PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A eshte i mundur rikthimi ne jete pas vdekjes?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

A eshte i mundur rikthimi ne jete pas vdekjes? Empty
MesazhTitulli: A eshte i mundur rikthimi ne jete pas vdekjes?   A eshte i mundur rikthimi ne jete pas vdekjes? I_icon_minitimeMon Mar 04, 2013 9:16 pm

A eshte i mundur rikthimi ne jete pas vdekjes?

A eshte i mundur rikthimi ne jete pas vdekjes? Life_and_death

Dr. Sam Parnia, nje doktor dhe drejtor i kerkimeve per ringjalljen ne Stony Brook University School of Medicine, ka shkruar nje liber te ri ne te cilin flet per menyrat qe njerezit mund te ringjallen pasi ato me pare do te ishin konsideruar si te vdekur klinikisht.

Libri i Parnia titullohet "Fshirja e Vdekjes: Shkenca qe eshte duke rishkruar kufijte midis jetes dhe vdekjes".

"Avancimet e shkences ne 10 vitet e fundit na kane treguar qe eshte vetem pasi nje perosn vdes dhe kthehet ne nje kufome, qe qelizat e trurit te tij fillojne te vdesin."

"Megjithese shume njerez mendojne qe kjo gje ndodh ne vetem 4-5 minuta, ne e dime tashme qe qelizat e trurit jane te shendetshme per deri ne 8 ore... Ne e kuptojme tashme qe eshte vetem pasi nje person eshte kthyer ne nje kufome qelizat e tij jane duke vdekur, dhe nese ne i manipulojme keto procese, ne mund te rinisim zemren dhe te rikthejme nje person perseri ne jete."

Ne fakt sugjerimi i Parnias nuk eshte dicka e re pasi eshte menduar edhe me pare.


Pergjate pjeses me te madhe te historise njohuria mjekesore e anatomise ka qene e dobet dhe indirekte, pjeserisht per shkak te frikerave dhe tabuve ne lidhje me hapjen e kufomave. Gjetja e kufirit midis jetes dhe vdekjes i ka shqetesuar njerezit qe ne kohe qe nuk mbahen mend; frikerat ne lidhje me varrosjen ndoshta te parakohshme te kufomave.

Paqartesia e pergjithshme per vizen ndarese ndermjet jetes dhe vdekjes, ishte shume e perhapur, ashtu si shkruan edhe Bondeson: "Ne fillimin e shekullit te 19, rreziku per nje varrosje te parakohshme ishte bere nje prej frikerave me te medha te jetes se perditshme dhe shume pamfleta dhe tema akademike i jane dedikuar ketij subjekti nga shkrimtare neper te gjithe Europen."

Shume njerez kane sugjeruar qe Dr. Parnia po flet per jeten pas vdekjes apo per eksperienca prane vdekjes, por ne fakt ai vete ka shpjeguar qe ai thjesht po thote ate qe shume doktore e kane ditur prej dhjetevjecaresh: Vetedija nuk ndalon papritur kur zemra ndalon se rrahuri dhe viza ndermjet jetes dhe vdekjes eshte shume e holle dhe e erret edhe ne ditet e sotme.

Pyetja nuk eshte nese njerezit mund te rikthehen nga vdekja kur zemra e tyre ndalon, pasi pregjigja e kesaj eshte padyshim qe po. Pyetja, te pakten ne kerkimet ne lidhje me eksperiencen prane vdekjes eshte nese njerezit mund te kthehen ne jete pas nje vdekje klinike te trurit, dhe pergjigja per kete duket se eshte: jo.

Ne fakt shume njerez jane rikthyer pas nje pushimi te zemres rreth 20 minuta apo me shume, por kushdo qe eshte rikthyer ne jete pas nje vdekje te trurit, ka patur demtime te trurit te perhershme dhe te pariparueshme.

"Ideja e mbijeteses ndaj vdekjes klinike te trurit eshte nje mit."


Ne boten e bimeve, pyetja ne lidhje me vdekjen eshte edhe me e ngaterruar: A vdes nje lule ne momentin qe keputet, apo vdes pas disa ditesh? Nje peme e prere ne copa sigurisht qe nuk do te mbijetoje, por megjithate nje peme e crrenjosur nga nje stuhi mund te jetoje per jave apo muaj. Eshte e qarte qe percaktimi i momentit te sakte t ecdekjes eshte shume i veshtire apo i pamundur.

Pavaresisht avancimit te teknologjise, keto ceshtje ne lidhje me vdekjen e njerezve, apo edhe qenieve te tjera, mbeten ende nje mister.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
A eshte i mundur rikthimi ne jete pas vdekjes?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne vitin 2045 do te jete e mundur perjetesia
» Te qenit i pavdekshem. A do te jete e mundur mbas 20 vjetesh?
» Eshte zbuluar nje forme e re e cuditshme jete e fosilizuar, Godzillus
» Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?
» Eshte apo nuk eshte fundi i botes ne 21 dhjetor?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: