PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Përgatitjet për 21 dhjetorin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Përgatitjet për 21 dhjetorin Empty
MesazhTitulli: Përgatitjet për 21 dhjetorin   Përgatitjet për 21 dhjetorin I_icon_minitimeFri Dec 21, 2012 1:01 am

ow[font=Georgia]n]Përgatitjet për 21 dhjetorin

Përgatitjet për 21 dhjetorin F1_20kiam1355997464

E besoni ose jo, numërimi mbrapshtë po shkon drejt fundit. Bëhet fjalë për profecinë e majave për fundin e botës. Shumë janë mosbesues, por ka edhe nga ata që kanë nisur përgatitjet për apokalipsin.

Është çështje orësh para se kalendari të shënojë datën e shumë-diskutuar, 21.12.2012, atëherë kur sipas interpretimit të kalendarit maja, botës do t’i vijë fundit. Por shumë me të drejtë pyesin; nëse këto fise ishin kaq të zotët sa të parashikonin zhdukjen e njerëzimit në 2012, si ka mundësi që nuk arritën të parashikonin dhe parandalonin zhdukjen e tyre?

Sido që të jetë, në internet, televizion dhe shtypi i shkruar janë publikuar teori dhe anti-teori dhe 21 dhjetori është shndërruar në material për batuta mes miqsh. Ata që e besojnë kanë prenotuar një dhomë në fshatin Bugarash në Francë, që sipas atyre që mbrojnë teorinë e fundit të botës, është i vetmi vend që do t’i shpëtojë apokalipsit.

Dhomat e hoteleve në fshat janë zënë prej kohësh dhe ata që nuk kanë mundur të prenotojnë kanë blerë çantën e sigurisë me mjete të ndihmës së parë mjekësore. Të tjerë kanë vendosur të udhëtojnë për të shijuar sa më shumë këto “ditë të fundit”.

Duket e pabesueshme, por sipas operatorëve më të fuqishëm turistikë globalë, këtë javë është regjistruar një numër i madh i prenotimeve për udhëtime vetëm vajtje. Disa mund të qeshin, ndërsa në Kinë janë arrestuar 500 pjesëtarë të një sekti që shpërndante pamfletë, sms dhe mesazhe në internet ku njoftonin fundin e botës.

Në Argjentinë është vendosur që mes 20 dhe 21 Dhjetorit të mbyllet qarkullimi në një zonë të rajonit të Kordobas pas thirrjes në rrjetet sociale nga ana e një grupi prej 150 personash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Përgatitjet për 21 dhjetorin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: