PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit Empty
MesazhTitulli: Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit   Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit I_icon_minitimeWed Dec 12, 2012 12:31 pm

Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit

Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit F1_12-qyteterimi1355346390

Mund të quhet fare mirë Atlantisi britanik. Një botë e fshehur nën ujë, e gëlltitur nga Deti i Veriut është zbuluar kohët e fundit nga zhytësit që punojnë me ekipet shkencore të Universitetit St Andrews, në Britaninë e Madhe. Vendi që dikur ka qenë i banuar, i quajtur Doggerland, një zonë e madhe e përbërë nga toka e thatë që shtrihej nga Skocia e deri në Danimarkë, është përmbytur nga uji në mënyrë graduale, duke nisur që nga 18 mijë vjet para erës sonë e deri në 5.500 vjet para erës sonë.

Zhytësit kanë zbuluar mbeturinat e një ‘bote të mbytur’ me një popullsi prej dhjetëra-mijëra njerëzish, që mund të ketë qenë dikur “zemra e vërtetë” e Evropës.

Një ekip klimatologësh, arkeologësh dhe gjeofizikanësh kanë rikrijuar hartën ku shtrihej zona dikur e banuar, duke përdorur të dhëna të reja të mbledhura nga disa zhytës të kompanive të naftës. Në bazë të këtyre, ata janë në gjendje të përcaktojnë shtrirjen e plotë të një ‘toke të humbur’, dikur të populluar edhe nga mamutët, transmeton Zhurnal.

Studiuesit thonë se popullsia e këtyre vendeve të mbytura mund të ketë qenë me dhjetëra mijëra, dhe ata jetonin në një zonë shumë të gjerë, që shtrihej nga Skocia Veriore e deri në Danimarkë.

Zona pretendohet që dikur ka qenë “zemra e vërtetë” e Evropës dhe u mbyt si rezultat i goditjes nga një ‘cunami shkatërrues’. Sipas tyre, sipërfaqja e mbytur në Detin e Veriut është shumë më e madhe se disa shtete moderne të Evropës së sotme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Themelet e nje Qyteterimi Antik
» Eksperimenti i Filadelfias, 60 vjet me pas
» Misteri i Sfinksit zhytet edhe disa mijëra vjet më parë…
» Një hap pranë zbulimit të varrit të Jezu Krishtit
» Kush jane shkaqet e vdekjes se Jezu Krishtit..?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: