PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 -Judaizmi-

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

-Judaizmi- Empty
MesazhTitulli: -Judaizmi-   -Judaizmi- I_icon_minitimeThu Jun 13, 2013 9:29 pm

Judaizmi

-Judaizmi- JUDA

Judaizmi është religjioni i popullit hebre. Në botë sot jetojnë 12 milion njerëz të kësaj përkatësie religjioze: 6 milionë në SHBA, 2 milion në shtetin e tanishëm të Izraelit, ndërsa, 4 milionë të tjerë, janë të shpërndarë kudo në botë. Më së shumti në Rusi dhe në Evropën Perëndimore. Në emër të pastrimit etnik dhe racor, gjatë gjenocidit famëkeq të viteve 1939-1945, të kryer në kohën e regjimit fashist të Hitlerit, janë zhduk 6 milion çifutë.


Historiku i shkurtë i judaizmit si religjion


Patrisiejët, Abrahami, Isaku dhe Jakovi, konsiderohen dhe çmohen si themeluesit e popullit hebrenj. Kah vitet 1800 p.e.s Abrahami (h.z.Ibrahimi)  kalon nga shteti i atëhershëm i Mesopotamisë, në KANNAN- tokë e premtuar, që më vonë, do të njihet si PALESTINA. Gjatë urisë së madhe,  fëmijët e Jakobit, shpërngulen në Egjipt, ku më vonë, pasardhësit e tyre shndërrohen në robër të faraonit-sundimtarit të gjithëfuqishëm të shtetit të atëhershëm të fortë të Egjiptit. Ashtu sikurse është treguar edhe në Bibël, tek diku rreth viteve 1250 p.e.s. Mojsiu e nxjerr dhe e shpëton popullin e vetë nga robëria egjiptiane. Kjo ngjarje biblike është e njohur si "eksod"- apo "DALJE NGA ROBËRIA" dhe marshimi në drejtim të "TOKËS SË PREMTUAR". Gjatë rrugës së eksodit të madh, të paraprirë nga Mojsiu, Zoti, në malin SINAJ, lidh Besëlidhjen e Madhe me popullin e izraelit. Kjo besëlidhje mbështetet në 10 pika themelore të njohura edhe sot si "10 urdhëresa të Mojsiut"

Ndarja e judaizmit


Judaizmi si religjion, që nga themelimi i saj e gjer më ditët e sodit, ka pësuar shumë ndryshime evolutive të përshtatjes së saj kohërave dhe realiteteve të caktuara shoqërore nëpër të cilat ka shtegtuar populli hebre. Kështu, gjatë historisë mijëvjeçare të ekzistimit të këtij religjioni, edhe pse ajo në esencë e ka ruajtur tërësinë e vetë strukturale, me kohë janë zhvilluar këto rryma: JUDAIZMI ORTODOKSAL, JUDAIZMIN PROGRESIV, JUDAIZMIN KONZERVATIV dhe në CIONIZMIN.
1. JUDAIZMI ORTODOKSAL paraqet judaizmin tradicional i cili njeh dhe rreptësishtë i kultivon dhe respekton ligjet dhe rregullat e vjetra  duke pranuar autoritetin e pacenueshëm të rabinit si udhëheqës shpirtëror i popullit hebre;

2. JUDAIZMI PROGRESIV, në praktikë prezantohet nga dy lëvizjet: LIBERALE dhe të REFORMUAR.
Judaizmi Liberal është themeluar gjatë shekullit 18 në Evropë. Kjo lëvizje mbështet një qëndrim kritik ndaj Biblës dhe rregullave përgjithësisht të pranuara etike, kundrejt judaizmit ritual dhe atij të kufizuar.
Judaizmi i Reformuar vazhdon me traditën e njëjtë, por pranon edhe një qasje më hulumtuese dhe më kritike ndaj judaizmit historik - tradicional. Zvogëlon potencimin e shprehur,  sikur të riteve të tepruara, ashtu edhe  "partikularizmin", gjegjësisht, nacionalizmin religjioz të bazuar në drejtën historike të kthimit të popullit hebrenj në SION, pastaj besimin e pritjes së ardhjes së një profeti hebre që do ta shpie popullin drejtë Mbretërisë hyjnore etj.

3. JUDAIZMI KONZERVATIV është një degë apo rrymë e religjionit çifut e cila u themelua në shekullin 19. Nisma dhe prezenca e e saj më e madhe është në SHBA. Kjo rrymë qëndron diku në mes të judaizmit ortodoksal dhe progresiv.
E pranon autoritetin e pacenueshëm të Rabinit dhe është e orientuar kah parimet e lashta të misticizmit burimor.
Judaizmi Konservativ është i prezantuar me dy rrymat e saja karakteristike shpirtërore:

-        KABALAN, e themelua në shekullin 13 në Spanjë. Kjo rrymë kultivon metodat dhe traditën rituale të lidhjes shpirtërore me Zotin përmes MEDITIMIT ;

-        HASIDIMI, e themeluar në shekullin 18 në Evropën Perëndimore. Kjo rrymë, në krahasim me të parën, kultivon metodat e lidhjes shpirtërore me Zotin përmes lutjes së thelluar, e cila bëhet, pasi që, paraprakisht, është arritur një gjendje e caktuar shpirtërore.

4. CIONIZMI është një lëvizje jo vetëm e pastër religjioze por ka edhe karakter politik Është tejet nacionaliste dhe mbështet në të gjitha rrymat tjera ekzistuese. Kultivon të drejtën historike të kthimit të popullit hebrenj në "tokën e premtuar" biblike.
Për herë të parë është shfaqur në shekullin 19 në Evropë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë krijimit të shtetit të sotëm të Izraelit.

Parimet e besimit çifut

Si parim themelor ku mbështetet judaizmi si religjion është besimi në një ZOT . Sipas religjionit hebrenj, as Bibla dhe as shkrimet tjera të shenjta, nuk e konstatojnë ekzistimin e Zotit, por vetëm e vërtetojnë atë si  gjithëpërfshirës, pa veti dhe formë, i vërtetë dhe absolut. Andaj, përgjithësisht mund të klasifikojmë se besimi hebre mbështetet në këto13 parime thelbësore:

1.        Ekzistimi i Krijuesit madhor dhe absolut;

2.        Krijuesi madhor është i tërësishëm;
3.        Krijuesi është frymë e shenjtë (qenie jo fizike);
4.        AI është i përhershëm;
5.        Obligimi i shërbimit dhe nënshtrimit vetëm ndaj TIJ;
6.        Pranimi i ekzistimit të profetëve;
7.        Profeti Mojsiu  është profet mbi të gjithë profetët tjerë;
8.        Besimi në shpallja e Ligjit të Mojsiut në malin e Sinait;
9.        Pacenueshmëria e aplikimit dhe respektimit të Ligjit të përcaktuar hyjnorë nga ana e besimtarëve;
10.         Zoti është i gjithëdijshëm;
11.        Dënimi dhe shpërblimi arrihet në këtë botë;
12.        Pritja e ardhjes edhe të një profeti nga rendi i gjakut mbretëror hebre;
13.        Ringjallja pas vdekjes.

Librat e shenjta në judaizëm


1.        BIBLA , apo ndryshe  "shkrimi", paraqet një cikël shkrimesh të shenjta  të shkruara gjatë periodës 1000 vjeçare;

2.        TORA,  apo ndryshe "Ligji", përbëhet nga pesë librat të prura nga Mojsiu;
3.        MISHNA, apo ndryshe "përsëritja", përbëhet nga rregullat e rrepta etike të sjelljes religjioze për besimtarët;
4.        TALMUD, apo ndryshe "predikimi", është po ashtu shkrimi i shenjtë ku  bazohet besimi çifut.  Ndërtohet nga dy librat: "Talmudi Palestinez" dhe "Talmudi Babilonase". Mbështetet në MISHNA dhe shkrimet tjera të shenjta plotësuese.


Familja tek hebrenjtë


Baza themelore ku mbështetet besimi hebre është familja, e cila konsiderohet më e lartësuar edhe sa vetë Sinagoga (tempulli fetar). Hebrenjtë i japin një rëndësi të veçantë familjes dhe raporteve të brendshme ndër-familjare në mes të anëtarëve të saj, andaj edhe shumë festa të shenjtëruara janë shenjtërime familjare. Njëra ndër këto festa të shenjta padyshim është edhe SHABATI, dita e shtune, e cila konsiderohet si ditë e pushimit javor. Tek çifutët dita e zakonshme fillon me lindjen dhe perëndimin e Diellit, ashtu që SHABATI i cili është e shtune, fillon në mbrëmjen e së premtes.
Para se të perëndoj dielli, shtëpiakja (nikoqirja) ndez "dritat e shabatit" dhe fillon me lutjen e zakonshme që ia dedikon mirëqenies dhe begatisë familjare. Anëtarët meshkuj të familjes, në këtë çast, mund të jenë së bashku me nikoqiren e shtëpisë ose ata gjenden në Sinagogë. Gjatë darke, tavolina solemne festive e Shabatit është e mbuluar me mbulesë të pastër. Mbi të gjenden dy copa buke dhe një gotë me verë. Para se të fillohet të darkohet, kryefamiljari, në prezencën e të gjithë anëtarëve të familjes rreth tavoline, lavdëron dhe bekon punën e palodhshme të bashkëshortes, lexon citate nga Bibla dhe shkrimet tjera të shenjta që kanë të bëjnë për moralin familjare, i lutet Zotit, krijuesit të gjithëfuqishëm me falënderim për begatinë dhe mirëqenie, dhe në fund, ai i bekon të gjithë anëtarët e familjes. Në fund, këput një copë bukë për vete dhe pinë nga gota e verës. Më pas, kështu veprojnë të gjithë anëtarët tjerë të familjes që në at moment janë prezent rreth tavolinës së darkës festive.

Sinagoga

Fjala "Sinagoga" në gjuhën e hebrenjve do të thotë "Kuvend" apo "Megjlis". Ky tempull i shenjt për hebrenjtë nuk është vetëm një kult religjioz, por edhe vatër e edukimit dhe kultivimit të jetës shoqërore dhe politik të këtij populli në përgjithësi. Në Sinagogë, besimtarët zakonisht takohen në mbrëmjen e së premtes për ta shënuar fillimin e Shabatit dhe në mëngjesin e së shtunës.
Sinagoga si një kult fetar, ka formën e katërkëndëshit. Në pjesën e përballmë nga hyrja është oltari në të cilin gjendet ARKA me shkrimet e shenjta, e cila është e kthyer kah Jerusalemi. Në tri pjesët tjera përreth oltarit ku është vendos Arka e shenjt, janë karriget dhe bankat për besimtarët, të cilët sa qëndrojnë në brendi të Sinagogës dhe i kryejnë ritet tradicionale fetare, patjetër në kokë mbajnë kapela karakteristike ovale si dhe shallin e bardhë të hedhur rreth krahëve. Kështu veprojnë besimtarët meshkuj, ndërsa besimtaret femra i mbulojnë vetëm kokën dhe nuk kanë shall rreth krahëve.
Në judaizmin ortodoksal, femrat në Sinagogë janë të ndara nga meshkujt.
Ritet fetare në Sinagoga udhëhiqen nga Rabini, prijësi apo mësuesi shpirtëror fetar.

Rregullat e besimit

Si karakteristikë e besimit çifut është lutja që aplikohet patjetër 3 herë në ditë. Më pas, vjen respektimi i rregullave të rrepta gjatë përzgjedhjes së ushqimit dhe parimet e sjelljes morale në shoqëri. Si shenjë e besëlidhjes së parë të Zotit të bërë me Abrahamin në malin e Sinait, çifutët aplikojnë rrethprerjen e mishit të prepucit , apo ndryshe synetin. Fëmija menjëherë posa të lind, dhe më së largu 8 ditë, duhet të rrethpret mishin e prepucit, gjegjësisht të bëhet synet. Ky ritual tradicionalisht bëhet në shtëpi apo Sinagogë, ndërsa kohën e fundit, gjithnjë e më tepër aplikohet të kryhet nëpër spitale, por patjetër në prezencë të Rabinit i cili aplikimin e ritualit të caktuar fetar.

Festat fetare

- PASHA është një festë e rëndësishme fetare e cila kremtohet në pranverë dhe zgjat 8 ditë. Me këtë ditë përkujtohen vuajtjet dhe dalja e popullit hebrenj nga Egjipti.

- "Të pesëdhjetat" apo SHAVUOD-i , është kremte fetare e cila festohet 7 javë pas PASHA-së. Ndërlidhet me mbarimin e të korrurave dhe bereqetit e tokës, por ka të bëjë edhe me shënimin e fillimit të pranimit të Ligjit nga Abrahami në malin Sinaj
- SUCCUT- feste fetare e gëzueshme që shënon vjeljen e suksesshme dhe kremtohet në vjeshtë. Pasohet me lutje që i dedikohen shiut dhe të vdekurve. Për këtë festë, hebrenjtë praktikojnë që me tenda të mbaruara nga drunjtë dhe fletët e drurëve të dalin në mal (jashtë shtëpive), duke përkujtuar kështu kalimin e të parëve të tyre nëpër shkretinë gjatë eksodit të madh.
- PURIM- festë fetare që shënon kujtimin e daljes së hebrenjve nga mbretëria persiane, ngjarje kjo e shënuar në shkrimin e shenjët titulluar ASTERI. Kremtohet kah Pranvera e hershme dhe përcillet me mbajtjen e karnavaleve.
- VITI I RI (ROSH HASHANAH) - është fillimi i kalendarit religjioz hebrej. Festohet me arritjen e vjeshtës së hershme. Kjo festë konsiderohet si momenti më i përshtatshëm kur besimtari duhet të filloj me planet për konsolidimin e përgjithshëm të jetës së vetë.
- YOM KIPPUR - Apo ndryshe quhet "Dita e Pajtimit". Kremtohet në ditën e 10 të Vitit të Ri. Shënohet me abstenimin 24 orë nga ushqimi dhe uji, si shenjë e pendimit para Zotit për mëkatet e individëve dhe të tërë bashkësisë.

Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
-Judaizmi-
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Judaizmi dhe Krishterimi në perspektivën e Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I-
Kërce tek: