hapi rrugën dhe oficeri i sigurimit të qytetit jo vetëm u dha lejen që kërkohet që një i huaj të afrohet në zonën e jezitëve, por pranoi që t'i shoqëronte vetë, bashkë me njerëzit e tij të armatosur me automatikë.

Cili është imazhi i parë që ju vjen ndërmend nga udhëtimi në vendin e jezitëve?

«Kishim kaluar livadhe jeshilë, male me pyje ahu, manash, mare dhe pjeshka të çelura, përshkuam një kanion me një lumë që rridhte përmes rrapësh shekullorë, kur hymë në një lëndinë të vogël të përqafuar nga malet. Atëherë veçova dy kubetë vija-vija të falëtores kryesore të jezitëve. Kaluam urën e lutjeve, në këtë pikë jezitët duhet të ecin zbathur. E kaluam dy herë siç është zakoni për besimtarët e feve të tjera dhe vetëm pas kësaj na lejuan të zbresim të laheshim te lumi dhe të përgatiteshim për të vizituar popullin, në parajsën e Djallit!».

«Parajsën e Djallit»?  Ç'doni të thoni me këtë?

«Për jezitët, Zoti është vetëm krijuesi i universit. Detyra për mirëmbajtjen e tij u është ngarkuar 7 engjëjve. Më i rëndësishmi prej tyre, kryetari i tyre është Azazeili, i cili për mosbindjen e tij humbi përkrahjen e Zotit. Besimet e tjera fetare atë e quajnë Satana, emër që jezitëve u ndalohet ta zënë me gojë, ashtu si edhe besimtarëve të feve të tjera kur bashkëbisedojnë me jezitët. Gjithashtu u shmangen edhe të gjitha fjalëve që kombinohen me "sh" dhe "ta". Jezitët e quajnë  Melek Taos, ose Melek Taus, pra engjëlli-pallua. Prandaj palloi është emblema e tyre. Për jezitët dashuria për fqinjin nuk është urdhër. Ajo duhet të  rrjedhë nga zemra. E keqja që bën fole në zemrat e njerëzve nuk vjen nga Djalli, por nga vetë njerëzit. E keqja njihet si një e vërtetë e jetës dhe është e nevojshme të ekzistojë, për të ekzistuar edhe e mira. Feja e jezitëve ndoshta ka filluar na Zoroastrizmi. Disa studjues besojnë se ata janë pas'ardhës të Mardive, një fisi të lashtë persjan që adhuronte «institucjonin e së keqes»».

Ritet e tyre janë aq të mistershme sa t'u shkonin për shtat adhuruesve të Satanait?

«Ritet e tyre kanë një mistikizëm të madh. Xhamajgia, festa e vjeshtës që bëhet rrotull varrit të profetit të tyre më të rëndësishëm, sheikut Adi, është mbresëlënëse. Festimet zgjatin 7 ditë. Ditën e fundit, pasi burrat e fisit kërcejnë një lloj valleje luftarake, një dem i bardhë çohet në avlli për t'u flijuar. Gratë nxjerrin klithma drithëruese. Kafsha e zbukuruar me lule, duke u shoqëruar nga turma drejtohet rreth e qark tempullit të Djellit (tempulli i sheikut Shemsi). Kryetari ther demin, në shkallën e fundit që të çon tek varri. Ai që ka dhuruar demin ka vendosur një pelerinë poshtë kafshës dhe merr gjakun për fat të mbarë. Zakoni e do që të flijohet një dem i bardhë, por me qenë se janë të rrallë dhe nuk gjenden lehtë ata përdorin edhe të tjerë. Pranë varrit të sheikut Adi, në tempullin e Djallit atmosfera është aq mistike, sa edhe groteske. Një dhomë e zymtë pa dritë. Kur dola jashtë ishte ishte sikur të kisha dalë nga ferri, në parajsë».


Ka ndonjë simbolikë ngjyra e bardhë?
A luajnë ndonjë rol ngjyrat në jetën e jezitëve, në përgjithësi?

«Për ata e bardha është ngjyrë zie. E kuqja do të thotë hakmarrje. Kjo duket qartë në historinë e gruas së një kryetari të fisit, i cili u vra. Gruaja u vesh me të kuqe për t'u hakmarrë për vdekjen e padrejtë të tij dhe pasi u hakmorr ajo u vesh me të bardha për të mbajtur zi. Jezitëve nuk u lejohet të mbajnë asgjë që ka ngjyrën e kaltër, sepse ndalon djallin (siç kemi ne syrin "e bardhë"). Ata e duan Djallin. Ngjyrat luajnë rol të madh në jetën e tyre. Këtë e shikon edhe në veshjet e tyre. Mbajnë kapuçë shumë të bukur shumëngjyrësh të qendisur me fije ari, gjerdanë me rruaza, e rroba të fandaksura».

A janë njerëz të fandaksur, ashtu si edhe rrobat e tyre?

«Janë njerëz të thjeshtë». Bëhet fjalë për një popull që u torturua shumë, akoma edhe nga vetë kurdët. Por janë mikpritës. Gjithashtu kërkojnë edhe respektin e mikut. Për shembull nuk duhet kurrë që një besimtar i një feje tjetër të shohë ndonjërin nga pallonjtë. E mbajnë të fshehtë fenë e tyre nga të huajt dhe të mbuluar. Adhurojnë pemët e manave, sepse mendojnë se banohen nga zjarri, fryma e Satanait, natyra dhe nga fenomenet natyrore. Besojnë tek rimishërimi dhe se askush nuk dënohet përgjithmonë. Thonë se pas një periudhë rraskapitjeje në ferr, shkojnë të gjithë në parajsë. Adhurimi i Djellit mbizotëron liturgjitë e tyre. Gjithashtu për ata kryqi është simbol i Djellit. E bëjnë edhe tatuazh».

A janë të përhapura dhe të pëlqyeshme ndër ta tatuazhet?

«Po, shumë! Përdorin vrerin që gjendet në tëmthin e qingjave, mbetje të vajit të djegur nga llampat, vaj ulliri dhe qumësht nga nëna që ka lindur vajzë, që bëhet në përzjerje e mpiksur si brumë. Me atë projektohen tatuazhet në dorë, në kyçin e dorës, në parakrah, në gjoks, në kyçin e këmbës dhe në këmbë dhe më pas çpohen me dy gjilpëra të lidhura së bashku».

Cilat janë zakonet e tyre?

«Jezitët falen 3 herë në ditë. Kur lind Djelli, në mesditë dhe kur prëndon Djelli. Nuk pështyjnë kurrë poshtë, për të mos bërë pis tokën. Nuk hanë kurrë marule. Spjegimi gjendet në një histori qesharake. Një herë sheiku Adi kaloi nga një kopsht dhe thirri një marule. Me qenë se ajo nuk i'u përgjigj, ai kërkon nga të gjithë jezitët që të mos hanë marule. Ata janë njerëz të thjeshtë. Feja e tyre e ndalon shkollimin. Të vetmit të shkolluar ishin sheikët dhe "kavallët" (kavallët janë ata që këndojnë në liturgjitë fetare të jezitëve)».

Më parë thatë se një besimtar i një feje tjetër nuk mund të shohë pallonjtë.
A patë ju ndonjë?

«Atëherë që shkova në "Kurdistan" ekzistonin 6 pallonj, që i shëtitnin nga fshati në fshat. sigurisht që nuk pashë asnjë, pasi kjo gjë ndalohet rreptësisht. Por pashë një pas shumë kohësh. Në vitet e shkuara disa nga pallonjtë ishin vjedhur nga turqit. Në një çast, ndërsa po bëja kërkime për jezitët, më ra në dorë një shkrim që thonte se ka një pallua në muzeun e Londrës. Pra, shkova më parë tek 'Victoria and Albert', ku më informuan se ekziston vërtet një pallua, i cili ndodhet në muzeun Britanik dhe ishte vërtet atje. Ekspozohet në një vitrinë prej xhami në pjesën e pasme të muzeut. Një pallua shumë i bukur prej bronxi».

Ç'farë sollët nga jezitët?

«Një kostum burrash. Mbaj mend që ja dola mbanë të kuptohem me ata me shenja, sepse shumë pak kurdë flasin arabisht. Pra ja dola mbanë të kërkoja një rrobaqepës dhe të blija një kostum për burra, ndërsa shoqëruesja ime kurde argëtohej kur më shihte që e provoja».

Do të donit të shkonit përsëri atje?

«Fatkeqësisht kushtet në Kurdistan kanë ndryshuar. Hyrja në zonat ku banojnë jezitët tani është e pamundur. Më vjen keq që muk mundem të mësoj për kushtet e tyre të jetesës sot».


Engjëlli Taos: Gjithësesi për përndjekjen e tyre kanë përgjegjësi edhe vetë jezitët, të cilët gjithmonë preferuan të mos u spjegonin të tjerëve fenë e tyre dhe qëndrimi i tyre i mistershëm i bëri të tjerët të besonin se këta kishin diçka për të fshehur. Por si tu spjegonin se adhuronin Satanain, atyre që adhuronin vëllanë e tij? Qendrim të njëjtë mbajnë edhe grupime të tjera etno'fetare në lindjen e mesme, si përshembull Alauitët (Nushairi) dhe Dhruzët.

Jezitët besojnë se Zoti (Azda) krijoi Melek-Tausin dhe i ngarkoi atij detyrën për krijimin e Tokës. Azdai krijoi dhe 6 engjëj që të ndihmonin Melekun e tyre në punën e tij dhe i dha një grusht pluhur që të krijonte Tokën. Melek-Tausi më parë i dha formë burrit të parë dhe gruas së parë, e me pluhurin që i mbeti ai krijoi Tokën. Kur mbaroi, Azdai për ta provuar i kërkoi Melek-Tausit që ti bindej njerëzve. Melek-Tausi e kundërshtoi me mendimin se ai i krijoi njerëzit dhe i tha Azdait: «Unë të bindem vetëm ty, sepse ti je krijuesi i im». Kjo kryengritje i kushtoi qendrimin e tij pranë Azdait dhe kështu u përzu (internua) Melek-Tausi.

Tempull i jezitëve në Irak: Jezitët e urrejnë ngjyrën e kaltër, ashtu si edhe Saveët dhe nuk e thonë kurrë emrin Satana. Gjithsesi feja e tyre ka elementë nga krishtërimi, sidomos dogma e Nestorianëve, Asirëve, nga Islamizmi, nga Judaizmi, nga Manihaizmi, nga Zoastrizmi dhe nga gnosticizmi. (amfoterizmi)

Jezitët u përballën me dëbime nga turqit dhe kurdët në periudhën e perandorisë Osmane. Në kohën e genocidit,gjatë luftës së parë botërore u masakruan edhe jezitë. Fatkeqësisht nuk ekzistojnë studjime të mirëfillta në lidhje me dhimbjen që kaluan jezitët në ato kohë, por ekzistojnë mjaft tregues në lidhje me ndihmën që u dhanë jezitët të krishterëve që kërkonin strehim për të shpëtuar nga masakrat me qenë se përqafojnë të njëjtën fe dhe të njëjtin zot. Prifti katolik Rhétoré, që shërbente në qytetin Diarbakir i konsideronte jezitët si «mbrojtësit» e vetëm të t'krishterëve. Në Nëntor të vitit 1916 pothuajse 600 armenë dhe 200 asirë u fshehën në malin Sidzar ku jetonin jezitët. Ndërsa historjani armen Raimond Kevorkjan na vë në dukje se ishin 4-5 mijë armenë që u shpërngulën në Sidzar. Peshkopi sirjan ortodoks (Asir) Armalto, në kujtimet e tij në lidhje me periudhën e genocidit nënvizon se të krishterët që ikën në vargmalet Sidzar punuan në arat e jezitëve, të cilët e ndanë bereqetin me refugjatët. «Ky veprim i jezitëve tregonte mikpritjen dhe ndjenjën e solidaritetit për viktimat që kishin të njëjtët ndjekës».

Shumica e jezitëve sot jeton në Irak, në vargmalet Sidzar dhe në zonën ‘Akra Saikan. Në Turqi jetojnë në qytetet Mardin, Siirt, Digiarbakir, Urfa dhe në Gaziadep. Në periudhën e krijimit të republikës turke ekzistonin rreth 100,000 jezitë. Në fjalimin e saj, jezitja Maria Sido në vitin 1987 përmendi se atëherë kishin mbetur 8000 jezitë në Turqi dhe shtoi se «spastrimi etnik në kurriz të bashkësisë jezite ndodhet në fazën e fundit të zbatimit». Ndërsa sot duket se janë pak më shumë se 6000. Në Turqi nuk ekziston asnjë ligj për zyrtarizimin e të drejtave të tyre fetare dhe në shënimin e fesë së tyre në kartat e identitetit, ku për të tjerët kjo gjë është e detyrueshme dhe autoritetet vënë një X të kuq, duke mos njohur fenë jezite. I vetmi vend ku jezitët ndihen paksa të sigurtë është Armenia, ku popullsia kurde në shumicën e saj është jezite. Në Turqi, Irak, Iran dhe në Siri janë ndjekur gjithmonë akoma edhe nga kurdët e tjerë.

Jezitët kanë një kod të rreptë sjelljeje që u'a ndalon të martohen me njerëz të besimeve të tjera fetare. Para pak kohësh një familje jezitësh në Irak vrau një pjesëtare të familjes, e cila u dashurua më një të ri arab Sunit. Ndalohen rreptësisht edhe martesat ndërmjet familjeve jezite nga kasta të ndryshme. Ekzistojnë 3 kasta: Sheikët, fakirët (kasta e shërbyesve fetarë "priftërinjtë") dhe kopeja (turma e popullit).

Në Turqi të rinjtë jezitë përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur një bashkëshort/e, për shkak të zvogëlimit të madh të kësaj popullsie dhe mundohen të gjejnë në Irak, ose në Germani, ku ekzistojnë më shumë jezitë se në Turqi. Sot përveç në Armenisë, vendi i vetëm ku jezitët kanë shpresa për të jetuar është Gjermania. Në Turqi ku ata jetuan për shumë shekuj kanë shumë pak shpresa për të mbijetuar.

PS: E postova këtë shkrim në nënforumin me tema për ateistët, për arsye se nuk gjeta këtu një nënforum me tema për sekte të tilla fetare si Jezitët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
YEZIDI (Jezitet)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: