PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  Empty
MesazhTitulli: 7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore    7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  I_icon_minitimeWed Mar 27, 2013 5:20 am

1. Nefs el-emmare është gjendja e padisiplinuar e unit. Në këtë shkallë, uni urdhëron të ligën me ngulm dhe i dëshiron mëkatet. Ai është i panjohur me gjërat shpirtërore, ndërsa kënaqet me gjërat më të ulta e të pavlera. Kjo shkallë e unit përmendet në vargun 53 të kapitullit Jusuf: Unë s’e shfajësoj dot veten time, sepse uni (nefsi) urdhëron gjithnjë të ligën, përveç në është një që është mëshiruar nga Zoti im. Zoti im është falës dhe i mëshirshëm...

Nefsi el-emmare në rrugën mistike (Tesavvufit) njihet si mekami i parë (shpirti që anon nga e keqja) rruga për njohjen e Allahut xh.xh.hu (sejr ila Allah) bota e dukshme (Alemi shahadet) vendi i gjoksit. Halë-gjendje-anon nga ndaj të ndaluarve dhe lidhet me sherijat.

Drita (Nur) i kaltër-zikri i udhtarit mistikë është La ilahe ila Allah. (Shpirtit i cili urdhëron)

2. Nefs el-levvame është uni që ndjen keqardhje nga gabimet e veta dhe nga mëkatet që i kryen. Në vargun e dytë të kapitullit 75 të Kur’anit flitet për këtë shkallë dhe thuhet: Dhe betohem në unin që veten qorton! Në këtë shkallë, uni i sheh gabimet dhe mëkatet e veta, ndjen keqardhje prej tyre,pendohet dhe përpiqet të shpëtojë duke kërkuar falje. Në këtë shkallë ka lot të dhimbshëm e të zjarrtë.Personi jeton ndërmjet gjendjeve të çlirimit e të shtrëngimit shpirtëror. Ndonjëherë ndjen shtrëngim në shpirt e ndonjëherë ndjehet i çliruar.

Nefsi el-levvame në rrugën mistike (Tesavvufit) njihet si mekami i dytë (shpirti që pastë të keqës anon nga përmisimi dhe ndijen keqardhje) rruga drejtë Allahut xh.xh.hu (Alemi Melekut ila Allah) bota e mbrendshëm (Alemi batin) vendi i gjoksit.Halë-gjendje-anon nga përmisimi i gabime dhe largimi nga të ndaluarat dhe fillon të lidhet me tarikat.

Drita e verdhë -zikri i udhtarit mistikë është Allah-(Shpirtit i cili përkujton)

3. Nefs el-mulhime është uni (nefs-i) që frymëzon të mirën. Nëpërmjet edukimit dhe disiplinimit, uni mund të arrijë në shkallën ku frymëzon mirësi në vend të të ligave. Vargu i tetë i kapitullit Shems flet për këtë të vërtetë: ..që ia frymëzoi atij të mirën dhe të ligën...

Nefs el-mulhime (Shpirti i frymëzuar-Sejr ila Allah-rruga gjerë te njohja e Allahut xh.xh.hu)në rrugën mistike (Tesavvufit) njihet si mekami i tretë.Halë – gjendja bota e shpirtrave,(Alemi arveh)vendi=shpirti,gjendja dashurija lidhet me marifet(me njohje).

Drita e kuqe,zikri i i udhtarit mistikë është HU-“Vetem Ai” (Shpirtit që jep jetë).

4. Nefs el-mutmaine është uni që ndjehet i përmbushur dhe që ka gjetur paqen. Në këtë shkallë, unë ka gjetur qetësinë nëpërmjet dashurisë ndaj Zotit. Njësoj si një det i qetësuar pas stuhisë, epshi dhe zemërimi i tij janë në gjendje paqeje. Kushdo që arrin në këtë shkallë, fiton një moral dhe një karakter të vendosur.

Nefs el-mutmeine (Shpirti i qetësur-Sejr me Allah-rruga me njohjen e Allahut xh.xh.hu)në rrugën mistike (Tesavvufit) njihet si mekami i katërt. Alemi Hakikat muhamedije lidhet me vërtetësit (hakikat) botën e realitet të Muhamedit s.a.v.s.Halë-gjendja,mësheftësia (Sërrë) vuslet (arritja që lidhet me hakikat).

Drita e bardhë zikri i udhtarit mistikë është Hak Vehab.(E vërteta).

5. Nefs el-radijje është uni që është i kënaqur përballë gjithçkaje që vjen nga Zoti. Ai që e arrin këtë shkallë, duke vepruar sipas principit “gjithçka që vjen nga Zoti është e bukur”, e sheh të bukur edhe fatkeqësinë dhe e pret me buzëqeshje. Një njeri i tillë është i lartësua, i afruar pranë Zoti dhe i nderuar në mesin e njerëzve.

Nefs el-radije (Shpirti i kënaqur-Sejr fi Allah-rruga e njohjes së Allahut xh.xh.hu)në rrugën mistike (Tesavvufit) njihet si mekami i pestë. Alemi Hakikat Muhamedije botën e realitet të Muhamedit s.a.v.s.Halë-gjendja,Alemi Lakut,bota e natyrës krijuese,vendi mësheftësia e msheftësisë, gjendje gina,( i udhtarit mistikë lidhet me sirrin lehu me botën e më të mësheftës ).

Drita jeshile zikri i udhtarit mistikë është Haj Vahid.

6. Nefs el-merdijje është uni, prej të cilit Zoti është i kënaqur. S’ka dyshim se ky është bekimi më i madh dhe më e larta e pozitave. Vargjet 27 dhe 28 të kapitullit Fexhr flasim për këto tre shkallë (mutmainne, radijje dhe merdijje) të unit: O shpirt që gjeti paqen! Kthehu tek Zoti yt, i kënaqur prej Tij dhe kënaqës!

Nefs el-merdije (Shpirti me të cilin Allahu është i kënaqur -Sejr Allah-rruga e njohjes së Allahut xh.xh.hu)në rrugën mistike (Tesavvufit) njihet si mekami i gjashtë. Alemi shahadet,bota e dukshme,vendi Kafaj,gjendja Kajruhu (bërja e veprave të mira lidhet me sherijat).

Drita e zezë zikri i udhtarit mistikë është Kajjum Ehad.

7. Nefs el-kamile është gjendja e disiplinuar e unit (nefs-it). Këtë shkallë, disa e kanë quajtur edhe nefs el-zekijje (uni i dëlirë). Vargu i nëntë i kapitullit Shems është një dëshmi për këtë shkallë: I shpëtuar është ai që pastron unin e tij...

Nefs el-kamileh ve shafijel (Shpirti i përsosur,i patër –Sejr bi Allah-rruga e njohjen e Allahut xh.xh.hu)në rrugën mistike (Tesavvufit) njihet si mekami i shtatë.Alemi Vahde me’al el kethre (bota unike me shumësi,vendi Kehfa,gjendja beka përjetësi që lidhet xhem.

Ky gjendje (mekam)Nur- dritë nuk ka ngjyrë të veqant,veq se kalon nëpër të gjitha ngjyrat e dhikrave të më parëshme.

Shkalla e parë e unit është si një fushë përplot gjemba, ndërsa shkalla e fundit e tij mund të ngjasohet me gjendjen e pastruar të kësaj fushe, prej të cilës janë larguar gjembat dhe janë zëvendësuar me trëndafila. Nga një pikëpamje tjetër, uni mund të krahasohet me një lumë të tërbuar, i cili dëmton gjithçka përreth. Me ndërtimin e një pende para rrjedhës së lumit, edhe mund të pengohet dëmi i shkaktuar prej tij por edhe fuqia e tij mund të shfrytëzohet në mënyrë të dobishme.

Ndërkohë që uni i padisiplinuar është i dëmshëm, uni që përjeton një disiplinim mund ta lartësojë njeriun drejt pozitave më të larta. Një njeri i tillë bëhet udhëzues hyjnor (murshid) për njerëzit e tjerë, i shpëton ata nga etja shpirtërore dhe i nxjerr nga errësira në dritë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Astroboy1998




Numri i postimeve : 1
Pikët : 20
Reputation : 0
Join date : 03/04/2013

7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  Empty
MesazhTitulli: Re: 7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore    7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  I_icon_minitimeWed Apr 03, 2013 2:43 am

Pershendetje , Ka dikush qe te me thote ku ti gjej disa dokumentare rreth mitologjise ,alienet,ufo,etc etc ???? Faleminderit !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  Empty
MesazhTitulli: Re: 7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore    7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  I_icon_minitimeThu Apr 11, 2013 12:25 am

Astroboy1998 shkruajti:
Pershendetje , Ka dikush qe te me thote ku ti gjej disa dokumentare rreth mitologjise ,alienet,ufo,etc etc ???? Faleminderit !!!

Pershendetje Astroboy,

Jane disa dokumentare shqip tek nendorumi 'DOKUMENTARE - shqip', por se besoj se ka rreth mitologjise dhe ufo-ve. Megjithate, kush i gjen mund t'i sjell ne forum dhe t'i shikojne edhe anetaret e tjere te forumit..

Shendet
Gon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Sponsored content





7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  Empty
MesazhTitulli: Re: 7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore    7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore  I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
7 shkallët e unit (nefs-it) në vargjet kur’anore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: