PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pushime në Hënë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Pushime në Hënë  Empty
MesazhTitulli: Pushime në Hënë    Pushime në Hënë  I_icon_minitimeThu Dec 13, 2012 6:56 am

Pushime në Hënë
Pushime në Hënë  Strange-320x320-320x290

o të jetë e mundur në vitin 2020 dhe do të kushtojnë 1,5 milionë dollarë për person.

Agjencia që ka prezantuar projektin quhet “Golden Spike” dhe e ka marrë emrin nga gozhda e fundit në “Transcontinental Railroad”, hekurudha që lidhi dy brigjet e Amerikës në vitin 1869. Qëllimi i agjencisë është po kaq ambicioz: të lidhë Tokën me Hënën me fluturime komerciale për njerëzit, duke nisur që nga viti 2020.

Sipas Alan Stern, ish-drejtori i departamentit të Misioneve Shkencore të NASA-s, misionet në Hënë janë shndërruar në një biznes tepër fitimprurës. “Po ju drejtohemi kombeve, korporatave dhe individëve: vihuni në radhë, sepse së shpejti do të shihni me sy mrekulli. Jam i bindur se radha që do të krijohet për të shkuar në Hënë do të jetë shumë e gjatë”.

Ideja e “Golden Spike” është përdorimi i teknologjive ekzistuese, ose atyre të zhvilluara për raketat. Në videon e prezantimit të projektit agjencia përmend arritjet e mëdha të bëra nga “Space X” në fushën e eksplorimit hapësinor komercial. Në fakt, kjo nismë ka nxitur shumë njerëz që të mendojnë se do të përdoren raketat e rënda “Falcon 9” të “Space X”, por Stern pohon se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Edhe pse raketat janë të afta të arrijnë orbitën e Tokës dhe më pas atë të Hënës, ajo që mungon ende është një “Lunar Lander”. Kompania e famshme “Google” ka organizuar një konkurs të titulluar “Google X Prize”. Shoqëria që do të fitojë konkursin, do t’i duhet të çojë (dhe rrotullojë) në Hënë jo një sondë robotike, por një anije kozmike, e cila është e aftë të shpjerë një ekuipazh njerëzish në satelit, e më pas t’i kthejë shëndoshë e mirë në Tokë. Gara sapo ka nisur dhe “Golden Spike” po punon shumë për ta fituar atë.

Qëllimi i agjencisë është që të organizojë fluturime të rregullta duke nisur prej vitit 2020. Çmimi do të jetë 1,5 milionë dollarë për person. Për momentin nuk janë parashikuar financime multimilionere. Stern është i sigurt se kjo nismë do të vetëfinancohet me shitjet që do t’u bëhen qeverive të ndryshme, korporatave dhe individëve, të cilët do të duan të eksplorojnë atë që cilësohet si kontinenti i tetë i Tokës.

Para disa ditësh Elon Musk, themeluesi i “Space X”, kishte paraqitur planin e tij për pushtimin e planetit Mars nga njerëzit. Çmimi për të çuar një person në planetin e kuq ishte llogaritur diku te 500.000 dollarë, një e treta e asaj që mendon Stern për të shkuar në Hënë. Por në projektin e tij kishte një ndryshim rrënjësor: fluturimi për në Mars, që është parashikuar pas disa vjetësh, do të jetë vetëm për vajtjen. “Golden Spike” e transmetoi videon më 7 dhjetor, me rastin e përvjetorit të 40 që nga nisja e parë e një anijeje hapësinore me njerëz në Hënë, “Apollo 17”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pushime në Hënë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shiteblerja e trojeve në Hënë
» Me një decilitër karburant deri në hënë
» Misteri i Oqeanit te Stuhive ne Hene
» Kozmonautet kineze do te kultivojne perime ne Hene
» Rusët kishin zbuluar ujë në hënë që në 1976-ën, por e mbajtën të fshehtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I-
Kërce tek: