PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse truri njerezor e dashuron kaq shume muziken?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Pse truri njerezor e dashuron kaq shume muziken? Empty
MesazhTitulli: Pse truri njerezor e dashuron kaq shume muziken?   Pse truri njerezor e dashuron kaq shume muziken? I_icon_minitimeMon Apr 22, 2013 9:03 am

Pse truri njerezor e dashuron kaq shume muziken?

Pse truri njerezor e dashuron kaq shume muziken? Brain_music

Nese berja e muzikes nuk eshte aktiviteti me i vjeter njerezor, atehere do te jete nje prej tyre. Melodia dhe ritmi mund te shkaktojne ndienja qe nga deshperimi e deri tek qetesia dhe lumturimi; mund te sjelle kujtime te koheve te fundit ose te riktheje kujtime nga femijeria.

Nga nje kendveshtrim evolucioni, megjithate, muzika nuk duket se ka kuptim. Ndryshe nga seksi apo ushqimi, nuk ka bere asgje per te ndihmuar paraardhesit tane qe te mbijetonin dhe te riprodhoheshin. Megjithate muzika dhe efektet e sak jane ne te gjitha kulturat keshtu qe ajo duhet te kenaqe disa lloj nevojash universale.

Disa vite me pare, nje kompozim i vetem e nxorri pothuajse menjehere Valorie Salimpoor nga nje ankth qe e kishte zene, dhe qe nga ai moment, ajo vendosi qe do te ishte puna e jetes se saj qe te zbulonte misteret e muzikes.

Tani Salimpoor eshte nje neuroshkencetare ne Universitetin e Montrealit McGill, dhe se bashku me koleget e saj ajo ka zbuluar qe muzika ngacmon aktivitetin ne nje strukture te trurit, e njetja qe leshon 'kimikatin e kenaqesise' dopaminen, gjate seksit dhe te ngrenit.

"Muzika gjithashtu aktivizon amigdalen, qe eshte e perfshire ne procesimin e emocioneve, si edhe zonen qe eshte e perfshire ne vendimmarrjen abstrakte. " - tha Salimpoor.

Ne nje ekperiment qe Salimpoor dhe koleget e saj kane zhvilluar, ato maten pergjigjet e subjekteve ndaj muzikes duke i ekspozuar ata tek kenge qe nuk i njihnin, por me kenge qe nuk i njihnin, ne menyre qe kenget te mos ngjallnin kujtime tek ta.

Subjektet degjonin 30 sekondat e para te seciles kenge nderkohe qe shkencetaret monitoronin trurin e tyre. Me pas, per te patur nje lloj matje objektive se sa i pelqeu subjekteve secila nga ato qe degjuan, ata i pyesnin se sa do te paguanin per ta blere, nga 0$ ne2$.


Ajo qe zbuluan shkencetaret ishte qe kenget te cilat shkaktonin me shume pergjigje nga pjeset intelektuale dhe emocionale te trurit, ishin te lidhura me nje gadishmeri per te paguar me shume. Dhe kjo sugjeron qe njerezit nuk marrin vetem nje shperblim per senset e tyre kur degjojne muzike, por edhe intelektual, edhe pse ata nuk e kuptojne kete. Natyra e ketij shperblimi, sipas Salimpoor, e bazuar ne kete dhe ne kerkime te perparshme, ka te beje me strukturen e njohjes dhe parashikimit.

"Ndersa nje pjese jo e njohur per ne shpaloset ne kohe, truri yne parashikon se si do te vazhdoje te shpaloset. Nese nje pjese zhvillohet ne nje menyre qe eshte paksa e re, si edhe ne linje me parashikimin e trurit tone, ne kemi tendencen qe ta pelqejme shume. Dhe kjo ndodh sepse ne kemi bere nje lloj pushtimi intelektual."

Pra nuk eshte habi se pse ne e pelqejme kaq shume muziken.

"Njerezit shpesh e vejne muziken nje nder 5 gjerat qe jane me te pelqyeshme per to." - thote Salimpoor.

Ne fakt, kur keni degjuar nje kenge qe ju ka pelqyer per here te pare, ju nuk keni menduar per asgje nga keto, por kjo na ndihmon qe te kuptojme se pse ajo kenge ju ka pelqyer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Pse truri njerezor e dashuron kaq shume muziken?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha e Trupit Njerëzor
» Gjuha e Trupit Njerezor
» Arkeologët u impresionuan aq shumë kur zbuluan “Librin e të Vdekurve”
» “Truri është si një kompjuter dhe mund ta ndreqim me nanorobotë”
» Truri i pare transparent, zbulon sekretet dhe strukturat e thella

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: