PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vërejtje dhe këshilla

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:55 am

Vërejtjet, paralajmërimet, orientimet dhe këshillat e miqve të Zotit,” “të cilët janë të merituar të ketij horizonti të lartë dhe të kësaj inteligjence” “moralo-shpirtërore, zotërojnë një vlerë dhe ndikim shumë më të madh në” “zgjimin e zemrave indiferente sesa këshillat e personave të paefektshëm në” “diturinë e tyre. Prandaj këshillat e tyre të begata duhen njohur si një dhunti” “që s’gjindet dhe me këtë vetedije u duhet dhënë zemër me sinqeritet dhe” “dashuri orientimeve të tyre që u dhurojnë shpirtrave qetësi. Ja, pra, disa” “shembuj nga këto këshilla të miqve të Zotit, të cilat, si kandilë orientimi,” “ndriçojnë rrugën e lumturisë së përjetshme:

Hasan Basri k.s.
O biri i Ademit! Besimtari i vёrtetё, edhe nёse ёshtё gjer në fund i” “devotshëm, pёrsёri zgjohet me frikё. Nё fakt, kjo i ka hije atij. Besimtari” “pёrsёri me tё njёjtёn frikё takohet me mbrёmjen. Po, ai gjithmonё ёshtё” “mes kёtyre dy frikërave!
1) Mёkatet e kaluara. Ai nuk mund ta dije se si do ta trajtojë Allahu për” “shkak të këtyre mëkateve.
2) Jeta e ardhme. Cfarё jete do tё bёjё, si do ta japё frymёn e fundit?” “Gjithmonё i mendon pёrgjigjet e kёtyre pyetjeve.O njerёz! Duke e kuptuar kёtё tё vёrtetё, bёni punё tё mira! Allahu” “dhe i Dёrguari i Tij i shohin punёt tuaja që bëni. Ju njё ditё do tё ktheheni” “tek Allahu i cili e di tё fshehtёn dhe tё dukshmen. Ja, atё ditё do t’ju njoftojё” “njё nga njё pёr ato qё keni bёrё!
Kini shumë kujdes zemrat tuaja! I ripёrtёrini ato vazhdimisht duke e” “përmendur
Allahun, sepse zemra ndryshket shpejt. Dhe frenojeni veten” “sepse ajo është shumë e papërmbajtur! Nëse nuk u bëheni pengesë dëshirave” “të keqija të vetes, vjen një ditë që ajo t’ju rrokullisë në një greminë të” “frikshme!
Ju nuk mund tё bёheni zotërues të besimit të përkryer gjersa të mos” “keni hequr dorë nga qortimi i të tjerëve duke pasur vetë të meta. Atëherë,” “para se të shihni të metat e të tjerëve,hidhuni një sy të metave tuaja dhe” “fillojeni punën duke i rregulluar ato!”“O njerёz! Kur’ani ёshtё shërim pёr besimtarёt dhe udhёzues pёr tё devotshmit.” “Kush bën siç thotë ai, orientohet dhe gjen rrugёn e drejtё. Kush ia” “kthen shpinën atij, bёhet i fatkeq dhe zvarritet nё fatkeqёsi.” “O biri i Ademit! Do të vdesёsh i vetёm, do të ringjallesh i vetёm dhe do” “tё japёsh llogari i vetёm!

Malik Bin Dinar k.s
Pёrveç kёtyre dy gjёrave, nuk ka mbetur gёzim nё kёtё botё:”
1.Tё takohesh me vёllezёrit dhe tё kuvendosh me ta.
2.Tё ngrihesh pёr namazin tehexhxhud dhe nё atё kohё tё begatё tё” “bёsh shumё dhikr dhe këndim Kur’ani.

Xhafer Sadik k.s
Kur të bësh një punë të mirë (salih amel), nënvleftësoje para syve të” “tu dhe mbaje fshehtë, sepse, po e nënvleftësove, nuk të çon në vetëpëlqim.” “Po e fshehe, i plotësohen mangësitë, pra, i shtohen vlerat dhe virtytet.” “Ndërkaq, duhet të nxitohesh për të bërë punë të mira, sepse nefsi, vetja jote,” “e kapur pas ndonjë dobësie, mund t’i shtyjë për më tutje ato ose mund të të” “bëjë të heqësh dorë prej tyre!Po qe se dëgjon një gjë të papëlqyeshme për vëllanë besimtar, mendo” “me këmbëngulje se ai duhet të ketë ndonjë justifikim. Po të mos e gjesh,” “mendo se mund të ketë ndonjë justifikim që s’e kupton dot ti dhe mbuloja” “të metën!” “

Sufjan Thevri k.s
Marrja e dijeve duhet bërë me qëllim për t’u bërë i bindur ndaj Allahut,” “për t’i zbatuar urdhrat e Tij dhe për t’u frikësuar prej tij. Epërsia e diturisë” “për sa i përket vlerës dhe virtytit rrjedh ngaqë ajo e bën njeriun zotërues të” “ndjenjave të larta.
Për ty është më me përfitim të shkosh në Horasan për të kumtuar fenë,” “sesa të qëndrosh në Mekë si banor.
Kushti i parë i domosdoshëm për diturinë është të kërkosh rrugët për” “ta gjetur atë. Pas gjetjes së dijes dhe përvetësimit të saj, vjen zbatimi i saj” “në praktikë. Pastaj, heshtja dhe meditimi. Pastaj, vështrimi i gjithësisë me” “shikim mësimnxjerrës!...

Xhunejd Bagdadi k.s
Kuvendi me Allahun, domethënë, qëndrimi bashkë me Të, bëhet me” “anë të një etike dhe edukate të bukur, me vazhdimësinë e gjendjes së impresionimit” “dhe vetëkontrollit. Kuvendi me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) bëhet duke e ndjekur sunnetin” “dhe mënyrën e tij të jetesës.
Kuvendi me evlijate, të urtët, bëhet me anë të respektit dhe shërbimit.
Kuvendi me njerëzit e shtëpisë bëhet me anë të moralit të bukur.
Kuvendi me miqtë bëhet duke qenë gjithmonë fytyrëqeshur dhe duke” “i gëzuar ata.
Kurse kuvendi me njerëzit e popullit bëhet me lutje dhe mëshirë ndaj” “tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:55 am

Imam Gazali k.s

Biri im, mbaje zemrёn nё gjendje absolutisht vigjilente në këto tre” “adhurime që mendja dhe zemra tё mos të ndodhen nё vend tjetёr: kur tё” “lexosh Kur’an, kur tё pёrkujtosh Allahun dhe kur tё falёsh namaz. Nё kёto” “tri gjendje mos i ço, qoftё edhe për njё çast, mendjen dhe zemrën në vend” “tjetër! Mos harro qё je para Allahut! Pёrndryshe, po qe se je drejtuar nga” “kiblja, kurse mendja të ndjek gjëra të tjera, ky kthim e humb vlerën! Lidhe” “orientimin tёnd me Qaben qё ёshtё faltorja e parё ku ka lindur Islami dhe” “zemrёn tёnde, pas Allahut!Vecanёrisht, nёse dёshiron tё bёhesh dijetar” “i kulturës shpirtërore (arif), prej dijetarёve, heshtja le tё të jetё meditim,” “vështrimi, mёsim dhe, dёshira, bindje, sepse kёto tri veti janё shenjё dalluese” “i arifëve, dijetareve të kulturës shpirtërore! Biri im, ruaju jashtëzakonisht nga borxhi ndaj njeriut, sepse pёr shkak” “tё njё qindarke ikёn sevapi i shumё adhurimeve qё janё pranuar. Profeti” “(s.a.s.) nuk e falte namazin e tё vdekurve qё kishin borxhe. Qёllimi i kёsaj” “ishte t’i bënte të pasurit të ndjenin mëshirë dhe t’ia falnin borxhin. Besimtari,” “kur merr borxh, nuk merr kot, por, nёse merr borxh prej nevojёs me qëllimin” “pёr ta larё, Allahu e ndihmon atё.Madje, nëse mes përpjekjeve, vdes” “pa e paguar, Allahu do ta ndihmojë edhe në ditën e kiametit!
Duhet tё falenderojmё edhe pёr belanё, sepse nuk ka bela të tjera veç” “mohimit dhe mёkateve, qё nё brendёsi tё tyre tё mos ketё njё mirёsi qё ti” “nuk e di. Allahu e di tё mirёn tёnde mё mirё sesa ti. Ka shumё gjёra qё ti i” “konsideron tё kёqija, por qё janё tё mira pёr ty,dhe ka shumё gjёra qё i ke” “konsideruar tё mira, por qё janё tё kёqija pёr ty. Rruga mё paqёsore ёshtё” “të jesh i kёnaqur me vlerësimin hyjnor për ty dhe tё mund tё falenderosh” “nё çdo gjendje!
Biri im, nёse ka ndonjё aspekt qё duhet tё bёsh shumё kujdes, ajo” “ёshtё se me kё shoqёrohesh. Dije mirё, se njё shportё me mollё tё mira,” “nuk mund ta bёjnё tё mirё njё mollё tё kalbur qё ndodhet nё mes tё tyre,” “por njё mollё e kalbur mund t’i prishё tё gjitha! Pёr kёtё arsye, shoqёrohu” “gjithmonё me tё mirët (salih)!Shoku i mirё i ngjan atij qё shet vaj trёndafili dhe ose ti blen prej tij, ose” “ai të lyen me erë të mirë,ose,të paktën, duke ndenjur pranë tij, edhe ty të” “vjen erë e mirë! Njeriu rri me ata që do. Kё tё kesh dashur nё kёtё botё dhe” “me kё tё jeshё shoqёruar, me ta do të mblidhesh ditёn e gjykimit. Atёherё,” “vazhdo të marrësh pjesë në kuvendet e dijetareve që veprojnë me diturinë” “e tyre, dhe të njerëzve të mirë!
Biri im, çdo gjё nё jetё ekziston sipas përpjesëtimit të bërë nga Allahu.” “Allahu, dikё e ka bёrё tё pasur, dikё tё varfёr, dikё tё shëndoshë, dikё sakat,” “dikё dijetar dhe dikё e ka bёrё tё paditur. Vetёm kёshtu sigurohet rendi” “i kёsaj bote. Kur tё shohёsh njerёz mё poshtё se veten, mos u mburr dhe” “mos i shih ata si tё pavlerё. Ti mund tё ishe nё vend të tyre dhe ata mund” “tё ishin nё vendin tёnd. Ja pra, duke menduar kёshtu, bёhu shok me tё” “varfёrit. Gjithmonё mundohu tё jesh zemёrbutё ndaj tyre. Mbroje dinjitetin” “njerёzor dhe dinjitetin islam! Vetёm kёshtu arrihet lumturia. Nёse do” “qetёsi nё kёtё botё dhe nё ahiret, mos ngacmo e mos prek askёnd! Kur tё” “shohёsh njё mё tё ri sesa ti, shikoje me mendimin se ai ka mёkate mё pak se”-“ti, kurse kur tё shohёsh njё mё tё madh në moshë sesa ti, shikoje me mendimin” “se ai ka sevape mё shumё se ti, se eshte me i cmuar me ato ane te tij qe” “ti nuk i di! Kur tё shohёsh njё dijetar, mendo: “Ky ka dije, e shpёton veten” “e tij!” Dhe kur tё shohёsh tё paditurin, mendo:“Ky nuk di, Allahu e fal!”“ “Kur tё shohёsh njё qafir (mohues) madje, qё akoma nuk dallohet se ёshtё” “nё frymё tё fundit, mendo: “Nёse Allahu e udhёzon atё, ai mund tё dalё” “nё praninё hyjnore me tё gjitha mёkatet e tij tё falura dhe i pastёr!” Dhe” “mendo kështu për fundin tënd:
“Vallё, si do tё jetё fryma ime e fundit?”“ “Sa mё mirë ta njohёsh veten tёnde dhe ta shohёsh tё pavlerë, po aq do të” “lartësohesh në vlerë para Allahut!
Biri im, plotёsoji me sa të kesh mundësi nevojat e vёllezёrve të tu të” “besimit, sepse Profeti (s.a.v.s) thotё kёshtu:“Kush plotëson një nevojë të një vëllai besimtar, edhe Allahu i Lartë ia” “plotëson një nevojë atij!”
Nё njё hadith tjetёr,Profeti (s.a.v.s) thotё: “Kush mbulon një të metë të një” “muslimani,Allahu ia mbulon një të metë atij në këtë botë dhe në ahiret!”

Njё qё ёshtё i mençur, duhet t’i thotё vetes sё tij: Kapitali im ёshtё” “vetёm jeta ime. Ky kapital ёshtё aq i vlefshёm saqё çdo frymёmarrje shpenzohet,” “kurrsesi nuk mund të merret prapë! Frymёmarrjet janё tё numёrura” “dhe nё pakёsim të vazhdueshëm. Atёherё, vlerёsoji shumё frymёmarrjet” “e tua dhe shikoje kёtё botё tё pёrkohshme, sikur do tё vdesёsh nesёr. Tё”“gjitha pjesёt e trupit tёnd ruaji nga harami dhe mbaju pas devocionit! O Zoti im, na e pёrfundo jetёn tonё me lumturi, na e cakto si pjesë” “shikimin e bukurisё tёnde dhe pëlqimin tënd! Mos na e lër mangët kënaqësinë” “mёngjes e mbrёmje! Bёje devotshmёrinё pёr ne ushqim dhe orientoje” “mbёshtetjen dhe besimin tonё tek Ti! Na bëj të qëndrueshëm ne nё rrugёn” “e vёrtetё! Vetёm Ti je i denjë për adhurim! Tё besoj Ty të pastër nga atributet” “relative! U bëra një ndër të padrejtët sepse s’të adhurova ashtu siç” “duhet!
Lavdia dhe falenderimi qoftё pёr Allahun, Zotin e botёrave! Falja dhe” “Paqja qofshin pёr Muhammed Mustafanë (s.a.s.)!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:56 am

Abdulkadir Gejlani k.s

O bir, ty tё duhet devotshmёria! Prandaj përpiqu tё kryesh domosdoshmëritë” “e devocionit në mënyrë qё zemra të tё shpёtojё nga armiqёsia” “e brendshme dhe nga veset e shёmtuara, të të orientohet kah e mira! O bir, kur tё mbledhësh fitime, mos u bёj si personi qё mbledh dru” “natёn por nuk di se ç’zë me dorë! Kij kujdes pёr pjesёn e pasurisё qё kalon” “nё dorёn tёnde, nёse ёshtё haram apo hallall, legjitime apo jolegjitime! Nё” “tё gjitha veprimet e tua bashkohu me diellin e tevhidit (njёsimit tё Zotit)” “dhe takvasë (devotshmёrisё)!
O bir, veprimi sipas Kur’anit, tё lartëson nё pozitёn e Kur’anit dhe” “tё vendos atje.
Ndёrsa veprimi sipas sunnetit, tё afron ty te i Dёrguari i” “Allahut. Me mbrojtjen ndjesore dhe moralo-shpirtërore të Profetit (s.a.s.),” “nuk ndahesh qoftë edhe për njё çast nga mjedisi i zemrave tё miqve tё” “Allahut. Ai ёshtё qё i zbukuron zemrat e miqve tё Allahut!
O bir, ngrënia haram e vret zemrën, kurse ngrënia hallall e ringjall! Ka” “kafshatё qё tё preokupon ty me këtë botë, ka kafshatё qё tё preokupon ty” “me botën e pasme, ahiretin. Ka edhe kafshatё qё tё jep vlerё ty te Krijuesi i” “kёsaj bote dhe i ahiretit!
O bir, bёhu shok me atё qё tё ndihmon ty nё cёshtjen e luftёs me vetveten.” “Gjindu nё bisedat e tij. Mos u bёj shok me atё qё tё ndihmon tё” “prishёsh veten tёnde.
Sё pari merru me veten tёnde, bёhu i dobishёm pёr” “tё dhe rregulloje atё. Pastaj merru me tё tjerёt. Mos u bëj si qiriri që ndriçon” “të tjerët, kurse vetë shkrihet e mbaron! O ti njeri qё dёshiron tё bёsh punё tё”“mira nё rrugёn e Allahut, bёhu i sinqertё, pёrndryshe lodhesh kot! Orientimi i të tjerëve nuk bёhet me llafe, por realizohet me njё besim” “dhe dëshirë tё pastёr nga zemra. Pёrsёri, tё gjitha kёto janё rezultate qё” “mund tё merren me mbyllje në vetvete, adhurim, pёrmendje tё Zotit, përkorësi” “dhe vetëkontroll dhe jo rezultate që nuk shkojnë përtej së qeni formalitet” “dhe shtirje dhe që mund të arrihen me një sërë sjelljesh që kurrë” “nuk ndikojnë mbi shpirtin! Prandaj, gjuha dhe zemra, përmbajtja dhe dukja,” “fjala dhe e vёrteta e udhёtarit tё rrugёs sё Allahut duhet tё jenё njё dhe” “duhet tё shprehin tё njёjtёn gjё!

Ahmed Rifai k.s

Zotёrinj! Mundohuni ta bёni tё hapur afёrsinё me miqtё e Allahut,” “sepse ai qё do mikun e Allahut, do Allahun, ai qё i bёn armiqёsi atij, i ka” “bёrё armiqёsi Allahut! Vazhdojeni dhikrin, sepse dhikri ёshtё njё magnet pёr lidhjen hyjnore,” “ёshtё njё pe i fortё pёr afërsinë hyjnore! Ata qё e vazhdojnё pёrmendjen e” “Allahut, janё mirё me Allahun. Ai qё ёshtё mirё me Allahun, ёshtё bashkuar” “me Tё. Pёr tё vendosur dhikrin nё zemёr, bёhet e mundur vetёm me” “begatinë e kuvendeve, sepse njeriu ёshtё nё rrugёn e mikut tё tij!
Meditimi ёshtё puna e parё e Profetit tonë (s.a.s.). Po ashtu, para të” “gjitha farzeve,adhurimi i tij përbëhej prej mendimit mbi krijesat dhe të” “mirat e Allahut! Në ёshtё kёshtu, edhe ju kapuni fort pas meditimit dhe” “bёjeni atё pretekst mёsimi!
Kini kujdes! Mos u bёni si sita qё miellin e hollё e lёshon poshtë kurse” “krundet i mban pёr vete. Kini kujdes qё, kur nga goja juaj tё derdhet urtёsi,” “nё zemrat tuaja mos tё ketё hile dhe prishje. Pёrndryshe, do tё jepni llogari” “sipas ajetit: “A i urdhëroni njerëzit për të mirë dhe harroni vetet tuaja?”“ “(el-Bakara, 44)Bëjini zemrat krejt tё pastra, sepse pastrimi i zemrёs ёshtё mё i” “rёndёsishёm se pastrimi i trupit. Nё fakt, Allahu i Lartë nuk sheh rrobat,” “por zemrat! Duke ndjekur kufirin e orientimit,mos kërkoni dhe mos” “zgjidhni tjetër veç Allahut!
Zotёrinj, i hapet dera atij që troket me thjeshtësi dhe qetësi!
Dhe pranohet” “brenda!Kush hyn brenda kokulur, pritet me nderim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:56 am

Abdulhalik Guxhdevani k.s

O bir! Po ta lë porosi që në të gjitha kushtet të mbështetesh në dijen,” “edukatën dhe devocionin! Lexoji librat e paraardhёsve dhe ec në rrugën e” “ehli sunnet vel xhemaat"! Mёso fikh dhe hadith dhe ik larg e më” “larg nga sofitët e paditur! Namazet fali patjetёr me xhemat! Nёse nё zemrёn” “tёnde ka prirje pёr famё, mos u bёj imam dhe muezin! Largohu nga fama” “sa tё keshё fuqi! Nё famё ka fatkeqёsi. Gjithashtu, syrin të mos ta kesh te” “pozitat, mbaje veten vazhdimisht poshtë! Mos u bёj dorëzanës nё punёt qё” “s’i përballon dot!Mos u pёrziej nё punёt e popullit qё nuk tё interesojnё ty.” “Mos u shoqёro e mos rri me administrues mёkatarё. Ruaj ekuilibrin nё çdo” “cёshtje. Mos u kap shumё pas dёgjimit tё zёrit tё bukur duke e humbur” “maturinё, sepse kjo e nxin shpirtin dhe nё fund lind hipokrizia.
Ndërkaq,” “edhe zёrin e bukur mos e moho, se ezani dhe Kur’ani i ngjallin shpirtrat” “me tё! Ha pak, fol pak, fli pak dhe ik nga indiferentët siç ikёn nga luani. Nё” “kohёt e intrigave dhe pёrcarjeve, zgjidh vetminё! Rri larg nga ata qё, duke” “dhënë fetva se ashtu ua kërkon interesi,bёhen shkak pёr nënvleftësimin” “e fesё, nga tё pasurit kryelartё dhe tё paditurit! Ha hallall, ki kujdes nga” “punёt e dyshimta dhe ki kujdes devotshmёrinё nё martesё, pёrndryshe” “lidhesh pas kёsaj bote dhe e dëmton fenë për hir të saj. Mos qesh shumё,” “vecanёrisht ki kujdes mos tё qeshёsh me zё tё lartё. Tё qeshurit e shumtë e” “vret zemrën, por edhe buzёqeshjen mos e lër pas dore. Shikoji tё gjithё me” “syrin e dhembshurisë dhe mos nënçmo kërkënd! Mos e zbukuro shumё” “pamjen tёnde tё jashtme, sepse pёrparimi yt i jashtёm vjen nga shkatёrrimi” “yt i brendshёm. Mos debato, mos kёrko gjё prej askujt, ji i ngopur, ji i pasur” “Keshilla nga miqte e se vertetes” “me atё qё ke, ruaje dinjitetin tёnd! Ji besnik ndaj atyre qё janё munduar pёr” “ty dhe qё tё kanё edukuar, bёju shёrbim atyre me pasurinё tёnde, shpirtin” “tёnd dhe ndrysho me gjendjen e tyre. Indiferentët që tregohen të pabesë,” “nuk gjejnë të mirë! Mos ano nga kjo botё dhe nga indiferentët qё anojnë nga” “kjo botë! Zemra jote duhet tё jetё gjithmonё e brengosur,trupi yt duhet tё” “jetё gjithmonё i fortё pёr adhurim, syri yt duhet tё jetё lotues dhe zemra” “jote duhet tё jetё e butё. Puna jote le tё jetё e pastёr, lutja jote le tё jetё përgjërim,” “rrobat e tua, të thjeshta, shoku yt i rrugёs le tё jenё miqtë e Zotit ,” “kapitali yt le të të jenë dituritë fetare të dukshme e të fshehta i jashtёm dhe” “i brendshёm le tё jenё shkencat fetare, shtёpia jote, faltore dhe tё afёrmit e” “tu le tё jenё miqtё e Allahut!

Feriduddin Attar k.s

Prano kёrkimin e ndjesёs tё atyre qё tё lёndojnё. Atё qё lёndon popullin,” “Allahu nuk e do. Njё fetari nuk i shkon njё natyrё e tillё. Ai i cili e plagos” “njё zemёr me dhunё, atё plagё e ka hapur nё trupin e tij. Në shpirtrat e” “atyre që mundin ta shohin të metën e vet, shfaqet një forcë!” “Shenjat e mendjetrashësisë janё kёto:Tё kёrkosh gabimet e tё tjerёve duke mos parё gabimin tёnd. Tё shpresosh” “bujari, kur nё zemrёn tёnde ka shpёrthyer fara e kopracisё.
Ai qё nuk e kёnaq popullin me moralin e tij, nuk ka asnjё vlerё nё” “prani tё Allahut.
Vizitoji tё sёmurёt, sepse kjo ёshtё tradita e Profetit (s.a.s.). Nёse ke” “mundёsi, jepu ujё tё eturve. Shёrbeju njerёzve qё janё nё xhami. Interesohu” “pёr gjendjet dhe ndjenjat e jetimёve ashtu qё Allahu tё tё nderojё ty, sepse” “njё çast qarjeje e jetimit mjafton pёr dridhjen e arshit tё lartё. Njё dhunues” “qё bёn tё qajё njё jetim, bёhet dru pёr zjarrin e xhehennemit. Ai qё gёzon” “njё jetim tё sёmurё, i ka hapur vetes njё derё tё xhennetit.Çfarё tё japёsh nё rrugё tё Allahut, ajo ёshtё pasuria jote e vёrtetё. Ai” “që mbetet pas ka llogari për të dhënë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:56 am

Muhjiddin Ibn-Arabiu k.s
Nёse e ushtron zemrёn tёnde nё dhikr, patjetёr zemra do të të ndriçohet” “me dritën që do të japë dhikri! Ajo dritё siguron hapjen e syrit tё” “zemrёs!” “Sillu me mёshirё dhe butёsi ndaj robve tё Allahut. Shpёrndaje me” “shumicё mёshirёn tёnde ndaj të gjithё gjallesave. Mos thuaj: “Ky ёshtё bar,” “ёshtё pa shpirt, nuk ka dobi!” Po, ato kanё dobi dhe shumё tё mira. Lёre”“krijesёn nё gjendjen e saj dhe trajtoje me mёshirёn e Krijuesit! Mos e kthe bosh atё qё tё kёrkon diçka, merrja zemrёn qoftё edhe me” “njё fjalё tё mirё dhe tregoji fytyrё tё qeshur. Mendo se nё tё ardhmen do tё” “takohesh me Allahun.Mos tё tё bёjё kush për pasuri rob pёrvec Allahut, sepse ti je vetёm” “robi i Allahut qё tё pranon pёr rob.
Tё pёrshёndesёsh robtë besimtarë tё Allahut, t’u japёsh pёr tё ngrёnё” “dhe tё interesohesh pёr ta, tё tregosh dashuri për ta. Ta dish mirё se tё” “gjithё besimtarёt janё si njё njeri dhe si njё trup i vetёm.
Mësoje veten me xhemaat. Mundohu tё qash nga frika ndaj Allahut.” “Lidhu pas litarit tё Allahut. Trego interes ndaj atyre gjёrave qё i do dhe i” “pёlqen Allahu!

Hz. Mevlana Xhelaleddin Rumi k.s
Allahu i Lartë i ka dërguar në botë profetёt dhe të urtët si mёshirё pёr” “botёrat, prandaj e këshillojnë popullin pa u bezdisur dhe pa u mёrzitur.” “Pёr ata qё nuk i dёgjojnё dhe nuk i pranojnё kёto kёshilla, luten: “O Zot!” “Të të vije keq për këta! Mos ua mbyll kёtyre derёn e mёshirёs!
Ti mblidh mendjen dhe dëgjoji me dëshirë këshillat e të urtëve! Dёgjoji” “dhe shpёto nga mёrzia dhe frika, arrije rehatinё shpirtёrore, fito siguri!
Pa e lënë rastin të të ikë dhe pa rënë në lëkundje, kape dorën e njeriut” “të përkryer i cili është çliruar nga mashtrimet e kësaj bote të vdekshme dhe” “ia ka dorëzuar plotësisht veten Zotit, në mënyrë që të shpëtosh nga intrigat” “e kohës së fundit, të kësaj bote të prishur! Fjalёt e të urtëve janё plot eliksir, si një lumë i pastёr dhe i kthjellёt. Sa” “ta kesh rastin në dorë, pi gjersa të ngopesh prej tij që në zemër të të çelin” “trëndafila e lule të tjera shpirtërore!
I nderuar, dije se edukata ёshtё si shpirt nё trupin e njeriut. Nё tё” “vёrtetё, edukata ёshtё drita e zemrёs dhe e syrit tё miqve tё Allahut. Nёse” “dёshiron t’ia shtypёsh kokёn shejtanit, hapi sytё dhe shiko se vrasёsi i tij” “ёshtё edukata!
Hapi sytё dhe shikoje nga kreu në fund Kur’anin qё ёshtё fjala e” “Allahut! Tё gjitha ajetet e Kur’anit mёsojnё edukatёn, praktikojnë edukatën!”
“Ti jep ç’ke e ç’nuk ke, mall e pasuri jep dhe merr një zemër! Merr një” “zemër që ajo të të japë dritë dhe bukuri në varr, në atë natë sterrë të zezë!
Tё ndodhesh një çast me njё njeri qё ёshtё mik i Zotit, vlen sa e gjithë” “jeta! Kurse një qime që bie prej tij vlen sa një mineral i çmuar! Ndërkaq, ka” “edhe njerёz tё tillё me zemёr tё ngurtё qё janё e kundёrta e miqve tё Zotit,” “qo jo vetëm s’duhet ndenjur dhe biseduar me ta, por, të mos i shohësh ata” “dhe të qëndrosh larg tyre, vlen sa pasuria e botës! I thashё zemrёs sime: “Mos ki dёshire tё ndodhesh në krye, por bëhu” “melhem mirësie!Mos u bëj gjemb që shpon! Nëse s’do të të vije e keqe prej” “dikujt, mos u bëj fjalëkeq, mos u bëj mësues i të keqes, i tillë që mendon” “keq! Me tërë qenien ndodhu mes të mirëve!


Ibrahim Desuki k.s
Biri im, ajo qё tё duhet ty, ёshtё të marrësh lutjen e të urtëve, të dëshirosh” “për mbarësi meritimin e mbrojtjes së tyre!
O ti qё lexon dhe e mёson pёrmendёsh Kur’anin! Mos u lavdёro shumё” “se e ke lexuar dhe mёsuar atё pёrmendёsh! Pa shikoje veten: a vepron sipas” “tij, apo jo?Biri im, bëhu i qetë duke e lënë preokupimin me gjëra të kota si dialektika,” “citimet,fjalët e bukura! Zgjidh principialitetin dhe sinqeritetin, kryej” “punë të mira në këtë rrugë dhe mos bëj si të thotë nefsi (egoja)!
Shoqёrohu me njё person tё tillё që të ketë mbledhur në vetvete sheriatin” “dhe hakikatin! Dhe mos harro se këta lloj njerëzish do të jenë ata që do” “të të ndihmojnë më shumë në këtë rrugë!Biri im, dёshiroj qё gjithmonё tё veprosh me anë të sunnetit, traditës” “profetike! Dhe të respektosh edhe parimin e edukatës që është i nevojshëm” “në këtë rrugë!
Duhet tё jesh trim. Të mos bëhesh si ata frikacakë që dridhen nga hija e” “tyre! Çfarëdo shqetësimi që të jetë, të të mos shtrije menjëherë për tokë!”-“Mbushu me dashurinё e Zotit, madje ji nё gjendje dalldie me tё!
Bijtё e mi, nёse kёrkoni tё pёrgojoni dikё, pёrgojoni nёnёn dhe babain” “tuaj, sepse ata e meritojnё mё shumё se tё tjerёt tё marrin tё mirat tuaja!
Allahu i Lartë sheh shtatëdhjetë e dy herë gjatë njëzetekatër orëve nё” “zemrёn e robve tё Tij. Atёherё, mbajeni zemrёn tuaj tё pastёr, tё bukur dhe” “ndriçojeni, sepse aty ёshtё vendi ku shikon Zoti juaj!
O im vëlla! Në asnjë mënyrë të mos pandehësh se ke bёrё diçka vetё!” “Dije se kur ke agjёruar, Allahu ta ka mundёsuar tё agjёrosh. Kur ke falur” “namaz, Allahu ta ka mundёsuar ta falёsh, kur ke bёrё njё punё, Allahu ta” “ka mundёsuar ta bёsh. Nёse ke arritur shkallёn e devotshmёrisё, Allahu” “ta ka mundёsuar ta arrish. Nёse ke realizuar diçka materiale,shpirtёrore,” “Allahu ta ka mundёsuar ta realizosh!
O biri im i dashur! Edhe sikur vepra jote të jetë sa vepra e tërë njerёzve” “dhe e xhindёve bashkë, kurrë mos thuaj “unё”, sepse Allahu i le nё varfёri” “ata qё thonё “unё”. Mos harro se, nёse pretendon për egoizëm, shkalla jote” “materiale dhe shpirtёrore bie!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:56 am

Bahauddin Nakshibend k.s
Rruga jonё ёshtё rruga e shpёtimit qё ka treguar Allahu i Lartë, sepse” “kjo rrugё ёshtё respektimi i traditёs profetike dhe ndjekja e sahabёve tё” “nderuar. Pёr kёtё arsye, nё rrugёn tonё, nё pak kohё arrihet shumё fitim!
Rruga jonё ёshtё rruga e kuvendit dhe dashurisё, siç ishte kuvend” “rruga e sahabёve tё nderuar. E mira dhe begatia janё nё bashkim, ndёrsa” “bashkimi bёhet me kuvend. Tёrheqja pёr nё vetmi mund tё jetё rrezik pёr” “famё, ndёrsa fama ёshtё shkatёrrim.Ata qё janё nё rrugёn tonё, duhet tё kenё kujdes pёr kёto tri gjёra:
E para ёshtё edukata ndaj Allahut të Lartë, d.m.th., tё jesh plotёsisht” “nё adhurim tё jashtёm dhe tё brendshёm, tё zbatosh tё gjithё urdhrat e” “Allahut, tё largohesh nga tё gjitha gjёrat qё i ka ndaluar Allahu, tё nxjerrёsh” “nga zemra çdo gjë tjetër veç Allahut të Lartë dhe t’i përdorësh dhuntitë në” “rrugën e Allahut!
E dyta ёshtё edukata ndaj tё Dёrguarit tё Allahut (s.a.s.). Edhe kjo” “ёshtё t’i pёrshtatesh me dashuri Atij nё adhurim, nё vepra dhe nё tё gjitha” “sjelljet!
E treta ёshtё edukata ndaj mikut tё Zotit qё tё ka orientuar.
Po qe se njё ushqim çfarëdo ёshtё pёrgatitur dhe përftuar me indiferentizëm,” “zemërim ose pa dëshirë, në të nuk ka të mirë dhe begati, sepse” “në të ka gjetur rrugë nefsi (egoja) dhe shejtani (djalli). Te personi që e ha” “këtë ushqim, patjetër do të shfaqet një rezultat që e prish begatinë dhe kënaqësinë.” “Nga ushqimet hallall (legjitime, të lejuara e të bekuara) dhe të” “pastra të përgatitura pa u kredhur në indiferentizëm dhe duke e menduar” “Allahun e Lartë,shfaqet e mira. Shkaku që njerëzit nuk arrijne dot të kryejnë” “akte dhe punë të pastra e të mira,është se nuk tregojnë kujdes për t’u” “ruajtur nga harami (gjërat jolegjitime, të palejuara e të pabekuara), nga” “gjërat e dyshimta dhe nga shkelja e të drejtave të personit. Pavarësisht nga” “kushtet, mundësia veçanërisht për të qenë i përshpirtshëm dhe i qetë në” “namaz dhe për ta falur namazin me kënaqësi e duke derdhur lot, varet nga” “ngrënia e gjërave hallall, nga përgatitja e ushqimit duke e kujtuar Allahun” “e Lartë dhe duke e ngrënë atë sikur të ishe në prani të Tij!Personi i cili e ka” “ushqyer trupin me kafshatë haram, nuk mund të ndjejë hare nga namazi!”
“Nё hadithin e tё Dёrguarit tё Allahut (s.a.s.) që thotë se “Namazi eshte” “miraxhi i besimtarit”(Sujuti, Kritikë e Ibni Maxhes, I, 313), aludohet për shkallët” “e namazit të vërtetë. Personi që ka qëndruar në namaz, duhet që, duke e” “thënë tekbirin iftitah (të fillimit), të jetë në gjendje kënaqësie e përshpirtKeshilla” “nga miqte e se vertetes” “shmërie si rrjedhojë e meditimit mbi madhështinë dhe lartësinë hyjnore të” “Allahut të Lartë dhe të thellohet në këtë gjendje gjer në dalldi! Kulmi i kësaj” “gjendjeje i përket të Dërguarit të Allahut (s.a.s.)!E vërteta esenciale e thënies së Fjalës së Njësisë “La ilahe il’lallah” është” “të mos mbash në zemër askënd tjetër veç Allahut të Lartë, të mos krijosh” “idhuj në zemër! Zbatimi i konkluzioneve të Islamit, domethënë kryerja e” “urdhrave dhe shmangia nga ndalimet, lënia e
harameve, e gjërave të dyshimta,” “madje e mubaheve të tepërta, ndenjja larg përjashtimeve dhe përdorimi” “në sasi të domosdoshme i mubaheve, janë plotësisht dritë dhe kënaqësi.” “Në të njëjtën kohë, janë një mjet që të ngjit në shkallët e shenjtërisë dhe” “urtësisë shpirtërore (evlija).
Me anë të këtyre arrihen gradët e shenjtërisë” “(velajet). Të gjithë ata që mbeten larg, mbeten se nuk u kushtojnë vëmendje” “këtyre por veprojnë sipas dëshirave të veta, ndërkohë që frymëzimi dhe” “begatia e Zotit vijne për çdo çast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:56 am

Ibrahim Desuki k.s
Biri im, ajo qё tё duhet ty, ёshtё të marrësh lutjen e të urtëve, të dëshirosh” “për mbarësi meritimin e mbrojtjes së tyre!
O ti qё lexon dhe e mёson pёrmendёsh Kur’anin!Mos u lavdёro shumё”“se e ke lexuar dhe mёsuar atё pёrmendёsh!Pa shikoje veten:a vepron sipas” “tij, apo jo?
Biri im, bëhu i qetë duke e lënë preokupimin me gjëra të kota si dialektika,” “citimet,fjalët e bukura! Zgjidh principialitetin dhe sinqeritetin, kryej” “punë të mira në këtë rrugë dhe mos bëj si të thotë nefsi (egoja)!
Shoqёrohu me njё person tё tillё që të ketë mbledhur në vetvete sheriatin” “dhe hakikatin! Dhe mos harro se këta lloj njerëzish do të jenë ata që do” “të të ndihmojnë më shumë në këtë rrugë!
Biri im, dёshiroj qё gjithmonё tё veprosh me anë të sunnetit, traditës” “profetike! Dhe të respektosh edhe parimin e edukatës që është i nevojshëm” “në këtë rrugë!
Duhet tё jesh trim. Të mos bëhesh si ata frikacakë që dridhen nga hija e” “tyre! Çfarëdo shqetësimi që të jetë, të të mos shtrije menjëherë për tokë!”
“Mbushu me dashurinё e Zotit, madje ji nё gjendje dalldie me tё!
Bijtё e mi, nёse kёrkoni tё pёrgojoni dikё, pёrgojoni nёnёn dhe babain” “tuaj, sepse ata e meritojnё mё shumё se tё tjerёt tё marrin tё mirat tuaja!
Allahu i Lartë sheh shtatëdhjetë e dy herë gjatë njëzetekatër orëve nё” “zemrёn e robve tё Tij. Atёherё, mbajeni zemrёn tuaj tё pastёr, tё bukur dhe” “ndriçojeni, sepse aty ёshtё vendi ku shikon Zoti juaj!
O im vëlla! Në asnjë mënyrë të mos pandehësh se ke bёrё diçka vetё!” “Dije se kur ke agjёruar, Allahu ta ka mundёsuar tё agjёrosh. Kur ke falur” “namaz, Allahu ta ka mundёsuar ta falёsh, kur ke bёrё njё punё, Allahu ta” “ka mundёsuar ta bёsh. Nёse ke arritur shkallёn e devotshmёrisё, Allahu” “ta ka mundёsuar ta arrish. Nёse ke realizuar diçka materiale,shpirtёrore,” “Allahu ta ka mundёsuar ta realizosh!
O biri im i dashur! Edhe sikur vepra jote të jetë sa vepra e tërë njerёzve” “dhe e xhindёve bashkë, kurrë mos thuaj “unё”, sepse Allahu i le nё varfёri” “ata qё thonё “unё”. Mos harro se, nёse pretendon për egoizëm, shkalla jote” “materiale dhe shpirtёrore bie!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:57 am

Mevlana Halid Bagdadi k.s

Tё kёshilloj ty, tё mbështetesh nё bindjen dhe devotshmёrine ndaj” “Allahut, të mos u shkaktosh mundime e vuajtje njerëzve kudo që të ndodhesh,” “veçanërisht, të sillesh më me kujdes në Qabe dhe në Xhaminë e” “Profetit!
Edhe nё qoftё se tё pёrgojojnё, ti mos pёrgojo askёnd! Mos merr asgjё” “nga pasuria materiale e ndonjë personi! Merr atë që e ka bërë sheriati hallall” “për ta marrë dhe përdore në rrugë hallall (legjitime, të lejuara e të bekuara)!” “Mos u kёnaq duke shpenzuar pёr epshin ndërsa vëllezërit e tu të fesë janë” “të varfër e të uritur! Në asnjë mënyrë mos gënje! Askënd mos e nënvleftëso!” “Mos mendo se je mbi tё tjerёt! Në adhurimet ndjesore dhe trupore shpenzoje” “tërë fuqinë që ke! Krahas kësaj, bëje nefsin (egon) tënd që ta pranojë” “mendimin se “asnjëherë s’ka bërë ndonjë punë të mirë të pranueshme”!” “Sepse nijeti (qëllimi) është fryma e adhurimeve! Dhe nijeti është i mundur” “me ihlas (principialitet dhe sinqeritet). Kur principialiteti dhe sinqeriteti u” “duhen atyre që janë më të mëdhenj se ti, si të mos të duhet ty?
Betohem në” “Zotin e Lartë se, qysh më ka lindur nëna e gjer më sot nuk besoj të kem bërë” “qoftë edhe një të mirë të vetme e cila të jetë me vlerë dhe e pranueshme në” “lartësinë e Allahut dhe për të të mos jepet llogari!
Po qe se nuk e sheh nefsin tënd të falimentuar në të gjitha punët e dobishme,” “kjo është pika e fundit e injorancës! Po qe se e di si të falimentuar,” “mos e humb shpresën te mëshira e Allahut!

Musa Efendi k.s

Bota e zemrës dhe përkryerja e një besimtari shpalosen në sjelljet e tij.” “Disa prej këtyre bukurive më kryesore janë këto:
Të jetë gjithmonë i thjeshtë e modest, t’i dije vlerat e kohës dhe frymës” “e të mos i shpenzojë kot ato, t’i dojë robtë e Allahut e të mos grindet me ta,” “t’i trajtojë bashkëbiseduesit sipas nivelit të tyre fetar, të jetë mbulues i fajeve” “të të tjerëve, të jetë i kujdesshëm ndaj hallallit dhe haramit dhe t’i shohë” “si të mëdha edhe mëkatet që çdokush i sheh të vogla, sepse ai që e sheh të” “vogël mëkatin e vet, mos qoftë e thënë, e ka parë Zotin të vogël!Në rrugën e pëlqimit të Zotit tonë, ta stolisim kohën e zbardhjes me” “namaz, dhikër dhe lutje. Së pari t’u shërbejmë pjesëtarëve të familjes dhe” “të mëdhenjve të familjes. Duke e pakësuar afrinë me njerëzit e interesave të” “kësaj bote, të rrimë e të shoqërohemi me të mirët (salih). Duke u shërbyer” “farefisit dhe nevojtarëve, t’i ndihmojmë ata si me fjalë, ashtu dhe materialisht!” “Më e rëndësishmja, të tregohemi të rreptë në haram dhe hallall!” “Veçanërisht të sillemi me kujdes edhe në punët e tregut e të dhënie-marrjeve” “në mënyrë që të mos humbim nga cilësitë e robit ndaj Zotit!
Të gjitha gabimet, hutimet e shkarjet na shfaqen në ato çaste kur” “ndodhemi indiferentë ndaj dhikrit. Tek ata që e vazhdojnë pa ndërprerje” “gjendjen moralo-shpirtërore të dhikrit, nuk ka hidhërim dhe dëshpërim të” “kësaj bote, madje nuk ka as gëzim të tepërt të kësaj bote! Kënaqësia dhe” “bujaria e vazhdueshme si dhe dhembshuria për krijesat e mbushin vendin” “e atij boshllëku. Pra, dashuri, vazhdimisht dashuri... Allahu i Lartë e zhyt” “në detin e dashurisë robin që e do Atë! Atëherë ai person i do ata që janë të” “denjë të duhen, aq sa ç’i bën Zoti të dashur! Njeriu duhet ta quajë detyrë shumë të çmuar t’i shërbejë bukur për pëlqimin” “hyjnor shoqërisë së cilës i përket. Personi që i shërben jetës, rregullit” “dhe mirëqenies së një shoqërie,ka vlerën e një qenieje shumë të çmuar mes” “asaj shoqërie. Për rrjedhojë, edhe shpërblimi i tij është po aq i madh.” “Në hadithin profetik thuhet:“Personi qe i shërben një fisi, është me i madhi i atij fisi (për sa i përket meritimit” “të shpërblimit)!”
Shumë persona, megjithëse bëjnë shumë adhurime, mbeten indiferentë” “ndaj vetisë së lartë të Zotit si “settaru’l-ujub”, “mbulues i të metave”, si” “dhe atributit të Tij si falës i gabimeve. Për këtë shkak, nuk përparojnë dot” “siç duhet. Mirëpo falja dhe mbulimi i të metave është ndër cilësitë më me” “rëndësi të moralit të bukur! Ashtu siç na i mbulon e na i fal Allahu i Lartë” “të metat dhe gabimet neve, ashtu dhe ne duhet të jemi falës! Ata që kanë” “fituar dashurinë e Allahut, dinë të falin!
E gjithë aftësia është të mundim të qëndrojmë bashkë me Zotit në rrëmujën”e kësaj bote dhe mes një mije e një preokupacionesh të shumëllojshme.” “Kjo gjendje e këndshme është një dhuratë e Zotit për robtë e Tij. Po” “qe se do të mund ta mendonim në mënyrë të gjithanshme këtë detyrë tejet” “të lartë, do të shpëtonim edhe nga mashtrimi prej lojërave symbyllazi të” “kësaj bote!
Njëra nga dhuntitë më të mëdha të Zotit për robin është ta bëjë atë” “ta kuptojë dobësinë e vet. Ndoshta dhuntia më e madhe që fitova në këtë” “rrugë shpirtërore, qe mundësia për t’i parë gabimet e mia! E kuptova falimentimin” “tim para Zotit dhe, kështu, nuk më mbeti fuqi të shoh gabimet” “e të tjerëve dhe të merrem me ta! Lavdi Allahut, e falenderoj për të gjitha” “këto!..

Zoti ynë! Na mundëso edhe neve pjesë nga zjarri i dashurisë së zemrave” “të miqve të së Vërtetës! Dhe na e mundëso të orientohemi me vërejtjet,” “paralajmërimet dhe këshillat e begata të miqve të së Vërtetës, me” “ndihmën moralo-shpirtërore të të cilëve jemi ushqyer!”
“Amin, ashtu qoftë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:00 am

Animi i sulltanit të Belhit Ibrahim bin Ed’hemit nga pastrimi i vetes dhe dëlirësia e zemrës, u realizuan si rezultat i një qortimi të tillë:
Një natë Ibrahim bin Ed’hemin e kish zënë gjumi mbi fron. Befas,në strehën e sarajit ndodhi një zhurmë e frikshme. Zërat dhe thirrjet shtoheshin dora-dorës, derisa më në fund e zgjuan sulltanin. Sulltan Ibrahim bin Ed’hemi u ngrit menjëherë nga vendi dhe thirri duke u kthyer kah streha:
“Kush është aty? Çfarë bëni nën strehë në këtë orë të natës?”
Nga streha erdhi një përgjigje:
“Po kërkojmë devenë që kemi humbur, o sulltani ynë!”
Ibrahim bin Ed’hemi bërtiti i zemëruar:
“A nën strehë kërkohet deveja, o njerëz të pamatur?!.”
Kësaj radhe përgjigja kishte natyrën e një udhëzimi shumë kuptimplotë:
“O Ibrahim! Ti e di se deveja nuk kërkohet në strehë, por a e di se Zotin nuk mund ta gjesh me rrobat e mëndafsha që ke veshur, me kurorën që ke në kokë, me kërbaçin që ke në dorë dhe me fronin ku je ulur?!.”
Kjo ngjarje i shtoi shumë baticat dhe zbaticat shpirtërore që kishinfilluar prej një kohe të gjatë në shpirtin e Ibrahim bin Ed’hemit.
Ndodhia e la në një gjendje të hutuar dhe të pavendosur, por sulltani përsëri nuk mundi të shkëputej krejtësisht nga jeta e vjetër.
Por qortimi i dytë shpirtëror që ndodhi gjatë gjuetisë, pas së cilës ishte shumë i dhënë, e bëri Ibrahim bin Ed’hemin një udhëtar të vërtetë të Zotit. Ngjarje ndodhi kështu:Një ditë Hazreti Ibrahim bin Ed’hemi kishte dalë për gjueti. Vrapoi pas një sorkadheje aq shumë, saqë u largua plotësisht nga ushtarët e tij. Kali kishte ngelur në gjak dhe djersë, por Ibrahim bin Ed’hemi ngaqë ishte i vendosur për ta vrarë sorkadhen, nuk ndalej. Në një farë çasti, teksa e pati zënë ngushtë sorkadhen, kafsha delikate dhe e bukur filloi të flasë:
“O Ibrahim! A për këtë je krijuar? A të ka krijuar Allahu për të më vrarë mua? Nëse do të më vrasësh mua, çfarë do të fitosh? Çfarë do të fitosh, përveç se more një jetë?”
Kur Ibrahim bin Ed’hemi dëgjoi këto fjalë, iu trondit aq shumë zemra sa u rrëzua nga kali. Filloi të vraponte drejt shkretëtirës. Pas një farë kohe, kur pa rreth e rrotull, në tërë atë shkretëtirë të gjerë nuk pa asnjë tjetër përveç një çobani. Menjëherë i shkoi pranë tij dhe iu lut:“Të lutem merri këto xhevahirë, rrobat e padishahllëkut, armët e mia, kalin tim dhe më jep pelerinën që mban veshur! Mos i thuaj gjë askujt!”
E veshi pelerinën nën vështrimin e habitur të çobanit dhe iku.
Çobani ngarendte pas tij dhe thoshte: Padishahu duhet të jetë çmendur!
Por Ibrahim bin Ed’hemi nuk ishte çmendur, përkundrazi, i kishte ardhur mendja. Ai kishte dalë për të vrarë sorkadhe, por Allahu Teala e gjuajti atë me një sorkadhe.
Nuk është e mundur ta rregullosh dhe ta pastrosh veten pa u përpjekur,veçanërisht duke bërë atë që dëshiron. Për ta sjellë atë në drejtimin që do Zoti dhe për të arritur paqen në ahiret, patjetër që duhet të bësh përpjekje serioze. Këtë mundim dhe përpjekje duhet ta fillojmë menjëherë pa humbur kohë, sepse vdekja mund ta kapë njeriun në çdo çast!..

Hazreti Nexhmeddin Kubra, i cili ishte nga miqtë e Zotit, po shoqëronte një xhenaze të një personi të devotshëm bashkë me nxënësit e tij. Kur po luteshin për të vdekurin, hazreti Nexhmeddin Kubra buzëqeshi.
Nxënësit e tij u habitën që shejhu i tyre buzëqeshi në një moment të tillë dhe e pyetën për urtësinë e këtij gjesti. Hazreti nuk donte ta shpjegonte, por kur ata këmbëngulën, u përgjigj:“Zemra e atij që po lutej për të vdekurin ishte e hutuar, ndërsa zemra e të vdekurit ishte e gjallë. U habita që një njeri indiferent lutej për një që e ka zemrën e gjallë.”
Një besimtar që e pastron veten dhe e dëlir zemrën e tij, vazhdon të jetojë edhe pasi të vdesë. Ata që nuk e bëjnë këtë, nuk kanë ndonjë dallim nga i vdekuri, paçka se jetojnë akoma.

Tasavvufi i cili e shikon të domosdoshme pastrimin e vetes dhe dëlirjen e zemrës, është një oqean që nuk ka fund. Është një dije hyjnore që përfshin të gjithë gjithësinë. Ai nuk mund të përshkruhet siç duhet, por gjithkush flet për të sipas kuptimit dhe perceptimit që ka.
Mistikët janë njerëz me cilësi të larta, si morali i bukur, bujaria, mëshira, njerëzia dhe modestia. Ata kalojnë mirë me të gjithë dhe shikojnë përpara me zgjuarsi dhe inteligjencë. Çdo lëvizje të tyre e kanë të përshtatshme ndaj ligjeve të Kur’anit Fisnik dhe moralit, edukatës dhe veprave të të Dërguarit të Allahut sallallahu alejhi ue sellem. Ata e duan Allahun Teala dhe të Dërguarin e Tij më shumë se jetën, pasurinë dhe fëmijët e tyre.
Allahu na bëftë të jetojmë një jetë adhurimi në këtë mënyrë dhe na mundësoftë përdorimin e kapitalit të jetës në formën më të bukur me të cilën do të kënaqet!..
O Zot! Zbukuroi zemrat tona me dashurinë e besimit! Na bëj prej atyre të cilët e shikojnë të keqen e kufrit dhe mëkatit dhe që largohen siç duhet prej tyre. Na mundëso që të bëhemi një Kur’an i gjallë duke marrë nga morali profetik, dhe një jetë shembullore të virtytshme në mirësi! Jepu zemrave tona pjesë nga
dashuria Jote! Na bëj të përshtatshëm ndaj fjalës Tënde “Robërit e Mi!” të mbushur me dashuri dhe nder, dhe ndaj lavdërimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 8:00 am

Disa nga porositë orientuese të Sheh Edebaliut k.s.,për Osman Gaziun dhe, në personin e tij, burrave të ardhshëm të shtetit, janë kështu:“O bir!Ti je bej, princ, dhe, pas kësaj, zemërimi na takon neve, butësia, ty; prekja në zemër, neve, fitimi i zemrave, ty; akuza për faj, neve, pranimi, ty; dobësia, vetëmashtrimi, neve, mirëkuptimi, ty; ngatërresat, përfytjet, mosmarrëveshjet, neve,drejtësia, ty; syri i keq, goja sa një çorape, vlerësimi i padrejtë, neve, falja, ty!..
O bir!Pas kësaj, përçarja na takon neve, pajtimi, ty; përtacia, neve, tërheqja e vërejtjes, inkurajimi, formimi ynë, ty!..
O bir!Ngarkesën e ke të rëndë, punën, të vështirë, fuqinë, të lidhur për një qimeje...
Allahu të qoftë ndihmëtar! Princërisë t’i dhëntë bekim! Ta bëftë të dobishme në rrugën e të Vërtetës! Dritës t’i dhëntë shkëlqim! Ta bëftë dritën të të shkojë larg, shumëlarg! Të dhëntë fuqi ta mbash barrën, të dhëntë mendje dhe zemër që të të mos rrëshqasë këmba!
Ti dhe shokët e tu, me shpata, kurse dervishët si ne, me mendime, ide dhe lutje,duhet t’ia hapim rrugën asaj që na është premtuar, duhet ta pastrojmë rrugën e zënë!

O bir!Je i fortë, i fuqishëm, i mençur dhe i gojës, por, po s’dite ku dhe si t’i përdorësh këto, të merr me vete era e mëngjesit dhe të hedh tutje, zemërimi dhe egoja bëhen bashkë dhe ta humbin mendjen, prandaj duhet të jesh gjithmonë i duruar, i vendosur dhe zotërues i vullnetin tënd!..
Durimi është shumë i rëndësishëm. Një bej, një princ duhet të dijë të durojë!
Lulja s’mbin para kohe. Dardha e pabërë s’hahet; edhe në u ngrëntë, të ngec në grykë! Edhe shpata pa dije është krejt si dardha e pabërë!
Populli yt le të jetojë si di. Mos ia kthe shpinën atij! Gjithmonë dëgjoja qenien!
Është kjo dije, kjo vetëdije që edhe e drejton popullin, edhe e mban gjallë!
O bir!Njerëzit ekzistojnë; lindin kur zbardh e vdesin kur këndohet ezani i mbrëmjes!
Bota s’është aq e madhe sa ç’ta shohin sytë ty. Të gjitha fshehtësitë dhe të paditurat do të dalin në dritë të ditës vetëm me anë të virtyteve dhe drejtësisë tënde!
Ki respekt për nënën dhe babanë dhe dije se begatia është me të mëdhenjtë!
Në këtë botë, po qe se e humb besimin, ndërsa je i blertë, thahesh, kthehesh në shkretëtirë!
Bëju syhapur! Mos e merr mbi vete çdo fjalë! Pe, mos e trego; e dite, mos e thuaj! Atje ku të duan, mos shko shpesh, aq sa të bëhesh i mërzitshëm, se të tronditet afërsia dhe vlera!
Për tre lloj njerëzish të të vijë më keq: për të diturin që ndodhet mes injorantëve,për atë që ka qenë i pasur e ka rënë në varfëri dhe për atë që ka qenë i respektuar dhe e ka humbur respektin!..
Mos harro se ata që ndodhen sipër nuk janë aq në siguri sa ata që ndodhen poshtë!
Mos ki frikë nga lufta kur ke të drejtë! Ta dish se kalit më të mirë i thonë dorí, kurse trimit më të mirë, trim i çartur!
Fitorja më e madhe është ta njohësh vetveten, ta njohësh se kush je! Njeriu është armik i vetvetes, kurse ai që e njeh vetveten, është mik i vetvetes!
Atdheu s’është malli i atij që e qeveris, i cili mund ta ndajë me të bijtë dhe vëllezërit! Atdheu i takon vetëm atij që e drejton dhe e qeveris. Pastaj i takon tjetrit që vjen në vend të tij pas vdekjes. Etërit tanë që u vetëgënjyen dikur, e ndanë, sa qenë gjallë, shtetin, mes djemve dhe vëllezërve, prandaj nuk jetuan dot vetë e nuk e mbajtën dot gjallë atë! (Kjo porosi e ka mbajtur gjallë 600 vjet shtetin osman)
Po u ul njeriu një herë, e ka të vështirë të ngrihet nga vendi. Po s’lëvizi nga vendi, mpihet. Po u mpi, fillon të llomotisë, llomotitja kthehet në thashetheme. Dhe po filloi llomotitja, tjetri prishet, miku bëhet armik, armiku kthehet në lugat...
Vjen një ditë që njeriun ta lënë fuqitë, por dija i mbetet. Drita e dijes hyn edhe përmes syve të mbyllur dhe i jep njeriut dritë!
Kafsha ngordh, i mbetet samari; njeriu vdes, i mbetet vepra. Nuk duhet qarë pas atij që ikën, por pas atij që nuk lë gjë pas. Puna duhet vazhduar aty ku e ka lënë ai që iku!
Nuk e dua luftën, nuk më pëlqen të derdh gjak, megjithatë, e di se shpata duhet të ngrihet e ulet, por kjo ngritje-ulje duhet bërë për hir të jetës, për ta mbrojtur jetën. Goditja e shpatës për vete është krim! Beu, princi nuk është më i madh se atdheu! Lufta nuk bëhet vetëm për princin!
Nuk kemi të drejtë të rrimë, të pushojmë, sepse kohë s’kemi, koha që kemi në dorë është fare pak!..
Vetmia është e frikacakut, por bujku që e di se kur vjen koha e të mbjellave, nuk pyet tjetërkënd. Edhe sikur të mbetet i vetëm! Mjafton që ta dijë se toka është bërë për t’u mbjellë!
Dashuria duhet të jetë baza e çështjes për të cilën përpiqemi e luftojmë,kurse dashuria është te heshtja. Nuk dashurohet me të bërtitur! As me të dukur!..
Ai që nuk e njeh të kaluarën, nuk mund ta njohë as të ardhmen! Osman, njihe mirë të kaluarën që ta shkelësh saktë në të ardhmen! Mos harro nga ke ardhur që të mos e harrosh ku ke për të shkuar!..”
Ja, pra, me këto konkluzione vlerash e mbruante Sheh Edebaliu Osman Gaziun. Dhe ishte e domosdoshme të mbruhej. Sepse Osman Beu ndodhej në gjendje të vështirë. A t’i mbante të bashkuar, duke mos e prishur ekuilibrin,principatat që vinin nga të gjitha anët e bashkoheshin me të, apo të përballonte Bizantin me Germijanët, të vëzhgonte mongolët? Apo të bënte luftë me guvernatorët krishterë?
Kështu, Sheh Edebaliu i bëhej udhëzues princit Osman në të gjitha këto çështje të rëndësishme dhe rrugët nga do të ecte ai, i pajiste me begatitë e paarritshme të devocionit.

Orhan Gaziu i cili i çoi më tej shërbimet e të atit, ndërtoi në të gjitha anët e vendit teqe dhe zavije(Zavija është më e vogël se teqeja)për të siguruar pjekurinë moralo-shpirtërore të popullit. Nga dervishët e asaj kohe njiheshin në mënyrë të veçantë Gejikli Baba dhe Dervish Murati. Veçanërisht rrapi i famshëm që mbolli Gejikli Babai, u bë simbol i madhështisë dhe forcës së osmanëve. Ngjarja qe zhvilluar kështu:Gejikli Baba (Babai i drerëve) ishte vendosur me banim në malin Ulludag. Orhan Gaziu që e dëgjoi famën e tij, i dërgoi fjalë dhe e ftoi në oborr.
Por ky mik i Allahut që shëtiste në mal me drerët, nuk e pranoi ftesën. Veç kësaj, çoi fjalë: “As Orhani të mos më vijë këtu!”
Pasi Orhani i bërë kureshtar çoi njerëz për ta pyetur për shkakun, mori këtë përgjigje:“Dervishët janë njerëz tejpamës. Janë njerëz të zemrës. Janë të detyruar të bëjnë veprime me vend. Përndryshe, po të shmangen nga orientimi, nuk u pranohen lutjet. Kurse ju jeni njerëz që ju është lënë amanet ummeti, bashkësia. Në këto kushte, ju jeni ushtarë të luftës, kurse ne, ushtarë të lutjes. Fitoret arrihen si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të ushtarëve të lutjes dhe ushtarëve të luftës.
Ashtu siç në drejtimin e arritjes së këtij suksesi, ushtarët e luftës pajisen me diturinë e luftës dhe guxim, edhe ushtarët e lutjes e kanë të domosdoshme të qëndrojnë larg nga prirja dhe dashuria ndaj botës materiale. Prandaj kam frikë se dhuratat dhe shpërblimet e mundshme me ardhjen time pranë jush do të fusin në zemrat e dervishëve dashurinë për këtë botë duke ua pakësuar dashurinë për botën tjetër.
Kështu, edhe ne, edhe ju do të bëhemi të dëmtuarit. Sulltani im, vetëm duhet ta dini se, kur t’i vijë koha, në dashtë Allahu, takimi ynë do të bëhet i vendosur.”
Pas një farë kohe, Gejikli Babai shkoi në Bursa dhe mbolli një rrap në oborrin e Orhan Gaziut. Sulltanin e njoftuan për situatën. Orhan Gaziu shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gejikli Babai i tha:“E mbollëm për mbarësi! Sa të gjallë ky rrap, u pranoftë lutja e dervishëve për ty dhe brezin tënd!”
Pavarësisht se ç’fjalë i pati dërguar më parë Gejikli Babai, Orhan Gaziu i propozoi t’i jepte si dhuratë zemre, vendbanimin Inegol dhe zonën përreth. Por Gejikli Babai i cili e kishte syrin dhe zemrën të ngopur nuk e pranoi dhuratën duke i thënë:“Prona është e Allahut i cili ia jep atij që e meriton. Ne s’jemi të merituarit e saj!”
Sulltani këmbënguli. Atëherë, Gejikli Baba pati frikë se mospranimi mund të merrej për mendjemadhësi, dhe tha: “Vendet në anën tjetër të kësaj kodërze që ndodhet përballë, le të jenë oborri i dervishëve!”
Orhan Gaziu i cili nuk linte gjë mangët në respektin ndaj njerëzve të Zotit dhe e mbruante bashkë me ta materialin e themelit të shtetit, pasi Gejikli Babai ia pranoi dhuratën, iu përkul, ia mori duart dhe ia puthi e i a puthi shumë herë me radhë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vërejtje dhe këshilla Empty
MesazhTitulli: Re: Vërejtje dhe këshilla   Vërejtje dhe këshilla I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vërejtje dhe këshilla
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VËREJTJE DHE KËSHILLA - El-Gazaliu k.s
» 400 këshilla dhe udhëzime islame
» Këshilla rreth shendetit
» Urtësi dhe këshilla nga profeti Muhammed s.a.a

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: