PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Apokalipsi Maya; Fshati ne Turqi behet pika e shpetimit nga apokalipsi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Apokalipsi Maya; Fshati ne Turqi behet pika e shpetimit nga apokalipsi Empty
MesazhTitulli: Apokalipsi Maya; Fshati ne Turqi behet pika e shpetimit nga apokalipsi   Apokalipsi Maya; Fshati ne Turqi behet pika e shpetimit nga apokalipsi I_icon_minitimeTue Dec 18, 2012 1:59 am

Apokalipsi Maya; Fshati ne Turqi behet pika e shpetimit nga apokalipsi

Apokalipsi Maya; Fshati ne Turqi behet pika e shpetimit nga apokalipsi Sirince

Nderkohe qe data 21 dhjetor afron, data qe shume njerez e mendojnne si te ishte Dita e Gjykimit, paniku i njerezve qe besojne ne kete fund te botes rriten. Gjithashtu edhe lajmet interesante ne lidhje me versionet e fundit te botes, apo vendet e shpetimit, apo shpikje dhe ndertesa te ndryshme qe supozohet te ndihmojne te mbijetojne te pakten disa persona jane ne rritje.

Ne fakt, neper bote jane vene re se ne pergjithesi ekzistojne reagime te ndryshme ndaj afrimit te fundit te botes; ka njerezqe nuk e besojne fare, ka nga ata qe e besojne por e pranojne me qetesi, ka nga ata qe nuk e besojne por qe interesohen per te, ka te tjere qe e besojne dhe i ka zene paniku. Dhe keta te fundit jane ne nivele te ndryshme.

Kohet e fundit, nje fshat turk eshte bere nje prej destinacioneve me interesant edhe me te vizituara ne lidhje me apokalipsin.

Besimtaret e kalendarit Maya qe mendojne qe bota do te perfundoje ne daten 21 dhjetor, si edhe kurioze te tjere kane vershuar ne kete zone.

DIsa spiritualiste si edhe shume njerez te tjere, jane te bindur qe fundi i botes, Gita e Gjykimit, do te jete ne daten 21 dhjetor. Sipas disa intermretimeve qe i jane bere hieroglifeve Maya, mendohet se bota do te perfundoje kete vit. Megjithate keto jane vetem interpretime.

Sirince, eshte nje fshat me rreth 600 banore dhe ndodhet prane qytetit antik grek, Epheus, dhe sipas kultisteve te fundit te botes, ky fshat ka nje energji pozitive. Ata thone qe ky vend eshte prane nje zone ku te Krishteret besojne qe Virgjeresha Mari u ngjit ne Parajse.

Profecia Maya, ka bere qe te shpertheje nje 'boom' turistik ne fshat, qe sipas mediave tani pritet qe te prese me shume se 60,000 vizitore.

"Eshte hera e pare qe perballemi me kaq interes gjate ztines se dimrit." - tha Ikan Gulgun, nje pronar hoteli ne Sirince.

Ai tha qe turistet ne hotelin e tij besonin qe energjia pozitive e Sirince do i shpetoje ata nga katastrofa apokaliptike.

Sirince deri tani ka qene me i njohur per veren e tij.

Erkan Onoglu, nje biznesmen turk, prodhoi nje vere te vecante, "vera e apokalipsit" per daten 21 dhjetor, nje produkt ne shitje vecanerisht per te mbijetuarit supersticioze.

Nje banor i fshatit, qe punon ne biznesin e hoteleve, Ibrahim Katan, e priti me shume kenaqesi 'boom-in' e turistave ne fshat, duke shpresuar qe bizneset lokale te mund te perfitojne nga kjo gje,

"Keto thashetheme qe kane dale kane rritur shume numrin e klienteve. Ne jemi shume te lumtur per kete." - tha ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
 
Apokalipsi Maya; Fshati ne Turqi behet pika e shpetimit nga apokalipsi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apokalipsi, ja si do të jetë fundi i botës – FOTO
» Nje foto shume e besueshme e Monstres Loch Ness behet publike.
» Gjendet “pika e Zotit” në tru!
» Zbulohet nje "Hyrje per ne Ferr" ne Turqi
» Misteri behet edhe me i madh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: