PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria Empty
MesazhTitulli: Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria   Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria I_icon_minitimeSun Dec 30, 2012 10:06 pm

Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria

Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria Ice_age_cat

Grabitqaret e Epokes se Akullnajave, nuk jane zhdukur nga mungesa e ushqimit, ndryshe nga si eshte menduar ne teorite e meparshme. Sipas nje studimi te fundit ato ishin te ushqyer mire dhe te fuqishem pak perpara se te zhdukeshin.

Ky zbulim, nga nje studim i dhembeve te ketyre kafsheve, e thellon edhe me shume misterin qe rrethon 'zhdukjen e madhe'.

Me pare eshte supozuar qe ndryshimi i klimes ka luajtor faktorin kryesor ne zhdukjen e ketyre kafsheve. Nderkohe qe speciet qe ishin pre si per shembull mamuthet dhe bizonet zhdukeshin, do te kishte qene shume e veshtire per mishngrenesit e medhenj qe te gjenin ushqim mjaftueshem.

Megjithate zbulimet e reja tregojne qe dy grabitzaret me te njohur, 'macja sabre-toothed' dhe luani Amerikan, nuk kane qene aspak te uritur ne vitet perpara renies se tyre. Ne fakt e verteta eshte komplet e kunderta. Sipas kerkimeve te fundit shfaqet qe ata kane patur me shume nga sa kishin nevoje ushqim.

Shkencetaret perdoren nje teknike shume te sakte kompiuterike per te studjuar imazhe 3D te zmadhuara te siperfaqeve te dhembeve.

U studjuan 15 dhembe te seciles nga ketyre kafsheve.

Speciet datonin nga 35.000 deri ne 11.500 mije vjet me pare, vetem pak para zhdukjes se madhe. Ekspertet e dine qe kur ushqimi eshte i paket, mishngrenesit evitojne cuarjen dem te tij. Ata konsumojne me shume nga viktimat e tyre dhe ekzoston tendenca e pertypjes se me shume kockave, gje qe le shenja tek dhembet e tyre.

Kerkuesit nuk gjeten shenja te konsumimit me te madh te kockave ne dhembet e tyre nderkohe qe macet e medha i afroheshin zhdukjes.

Drejtuesja e studimit, Dr Larisa DeSantis, nga Vanderbilt University ne Nashville ne Shtetet e Bashkuara, tha: 'Rezultatet e studimit tone vene ne pikepyetje hipotezen mbizoteruese qe mungesa ne ushqim kontribuoi ne zhdukje graduale te misngrenesve te medhenj."

"Nderkohe qe ne nuk mundemi te percaktojne arsyen ekzakte te zhdukjes, nuk ka shume mundesi qe zhdukja e ketyre maceve te jete rezultat i zvogelimit te numrit te preve, pasi dhembet e tyre na tregojne qe nuk eshte ashtu si ne mendonim."

Zbulimi eshte publikuar ne Public Library of Science One. Ky studim eshte ne kontradikte me nje studim te meparshem ne lidhje me dhembet e grabitqareve te gjetur ne te njejten zone ne La Brea ne Kaliforni. Ne vitin 1993 nje grup studiuesish gjeten nje nume te madh dhembesh te thyera neper keto specie. Dr DeSantis mendon qe keto dhembe mund te jene thyer lehtesisht gjate gjuetise. Ato kishin me shume dhembe qeni te thyera se sa dhemballa.

"Speciet si hienat qe thyejne zakonisht kocka, i thyejne dhembet e pertypjes po aq sa edhe dhembet e qenit." - vuri ne dukje Dr DeSantis. Nga ana tjeter ajo shpjegoi qe gjuetare te tjere aktive, qe i evitojne kockat ne ushqimin e tyre, ishin dy here me t eprirur per te demtuar dhembet e tyre te qenit gjate nje gjuetie.

Keshtu qe sipas ketij studimi, nuk ka qene mungesa e ushqimit, ashtu si eshte menduar deri tani, ajo qe ka zhdukur keto kafshe grabitqare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: