PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zoti dhe logjika empirike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Zoti dhe logjika empirike Empty
MesazhTitulli: Zoti dhe logjika empirike   Zoti dhe logjika empirike I_icon_minitimeWed Jun 05, 2013 3:41 am

Padyshim se situatat shoqërore,faktorët historikë dhe arsimorë,si dhe format e ndryshme të punës njerëzore nuk mund të mbesin jashtë ndikimit të pasqyrimit praktik të tendencës së brendshme dhe karakteristikave të tija shpirtërore dhe emocionale.Edhe pse këto situata të ndryshme nuk krijojnë ndonjë detyrim ose domosdoshmëri në zgjedhjen e drejtimit të njeriut,ato mund të jetësojnë një situatë të përshtatshme për një lloj të zgjedhjes së caktuar,duke luajtur një rol të rëndësishëm në pikëpamjen e njeriut për gjërat e ndryshme.Këto situata, ndonjëherë mund ta ekspozojnë veten nën maskën e pengesës duke ndikuar në lirinë e njeriut dhe mundësinë e tij për të zgjedhur.

Si rezultat i afërsisë së madhe me deduksionin shkencor dhe empirik,mendja e njeriut kujdeset që të tregohet disi i druajtur prej deduksionit të pastër intelektual, posaçërisht nëse çështja që është nën hetime është jomateriale dhe e pandjeshme.

Në përgjithësi,aftësitë mendore të njerëzve sigurojnë fortësi dhe shkathtësi në fushën në të cilën aplikohen më së shumti:çështjet që shtrihen jashtë asaj fushe i paraqiten atij joreale dhe joautentike,ose në rastin më të mirë, sekondare dhe tangjente ndaj çështjeve të cilat ai e specializon.Prandaj, njerëzit tentojnë që të gjykojnë gjithçka në mënyrë të veçantë.

Një prej faktorëve më shkatërrues dhe çorientues në mendimet që kanë të bëjnë me çështjen e Zotit është kufizimi i mendimit të ndonjërit në logjikën e shkencës empirike dhe të dështojë në njohjen e kufijve dhe vijave kufitare të asaj logjike.Pasi që ekspertët e shkencave empirike përkushtojnë tërë energjinë e tyre në shkencat ndijore,ata janë të huaj për çështjet që kanë të bëjnë me kuptimet matanë ndjenjave.

Ky tjetërsim,kjo distancë prej çështjeve jondijore,ky besim i jashtëzakonshëm për të dhënat të fituara përmes shkencave empirike,arrin atë pikë sa që testimi dhe eksperimentimi e formojnë tërë strukturën mendore dhe botërore si edhe pikëpamjet e ekspertëve të tillë.Ata e konsiderojnë eksperimentimin si vegël të vetme të pranueshme dhe mënyrë të vetme për të arritur njohjen, si një kriter të jashtëzakonshëm.

Ata presin që në këtë mënyrë të zgjedhin çdo problem.Detyra e shkencës është sqarimi i relacioneve në mes të fenomeneve;qëllimi i saj është vendosja e marrëdhënieve në mes ndodhive, jo në mes të Zotit dhe ndodhive.Nuk duhet pritur që të perceptohen realitetet tej-ndijore nëpërmes kritereve ndijore,ose të shihet Zoti në laborator.

Shkencat nuk mund t’i kryejnë eksperimentet laboratorike në lidhje me ekzistencën e Zotit dhe pastaj të gjykojnë se nëse një gjësend nuk mund të vërehet fizikisht dhe nuk mund të themelohet mbi baza të eksperimenteve laboratorike dhe llogaritjeve matematikore,atëherë ai gjësend nuk ka realitet.

Në fakt,asnjë eksperiment nuk mund të themelohet në përcaktimin e ekzistimit ose jo të qenies jomateriale,sepse vetëm ajo që mund të shfuqizohet përmes eksperimentit, e njëjta mund të vërtetohet përmes eksperimentit. Shkenca dhe metafizika janë dy forma të diturisë që i gëzojnë nivelet e njëjta të vlefshmërisë dhe vërtetësisë. Ligji metafizik nuk bazohet as në eksperimente, as nuk mund të shfuqizohet përmes eksperimentit. Mijëra eksperimente shkencore janë kryer për të vërtetuar se të gjitha gjësendet janë materiale, por të gjitha do të dështojnë gjatë arritjes së qëllimit.

Shkencëtarët empirikë kanë të drejtë të thonë: “Unë kam zbuluar një send” ose “Unë nuk kam zbuluar asnjë send”.Ata nuk kanë të drejtë të thonë: “Një send i tillë nuk ekziston.”

Metodat laboratorike të ndërlikuara dhe me strukturën e përparuar zhvillimore nuk mund ta gjejnë rrugën deri te bota e panjohur,e errët dhe e zgjeruar e elementeve që janë objekte të eksperimentimit; ata nuk mund të kuptojnë realitetet që janë të fshehura në zemrat e atomeve të panumërta; dhe,ata nuk mund të zbulojnë natyrën e vërtetë të materies.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Zoti dhe logjika empirike Empty
MesazhTitulli: Re: Zoti dhe logjika empirike   Zoti dhe logjika empirike I_icon_minitimeWed Jun 05, 2013 3:42 am

Metoda empirike ka qenë shumë e dobishme në zhvillimin e vetëdijesimit të njeriut për rregullën e përpiktë të krijimit,dhe mund të sigurojë bazat e reja dhe të pastra për besimin në Zot përmes hulumtimeve të rregullave të krijimit,sepse ajo është dëshmues i ekzistimit të Zotit të fuqishëm dhe të vetëdijshëm.Megjithatë, qëllimi dhe synimi i shkencëtarëve në hulumtimet e tyre të çështjeve që kanë të bëjnë me natyrën dhe misteret e botës, në përgjithësi nuk na bëjnë që të kuptojmë ekzistimin e Krijuesit.Në rrjedhën e zhvillimit të tij të pandërprerë nga ana e hulumtuesve shkenca vazhdimisht është duke shpalosur misteret e ekzistencës,por pa u zhvilluar matanë diturisë së tyre të ngushtë dhe të kufizuar që e kanë marrë nga faza e tanishme e hulumtimeve.

Sikur të kishin mundur ta bënin këtë, ata do të kishin kuptuar lidhshmërinë e fenomenit dhe vartësinë e të gjitha gjësendeve ndaj një rregulle,dhe në këtë mënyrë do të kishin arritur dy faza shtesë të diturisë dhe të mprehtësisë: E para,ata do të ishin në gjendje të ndërlidhin në mes veti të gjitha informatat e tyre ndijore, empirike dhe pastaj kishin mundur të nxjerrin përfundime racionale dhe të bëjnë interpretime.Pa pranimin e ekzistimit të Krijuesit të urtë,është e pamundur interpretimi i bindshëm i tërësisë së informatave të dala prej shkencëtarëve të ndryshëm dhe lidhjeve që ekzistojnë në mes tyre.

Megjithatë,praktikisht,puna dhe metoda e mendimit shkencor është formulimi i parimeve dhe ndërmarrja e hulumtimeve pa u referuar te Zoti,ashtu që sistemi i mendimeve në të cilën mungon Zoti të bëhet boshti në të cilën puna shkencore zmbrapset,duke shkaktuar që njerëzit të bëhen të huaj për çdo gjë që ndodhet matanë fushës së atij mendimi.

Në të njëjtën kohë,jeta praktike e njeriut është e lidhur në mënyrë të paevitueshme me shkencën. Rezultatet e dala nga njohuritë empirike përfshijnë të gjitha aspektet materiale të jetës,duke e izoluar atë brenda katër mureve të padepërtueshme,dhe është vështirë e mundur të gjendet ndonjë vegël natyrore në mesin e kuptimeve jetësore të njeriut.Kjo e rrit në mënyrë të pashmangshme besimin e njeriut në shkencë dhe ndikon në sjelljen e tij, duke shkaktuar brenda tij një gjendje të dyshimit dhe të hezitimit.

Si shtesë,natyra e dobishme e fenomenit të hulumtuar nga shkenca empirike është e prekshme dhe e kuptueshme për çdonjërin, me kontrast të thekshëm ndaj çështjeve metafizike.Ngjashëm, fenomenet materiale të hulumtuara nga shkenca empirike janë të mirënjohura,duke pasur parasysh se në rastin e metafizikës e kundërta është e vërteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Zoti dhe logjika empirike Empty
MesazhTitulli: Re: Zoti dhe logjika empirike   Zoti dhe logjika empirike I_icon_minitimeWed Jun 05, 2013 3:43 am

Njohja e çështjeve religjioze përmes metodave jokorrekte,që është ndjekur nga ana e kishës mesjetare,e kombinuar me armiqësi ndaj të gjitha manifestimeve të shkencës,ishte faktori kryesor i preferimit të shkencës empirike ndaj filozofisë dhe metafizikës.Shkurt,shkenca paraqitej si kundërshtar i religjionit dhe nuk shkonte paralel me të.

Njëherë,logjika empirike ia arriti që t’i derdhë të gjitha mendimet në një model të vetëm,e ngjyrosi pamjen e jashtme të njeriut në botë deri në atë shkallë sa që ata u bindën se është e vetmja bazë për pranimin e të vërtetës së gjësendeve.Atë e përcaktuan si një autoritet suprem dhe e konsideruan të pamundur vërtetimin e ekzistencës së ndonjë gjëje që është e pakuptueshme për ndjenjat.

Kështu që,shkencëtari empirik i cili është i pavetëdijshëm për metodën e atyre që e njohin Allahun, pranon dhe e konsideron si të drejtë çdo gjë që pajtohet me logjikën shkencore dhe mendimet.Ai i jep vetes të drejtën të mohojë gjithçka që nuk përputhet me metodën e tij shkencore.Metoda e tij është besimi absolut në eksperiment dhe të konsideruarit e saj si dëshmi të vetme për saktësinë e çfarëdo përfundimi.

Në një situatë të tillë,kur e tërë baza e mendimit fetar është e injoruar,shkencëtarët vijnë në pozitë të tillë që mbesin pa ndonjë princip për interpretimin e çështjeve sekondare fetare që paraqiten në formën e urdhëresave dhe të ndalesave.Duke qenë të mësuar me gjuhën e shkencës dhe të varur nga formulat, ai është plotësisht i mbyllur ne metodën e tij duke imagjinuar lidhjet, duke i lënë urdhëresat e thjeshta dhe të çiltra të fesë pa përmbajtur ndonjë vlerë.

Metoda e mendimit është e gabuar dhe jo korrekte.Edhe pse shkenca i ka formulat e veta komplekse dhe jashtëzakonisht precize,kuptimi i së cilës kërkon studime të thella dhe të vështira, po ato formula e lënë anash sferën e shkencës sapo të hyjnë në jetën praktike,duke e distancuar veten prej gjuhës teknike të shkencëtarit. Aty ku nuk është e mundur një gjë e tillë,aty do të jenë të kufizuar prej qendrave shkencore dhe industriale, bibliotekave dhe qendrave hulumtuese.

Çdokush mund të shfrytëzojë pajisjet e tilla si telefoni dhe radioja.Të njëjtat zotërojnë të vërtetat e të gjitha veglave dhe instrumenteve shkencore.Përkundër tërë saktësisë dhe ndërlikimit që i kanë,një udhëzim i veçantë do të mundësojë përdorimin e tyre për çdokënd.Specialistët dhe ekspertët nuk i përcjellin njohuritë mekanike dhe teknike deri te blerësi i pajisjes; në vend të kësaj, ata i përmbledhin në disa fjalë të shkurta rezultatet e punës së mundimshme nëpër të cilat kalon zbuluesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zoti dhe logjika empirike Empty
MesazhTitulli: Re: Zoti dhe logjika empirike   Zoti dhe logjika empirike I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zoti dhe logjika empirike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 5 arsye pse Zoti na sprovon...
» Kush është Zoti ?!
» PËRSE ZOTI E KRIJOI NJERËZIMIN?
» Për ta kuptuar a ekziston Zoti duhet medituar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: