PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve Empty
MesazhTitulli: Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve   Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve I_icon_minitimeMon May 20, 2013 4:41 am

Ndër temat themelore intelektuale që kanë të bëjnë me jetën e njeriut, çështja religjioze gëzon një rëndësi të veçantë. Në fakt, ato janë vështruar gjithmonë si çështjet themelore të mirëvajtjes dhe të caktimit (fatit) të njeriut, dhe si produkt ka qenë mendjemprehtësia e thellë dhe dituria gjithëpërfshirëse.

Dijetarët dhe hulumtuesit e shumtë u janë qasur studimeve gjithëpërfshirëse edhe të brezit të gjerë në lidhje me motivet dhe origjinën e interesimit të njeriut që kanë të bëjnë me çështjet religjioze, duke i gjurmuar hulumtimet e veta me pikëpamje të veçanta dhe me metodologji që i drejtojnë përfundimet dhe gjykimet e tyre.

E vërteta e kësaj çështjeje është se prej kohërave të hershme parahistorike, feja dhe besimi kanë qenë pjesë të formimit të shoqërisë njerëzore; nuk është e mundur që në të kaluarën ose në të sotmen, të gjendet një shoqëri në të cilën nuk është parashtruar çështja e religjionit.Kurani Fisnik na referon nëpërmes ajeteve të shumta për faktet historike të profetëve të dërguar nga ana e Zotit në mënyrë të vazhdueshme te popujt e hershëm, të cilët krahas dobive të ndikimit shpirtëror kanë luajtur edhe rolin themelor në krijimin e shoqërisë civilizuese.

Studimi i mënyrës se si është zhvilluar jetesa e njerëzve dhe dituria, duke marrë parasysh edhe diturinë e pranuar nga horizontet e largëta të historisë, na bëjnë me dije se njeriu e përqafoi besimin religjioz para se të bëhet i vetëdijshëm për metodat e deduksionit racional.

Si pasojë e kësaj, periudha e parë e diturisë njerëzore dhe e industrisë nuk e mbajti primatin mbi periudhat e mëhershme të religjionit dhe të besimit. Mund të deklarojmë edhe atë se përpjekjet e njerëzve në sferën e religjionit dhe të besimit kanë qenë më të fuqishme dhe afatgjata sesa përpjekjet në fushën e shkencës dhe të shkencave shoqërore, sepse dituria mbi realitetin e jashtëzakonshëm, që paraqet esencën e botës së qenieve, është shumë më e ndërlikuar dhe më pak e arritshme sesa esenca e atyre gjërave të cilat dituria dhe shkencat shoqërore vazhdimisht përpiqen ta realizojnë.

Natyra esenciale e diellit shkëlqyes, përmes së cilit shfaqen më së shumti të gjitha gjësendet, ka mbetur i panjohur për shumë shekuj për njerëzimin. Lëvizjet dhe efektet e tija kanë qenë subjekt i shumë interpretimeve të ndryshme; edhe pse asnjëri nuk ka mundur ta mohojë ndriçimin e rrezeve të tija, mendjet e shumicës së tyre kanë mbetur në errësirën e thellë me gjithë respektin për diturinë e tyre.

Pra, perceptimi i të vërtetës së madhe është e pamundur të kuptohet pa një kontrollim logjik,deduksion dhe studim gjithëpërfshirës. Nëse i hasim paragjykimet dhe mitet religjioze në mesin e njerëzve antikë, të cilët vazhdimisht janë duke u injektuar në shabllonet e reja për shkak të mangësisë dhe dobësisë së mendimeve si dhe të frenimit të diturisë, kjo nuk do të thotë se religjioni dhe përmbajtja e saj doktrinare është e pavërtetë.

Përkundrazi, ajo paraqet primatin dhe autonominë e aspiratave religjioze në thellësinë e shpirtit dhe zemrës së njeriut.Aq më tepër,prej shkencës e cila hulumton periudhën parahistorike,nuk mund të presim shumë se do të zbulojë për religjionin antik diçka tjetër,përveç deshifrimit të gjurmëve të miteve dhe paragjykimeve në mbeturinat e njeriut primitiv si dhe ato nëntokësore.

Pasi që drejtimet dhe aktivitetet njerëzore janë gjithmonë të shoqëruara prej dy karakteristikave të qarta – primati dhe autonomia,dhe në anën tjetër, gjithëpërfshirja dhe gjithanshmëria në mesin e anëtarëve të llojeve të ndryshme logjikisht rrjedh se duhet t’i parashtrojmë disa zanafilla për drejtimet dhe aktivitetet e thellësisë së shpirtit të njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve   Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve I_icon_minitimeMon May 20, 2013 4:42 am

Ekzistimi i një fenomeni të tillë të pandërprerë në një formë universale dhe të përhershme përgjatë historisë dhe parahistorisë,nuk mund të konsiderohet si rrjedhojë e adeteve dhe zakoneve; është një manifestim i vullnetit të fortë prej lashtësisë dhe të instinktit të domosdoshëm të së vërtetës. Të gjitha besimet religjioze,me pikëpamjet dhe format e saja të ndryshme,rrjedhin prej një burimi të pasur dhe të pashtershëm – natyra e lashtë e njeriut e cila nuk është e imponuar as nga jashtë as në mënyrë të rastësishme.

Së pari,në natyrën e qenies së njeriut vjen aftësia për ta pranuar besimin dhe pastaj besimi merr formën e vet. Prirja e njëjtë e brendshme,që e nxit personin në hulumtime intelektuale në mënyrë që ta ndiejë realitetin, është një shenjë e nevojës së njeriut për dituri religjioze. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se një gjendje e brendshme dhe një gatishmëri e tillë nuk do ta shoqërojë patjetër besimin e formuar të plotë dhe të saktë.

Sikur që trupi ka nevojë për substanca ushqimore dhe kjo nuk na bën të kuptojnë mirësinë dhe dobinë e saj,në mënyrë të njëjtë edhe shpirti kërkon ushqimin e vet – të quajtur besimi dhe religjioni – dhe kërkon me këmbëngulje të informohet për zotëruesin e tij si dhe ka dëshirë të lutet te porta e Tij.Por,instinkti që e nxit të kërkojë,nuk është në gjendje ta njohë dhe ta vlerësojë besimin dhe fenë, ta dallojë të vërtetën prej të gabuarës.

Dijetarët kanë pranuar se besimet religjioze gjithmonë janë gërshetuar me jetën e njeriut.Prapëseprapë,mendimet e tyre janë dalluar në lidhje me rrënjët themelore të religjionit dhe të faktorëve që kanë luajtur rolin kryesor në themelimin dhe zhvillimin e saj.Gjykimet e tyre, në mënyrë të përgjithshme,janë të bazuara në studime të besimeve primitive dhe religjioneve të paragjykuara,që çojnë në një rezultat ku konkluzionet e tyre në analizat përfundimtare janë të palogjikshme dhe të gjymta.

Është e vërtetë se disa religjione të caktuara,në mungesë të mirëkuptimit të principeve të shpalljes,në paraqitjen dhe rritjen e saj janë ndikuar nga rrethanat shoqërore si dhe nga faktorët e ngjashëm. Megjithatë, nuk është e logjikshme që paraqitjet e të gjitha tendencave religjioze t’i përshkruhen rrethanave ekonomike dhe kërkesave të kohës, frikës prej fuqive tmerruese natyrore,paditurisë ose të faktorëve që nuk pranohen nga shkencëtarët.

Padyshim,një prej faktorëve të paraqitjes së ideve kundërreligjioze dhe të grupeve që e mohojnë Zotin,ka qenë të mësuarit e gabuar,papërshtatshmëria dhe shtrembërimet inteligjente të ndjekësve të disa religjioneve.Prandaj, vetitë dhe karakteristikat e veçanta të çdo religjioni duhet të vështrohen në mënyrë individuale gjatë studimit të shkaqeve që i kanë prirë njerëzit në përkrahjen e religjionit të caktuar.

Mund të vërehet se gjatë shumë ngjarjeve historike,religjioni ka dominuar në të gjitha marrëdhëniet e asaj kohe. Nëse religjioni nuk ka qenë dukuria primare, atëherë është dashtë të mbyllet brenda katër mureve të motivit material. Megjithatë,cili faktor tjetër do të mund t'u jepte qëndrueshmëri dhe vendosmëri personaliteteve religjioze për hir të qëllimeve religjioze të tyre?

A ishte dobia materiale apo fitimi personal ajo, që vuajtjet e hidhëta të mjerimit dhe vështirësitë e shumta,i bëri që të kenë shijen e ëmbël në shpirtin e tyre? Përkundrazi,ne e pamë se ata i flijuan të gjitha burimet materiale të përparimit dhe dëshirat personale,për idealet dhe ndjenjat e tyre religjioze,duke shkuar aq larg sa që e sakrifikonin me gjithë dëshirë edhe shpirtin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve   Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve I_icon_minitimeMon May 20, 2013 4:42 am

Në tregimin që ka të bëjë me Faraonin dhe magjistarët e tij,e lexojmë se ai u bëri thirrje të gjithë magjistarëve të tij në mënyrë që të korrin fitore ndaj Musës (a.s.),që ishte i udhëzuar nga ana e Zotit, duke shpresuar se me zotësinë dhe fuqinë magjike të tyre do të mund ta detyronin që të gjunjëzohet.Por,duke i falënderuar fuqisë së mbinatyrshme që i ishte dhënë Musës (a.s.),ata pësuan humbje dhe u kthyen në besimin e vërtetë.Faraoni i tërbuar, arroganca e të cilit u dërmua, filloi të përgojojë dhe t’i kërcënojë, duke thënë se do t’i dënojë ata me torturat më të dhimbshme: ndarja e gjymtyrëve të tyre. Por, një revolucion i thellë kishte zënë vend në zemrat e magjistarëve; ata qëndronin qetë dhe të vendosur kundrejt kërcënimeve të faraonit dhe torturave të tyre të dhimbshme.

Ata u përgjigjën me një guxim të mrekullueshëm: “E ti urdhëro që të na torturojnë, dhe mund ta zbatosh urdhrin tënd vetëm në jetën e kësaj bote të kufizuar” (Taha,72)

Kjo ishte një ekspozim i qartë i fuqisë së vullnetit të lindur njerëzore për të vërtetën dhe realitetin që ekziston në brendësinë e tij dhe paraqitet kur të konfrontohet me shtypje, shtrëngim dhe forcë brutale.Njerëzit që kanë jetuar larg nga pallati i Faraonit dhe që kanë përfituar prej tij, u quan kundër tij dhe ishin të gatshëm edhe të paguanin me jetë këtë kundërshtim. Për këtë arsye, prirja specifike e njeriut ndaj çështjeve religjioze nuk mund të shpjegohet sipas interpretimeve materialiste; përkundrazi, incidentet e tilla si të magjistarëve, demonstrojnë primatin e ndjenjës religjioze te njeriu.

Besimet e palogjikshme nuk i përkasin vetëm çështjeve religjioze. Para se të ishin përpunuar në mënyrë të përshtatshme, shumica e shkencave ishin të gërshetuara me paragjykime. Njeriu e gjeti rrugën e tij prej magjisë deri te medicina e vërtetë dhe e dobishme, prej alkimisë deri te kimia reale. Askush nuk mund të pretendojë se, nëse njeriu ka bërë një gabim gjatë hulumtimit,ai është i lidhur për atë gabim dhe se, asnjëherë nuk do të gjejë rrugën deri te e vërteta. Ata që besojnë në filozofinë shkencore dhe në primatin e metodës eksperimentale, pranojnë se eksperimentet e tyre mund të japin rezultate të gabuara megjithëse nuk e ndryshojnë statusin e së vërtetës.

Ata që mohojnë Zotin insistojnë në përfundimin se Zoti është produkt i mendjeve njerëzore, për shembull, filozofi anglez Bertrand Russell, konsideron se frika nga forcat natyrore është origjina e religjionit. “Sipas mendimit tim, themeli i religjionit është frika: frika prej të panjohurës, frika nga vdekja, frika nga humbja, frika nga e fshehta dhe misteriozja. Përveç kësaj, siç u vërejt edhe më herët, ndjenja e shndërruar në realitet ia mundëson çdonjërit që të imagjinojë se ai ka një mbështetës në të gjitha problemet dhe përpjekjet e tij.”

Kjo është një thënie që vështirë mund të vërtetohet me ndonjë provë.Samuel King thotë: “Burimi i religjionit është i mbuluar me mister. Në mesin e teorive të panumërta të shkencëtarëve lidhur me këtë temë, mund të vërejmë se disa prej tyre janë më të logjikshme se të tjerët, por edhe më i miri prej tyre është i hapur për kundërshtime nga pikëpamja e vërtetimit shkencor. Ata nuk mund të kalojnë sferën e spekulimit logjik. Për këtë arsye, ekzistojnë shumë mosmarrëveshje të mëdha në mesin e sociologëve në lidhje me burimin e fesë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve   Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve I_icon_minitimeTue May 21, 2013 7:54 am

Megjithatë, ne mund të përgjigjemi në këtë mënyrë: edhe nëse pranojmë se burimi dhe motivi themelor për besimin e njeriut ka qenë frika, kjo nuk vërteton në asnjë mënyrë se ekzistenca e Zotit është thjesht një trillim pa ndonjë realitet.

Nëse frika e motivon njeriun që të kërkojë strehim, dhe nëse në rrugën e tij të kërkimit e zbulon realitetin e besueshëm (Zotin), a ka këtu ndonjë kundërshtim për t’u bërë? Nëse është frika shkaku i zbulimit të një sendi të sigurt, a mund të themi se ai send është diçka imagjinare dhe joreale, sepse ishte frika ajo që e nxiti njeriun që ta kërkojë?

Sigurisht se do të ishte e palogjikshme të pohojmë, për shembull, se shkenca e medicinës nuk ka realitet sepse njeriu e ka kërkuar dhe e ka zbuluar atë për shkak të frikës, frikës prej sëmundjes dhe vdekjes? E vërteta e kësaj çështjeje qëndron aty se shkenca e medicinës është realitet, pa marrë parasysh se motivi burimor gjatë zbulimit ishte frika nga sëmundja dhe vdekja apo ndonjë faktor tjetër.

Në të gjitha zhvillimet dhe çështjet e jetës, besimi në një Zot të fuqishëm dhe të ditur, është një strehë reale dhe një përkrahje e fortë. Kjo është një çështje që dallohet plotësisht prej të tjerëve, në atë se a ishte motivi i njeriut gjatë kërkimit frika prej ligësisë dhe të kërkuarit e strehimit, apo jo. Këto dy çështje janë të ndara dhe duhet të studiohen ndaras.

Padyshim se gjatë fazës së tij primitive të jetesës, njeriu ishte viktimë e tmerrit poshtërues dhe të dhimbshëm kur ballafaqohej me dukuritë natyrore të tmerrshme si: stuhia, shtrëngata, tërmeti dhe sëmundjet. Një ankth nga frika ia shkaktoi një hije fatkeqe në të gjitha aspektet e jetës dhe të mendimeve të tij, dhe përmes një beteje të pandërprerë ai korri fitore kundër frikës dhe dobësisë; ai gjithashtu vërejti se ku mund të gjejë mbështetje dhe të kërkojë strehë prej ngjarjeve tmerruese, dhe e gjeti qetësinë e tij të brendshme. Në fund, përmes mundimeve të paepura ai pushtoi ankthin e poshtërimit dhe të frikës dhe arriti fitoren e mrekullueshme.

Studimi i fazave të ndryshme në jetën e njeriut primitiv, dhe zbulimi i dëshmisë se frika mbizotëroi në mendimet e tij, nuk e vërtetojnë se frika dhe padituria ishin faktorë të vetëm kryesorë për të prirë njeriun kah religjioni. Një pohim i tillë do të ishte rezultat i vërejtjes së vetëm të një dimensioni të kësaj çështjeje. Përfundimet e përgjithshme mund të nxirren prej hulumtimeve historike vetëm nëse e gjithë historia, me të gjitha periudhat e ndryshme të jetës së njeriut, është hulumtuar dhe studiuar, dhe jo vetëm një kënd i historisë së tij laramane dhe të pafundëm.

Dominimi i frikës dhe i poshtërimit në çështjet njerëzore gjatë periudhave specifike dhe të kufizuara, nuk duhet të merret si bazë për formimin e vlerësimit gjeneral për të gjitha periudhat. A nuk do të ishte një vlerësim i ngutshëm të thuhet se të gjitha idetë dhe ndjenjat religjioze të njeriut, prirja për të adhuruar Zotin në të gjitha periudhat e mëhershme dhe të tanishme, ka qenë shkaktuar thjesht nga tmerri, nga frika e zemërimit të natyrës, të luftës, dhe të sëmundjes?

Faktikisht,ata që e kanë bindjen më të vendosur në mesin e njerëzve,nuk janë më të dobëtit. Ata që gjatë rrjedhës së kohës kanë ngritur lart flamurin e religjionit,kanë qenë më të fuqishmit dhe më të vendosurit prej njerëzve. Besimi i njeriut nuk është rritur në proporcion me dobësinë e tij, dhe lideri i njerëzve në çështjet fetare nuk është më i dobëti dhe më i mjeri prej mesit të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve   Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zhvillimi i besimeve gjatë shekujve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qytetërimet e lashta që humbën gjatë shekujve
» Shkencëtari amerikan zbulon që truri gjatë lutjes reprogramohet
» Objekti misterioz 2 km i gjatë në sipërfaqe të Hënës vë në “bela” NASA-n

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: