PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MKULTRA: Kontrolli Mendor nga CIA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MKULTRA: Kontrolli Mendor nga CIA Empty
MesazhTitulli: MKULTRA: Kontrolli Mendor nga CIA   MKULTRA: Kontrolli Mendor nga CIA I_icon_minitimeWed Dec 26, 2012 12:26 pm

MKULTRA nje nga instancat me te frikshme te abuzimit ndaj inteligjences njerzore


MKULTRA: Kontrolli Mendor nga CIA MK-Ultra-Mind-Control

MKULTRA: Kontrolli Mendor nga CIA

Per shume amerikan viti 1950 ishte nje dekade e bute. Ne librat e historise se Shteteve te bashkuara kjo periudh paraqitet si e rehatshme, e zakonshme, sidomos ne kontrast me turbullirat shoqerore qe karakterizuan 1960. Por per CIA keto vite ishin te mbushura me aventura dhe veprime, shumica e te cilave ndodhnin large syve te publikut. Shume pak programe karakterizoheshin nga nje fshehtesi totale. Nje nga keto ishin dhe
eksperimentet e inteligjences te ndermarra nga Agjensia, te pagezuara me nofken ne kod MKULTRA.
Te shqetesuar nga fjalet qe qarkullonin mbas luftes se Kores se komunistet u kishin shpelare trurin disa ushtarve amerikane, Allen Dulles, drejtori i CIA-s ne prill te 1953 autorizon programin MKULTRA, e cila do te behet me vone me nam per provat e pazakonshme dhe cnjerzore te financuara nga CIA. Duke rivezhguar eksperimentet te kryera pese vjete me pare, nje kontrollor i CIA-s i ndergjegjshem per fshehtesine shkruan: "Duhen marre masa paraprake jo vetem per te mbrojtur operacionet nga syte e armikut por te mcefim keto aktivitete nga publiku amerikan ne pergjithesi. Nese mesohet se agjensia eshte perfshire ne te tilla veprimtarish jo-etike dhe te palejuara, do te kete pasoja serioze ne politike dhe qarqet dipllomatike."

Edhe pse shume dokumente u shkaterruan nga CIA ne 1972 disa dosje arriten te beheshin publike. Dhe shume perpjekje te historianve, gazetareve hetues dhe komisionet te ndryshme te kongresit kane rezultuar se MKULTRA eshte nje nga instancat me shqetesuese te abuzimit te inteligjences njerzore ndonjeher te dokumentuara. Sic edhe shkrimtari Mark Zepezauer shprehet:"historia e ngelur eshte tmerr i mjaftueshem".
Eksperimentet me te famshme te MKULTRA ishin studimet e para te CIA-s mbi drogen qe vite me vone do te ushqente kokat e milionave: Acidi lisergjik dietilamid (Lysergic acid diethylamid-LSD). CIA-s i kishte ngjallur kureshtje kjo droge dhe mbante shpresa se acidi ose ndonje droge e ngjashme mund te perdorej fshehtazi ne orientimin dhe manipulimin e udheheqve te huaj.(Ndermarrje te tilla kishin si synim psh Fidel Kastron, te cilin mund ta conin te shtangur ne nje fjalim para publikut). Nje tjeter fusheveprimi do ishte ajo e marrjes ne pyetje, droga shpresohej se mund te zgjidhte gjuhet.
Detyren per te bere eksperimente te tilla e kishte doktori me nam Sidni Gotlieb (Sidney Gottlieb); nje burre i kendshem i cili jetonte ne nje ferm me gruan e tij, pinte qumesht dhie dhe riste peme te krishtlindjes, te cila i shiste ne buze te xhadese. Kur nuk ishte i zene me punet bujqesore Dr.Gottlieb mbushte venat e te eksperimentuarve me LSD, vezhgonte me kujdes kunderveprimet e tyre, dhe kerkonte per ndonje aftesi te droges qe do ti hynte ne pune CIA-s.

Eksperimente te tilla mbi LSD-en jane kryer shume mbi te eksperimentuar qe nuk e dinin se ishin ne mbikqyrje, shpesh te burgosur ose rrufjane bordellosh te ngritura dhe te drejtuara nga Agjensia, te cilet kishin vendosur pasqyra te dyanshme neper dhoma, prej nga mund te shiheshin ndikimet e droges (ketyre studimeve u referohen si "Operation Midnight Climax"). Disa qe ishin lajmeruar me pare duhet te perballonin eksperimente me cnjerzore: gjate nje eksperimenti ne Kentaki (Kentucky), shtate vullnetare morren LSD per 77 dite rrjesht. Nje nga eksperimentet ka mundesi te kete dale vdekjeprures. Me 19 Nentor te 1953, nje shkencetar i ushtrise dhe mjeshter ne armet biologjike i quajtur Frank Olson, i cili punonte ne kete projekt famemadh, morri ndermjet pijes se tij nje doze LSD. Dhe mbasi kaloi 8 dite ne nje gjendje depresive dhe te humbur, shpjeguar ndryshe si paranoje, Olson kerceu nga kati i dhjete i hotelit ne New York dhe vdiq. Agjensia e mbuloi (si macja kur menderos) shpejt rrolin e saj ne vdekjen e Olson-it dhe duhet te kalonin 22 vjete qe familja te merrte vesh te verteten. Kur perdorimet e droges nga CIA u bene publike ne 1970, Agjensise i duheje te perballes me kritika te renda.
Keto studime nuk kryeshin per te kenaqur kureshtjen e CIA-s- Agjensia kerkonte arme qe do ti jipnin avantazh Shteteve te Bashkuara ne luften e mendjes. Me kete qellim Agjensia derdhi miliona dollare ne studime qe merreshin me eksperimente te shume metodave te ndikimit dhe kontrollit te mendjes. Nje dokument i MKULTRA an jep nje tregues mbi permasat dhe gamen e perpjekjeve; kumtesa i referohet nje studimi mbi nje lloj substance e afte te ndrroj mendimin qe do te mund te:

"ndihmoj ne degjenerimin e te menduarit llogjik dhe impulsime ne nje pike ku marresi i droges do te poshterohet ne publik"
"rrit aftesine e te menduarit dhe te perceptimit"
"parandaloj ose te kundersulmoj ndikimet e intoksikimit nga alkooholi"
"ndihmoj ndikimet negative te alkooholit"
etj...


Bota e Konspiracionit (Komplotit) dhe Misterit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MKULTRA: Kontrolli Mendor nga CIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: