PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve Empty
MesazhTitulli: Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve   Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:52 am

Duke u mësuar njerëzve që t’i vështrojnë ngjarjet dhe realitetet nga këndvështrimi i kaderit, paravlerësimit dhe paracaktimit hyjnor, si dhe duke e zbritur në minimum dëshpërimin po aq sa edhe gëzimin e skajshëm, rrymat mistike i shpëtojnë njerëzit nga një sërë shqetësimesh dhe preokupimesh të padobishme. Nga ana tjetër, “duke i koracuar” edhe një herë më shumë njerëzit me anë të virdeve dhe dhikreve si shtesë ndaj adhurimeve fetare të detyrueshme, i pengon ata të shkojnë në drejtim të prirjeve egoistike.
Megjithëse çdokush e përmend detyrimisht Zotin në adhurimet fetare të detyrueshme dhe me anë të adhurimeve, i përforcon prirjet pozitive të shpirtit të vet, ky përforcim shtohet edhe një herë më shumë në tarikate nëpërmjet virdeve dhe zikreve.Përsëritja është kusht për stabilizimin e gjërave që duhen shtresuar në zemër e në mendje. Ja, këtë ka për qëllim kryerja në intervale të caktuara e një numri të caktuar dhikri shtesë. Kjo gjë sugjeron që, ata të cilët nuk shpëtojnë dot nga negativitetet edhe pas kësaj, të shihen dhe trajtohen me mëshirë dhe jo me zemërim dhe urrejtje siç ndodh me njerëzit e këqinj. Edhe nëse zemërimi dhe dhuna e vë bashkëbiseduesin në kushte shtrënguese përballë një autoriteti të papërballueshëm,nuk e eliminon kundërvënien e brendshme të tij Kurse,ngaqë tasavvufi ose mistika islame merret më tepër me botën e brendshme se sa atë të jashtme, trajtimi i mëkatarit me mëshirë, para se t’ia rregullojë botën e jashtme, më saktë, vullnetin, ia zbut zemrën.(Sipas nesh, kjo është një metodë që na e mëson Zoti. Se ajo qenie e lartë, duke e dërguar Hz. Musain te Faraoni, i pati thënë: “Folini me fjalë të buta...”(Kur’ani,Taha, 44)Kjo metodë përbën shpirtin e tarikatit dhe tasavvufit (mistikës islame).Me të vërtetë,në kundërshtim me ç’pretendojnë disa të paditur, rrymat islame tarikatiane dhe mistike nuk kanë asnjë pikë në kundërshtim me legjislacionin e lartë kanonik islam.
Këtë mund ta shtjellojmë kështu: Për çdo njeri pa përjashtim, përgjegjësitë juridiko-fetare,si domosdoshmëri e mëshirës hyjnore,janë mbajtur në nivelin më të ulët, domethënë,është vënë si kriter përgjegjësia për ata me mundësi përballimi më të ulët. Për shembull, nuk ka asnjë pengesë, asgjë të papranueshme, që barra që i ngarkohet një fëmije, t’i ngarkohet, ta zëmë, një múndësi. Por e kundërta, domethënë, të kërkohet t’i ngarkohet fëmijës barra që mund të mbajë múndësi,është mungesë maturie dhe drejtësie!Ja, pra, porta e lejimit e hapur për ata që dëshirojnë të bëjnë adhurime suplementare (nafile, jo farz-detyrim), të cilët kanë mundësi më të larta se përgjegjësitë juridiko-fetare të nivelit më të ulët të caktuar si kriter dhe normë, është “tarikati”. Sepse tarikati është kompetent për jetesën me kritere të devocionit (takva), kurse kriter për ata që i nënshtrohen sheriatit, legjislacionit fetar, është “urdhri” (fetva-vendimi juridiko-fetar). Veprimi me fetva është detyrë për të gjithë. Kurse devocioni (takva) është për njerëzit e zgjedhur për sa u përket mundësive...
Nga ana tjetër, Profeti Muhammed (s.a.s.) ka kryer një veprimtari që përbën katër kategori të kësaj bote: Këto janë:
1.Ka marrë urdhra nga Krijuesi i Universit, me fjalë të tjera, ka qenë bashkëbisedues i komunikimit hyjnor.
2. E ka komentuar dhe shpjeguar urdhrin hyjnor, domethënë ka bërë ideatime të realizuara në hadithet profetike.
3.E ka vënë në praktikë dhe e ka ekzekutuar urdhrin hyjnor të konceptuar nga Allahu dhe të komentuar dhe shpjeguar në
hadithet profetike.
4. Ka ushtruar administrim (veprim) mbi shpirtrat, domethënë, i pajisur me një pushtet shpirtëror, i ka nxjerrë urdhrat islame, në drejtim të pjekurisë individuale, nga potenca në praktikë.
Le të japim nja dy shembuj për ngjarjet e zhvilluara nga Profeti (s.a.s.) dhe që futen në grupin e katërt.Kur Hz. Muhammedi po largohej nga Meka, Ebu Xhehli premtoi se atij apo atyre që do t’i kapnin Profetin bashkë me Hz.Ebu Bekrin dhe do t’i kthenin mbrapsht, do t’u jepte një shpërblim prej njëqind florinjsh. Kështu, një nga ata që u vu në ndjekje të tyre për shkak të këtij premtimi, ishte politeisti Thuraka i cili arriti t’u afrohej udhëtarëve të Medinës gjer më metra. Atëherë, Profeti u kthye dhe, duke i bërë me shenjë me dorën e tij të bekuar, e urdhëroi: “Qëndro! Mos u afro!..”
Thuraka s’deshi t’i bindej urdhrit. Mirëpo atë çast vuri re se këmbët e kalit po i nguleshin në rërë! Ai zbriti nga kali dhe deshi t’i afrohej Profetit në këmbë, por nuk bëri dot asnjë hap para se edhe atij filluan t’i nguleshin këmbët në rërë! Ja, ky ishte administrim (veprim) mbi shpirtrat!
Një ngjarje e tillë ndodhi edhe në “Luftën e Bedrit”. Kur beteja ishte nxehur shumë, Profeti hodhi një grusht dhé mbi politeistët. Në Kur’anin e Shenjtë thuhet:
“O luftëtarë që morët pjesë në Luftën e Bedrit! Nuk i vratë ju politeistët e dërrmuar gjatë betejës, por i vrau Allahu!
I dashuri im, edhe ti hodhe drejt politeistëve një grusht me copëra gurësh, por, kur i hodhe, nuk i hodhe ti, por i hodhi Allahu!” (Kur’ani, Enfal, 17)
Ja, pra, shehlerët e tarikateve janë trashëgimtarë të administrimeve të tilla të Profetit (s.a.s.). Ata që e zotërojnë këtë kompetencë, i caktojnë zëvendësit (pasuesit) jo sipas dëshirave vetiake,por në përfundim të këshillimit shpirtëror me Profetin dhe me lejen e tij. Kurse ata që nuk e kanë këtë kompetencë,quhen “shehlerë në dukje” (të rremë),të cilët nuk e kanë pushtetin për të ndikuar mbi zemrat ose për të sjellë ndonjë ndryshim në to..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve   Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:52 am

Aty, mistika, në vend të ashpërsisë së kundërvënies, përgatit bazën për sendërtimin e flladeve të ëmbla të pendesës. Mistik do të thotë njeri që ka mësuar t’ia drejtojë qortimin vetvetes, kurse mirëkuptimin dhe tolerancën, tjetrit.(Cilësia dalluese e konsideratave mistike është lufta me nefsin (vetveten ose në vetvete). Para se të edukohet, nefsi karakterizohet nga cilësia e quajtur “emmare” (urdhërues), gjë që do të thotë se nefsi me këtë cilësi sundon mbi personin dhe e shtyn drejt të këqijave dhe mëkateve. Pasi të fillohet lufta me nefsin ose edukimi i tij, fillon përmirësimi i tij që kalon nëpër këto shkallë: levamme (nefsi që e dënon të keqen), mulhime (nefsi i mësuar, i frymëzuar), mutmainne (nefsi i kënaqur), radije (nefsi me pëlqim), merdije (nefsi i pëlqyer) dhe safije (nefsi i kulluar, nefsi i profetëve).
Gjatë edukimit të nefsit në këtë mënyrë, teprimi në veprimet e gradës “levvame” që do të thotë akuzim dhe poshtërim, qysh në krye të herës është konsideruar si një tarikat i veçantë që është quajtur “melamilizëm”.
Për shembull, në ramazan, një melamist nuk bën nijet të agjërojë një ditë të caktuar duke menduar ta zëvendësojë atë më vonë dhe e prish agjërimin në mënyrë të hapur, publike, për pasojë, tërheq armiqësinë e njerëzve. Ai e bën për parim që të veprojë kundër nefsit me mendimin se tërheqja e dashurisë së të tjerëve i pëlqen nefsit.
Megjithëse kjo është esenca e çështjes, melamizmin e përdorin për justifikim disa muslimanë realisht me të meta. Eshtë për këtë arsye që melamizmi nuk ka emër të mirë mes muslimanëve. Nga ana tjetër, megjithëse konsiderohet tarikat, melamizmi është, në të vërtetë, më shumë një fraksion moral, aq sa edhe nakshizmi si tarikati më i afërt i sheriatit,e ka degën e tij melamiste!)
Meqë kriteret mistike (kriteret e mistikës islame) vlejnë për njerëz që e kanë pranuar dhe përvetësuar sheriatin, duhet menduar se njerëz të tillë i kanë rregulluar aktet e tyre të jashtme dhe radhën e rregullimit e kanë sjellë te bota e brendshme. Dhe esenciale është bota e brendshme!
Sepse dukja e jashtme e rrënjës dhe burimit të aktit dhe vullnetit janë ndjenjat dhe mendimet.Konsekuenca e natyrshme së cilës i duhet drejtuar së pari fare për edukimin e vullnetit, është që t’u hapet prehri ndikimeve të mira para se vullneti të jetë dobësuar, si dhe të mbahet larg ai nga mjediset që përbëjnë truall për zhvillimin e negativiteteve.
Për shembull, një pijanec, me anë të vëzhgimit paraprak të gjendjes dhe pasojave të dehjes që ndodhin tek ai vetë ose tek të tjerët, para se të ketë filluar të pijë, ka mundësi që ta masë dhe vlerësojë mirë pasojën përfundimtare të dehjes. Por pasi të ketë filluar të pijë, e humb këtë zgjuarsi dhe aftësi. Ja, pra, për të mund ta shtresuar mirë e mirë në mendje këtë të vërtetë të pranishme në të gjitha rrokullisjet dhe rëniet në të gjitha negativitetet, vizita tek i sëmuri jo vetëm duhet ta forcojë prirjen e vizitorit për të falenderuar për shëndetin e mirë që gëzon vetë, por edhe duhet ta ruajë zgjuarsinë e shoqërisë për të marrë shembull dhe mësim përballë të gjitha negativiteteve. Këtë pjekuri vështrimi ua përfton njerëzve tasavvufi, mistika islame. Sepse tasavvufi është i aftë dhe kompetent për vënien në rregull të jetës – për ata që zotërojnë mundësinë dhe fuqinë përkatëse – me anë të kritereve të devocionit (takva)!
Nga ana tjetër, ashtu siç vërehet në veprimtarinë kumtuese të Profetit (a.s.), mistika islame zbaton për çdo individ një metodë korrigjimi dhe orientimi sipas natyrës dhe karakterit të tij. Shumëllojshmëria e tarikateve është rrjedhojë e domosdoshmërisë së një metode sugjerimi dhe edukimi sipas dallimeve në natyrë dhe karakter. Njeriu me natyrë dhe karakter entuziast priret drejt kadirizmit dhe përparon më lehtë me anë të praktikave të treguara nga ky tarikat.
Kurse njerëzit me natyrë dhe karakter serioz shohin një paralelizëm mes karakteristikave vetiake dhe tarikatit Nakshi, prandaj fitojnë shansin dhe mundësinë për t’u lartësuar duke iu nënshtruar më lehtë praktikave dhe sugjerimeve të këtij tarikati. Prijësi shpirtëror e kalon myridin, nxënësin
e tij shpirtëror, bota e jashtme e të cilit është vënë në rregull nga ana e mësuesve, nëpër shoshën e një edukimi moralo-shpirtëror në përputhje me natyrën dhe karakterin e tij. Prirjeve themelore - të pamundura për t’u eliminuar – të natyrës dhe karakterit të njeriut u jep, në vend të rrjedhave egoistike, drejtimin e qëllimeve dhe synimeve të larta e sublime. Bashkëbiseduesve të vet, si të thuash, u jep syze me numër ose u shkruan receta të posaçme sipas sëmundjeve që kanë. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë individ që të mos jetë nevojtar për ndikimet që shkaktojnë në shpirt qortimi i të këqijave dhe lavdërimi i të mirave ose përsjellja nëpër mjedise ku vepron një atmosferë e tillë. Ndërkaq, duke u zbatuar kjo situatë cilësore i duhet dhënë peshë momentit të marrjes shembull dhe mësim, duhet shmangur në mënyrë pedante nga negativitetet, si përfolja pas shpine, mendjemadhësia, zilia dhe smira, gjë që mund të sigurohet me anë të kritereve të devocionit dhe etikës që mund të fitohen vetëm në mjediset mistike.
Me të vërtetë, në kohët kur teqet kanë mundur ta kryejnë denjësisht detyrën e tyre, kanë qenë qendra sportive shpirtërore të përkryera ose “shkolla edukimi”. Edhe nëse mund të thuhet se ka qysh prej shumë kohësh që teqet nuk e kryejnë dot denjësisht rolin e tyre, duhet treguar konsideratë ndaj parimit, sipas të cilit nuk duhet hequr dorë nga çka mund të përfitohet po qe se s’mund të arrihet përfitim i plotë.(Nuk duhet lënë pjesa pse s’arrihet e tëra!” Ky është një rregull islam.)
Njeriu mëkatar është si një zog i plagosur. Faktori i vërtetë ndikues që i sjell dobi atij nuk është zemërimi kundër tij, por mëshira për të! Dhe kjo ndjenjë mund të përftohet më shumë në mjediset toleruese të teqeve. Prandaj, meqë një shumicë e konsiderueshme e shoqërisë sonë, është e sëmurë nga dobësi vullneti, faktori mëshirues duhet të ndodhet mes shoqërisë i mbushur me ndjenjat e një mjeku që përsillet nëpër spital. Se, fundja, dhembshuria e mjekut për të sëmurin si dhe mjetet dhe mënyrat e mjekimit dhe shërimit që i ofron ai të sëmurit, a nuk janë rezultate arsimimi dhe edukimi? Përballë sëmundjeve moralo-shpirtërore, edhe ne jemi nevojtarë për t’u edukuar. Thelbi i këtij edukimi është edukata moralo-shpirtërore, gjë që arrihet duke iu nënshtruar mjediseve ku zotëron tasavvufi, mistika islame. Prandaj Profeti (a.s.) ka thënë:“Feja është këshillë!”
Dhe, për ta theksuar nevojën e përsëritshmërisë së këshillës, e ka përsëritur tri herë këtë fjalë të bekuar. Nga ana tjetër, ai profet i lartë ka thënë: “Po të shihni dy vëllezër tuaj që përfyten, ndihmojeni edhe mizorin, edhe viktimën...”
“Si mund ta ndihmojmë mizorin?”E kanë pyetur Profetin.“Duke ia zënë duart për ta penguar që të mos bëjë keq më shumë!”
– Është përgjigjur Profeti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve   Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:53 am

Principe dhe rregulla të Tarikatit

Pasusve të tarikateve ,u janë të pashmangshme tetë (Cool këshilla:
1.Është që:Urdhërat fisnik të Zotit xh.sh. të Lartësuar ti zbatojn dhe nga ndalesat e tija
( Zotit xh.sh.)të rrijnë largë.
2. Ta ruajn vetën nga veprimet që janë në kundërshtim me Sheriatin dhe me Tarikatin;
3.Në fe dhe besim të qëndrojnë të palëkundur.
4.Ti mësojn dhe ti dijn ç‘ështjet e domosdoshme nn Sheriat dhe në Tarikat,me qëllim qe me to të bëjn vepra të mira.
5.Të mos shiqojnë të metat e askujt.
6.Të jenë të mëshirshëm dhe bujar ndaj nevojtarve.
7.Të heqin dorë nga veset e liga dhe të shëmtuara.
8.:Ta pranojn këshillën e Shejhut.Ata që i ndjekin këto këshilla dhe që veprojn sipas këtyre tetë këshillave,padyshim do të arrijn grada të larta të kësaj bote dhe të botës tjetër(ahiretit).

Njeriu ,para se gjithash,kërkon udhehëqës.Zoti xh.sh. I Lartmadhruar në Kur’an urdhëron:“Kërkoni mjet(vesile)për t’iu afruar Allahut xh.sh”!
Fjala vesile e ka kuptimin udhehëqës(rehber)dhe fjala rehber ka kuptimin udhërrëfyes.
Për ta gjetur Allahun xh.sh.udhehëqes ka qenë Muhamedi a.s.,për ta gjetur Muhamedin a.s.,udhehëqes ka qenë Aliu k.v.
Njeriu për ta njohur vetvehtën ka nevoj ta njeh Allahun xh.sh.dhe për ta njohur Allahun xh.sh. ka nevoj të ketë një udhehëqes shpirtëror(myrshyd).Pa udhehëqes,nuk mund të ketë myrshyd,pa pasur myrshid s’mund të gjindet Zoti xh.sh. dhe pa e gjetur Zotin xh.sh.,njeriu nuk ka mundësi ta njeh vetvehtën.
Njeriu është ai,që:Ka kërkuar udhehëqes,ka pasur myrshyd,ka gjetur Zotin xh.sh.dhe ka njohur vetvehtën.
Këto fjal janë lakonike dhe shumë të shkurtëra por përmbajn shumë domethënie dhe urtësi; këto janë simbolika që përbëjn rrënjën e themelit të dervishëve.
Mos u gjind afër rrugëmohuesit
Politeizmi të prek trupit
Mallkuar qoft shpirti I Jezidit,
Shpirti është i Muhamed Aliut.

Një mysliman,me fjalën dëshmimi(kelime shehadet)ka shpëtuar nga politeizmi i hapur(shirki xheli),por nuk ka shpëtuar nga politeizmi i mësheft(shirki hafi).

Njeriu që ka shpëtuar nga politeizmi i mësheft,por nuk e ka pastruar zemrën dhe moralin,nuk mund të jetë njeri shëmbullor(insani kamil).

Njeriu në qoftse është shëmbullor,së pari i di të metat e veta,sepse,kanë thënë se njeriu duke mos i ditur të metat e veta nuk bëhet erudit(i ngritur-zotërus i dijeve të thella).

Ata që kanë ardhur në këtë botë,të gjithë do të shkojn,askush nuk do të mbetet.

Njeriu që nuk di njerëzi,nuk ka dallim nga kafsha.

Vjen nga një,shkon nga një,mbetet Një

Në të vërtetë,sytë që nuk mashtrohen në përceptimin e dukurive,nuk shofin tjetër,përveq Një.

Gjithmon është një qenie.

Gjithçka që manifestohet në fantazin e të entuziazmuarit dhe që shihet prej syri të
dashuruesit(ashikut)të Zotit,është Një.

Sado që të shumohen fantazit dhe vrojtimet,origjina dhe baza prap se prap është një,prap se prap është Ai.

Vall Ai,kush ësht?ë Muhjid-din Arebiu thotë:” Ti,pa ty,je Ai.

Hazreti Isai ka qenë shpirti i Zotit.Hazreti Musa ka qenë fjala e Zotit.

Por,hazreti Muhamedi s.v.s është rob i Zotit.

Pa qenë rob askujt s’mund ti bëhesh mbret.

Bëhu rob i Zotit,shpëto nga të qenit rob i robit(njeriut)!

Ata që janë bërë mbretër pa qenë rob,janë privuar nga mbretërimi i vërtetë

Katër dyer dhe dyzet(40) mekame.

Janë katër dyer,dyzet(40)mekame,shtatëmbëdhjet(14)kushte,
treqind e gjashtdhjetë e gjashtë shkallë(366),dymbëdhjet(12) kate të shejtëris(velajetit),shtatë(7)qarqe të velajetit,katër(4)taxhe të shejntëris,pesë(5) medh-hebe(shkolla) dhe një ymenet.

Janë shtatdhjet e tri grupe(73),njeri nga të cilët është grupi i shpëtuar,kurse shtatdhjet e dy(72) janë grupe të zjarrit(xhehnemit).

Nga këto katër dyer që u ceken: dera e parë është sheriati;dera dytë është tarikati;dera tretë marifeti;dera e katër është hakikati.

Sheriati i përketë dituris.

Kur arrihet dituria e Zotit lartësuar,bëhen vepra të mira dhe shërbesa me besim të sinqert,shifet fytyra e Zotit të lartësuar.

Me hizmet dhe me nderim të mysafirëve të Hakut,plotësohet masa e sheriatit.

Sheriati anëtarin e vet nuk e sheh të mjer.

Dera e dytë është Tarikati.

Dëshira e tij është që plotësisht të gjindemi në vepra të mira dhe me dituri si dhe te bëjm hyzmet(shërbes)derisa të shofim shejntërin dhe ti gjejm dëshirat e ndjenjave dhe të zemrës.

Tarikati ia plotëson qëllimin anëtarit të vet,ia tregon velajetin dhe ia paraqet kerametin.

Masa tarikatit është arritja e pjekuris shpirtërore(kamil).

Dera e tretë është Marifeti.

Marifet është të punojsh vepra të mira,ta njohesh Zotin xh.sh.,të gjejsh ngushëllim te Ai,të jepesh pas kënaqësis(rizas)së Tij,të shiqojsh të metat tua,të mos shiqosh të metat e tjetrit.

Të njohesh dëshirën e zemrës.

Një dervish,ndonjë njeri që e gjenë drejt në një qëllim të mirë duhet ta ndihmoj,qoftë dhahir ose batin.

Nurin e Zotit të Lartësuar,duhet ta kesh prezent në çdo vend dhe ta besosh.

Marifeti është dritë e mendjes,gjallëri e shpirtit,form e dijes,shtyllë e tarikatit,këmish e sheriatit.

Sheriati i hazreti Muhamedit a.s. ka të bëj me fjalët,tarikati me vepra,marifeti me gjendjen,kurse hakikati ka të bëj me sirrin(sekretin).

Sheriati është farz,tarikati është vaxhib,marifeti është synet,hakikati është nafile.

Sheriati është nëna,tarikati është baba,marifeti është biri,hakikati është nipi.

Sheriati është lindja,tarikati është perendimi,marifeti është veriu,hakikati është kibleja.

Dera e katër është Hakikati.

Prej vet këtij kalon vepra e mirë dhe nuri,në mes të tij dhe Zoti xh.sh. reflektohet nuri.

Ai paraqet keramet dhe reflekton sirrin e All-llahut xh.sh.,ai është pozit shoqëruese e dyzet(40) pozitave(mekameve).

Është pozit edukatori.

Është pozit myrshydi.

Është pozit e bisedave të ëmbla(muhabet).

Është shpëtimtar i grupit të shpëtuar që sipas hadithit sherifi nga shtatdhjet e tre grupe,shtatdhjet e dy janë te humbura dhe një i shpëtuar.

Sheriati,tarikati,marifeti dhe hakikati për dervishët janë shtyllat themelore.

Sipas veprës së imam Xhafer Sadikut,ata që me kënaqesi bëjn vepra të mira,janë shpëtimtar të atyre që në këtë botë kufrin(mosbesimin-ateizmin)ia kan shitur imanit (besimit),mundimin ia kanë shitur kënaqësis,forcën ia kanë shitur butësis,hisen e pasuris ia kanë shitur varfëris.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve   Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:53 am

iç ka thënë mburrja e gjithësis Muhamedi,salavatet me të vleshme qofshin për të:’Kush njeh vetveten ka njohur Zotin’’,po ashtu edhe ndjeksit duhet tí dijn e ti përmendin emrat e dymbëdhjet imameve dhe të katërmbëdhjet të pastërtit.(Masumi pak)

Sepse saliku(ndjekësi) që nuk i di emrat e këtyre imamve,nuk e ka suluk- in(rrugën e ndjekjës) të vërtetë.

Në Emër të All-llahut,Mëshiruesit,Mëshirbërësit!

Ne do tu bëjm atyre të mundshme që të shohin argumente tona në horizonte dhe n. veten e tyre,deri sa tu bëhet e qart se Ai është i vërtetë.

Në të vërtetë Muhamedi është Aliu.

Pasardhësi është ai që është kërkuar nga njeriu.Sepse po kërkove nga njeriu tjetër të vërtetë,je i pa informuar për marifetin e Zotit.

O kërkues i të vërtetës,eja pra shiqo me vëmendje të mirë,që nën kërthizën tënde janë shtatë kate dhe toka.

Dhe ato që gjinden deri në fytin tënd janë qiejt,dhe gjoksi yt është Kursi,dhe mbi fytin tënd është koka jote,është arshi i Zotit.

Çfarë do që ka në shtatë kat tokë dhe në qiej sekreti dhe e vërteta e të gjitha këtyre është në Arsh dhe çfar do që ka në trupin e njeriut,sekreti dhe e vërteta e të gjithave është në kokë.

Kështu që në fytyrën e njeriut gjenden tridhjetë e dy shkronjat.

Këto shkronja jan ekuivalente me njëzet e tetë anëtarët e familjes pasardhësit e Muhamedit a.s.v.s., dhe me katër të dërguarit e mëdhenjë të shenuar.

Është e nevojshme që myridi t’i dij këto dhe kur e di se sexhdja e robërimit(nënshtrimit ndaj Zotit) është ajo që iu bë qysh Ademit,me ashk bën sexhde!

Pra në fytyrën e njeriut janë katër dyer:goja,hunda,sytë dhe veshët.

Janë katër karaktere:karakteri kritizer,karakteri i qetësuar,karakteri i dhënë pas të keqës dhe karakteri në përmirësimin e sipër.

Janë katër shpirtëra:shpirti bimor,shpirti shtazorë,shpirti fizik(trupor)dhe shpirti njerëzor.

Janë katër botëra:bota njerëzore,bota e Xhebrailit,bota e Mikailit dhe bota hyjnore.

Janë katër kryeengjuj(melaqe):Xhebraili,Mikaili,Israfili dhe Azraili.

Janë katër libra hyjnore: Tevrati, Zeburi,Unxhili dhe Kur’ani.

Janë katër shkronja: pa,qa,zha,na.

Edhe në fytyrë ka poashtu vija të zeza.

Janë katërmbëdhjet vija të bardha.

Dhe janë shtatë njerëz madhështor.

Gjithësej bëjnë njëzet e tetë.

Kelime-i tevhidi,i cili u shpjegua me lart që ka katër dyer(fjalë)dhe shenja e dy sulltanave që janë Muhamedi dhe Aliu,dhe poashtu çfar do sendi të dashur,të mirë e të shijshëm që mund të këtë kjo botë thuhen me tridhjet e dy shkronja.

Çfarë do që ka brenda tetëmbëdhjetë mij botërave,të gjitha gjinden në tridhjet e dy shkronjat.

Disa simbole nga këto tridhjet e dy shkronja i kanë shpjeguar ca shejhler,kështu që ato që i përkasin rrugës së tarikatit i kemi veçuar dhe shpjeguar.

Katër të dërguarit e mëdhenjë Piran për njerëzimin janë:
1.Ademi a.s.

2.Nuhi a.s.

3.Ibrahimi a.s.

4.Muhamedi s.a.v.s.

Dymbëdhjet Imamët janë:

1.Imam Aliu k.a.v.

2.Imam Hasan el-Muxhteba r.a.

3.Imam Hysen esh-Shehid r.a.

4.Imam Zejnel Abidin r.a.

5.Imam Muhamed el-Bakir r.a.

6.Imam XHafer es-Sadik r.a.

7.Imam Musa el-Kadhim r.a.

8.Imam Ali er-Riza r.a.

9.Imam Muhamed et-Teki r.a.

10.Imam Ali en-Neki r.a.

11.Imam Hasan el-Askeri r.a.

12.Imam Muhamed el-Mehdi r.a.

salavatu'll-llahi alejhim exhmein.

Katërmbëdhjet të pastërtit(të pamëkat) janë:

1.Muhamed el-Ekber b. Imam Ali

2.Abdullah b. Imam Hasan

3.Abdullah b. Imam Hysen

4.Kasim b. Imam Hysen

5.Hysen b. Zejnel Abidin

6.Kasim b. Zejnel Abidin

7.Ali el-Eftar b. Imami Muhamed el-Bakir

8.Abdullah bin Imam Xhafer Sadik

9.Jahja el-Hadi b. Imam Xhafer Sadik

10.Salih b. Imam Musa Kadhim

11.Taj-jib b. Imam Musa Kadhim

12.Xhafer b. Imam Muhamed Teki

13.Xhafer b. Hasan Askeri

14.Kasim b.Hasan Askeri

Të gjithë këta duke qenë të pamëkate(masumi pak)kanë rënë dëshmorë.

1.Hazreti Hatixhe el-Kubra

2.Hazreti Fatime ez-Zehra

Katër të dërguarit e mëdhenj piran. 4

Dymbëdhjetë imamët. 12

Katërmbëdhjetë të pamëkate 14

Hatixhe el-Kubra 1

Fatime ez-Zehra 1


Gjithësej 32
Shpjegimi i brezëlidhurëve(Kemerbesit)
Hazreti Muhamedi a.s. ka thënë:"O besimtar juve po ua lë amanet dy gjëra:Njëra nga këto është Kur'ani,tjetra është Ehli-bejti.

Poashtu,hazreti Muhamedi i ka thënë hazreti Aliut që ishte në prezencën e tij: "O Ali,ti vendosi dhe formoi rregullat e sheriatit.

Ashikëve më besnik që janë këtu prezent ua lidh belin"! Sipas këtij urdhëri të lartë të hazreti Muhamedit a.s.,Imam Aliu k.a.v. ua lidhi belin shtatëmbëdhjetë personav që ishin prezent dhe këtyre shtatëmbëdhjetë personave u thonë të besëlidhurit.
Ata ende mbahen në mend si të këtillë.

Besëlidhurit janë:

1.Selman Faresiu

2.Suhejb Rumiu

3.Zunun Misriu

4.Ebu'l-Mu'xhiz Jemeniu

5.Ebu Zer Gifraniu

6.Amar Jasiri

7.Bilall Habeshiu

8.Kamberi

9.Muhamed bin Ebu Bekir

10.Xhabir Ensariu

11.Ebu Derda Amiriu

12.Abdullah bin Abasi

13.Malik Eshteri

14.Xhafer Tajari

15.Ebu Ubejde Harezme

16.Berbede Eslemiju

17.Umer bin Damiriu

Këta pra janë 17 besëlidhurit(Kemerbesteganët),të cilët njihen nga pjesëtarët të tarikatit dhe janë shumë të nderuar.Këtyre u thonë edhe as'habi shed-de.
Këta persona të ndryshëm janë urdhëruar prej Imam Aliut k.a.v. që të themelojnë tarikatin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve   Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:53 am

Qoft dervish,qoft sufi,qoft student,qoft pir,dhe qoft halife,këto katër dyer dhe dyzet(40)mekame(pozita)nëse nuk i dijn,atyre nuk iu lejohet dervishlluku.

Mësimi i këtyre për dervishlerët është farzi ajn dhe synet.

Prandaj ta kesh për dije se nga dhjetë pozitat e sheriatit,e para është prurja iman(besim).

Fjala e Zotit xh.sh.Ja ej-juhe’l-ledhine amenu...,ajeti deri ne fund
D.m.th: “Oju qe besuat,besoni vazhdimisht Allahun dhe të derguarin e tij,librin gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librin që e pati zbritur me parë.Kush nuk i beson Allahut xh.sh.,engjëjve të Tij,librave të Tij,të dërguarve të Tij dhe botës tjetër,ai ka humbur tepër larg”.

E dyta është nxenja e dituris-mësimi.

Fjala e Zotit xh.sh.:”Kunu reb-banij-jun-Bëhuni adhurues të Allahut”.

E treta është falja e namazit,dhenia e zeqatit,mbajtja e agjërimit,shkuarja në haxh,lufta në rrugë të Zotit xh.sh.(gaza)nëse të mjafton forca,si dhe gusli.Fjala e Zotit të lartësuar:”Ekimu’s-salate ve atu’z zekat-Falni namazin dhe jipni zeqatin”.

E katërta është fitimi në mënyrë të lejuar(hallall)dhe mosngrënia e kamatës.Fjala e Zotit e lartësuar:”Ve ehal-lall-llahu’l beja ve har-reme’r-riba-Dhe e ka lejuar Allahu shitblerjën dhe e ka ndaluar kamatën”.

E pesta është largimi prej haramit.

E gjashta është të mosqenit afër grave,kur ato janë me menstruacione dhe me gjakderdhje pas lindjes.Ndërkaq dihet se gjatë Matemit,kontaktet bashkëshortore janë të ndaluara.Fjala e Zotit të lartësuar:”Fa tesilu’n-nisae fil-muhaj-jidi fela takrebu hun-ne hat-ta jat’herun-Andaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni atyre derisa të pastrohen”.

E shtata është hyrja në rregullat e sheriatit.Fjala e Zotit të Lartësuar:”Sun-netu’ll-llahu’l leti kad halet min kablihi’r-rusul-Është sunet i Allahut kanë kaluar dhe para tij të dërguar”.

E teta është mëshira-dhembshuria.

E nënta është të rriturit(të ushqyerit) me ushqim të pastër.Fjala e Zotit të lartësuar:”Kulu mine’t-taj-jibati ma rezeknakum-Ushqehuni nga të mirat që ju kam dhenë”.

E dhjeta është të urdhëruarit në mirësi.


Tarikati poashtu ka dhjetë pozita(mekame).

E para është të marrurit dorë(bejat) nga myrshydi dhe të përmendurit(dhikri).Fjala e Zotit të lartësuar:”Ja ej-juhe’l-ledhine amenu tubu ila’ll-llahi tevbeten nesuhan-O ju qe keni besuar,pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqert”.

E dyta është të mësuarit,të studiuarit.Fjala e Zotit të lartësuar:”Fe’selu ehle’dh-dhikri kuntum la ta lemun-Pyetni dijetarët nëse jeni të paditur”.

Janë tre tipa myridesh.

Myridi i parë është i vërtetë(mutllak),i dyti është figurativ(mexhazi),i treti është i tepruar(mezid).

Myrid i vërtetë është ai i cili në çdo mënyrë i mbështetet myrshydit dhe e pason ate.

Myridi figurativ(mexhazi) është ai i cili haptazi vepron sipas dëshirës së shejhut,kurse mëshefëtazi sipas dëshirës së vet.

Myridi që e ka tepruar(mezid) është ai të cilin kur ta shef shejhun në llojlloj gjendje atë moment ia kthen shpinën,por në qoftse ai është në kontradiksion në sheriatin lehët i lirë (përjashtohet),sepse puna në kundërshtim me sheriatin është punë shejtani.
E treta është të hequrit e flokëve dhe dyshimeve.Fjala e Zotit të Lartësuar:”Muhal-likune reusekum ve mukas-sirine la tehafun-Të rruani flokët e kokave tuaja,t’i shkurtoni e nuk do të keni frig”.

E katërt është të luftuarit e epshit.

E pesta është nderi.

E gjashta është friga.

E shtata është moskëputja e shpresës në Hakun.Fjala Zotit të Lartësuar:”Ve la taknetu min rahmeti’l-lahi-Mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut”.

E teta është të marrurit mësim nga dështimi,udhëzimi dhe sexhadeja e shejhut.Fjala e Zoti të Lartësuar:”In-nall-llahe balig emrehu kad xhe<ala’ll-llahu likul-li shej’in kadira-Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën”.

E nenta është të qenit i aftë për tubime,këshilla edhe muhabete.Fjala e Zoti të Lartësuar:”Ju hib-buhum ve juhib-bunehu-I do ata dhe e dojn ate”.
E dhjeta është dashuria(ashki) dëshira e zjarrët,dëlirësia dhe përkorësia.


Marifeti poashtu i ka dhjetë pozita(mekame).

E para është edukata;e dyta është friga(nga Zoti);e treta është durimi;e katërta është maturia;e pesta është turpi;e gjashta është bujarija;e shtata është dituria;e teta është përkoresia;e nënta është njohuria dhe e dhjeta është njohja e esencës së vetvetës.”Kush e njef vehten e ka njohur Zotin e Tij”.


Hakikati ka poashtu dhjetë pozita.

E para është të qenit dhe(tok);e dyta është të shikuarit(konsideruarit) e shtatdhjetë e dy grupeve të njerzëve si një dhe të mos përgojuarit;e treta është të pajtuarit me fatin dhe me fatëkeqësin;e katërta është të qenit të sigurt nga ti të gjitha krijesat në këtë botë;e pesta është të shpresuarit e të kërkuarit ndihëm vetem nga Ai;e gjashta është të biseduarit për ç‘ështje besimi dhe dashurit e të fshehtave;e shtata është sirri(sekreti);e teta është shpirtëgjerësia;e nënta është lutja dhe pozita e dhjetë është të kujdesurit për grixhen-(tërrësin e besimtarve të njlë krahi).

Këto,pra,janë katër dyert dhe dyzet mekamet të cilat u ceken në mënyrën me të bukur.:”O Zot i im ma lehtëso mua lutjen dhe përkujdesjen për grixhen time”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve   Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:54 am

Lartësimi gjer tek e Vërteta (Zoti) me anë të likuidimit të vetvetes (nefsit, frymës, egos) që në tasavvuf (ose në mistikën islame) quhet “sejri suluk” (udhëtim mistik në rrugën e tarikatit), bëhet në katër etapa:

a.Sejri ilallah (udhëtim për tek Allahu): Shpreh lartësimin moralo-shpirtëror sublim në tarikat brenda kornizës së mënyrave të caktuara. Kuptimi leksikor i kësaj fjale është ecje, lëvizje. Kjo etapë e parë e lartësimit moralo-shpirtëror sublim shpreh intervalin e parë të kapërcyer nga saliku ose udhëtari i udhës mistike. Synimi arrihet me fshirjen nga zemra të çdo gjëje që i përket kësaj bote të mundësive, dhe kjo quhet “velajeti sugra” (shenjtëri minore). Me fjalë të tjera, ky është intervali i parë në velajet (shenjtëri), kurse pozita e arritur quhet “fena fil’lah”, shkrirje ose humbje në Allahun.Sejri ilallah është dy llojesh: njëri quhet “sejri afaki” (udhëtim objektiv), kurse tjetri, “sejri enfusi” (udhëtim subjektiv). Udhëtimit objektiv i thuhet “suluk” (kthim), kurse udhëtimit subjektiv i thuhet “xhezbe” (tërheqje).

b. Sejri fil’lah (udhëtim në rrugën e Allahut). Meqë kjo është etapa e dytë në sejri suluk (në udhëtimin mistik në rrugën e tarikatit), quhet “seferi sani” (udhëtimi i dytë) ose “xhem” (bashkim). Ata që e përjetojnë këtë etapë, janë ata që, duke arritur në “ufki ala” (në horizontin e lartë), i kanë shkatërruar të gjitha atributet njerëzore. Në fund të kësaj etape, udhëtarit i jepet dituri hyjnore (ilmi ledun). Kurse pozita e tyre quhet “beka bil’lah” (përjetësi me Allahun).

c. Sejri maallah (udhëtim me Allahun). Meqë kjo është etapa e tretë në sejri suluk (në udhëtimin mistik në rrugën e tarikatit), quhet “seferi salis” (udhëtimi i tretë) ose “fark ba’del xhem” (dallim nga dysia). Kjo etapë shpreh udhëtimin me Allahun, prandaj, në këto kushte, dyshimi i dysisë eliminohet. Prandaj, pozitës së arritur nga Profeti Muhammed gjatë Miraxhit, i jepet emërtimi “Makami Kaabe Kavthejn ev Edna”, që do të thotë “larg sa dy skajet e një harku ose edhe më
afër”.

d.Sejri anillah (udhëtimi i drejtuar për tek Allahu). Kësaj etape i thuhet edhe “seferi rabi” (udhëtimi i katërt), edhe “telvin ba’de temkin” (ngjyrosja pas kujdesit). Kurse entiteti i kësaj etape është rikthimi nga njësia në shumësi. Ky kthim ka për qëllim edukimin dhe orientimin e nxënësve. Prijësit shpirtërorë të përkryer të vërtetë janë ata që e kanë plotësuar këtë udhëtim të katërt. Kjo është njëlloj me sjelljen e personit i cili, pasi e ka përfunduar shkollën e mësuesisë dhe ka dalë mësues, gjatë procesit mësimor sillet ndaj nxënësve sikur nuk e di shumicën e gjërave që ka mësuar, si rrjedhojë, siguron në mësimdhënie respektimin e një metode graduale. Atyre që e plotësojnë këtë etapë, u thuhet “muntehii kamil”, “i përkryer
përfundimtar”, sepse lartësimi sublim i robit është gjer këtu.Veç këtyre, në këtë botë ndodhin edhe dy udhëtime të tjera:

1.Sejri nuzuli (udhëtimi zbritës). Kështu emërtohet zbritja në botën e mundësisë e qenies absolute me qëllim që të prodhohet qenia relative. Me anë të këtij udhëtimi shfaqen, duken dhe dëshmohen qeniet nga më e ulta, që janë jogjallesat trupat fizikë), pastaj bimët dhe kafshët e gjer te njeriu si qenia më e lartë në këtë tërësi. Pra, ky udhëtim është gjer në nivelin e njeriut.

2.Sejri uruxhi (udhëtimi ngjitës). Ky është udhëtimi i qenieve relative nga lart-poshtë gjer në nivelin ku arrijnë. Ky është udhëtimi i elementëve nga jogjallesat (trupat fizikë), te trupi i bimëve; nga bimët, te trupi i kafshëve; nga kafshët, te trupi i njerëzve. Kjo i ngjet rënies së një pike uji në det.Në të njëjtën kohë, kjo është shfaqje e të vërtetës “mevalidi selase” (bota e tri lloj qenieve). Njëra prej këtyre quhet “kavsi nuzul” (harku zbritës), kurse tjetra, “kavsi uruxh” (harku ngjitës). Sepse, po qe se bota e qenies mendohet si një rreth dhe po qe se një pikë mbi një pjesë të rrethit supozohet si “alemi gajb” (bota e fshehtë), pika më e largët prej saj është vendi ku drejtëza që kalon nëpër qendër, e pret harkun dhe kjo pikë është pozita e jogjallesave (trupave fizikë). Në këtë mënyrë, në njërën anë të rrethit të ndarë në dy harqe, në njërën anë ndodhet përsosmëria, domethënë, zënë vend qeniet duke filluar nga jogjallesat, me radhë sipas afërsisë ndaj Allahut, kurse në anën tjetër, duke u radhitur në të kundërt, qeniet përfundojnë tek njeriu. Dhe pastaj fillon udhëtimi i përshkruar më lart. Prandaj, njëri nga harqet quhet harku zbritës (kavsi nuzuli), kurse tjetri, harku ngjitës (kavsi uruxhi).

Disa mistikë që i kanë marrë parasysh nga shumë aspekte formale e përmbajtësore këta faktorë ndikues mbi vullnetin,meqë e kanë nënvleftësuar me sa kanë pasur mundësi rolin e tij, janë akuzuar vazhdimisht për mohim të vullnetit. Njëri prej këtyre është edhe shehu i sektit Melami, Muhammed Nurularab, i cili pati bërë një popullaritet të gjerë në periudhën e fundit osmane.Thashethemet sipas të cilave ai e mohonte “vullnetin e pjesshëm”, patën depërtuar gjer në Pallat në kohën e sulltan Abdylmexhidit. Atëherë,sulltani, meqë ishte kureshtar për çështjen,përdori metodën e hetimit të fshehur pa i dhënë rast shehut të kuptonte gjë. Kështu, në Pallat u vendos që shehu të sillej në Stamboll pa e fyer dhe, në një konak pashai, të futej, pa e kuptuar, në një diskutim shkencor.Sulltani do ta ndiqte diskutimin i fshehur në një skutë të quajtur kafaz, të ndara, këto, të zakonshnme, të arkitekturës së shtëpive të mëdha por edhe të zakonshme.Dhe kështu u bë.Pasi nisi diskutimi me çështje të tjera të trajtuara nga hoxhallarët, fjala u suall te çështja e vullnetit dhe shehu i njohur u pyet se ç’mendonte mbi këtë specifikë. Dhe Shejh Muhammed Nurularab tha kështu:“Sigurisht që tek robi ekziston një vullnet i pjesshëm.Ky është edhe burimi i përgjegjësisë. Vetëm se jo tek çdo njeri dhe në çdo kohë. Për shembull, unë, sigurisht që kam një vullnet të pjesshëm. Mirëpo unë kam ardhur këtu me urdhër mbretëror dhe, gjithashtu, nuk e kam në dorë vetë që të ngrihem e të largohem. Gjersa urdhri mbretëror që më detyroi të vij këtu, të mos përsëritet në drejtim të kundërt, pra, për t’u larguar që këtu, unë s’mund të largohem. Kjo do të thotë se, këtu, në një specifikë të caktuar, vullneti im është i barabartë me zero. Në të njëjtën mënyrë, si pasojë e ndodhjes në audiencën mbretërore, edhe lëvizjet që mund të bëj, janë të kufizuara.Edhe disa persona, si unë në këto kushte,jetojnë vazhdimisht me idenë se ndodhen në audiencën e Zotit. E, tani, ejani dhe vlerësojeni ju se a mund të konsiderohet se tek persona të tillë ka vullnet të pjesshëm!”
Kështu tha shehu melamit,Muhammed Nurularab dhe,meqë përgjigjja e tij i pëlqeu sulltanit, shehu u dërgua në vendin e tij i shoqëruar me respektin e duhur. Përgjigjja e Sheh Muhammed Nurularab sikur ta dinte se ishte sjellë me urdhër të sulltanit i cili gjithashtu ndodhej i fshehur diku aty diku duke e ndjekur diskutimin, tregonte se ai e njihte edhe atë çka ndodhte “pas perdes”, domethënë, në botën e fshehtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve   Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrugët mistike të kompensimit dhe kurimit përballë privimeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Kriza financiare e Europes dhe rrugët e dhimbshme të ndryshimit
» Gjuha e Kodeve dhe Simbolet mistike në kartëmonedhat me të famshme botërore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: