PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:23 pm

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an

Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta.

Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t'i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.

Që të kuptojmë mrekullitë shkencore në Kuran, sëpari duhet të hedhim një vështrim në nivelin e shkencës që mbizotëronte në kohën e shpalljes së këtij libri hyjnor.

Në shekullin VII, në shoqërinë arabe ekzistonin shumë bestytni, me të cilat ishin përzier edhe çështjet shkencore. Mungesa e teknologjisë së duhur, me anë të së cilës do të studioheshin të fshehtat e natyrës dhe universit, i la këta arabë të hershëm nën ndikimin e bestytnive dhe legjendave të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Për shembull, ata supozonin se ishin malet ato që e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe në dy skajet e saj ndodheshin male të larta, të cilat ishin shtyllat që mbanin qiellin lart.

Sidoqoftë, të gjitha këto besime të kota të shoqërisë arabe u zhdukën me zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti është Ai që i ngriti qiejt pa asnjë shtyllë..." Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve. Në mjaft çështje të tjera janë shpallur të dhëna tepër të rëndësishme dhe të sakta, në një kohë kur askush s'kishte asnjë njohuri për to. Kurani, i cili zbriti në kohën kur njerëzit dinin shumë pak rreth astronomisë, fizikës ose biologjisë, përmban argumente bazë mbi një sërë dukurish të ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerëzore, struktura e atmosferës apo ekuilibri delikat, i cili bën të mundur jetën në tokë.

Tani, le të shqyrtojmë së bashku disa mrekulli shkencore të shpallura në Kuran.

KRIJIMI I UNIVERSIT

Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit:

"Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës (pa pasur asnjë shembull)..."(El-En'am 101)

Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i njohur me emrin "Big Beng", vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit të tij.

Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin - dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike - arrijmë në përfundimin se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

Aparaturat e ndjeshme në bordin e satelitit hapësinor COBE, i cili u lëshua nga NASA më 1992, arriti të kapte dukshëm pjesë të mbetura të Big Bengut. Ky zbulim shërben si dëshmi për Big Bengun, i cili është shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjëja.



Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:26 pm

Zgjerimi I Universit
Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë:

"Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. " (Edh-Dharijat 47)

Fjala "qiell" e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi "zgjerohet". Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës.

Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se "universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim". Por kërkimet, vëzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të vërtetë ka një fillim; argument për këtë është fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.

Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:28 pm

Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.

Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili përdor një folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësinë e këtij zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve.

Që prej momentit të Big Bengut, universi ka filluar të zgjerohet vazhdimisht me shpejtësi të madhe. Shkencëtarët e krahasojnë zgjerimin e universit me sipërfaqen e një tullumbaceje në fryrje e sipër.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:31 pm

Ndarja E Qiejve Dhe E Tokës

Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:

"A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?" (El Enbija 30)

Fjala "retk", e përkthyer "të ngjitura", në gjuhën arabe do të thotë "të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara". Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza "Ne i ndamë" është folja arabe "feteka" dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur"retk". Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.

Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes "retk". Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë "qiejt dhe tokën", të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen "retk". Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.

Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.

Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bën të qartë edhe një herë se Zoti e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun, dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht prej komunitetit shkencor.


Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:33 pm

Orbitat

Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:

"Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë." (El Enbija 33)

Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

"Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit." (Ja Sin 38)

Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:35 pm

Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit:

"Betohem në qiellin plot rrugë." (Edh-Dharijat 7)


Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa "notojnë" në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një anumër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.

Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë. Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.

Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është "plot me rrugë dhe orbita", siç është shpallur në ajetin kuranor…

Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart) lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:37 pm

Rrumbullaksia E Tokës


"Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës." (Ez-Zumer 5)


Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer "mbështjellë" në ajetin e mësipërm, është fjala "tek'uir". Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.

Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kuran, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim.

Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t'i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Zotit, ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e universit.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:42 pm

Çati e Sigurtë

Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

"Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)

Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.

Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.

Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.

Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.

Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja e procesit të fotosintezës dhe, rrjedhimisht, vazhdimësia e jetës për të gjitha gjallesat.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:44 pm

Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:

"Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita - planeti ynë "motër" - nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë."1

Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500oC.

Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:46 pm

Ky ilustrim paraqet meteorët që janë gati për t'u përplasur me tokën. Trupat qiellorë, gjatë udhëtimit në hapësirë, mund të përbëjnë një kërcënim serioz për Tokën, por Zoti, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të përkryer, e ka bërë atmosferën një "çati mbrojtëse". Falë kësaj mbrojtjeje të përkryer, gati të gjithë meteorët nuk mund ta dëmtojnë Tokën, sepse kur arrijnë atmosferën, ata shpërbëhen në miliona copa të vogla.


Pjesa më e madhe e njerëzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnë rreth vetive mbrojtëse të atmosferës. Ata thuajse nuk mendojnë kurrë se çfarë vendi do ishte Toka, nëse kjo strukturë nuk do të ekzistonte. Fotografia lart paraqet një krater gjigand të krijuar nga një meteor, i cili ra në Arizona, në SHBA. Sikur të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin në Tokë dhe ajo do të bëhej një vend i pabanueshëm. Por vetitë mbrojtëse të atmosferës bëjnë të mundur që gjallesat të jetojnë të sigurta. Kjo është pikërisht mbrojtja që është shpallur në Kuran.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 9:51 pm

Foto 1 : Energjia që çlirohet nga një shpërthim diellor është kaq e madhe, saqë mendja e njeriut e ka të vështirë ta konceptojë. Një shpërthim i vetëm është i barabartë me energjinë e çliruar nga 100 miliardë bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Bota është e mbrojtur nga efektet shkatërruese të kësaj energjie prej atmosferës dhe brezit rrethues Van Alen.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment

Foto 2 : Duke u larguar prej Tokës, e cila është e përshtatur në mënyrë të përsosur për jetën njerëzore, përtej atmosferës, në hapësirë, ne hasim një të ftohtë ngrirës. Bota është e mbrojtur prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin në - 270oC, në saje të atmosferës.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment

Foto 3 : Shtresa magnetosferike e formuar prej fushës magnetike të Tokës i shërben asaj si një fushë mbrojtëse prej trupave qiellorë dhe rrezeve kozmike të dëmshme. Në foton lart duket qartë kjo shtresë magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezi Van Alen. Ky brez rrethues ndodhet mijëra kilometra larg Tokës dhe mbron të gjitha krijesat në tokë prej energjisë shkatërruese që vjen nga hapësira.Të gjitha këto zbulime shkencore vërtetojnë se Toka është e mbrojtur në një mënyrë tepër të veçantë. Gjëja më e rëndësishme është se kjo "mbrojtje" na u bë e njohur në Kuran 1400 vjet më parë, në ajetin: "Qiellin e kemi bërë çati të sigurtë e të mbrojtur."

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 10:47 pm

Qielli Kthyes

Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit:

"Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)

Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën.

Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu.

Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë.

Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.

Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.

Foto 1 : Prania e ujit është mjaft e rëndësishme për jetën në Tokë. Një nga faktorët që ndikon në formimin e ujit është Troposfera, e cila është një prej shtresave të atmosferës. Shtresa e Troposferës kondenson ujin që vjen në gjendje avujsh nga sipërfaqja e Tokës dhe e kthen poshtë në formë shiu.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment


Foto 2 :
Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet që mund të jenë shkatërruese për jetën në Tokë, është Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dëmshme të ardhura nga hapësira, siç janë rrezet ultravjollcë, duke parandaluar arritjen e tyre në Tokë.
Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Zotit.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment


Foto 3 :
Secila shtresë e atmosferës ka veti të dobishme për jetën e krijesave. Shtresa e Jonosferës, për shembull, e cila është një nga shtresat më të larta të atmosferës, kthen valët e radios të lëshuara nga një qendër e caktuar poshtë në Tokë dhe bën të mundur kapjen e këtyre valëve në distanca të mëdha.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeTue Oct 30, 2012 10:59 pm

Shtresat E Atmosferës

Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

"Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin." (El-Mulk 3)

"... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej." (Fusilet 12)

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë.

Fjala "qiell" në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala "univers", pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës "qiej" kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.

Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Për më tepër, numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran: shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë:

Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë prej njëra-tjetrës nga vetitë e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERË. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERË. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERË. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERË. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERË. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERË.2

Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.

Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Ekzosfera

Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. Çdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.

Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:

Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.3

Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

Foto 1: Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment

Foto 2: Toka i ka të gjitha kushtet që i nevojiten jetës. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është përshkruar saktësisht në Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit.

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Nikolino




Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeWed Oct 31, 2012 9:44 am

Gon! shkruajti:
Orbitat

Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:

"Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë." (El Enbija 33)

Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

"Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit." (Ja Sin 38)

K
Nuk dua te ndalem tek te gjitha "mrekullite" por po ndalem vetem tek kjo e mesipermja.
1) "Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.. Une them qe nata ka ekzistuar gjithmone sepse universi eshte vete nje erresire e pafund, ku ne disa pjese ai ndicohet nga yjet. Pra nata nuk eshte krijuar por ka ekzistuar gjithnje. Nese marrim diten si krijim, me mire le te thuhet se zoti krijoi yjet se yjet e krijojne driten. Pastaj "Ai krijoi Diellin dhe Henen" pse kurani duhet te permende nje Diell dhe nje hene kur ne univers jane me miliarda hena dhe djej (yje). Shume mire kurani mund te ishte shprehur ne kete menyre "Zoti krijoi gjithe trupat qiellore". "Secili leviz ne nje orbite te caktuar". Kjo eshte ditur me perpara se ta thoshte kurani sepse astrologet e lashte i llogarisnin parashikimet me ane te levizjes planetare dhe levizjes ne orbiten e tyre ku thuhej qe edhe Dielli leviz (deri ne Zbulimin e sistemit heliocentrik nga Koperniku dhe Galileo). Pra levizja e Diellit me perpara ishte fare e zakonshme nuk eshte se e ka thene kurani, por dijet e lashta astronomike. Dhe se fundmi dua te them qe edhe nese ne kuran ka shume zbulime shkencore (te cilat nuk jane te verteta, sic vertetova une kete qe thashe me siper), nuk eshte cudi sepse kurani ka kopjuar biblen dhe bibla ka kopjuar dhiaten e vjeter ku dhiata permban edhe dijet e lashta astronomike. Pra shume gjera mund te jene zbuluar me heret por shume libra jane djegur gjate luftrave dhe ato qe kane mbetur jane permbledhur ne bibel dhe kuran duke shtuar pranine e zotit, profeteve etj. Ky eshte perfundimisht mendimi im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin
Gon!


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 37

Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitimeWed Oct 31, 2012 9:58 pm

Nikolino shkruajti:

Nuk dua te ndalem tek te gjitha "mrekullite" por po ndalem vetem tek kjo e mesipermja.
1) "Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.. Une them qe nata ka ekzistuar gjithmone sepse universi eshte vete nje erresire e pafund, ku ne disa pjese ai ndicohet nga yjet. Pra nata nuk eshte krijuar por ka ekzistuar gjithnje. Nese marrim diten si krijim, me mire le te thuhet se zoti krijoi yjet se yjet e krijojne driten.

Truri yne eshte i pa afte qe t'i kap disa gjera, sepse ato vertete jane te pakapshme per trurin e njeriut. Sic thua per naten psh. Zoti thote se Kurani eshte per njerez te gjalle dhe xhind, dhe Ai thote se krijoi naten dhe diten dhe i ndau ato. Ne nuk e dijme se cfare ka pasur para eksplodimit te madh (Big Bang), por ne nuk kemi pasur njohuri edhe per eksplodimin e madh, edhe pse ate e kishim te shkruar ne Kuran. Big Bang u vertetua tek ne shekullin XX dhe ne pas vertetimit shkencor e pame se kishte qene ne Kuran, por ne nuk e kishim njohur ate dhe truri yn nuk kishte arritur t'a kapte ate para zbulimit shkencor. Pra jane disa gjera qe do te vertetohen me kohe te caktuar, hap pas hapi sic themi ne. Sepse dikur njerezit mendonin se toka eshte ne forme pllake, kurse ne Kuran thoshte se toka eshte ne forme veze. E si nuk e kishte kapur truri i njeriut kete edhe pse e kishte ne liber?! Nikolas, Zoti thote qe edhe yjet ka krijuar dhe ato shendritin tek ne! Kerko ne Kuran se do ta gjesh edhe kete..

Nikolino shkruajti:
Pastaj "Ai krijoi Diellin dhe Henen" pse kurani duhet te permende nje Diell dhe nje hene kur ne univers jane me miliarda hena dhe djej (yje). Shume mire kurani mund te ishte shprehur ne kete menyre "Zoti krijoi gjithe trupat qiellore". "Secili leviz ne nje orbite te caktuar".

Nikolas, une te thash me larte, Kurani eshte liber per njerezit, por Zoti nuk e perjashton pohimin se edhe te gjithe trupat qiellor (yjet) i ka krijuar ashtu sic e ka krijuar diellin dhe henen.

Nikolino shkruajti:
Kjo eshte ditur me perpara se ta thoshte kurani sepse astrologet e lashte i llogarisnin parashikimet me ane te levizjes planetare dhe levizjes ne orbiten e tyre ku thuhej qe edhe Dielli leviz (deri ne Zbulimin e sistemit heliocentrik nga Koperniku dhe Galileo). Pra levizja e Diellit me perpara ishte fare e zakonshme nuk eshte se e ka thene kurani, por dijet e lashta astronomike.

I nderuar, Kurani nuk flet vetem per astronomi dhe astrologji, por ai flet edhe per biologji, arkitektur, sociologji, fillozofi, histori, gjeografi, matematik te pa kapshme nga truri i njeriut e per shume shkenca te tjera qe ne ate kohe nuk ishin te njohura per njeriun. Te kujtohet kur te pata thene se Kurani ka te bej edhe me 'astrologjine e sakte'??

Nikolino shkruajti:
Dhe se fundmi dua te them qe edhe nese ne kuran ka shume zbulime shkencore (te cilat nuk jane te verteta, sic vertetova une kete qe thashe me siper), nuk eshte cudi sepse kurani ka kopjuar biblen dhe bibla ka kopjuar dhiaten e vjeter ku dhiata permban edhe dijet e lashta astronomike. Pra shume gjera mund te jene zbuluar me heret por shume libra jane djegur gjate luftrave dhe ato qe kane mbetur jane permbledhur ne bibel dhe kuran duke shtuar pranine e zotit, profeteve etj. Ky eshte perfundimisht mendimi im

Po pra, ky eshte vetem mendimi yt dhe te duket se ke vertetuar dicka, por ne fakt nuk ke vertetuar asgje, sepse Kurani nuk ka kopjuar Biblen (Dhjaten e re) dhe Bibla nuk e ka kopjuar Dhjaten e vjeter, por ty te duken ashtu si kopje, e qe ne fakt ka shume ndryshime ne se i krahasojme keto sic duhet. Ne dhjaten e re thuhet se toka eshte ne forme te pllakes, ndersa ne Kuran thuhet se ajo eshte ne forme te vezes, ky eshte vetem nje shembull i vetem qe mora pasi qe edhe jemi duke diskutuar rreth ketyre gjerave. Vertete ateizmi shkaktohet nga Bibla me se shumti, shkaku eshte se ajo duket shume femijnore dhe ngjarjet se si pershkruhen ne te duken vertete sikur perralla per femij, por qe ne fakt dicka te vertete ka aty, mirepo njerezit i kane shtremberuar. Sepse kur flitet ne fillim per jetegjatesine e njeriut aty qendron nje e vertete e madhe. Shiko piramidat, kush i ndertoi ato? Teoria me e pranuar eshte se ato u ndertuan nga gjigantet. Ketu na le te kuptojme se Kurani nuk mohon evolucionin, por qe ate evolucion nuk e pershkruan te ngjashme me teorine e Darvinit, ku ky i fundit thote se njeriu ka qene majmun
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://explorerkosova.albanianforum.net
Sponsored content





Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an Empty
MesazhTitulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an   Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjigandet ne Kuran
» Misteri i jetes moderne
» Mrekullitë matematikore në KUR'AN
» Mrekullia Matematikore ne Kuran
» Numri 19 ne Kuran

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: