PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Embrionet me te hershme te fosilizuar te dinosaureve te zbuluara ne Kine

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Embrionet me te hershme te fosilizuar te dinosaureve te zbuluara ne Kine Empty
MesazhTitulli: Embrionet me te hershme te fosilizuar te dinosaureve te zbuluara ne Kine   Embrionet me te hershme te fosilizuar te dinosaureve te zbuluara ne Kine I_icon_minitimeSun Apr 14, 2013 8:54 am


Embrionet me te hershme te fosilizuar te dinosaureve te zbuluara ne Kine


Embrionet me te hershme te fosilizuar te dinosaureve te zbuluara ne Kine Dino

Palaentologet qe po punojne ne Kine kane zbuluar koleksionin me te hershem te embrioneve te fosilizuara te dinosaureve qe jane zbuluar ndonjehere. Zbulimi perfshin mbetje te shume prej tyre ne faza te ndryshme zhvillimi, duke mundesuar nje mundesi te rralle per te hetuar zhvillimin embrional te nje specie prehistorike.

Robert Reisz, nje palaentolog ne Universitetin e Torontos ne Mississauga, Kanada, dhe koleget e tij zbuluan fosilet e sauropodomorfeve qe datojne ne nje periudhe 197 milion deri ne 190 milion vjet me pare.

Ne ate vend kishte levozhga vezesh dhe me shume se 200 kocka - qe jane gjurmet me te vjetra te njohura deri me tani te dinosaureve.

"Pjesa me e madhe e embrioneve te dinosaureve eshte e perqendruar ne nje periudhe me te vone." - tha David Evans, kujdestar i palaentologjise vertebrore ne Royal Ontario Museum ne Toronto.

"Ky studim eshte nje zbulim i madh per embrionologjine e dinosaureve dhe e con ate edhe 100 milion vjet me pare."

Por nuk eshte vetem mosha e fosileve ajo qe eshte e dallueshme, thone kerkuesit. Analiza spektroskopike e mostrave te marra nga kockat e gjetura ne Kine, tregoi qe ishte materiali me i vjeter organik i pare ndonjehere ne nje vertebror tokesor.

"Ne mendojme qe edhe fosile te tjera dinosauresh mund te kene mbetje organike. Por ne thjesht nuk i kemi pare ato ne menyrat e duhura." - tha Reisz.

Reisz mendon qe proteinat komplekse qe zbuloi ekipi i tij ne materialin organik eshte kolagjen i ruajtur. per shkak se perberja e kolagjenit ndryshon neper specie te ndryshme, analiza te metejshme mund te ndihmojne kerkuesit te krahasojne fosilet e sauropodomorfeve me ato te krijesave te tjera.

Kerkuesit mendojne qe dinosauret Lufeng jane sauropodomorfe pasi ato jane te ngjashem ne shume menyra me skeletet embrionike te Masospondilus, nje sauropodomorf qe Reisz ka zbuluar ne Afriken e Jugut ne vitin 2005. Por analiza a tyre idetinfikon ndryshime kyce midis dy zbulimeve te fosileve.

Embrionet Lufeng ishin me pak te avancuar nga ana zhvillimore se sa embrionet Masospondilus, dhe ato duket te jene shembuj te nje gjeni tjeter, Lufengosaurus.

Embrionet dhane gjithashtu informacione qe do te mund te ndihmonin kerkuesit te kuptonin se si keto sauropodomorfe te rritur - dinosaure me qafe te gjate - ishin te afte te rriteshin ne nje gjatesi prej 9 metrash, me te medhenj se cdo kafshe tokesore ne ate kohe. Kur shkencetaret krahasuan kockat e 24 Lufengosaurus te madhesive te ndryshme dhe ne faza te ndryshme zhvillimi, ato zbuluan te dhena per rritje te shpejte embrionike dhe kohe te shkurtra inkubimi.

Studime te metejshme do te behen tek fosilet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Embrionet me te hershme te fosilizuar te dinosaureve te zbuluara ne Kine
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekspedita ne kerkim te dinosaureve
» Monumente te zbuluara ne Amazon..
» Eshte zbuluar nje forme e re e cuditshme jete e fosilizuar, Godzillus
» Njerezit e shpellave ne Kine
» Pyetje rreth ngjarjeve te pa zbuluara kurr ne Histori...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: