PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lindja e Globalizmit Neoliberal

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Lindja e Globalizmit Neoliberal  Empty
MesazhTitulli: Lindja e Globalizmit Neoliberal    Lindja e Globalizmit Neoliberal  I_icon_minitimeFri Jan 25, 2013 11:04 am

Lindja e Globalizmit Neoliberal

Shfaqja e globalizmit neoliberal ka filluar në Amerikë direkt pas Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Bretton Woods, e vitit 1944, përbën fillimin e tij: kjo konferencë hodhi themelet e FMN-së, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, që u krijuan një vit më pas (1945). Këto tre institucione u pasuan me themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Tregut të vitit 1947, me Marrveshjen e Përgjithshme të GATT mbi Tarifat dhe Tregun. Për arsye të tjera, më vonë u krijua Komuniteti e Hekurit dhe Qymyrit (1951) —që u zhvillua në Komunitetin Ekonomik Europian (KEE) dhe Bashkimin Europian prezet, që të gjithë bashkë, përbëjnë kompletimin e një sinteze të re sistemike, ndryshe nga periudha statiste. Kjo ngritje lidhet ngushtë me rolin e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore dhe zhvillimin që kishte, kryesisht në ekonomi. Ndërsa vendet Perëndimore dhe Lindore u përfshinë masivisht në ethet e Luftës, SHBA, konfliktet e saj i zhvilloi jashtë territorit të saj. Shkatërrimet dhe dëmtimet në ekonomi dhe infrastrukturë, rrjedhimisht, ishin minimale deri në inekzistente. Kjo është arsyeja që SHBA ishte e gatshme që të ofronte ndihmën e saj për ndërtimin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, përmes Planit Marshall, natyrisht, pasi e shkatërroi![83]

Kështu, ndërsa katër institucionet e mësipërm, me spektër global, u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, një institucion tjetër, me spektër global gjithashtu, ishte krijuar pas Luftës së Parë Botërore: ai është “Banka e Bankave Qëndrore” (BIS), me rezidencë në Basel të Zvicrës, që lindi për të lehtësuar zhdëmtimet që iu imponuan Gjermanisë nga Traktati i Varshavës, pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1930. Tashmë ky institucion ka zyra përfaqësuese në Hong Kong dhe në qytetin e Meksikës. Banka “BIS” tashmë pronësohet nga anëtarët e saj (58 bankat qëndrore), por ajo ende operon në tregun privat si pjesë plotësuese, manaxher asetesh dhe huadhënës për bankat qëndrore dhe institucione ndërkombëtare financiare. Principi që ajo aplikon, është principi që zbaton Banka Qëndrore Amerikane, Federal Reserve, sipas projektligjit “Glass-Owen”,[84] të vitit 1913: ajo emeton kartëmonedhat kombëtare, menjëherë pas zëvendësimit të sovranitetit të qeverive me bonde qeveritare ose me një promulgim IOU (debit jozyrtar), i cili huajepet ose shitet te karteli privat bankar ose bankat e nivelit të dytë (një veprim që fillon nga “bankat qëndrore” të vendeve respektive) për të këmbyer kartëmonedhat –- me interes![85] Në fjalë të tjera, principi i “pavarësisë” së Bankave Qëndore, buron nga ky projektligj, ndryshe nga e kaluara, kur çdo qeveri amerikane qëndronte dhe kontrollonte Bankën dhe kartëmonedhën ekzistuese, në bazë të standartit të arit. Dhe ishte kjo fazë që kontribuoi masivisht në “Depresionin e Madh” financiar të vitit 1929 në Amerikë: sepse parátë që merrte qeveria amerikane për investime publike mbartnin interes dhe ato, pashmangshmërisht, bëheshin më të shtrenjta.

Ndërsa ky ishte një ndryshim strukuror në nivel bankar, një tjetër në nivel ekonomik u shfaq: proteksionizmi —nga dy liritë që ishin themluar midis fuqive aleate: liria e kapitalit dhe mallrave...

Nga Ylli Permeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lindja e Globalizmit Neoliberal
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lindja e mitit të vampirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: