PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Inspirimi i Djallit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

LaNiGc


Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 36
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

Inspirimi i Djallit Empty
MesazhTitulli: Inspirimi i Djallit   Inspirimi i Djallit I_icon_minitimeWed Nov 21, 2012 3:34 am

Inspirimi i Djallit

Inspirimi i Djallit 20070522-vordemgewitter-297x300


Allahu ka thënë:

“Dhe me të vërtetë, shejtanët inspirojnë shokët e tyre që të polemizojnë me ju...”[ el-Maide, 121]

Ibën Ebu Hatim shënon se Ebu Is’haku ka thënë se një njeri i kishte thënë Ibën Omerit se El-Muhtar pretendonte se ai pranonte shpallje. Kështu që, Ibën Omeri i tha: "Të vërtetën e ka thënë,'' dhe pastaj recitoi këtë ajet,

(“Dhe me të vërtetë, Shejtanët inspirojnë shokët e tyre...).

Ebu Zemili ka thënë: "Isha ulur pranë Ibën Abbasit në një kohë kur El-Muhtar ibën Ebi Ubejd po kryente Haxhin. Kur pastaj, një njeri erdhi tek Ibën Abbasi dhe i tha, `O Ibën Abbas! Ebu Is’hak (El-Muhtar) pretendon se ka pranuar shpallje këtë natë.' Ibën Abbasi ia ktheu: Të vërtetën e ka thënë.'U mërzita[nga kjo] dhe i thashë: `Ibën Abbasi po thotë se El-Muhtar ka thënë të vërtetën!?' Ibën Abbasi m’u përgjigj: `Ekzistojnë dy lloje të shpalljeve, njëra nga Allahu dhe tjetra nga shejtani. Shpallja e Allahut i zbriti Muhamedit, derisa shpallja e shejtanit vije tek miqtë e tij.'

Pastaj, ai recitoi:

(“Dhe me të vërtetë, Shejtanët inspirojnë shokët e tyre...”).

Ne, gjithashtu, përmendëm komentimin e Ikremes mbi këtë ajet,

(Inspirimi i njëri-tjetrit me fjalë të zbukuruara si mashtrim). Pastaj, Allahu thotë:

(që të polemizojnë me ju,)

Ibën Xheriri shënon se Ibën Abbasi ka komentuar;

(Mos hani nga ato gjëra mbi të cilat nuk është përmendur emri i Allahut...) deri,

(...që të polemizojnë me ju,) "Shejtanët inspirojnë mbështetësit e tyre besnik: `A hani nga ajo të cilën e therni por jo nga ajo që Allahu e ka bërë që të ngordhë''' Es-Suddi ka thënë: "Disa idhujtarë u kishin thënë muslimanëve, `Ju pretendoni se kërkoni kënaqësinë e Allahut, kur akoma, ju nuk hani nga ajo që Allahu e ka caktuar të vdes, por, ju hani nga ajo që e therni'.

Allahu ka thënë:

(dhe nëse i bindeni atyre...), dhe hani kafshë të ngordhura,

(atëherë me të vërtetë do të ishit idhujtarë.) Ngjashëm është thënë nga Muxhahidi, Ed-Dahhaku dhe shumë të tjerë nga dijetarët e selefit.


Përktheu: Meriton M.

Referenca: Kur’an: Tefsiri i Ibën Kethirit: Sureja Nr. 6

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Inspirimi i Djallit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vërria e djallit
» Misteret e ROCK-ut!
» Betohet ne emer te djallit
» Legjenda e Djallit te Jersey
» 30 prilli, Nata e ''Valpurgës''- Djallit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: