PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Papa dhe Vatikani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Papa dhe Vatikani Empty
MesazhTitulli: Papa dhe Vatikani   Papa dhe Vatikani I_icon_minitimeTue Feb 12, 2013 9:58 pm

Skandalet që la pas Papa Benediktit XVI

Papa dhe Vatikani 130211064637-01-pope-benedict-horizontal-gallery_899395
Tetë vjet të Papa Benediktit XVI, si kreu i Kishës Katolike, janë të mbushura me skandale të llojeve të ndryshme. Ndonëse shpesh mediat nuk i kanë paraqitur, ato kanë qenë të një rëndësie të thellë, skandale të cilat kanë prekur direkt autoritetin e kishës.

Papa i Vatikanit po lë postin e tij me disa nga skandalet si vijojnë:

1.Fyerjet e tij ndaj fesë Islame

Papa Benedikti XVI u bë i njohur për urrejtjen e tij ndaj islamit në vitin 2006, kur ai citonte një perandor bizantin që shprehej kundër mësimeve të Profetit Muhamed a.s., çka irritoi myslimanët në mbarë botën. Myslimanët në mbarë botën bënë thirrje që kreu i Vatikanit të kërkojë falje publike për fyerje, por ai asnjëherë nuk shprehu keqardhjen për nxitje të urrejtjes ndërfetare.

1.Rini a e tij në kohën e Hitlerit

I lindur në Bavari, në një familje të fermerëve, iu bashkua forcave të Hitlerit që në moshën 16 vjeçare. Me ta kuptuar këtë lajm, mediat u munduan ta përhupin, megjithatë lajmi kishte marrë dhenë...

2.Kisha Katolike dhe abuzimet ndaj fëmijëve


Në vitin 2005, kur Papa Benedikti e zëvendësoi Papë Gjon Pali II, kisha u përfshi në skandalin e abuzimit të fëmijëve. Sipas dokumenteve që janë zbuluar nga një bashkëpunëtor i dezertuar i Vatikanit, papa ishte i njoftuar mirë rreth abuzimit seksual të fëmijëve nga ana e priftërinjve të kishës. Ndonëse kisha u mundua maksimalisht të fshihte skandalin, viktima të abuzimit seksual të fëmijëve u paraqitën masivisht në Irlandë, Austri, Zvicër, Itali, Holandë, Gjermani dhe SHBA.

Mijëra njerëz nënshkruan një peticion online kundër vizitës së Papës në Angli dhe Skoci në shtator 2009, për shkak se Anglia ishte njëri nga vendet me më së shumti viktima të abuzimit. Para zgjedhjes së tij, kur ai ishte Kardinali Ratzinger, ai kryesoi asamblenë Vatikanit për Doktrinën e Besimit - Dikur Zyra e Shenjtë e inkuizicionit. Ai udhëhoqi në hetimet e shumta të abuzimit të fëmijëve, por asnjëherë nuk shprehu as keqardhjen më të vogël për veprimet e vartësve të tij. Ai nuk ka kërkuar as falje publike, por deklaronte vazhdimisht se “Kisha është e pastër në brendësinë e saj”.

3. Vatileaks

"VatiLeaks" është skandali ku vetë Papa është përfshirë. Atë e zbuloi një ish-shërbëtor i Papatit, ku kishte “rrjedhur” qindra dokumente katolike nga më shumë se 20 informatorë. Ata kanë qenë të përfshirë në operacionin që u përpoqën për të provuar korrupsion, luftë për pushtet dhe paaftësi në nivelet më të larta në Selinë e Shenjtë.

Shërbëtori i Papës Paolo Gabriele ka pohuar më parë se ai ishte duke vepruar nga dashuria për kishën, por tha në intervistë se njerëzit kishin frikë të flasin nga brenda mureve të qytetit:

4.Lidhjet me holokaustin

Një stuhi e polemikave përfshinë Vatikanin kur u zbulua se 4 kardinalë të Shoqërisë “Shën Piut X”. Ishin përfshirë në krimet e Holokaustit. Njëri prej tyre është kardinali Richard Williamson, i cili ka qenë i ndjekur penalisht në Gjermani.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në Thu Feb 14, 2013 2:54 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Papa dhe Vatikani Empty
MesazhTitulli: Re: Papa dhe Vatikani   Papa dhe Vatikani I_icon_minitimeTue Feb 12, 2013 10:01 pm

Misteri i doreheqjes se Papes

Artikulli i mëposhtëm është marrë nga gazeta më e madhe gjermane, Bild


Viti i fundit i drejtimit i Papa Benediktit XVi ishte edhe më i hidhuri.
A u përkul në fund ai përballë komploteve?

Gianluigi Nuzzi, 44 vjeç, një gazetar pranë shërbimit sekret italian, publikoi librin “Vatileaks”, me dokumente sekrete, që dukej se rridhnin nga zyra e Papës.

Dhe tradhtari i përkiste familjes së Papës. Ai ishte vetë mazhordomi i tij, Paolo Gabriele, 46 vjeç. Sekretari personal i Papës, Georg Gaenswein e kishte denoncuar atë si autor.

Por në vend të tradhtisë, Gabriele u akuzua thjesht për vjedhje. Në vend të dënimit me burg, ai u fal nga vetë Papa.

Raporti i komisionit të përbërë nga tre kardinalë është “sub secreto ponteficio”, që do mbahet zyrtarisht i fshehtë. Prandaj nuk dihet se me cilët dokumente Nuzzi dhe njerëzit e tij mund t’i bënin presion Papës.

Ka pasur spekulime se shërbimi sekret italian i ka siguruar materialet në mënyrë të paligjshme. Këto spekulime qarkullonin në xhandarmëri dhe në Gardën Zvicerane.

Në brendësi të Vatikanit shtohen gjithmonë e më shumë thashethemet dhe intrigat.

Prelatët nga Pallati Apostolik përhapën lajmin në verën e vitit 2012 se Papa donte të zëvendësonte njeriun e dytë më të fuqishëm në Vatikan, Sekretarin e Shtetit, Tarcisio Bertone, 78 vjeç. Ai dyshohet për grupime, nepotizëm dhe transaksione sekrete.

Por për çudi, pas pushimeve të verës, Papa Benedikti XVI jo vetëm që nuk e shkarkoi atë, por i shkroi një letër falënderimi për punën e tij, duke e lënë në atë post.

Përpara një viti, u bë publik një regjistrim i kardinalit të Palermos, Paolo Romeo. Në një fjalim ai tronditi të pranishmit duke folur për përplasje të forta në Selinë e Shenjtë. Madje Romeo tha se Papa do të vritej në nëntor të vitit të shkuar.

Në shtator Papa emëroi ekspertin e pastrimit të parave, Rene Bruelhart, për të shqyrtuar makinacionet financiare të Bankës së Vatikanit.

Me këtë emërim, Benedikti bëri shumë armiq. Në janar Italia bllokoi të gjitha kartat e kreditit dhe të bankomateve në muzetë e Vatikanit dhe në zyrat postare.

Arsyeja zyrtare: Vatikani kishte shkelur rregullat kundër pastrimit të parave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Papa dhe Vatikani Empty
MesazhTitulli: Re: Papa dhe Vatikani   Papa dhe Vatikani I_icon_minitimeThu Feb 14, 2013 2:55 am

Profecia që parashikon fundin e Vatikanit

Papa dhe Vatikani F.0213233743330_m

Pas besëtytnisë së parealizuar të kalendarit maja, që parashikonte fundin e botës në 21 dhjetor 2012, është një profeci e re ajo që vendoset në qendër të vëmendjes së të gjithë atyre që i besojnë.

Megjithatë, këtë radhë nuk bëhet fjalë për fundin e planetit tonë, por vetëm për fundin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit, periudhë që do të pasohet nga një epokë e “errët trazirash” dhe mungese stabiliteti deri në fillimin e shekullit të ardhshëm.

Shën Malahi, arkipeshk irlandez i Armaghvit, i konsideruar i shenjtë prej kishës, jetoi në vitet 1094-1148 dhe besohet se kishte fuqi të parashikonte të ardhmen dhe ai ka lënë shumë profeci të shkruara gjatë jetës së tij.

Në vitin 1139, kleriku udhëtoi në Romë, ku pa një vizion të së ardhmes, të cilin e përshkroi në një dorëshkrim të kohës. Sipas parashikimit, pas papës së 112-të, i cili do të jetë i ardhshmi, Vatikani do të pushojë së ekzistuari. Kjo profeci është tepër e njohur në rrethet kishtare dhe për më tepër parashikon që papa i fundit do të jetë një “Papë i Zi”.

Profecia, e bërë në një shekull kur Evropa dhe veçanërisht Irlanda nuk njihnin njerëz me ngjyrë, është edhe më goditëse duke pasur parasysh që pretendenti kryesor për të pasuar Benedictin XVI konsiderohet të jetë pikërisht kardinali ganez, Peter Turkson.

Sipas vargjeve të shkruara nga Shën Malahi, “qyteti i shtatë kodrave (siç njihet ndryshe Roma) do të shkatërrohet dhe një gjykatës i pamëshirshëm do të ulet mbi njerëzit pas Papës së Zi”.

Profecia e Shën Malahit, bëhet edhe më tronditëse duke llogaritur se disa profeci të tij të shkuara janë realizuar. Për shembull, ai shkroi se papa i 110-të do të vinte dhe ikte nga “Lindja e Diellit”. Papa Gjon Pali i Dytë, u lind dhe u varros në ditë gjatë të cilave kishte eklips diellor.

Për Papën aktual, ai shkruante frazën “lavdia e ullinjve”, diçka që gjen lidhje me faktin se murgjit e urdhrit të Shën Benedictit njihen ndryshe edhe si “njerëzit e ullinjve”. /TCH/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Sponsored content





Papa dhe Vatikani Empty
MesazhTitulli: Re: Papa dhe Vatikani   Papa dhe Vatikani I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Papa dhe Vatikani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: