PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  "Syte e medhenj" te Neandertaleve cuan ne renien e tyre

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

 "Syte e medhenj" te Neandertaleve cuan ne renien e tyre Empty
MesazhTitulli: "Syte e medhenj" te Neandertaleve cuan ne renien e tyre    "Syte e medhenj" te Neandertaleve cuan ne renien e tyre I_icon_minitimeSat Mar 16, 2013 6:13 am


"Syte e medhenj" te Neandertaleve cuan ne renien e tyre


 "Syte e medhenj" te Neandertaleve cuan ne renien e tyre Neanderthal_skull

Neandertalet jane te lidhur ngushtesisht me speciet e njerezve qe jetonin ne Europe rreth 250.000 vjet me pare. Ata kane bashkeekzistuar dhe kane ndervepruar shkurtimisht me specien tone deri sa u zhduken rreth 28.000 vjet me pare, pjeserisht per shkak te epokes se akullnajave.

Ekipi i kerkimit ka eksploruar idene qe paraardhesit e Neandertaleve u larguan nga Afrika dhe u eshte dashur qe te adaptohen neteve me te gjata dhe me te erreta te Europes. Si rezultat i kesaj Nendertalet evoluan sy me temedhenj dhe nje siperfaqe shume me te madhe per procesin vizual ne pjesen e pasme te trurit.

Njerezit qe qendruan ne Afrike, nga ana tjeter, vazhduan te shijonin dite te shndritshme dhe te bukura dhe keshtu qe nuk kishin nevoje per nje adaptim te tille. Keta njerez, paraardhesit tani, evoluan lobet e tyre frontale, te lidhura me nivel me te larte mendimi, perpara se te perhapeshin neper bote.

Eiluned Pearce nga Universiteti i Oksfordit vendosi te kontrollonte kete teori. Ajo krahasoi kafkat e 32 Homo sapienseve dhe 13 Neandertaleve.

Pearce zbuloi qe Neandertalet i kishin vrimat e syve dallueshem me te medhenj - me nje mesatare prej 6.. nga lart poshte.

Megjithese ky duket nje ndryshim shume i vogel, ajo tha qe eshte i mjaftueshem qe te besohet qe Neandertalet perdornin shume me shume trurin e tyre per te procesuar informacionet vizive.

"Duke qene qe Neandertalet jane evoluar ne lartesi te medha, shume prej trurit te tyre do t'i dedikohej vizionit dhe kontrollot te trupit, duke lene keshtu me pak tru per tu marre me funksione te tjera si lidhjet sociale," - tha ajo per BBC News.

Ky kendveshtrim mbeshtetet edhe nga Prof. Chris Stringer, i cili ishte gjithashtu i perfshire ne kerkim dhe eshte nje ekspert per origjinen njerezore ne Natural History Museum ne Londer.

'Ne besojme qe Neandertalet kishin nje pjese me te vogel konjitive te trurit dhe kjo do i kishte limituar ata, duke perfshire edhe aftesine e tyre per te krijuar grupe me te medha. Nese jeton ne nje grup me te madh, ke nevoje per nje tru me te madh ne menyre qe te procesosh gjithe marredheniet ekstra." - shpjegoi ai.


Kjo strukture e trurit te Neandertaleve mund te kete nderhyre edhe ne aftesine e tyre per risi dhe per tu adaptuar ne epoken e akullnajave qe mendohej se ka kontribuar ne renien e tyre.

Ka te dhena arkeologjike qe tregojne per shembull qe Homo sapienset qe kane bashkeekzistuar me Neandertalet kane patur gjilpera qe i perdornin per te qepur veshje. Kjo do i kete mbajtur ato shume me ngrohte.

Prof. Stringre tha qe te gjithe keto faktore se bashku mund t'i kene dhene species tone nje avantazh thelbesor qe na lejoi qe te mbijetonim.

Prof. Robin Dunbar i Universitetit te Oksfordit, i cili mbikqyri studimin, tha qe ekipi deshte te evitonte rikthimin e imazhit stereotip te Neandertaleve.

"Ata nuk ishin budallenj. Ata ishin shume te zgjuar, por jo ne nivelin e Homo sapienseve," - tha ai per BBC News.

"Diferenca mes dy specieve mund te kete qene e mjaftueshme per te bere diferencimin kur gjerat po veshtiresoheshin shume ne fund te epokes se fundit te akullnajave." - tha ai.

Nga studimet e deritanishme eshte arritr te mesohet madhesia dhe struktura e trurit te Neandertaleve, por megjithate nuk eshte arritur te kuptohet se si truri i Neandertaleve funksiononte ndryshe nga truri yne.

Kerkime te meparshme te Pearce kane treguar qe njerezit moderne qe jetojne ne lartesi me te medha, evolojne siperfaqe me te medha vizive ne tru per tu perballur me nivelet me te uleta te drites. Por nuk ka asnje te dhene qe aftesite konjitive te vuanin ndonje pasoje per kete arsye.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
"Syte e medhenj" te Neandertaleve cuan ne renien e tyre
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femijet me syte e zinj
» NJERËZIT ME SYTË PLOT PARAJSË[
» A janë vërtet sytë dritarja e shpirtit ?
» Në sytë e Mona Liza-s fshihen shkronja shumë të vogla
» Sumeret dhe historia e tyre

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: