PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 ROBËRIMI PREJ DASHURISË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ROBËRIMI PREJ DASHURISË Empty
MesazhTitulli: ROBËRIMI PREJ DASHURISË   ROBËRIMI PREJ DASHURISË I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:43 am

Shams-ud-din Muhammad është shumë më i njohur me emrin Hafiz, se ishte njeri që e dinte Kur‟anin përmendsh, si qindra mijëra të tjerë besnikë të islamit anë e mbanë botës. Por Hafizi nuk ishte si qindra-mijëra të tjerë... Libri i mrekullueshëm hyjnor kish lënë hapësirë të bollshme në mendjen e tij të pakufishme që të mbante në mend vepra të tjera dhe sidomos një numër enorm të madh të poezive të veta. Hafizi është poeti që i ka kënduar poezitë dhe i ka lënë të lira të bëjnë jetën në memorien e nxënësve të tij ose të popullit. Nuk i ka shkruar. Thonë që kurrë nuk ka i shkruar poezitë e veta. Të jetë e vërtetë apo është pjesë e legjendave që qarkullojnë për të që nga shekulli i XIVe deri në ditët e sotme? Zhanri kryesor i shkrimit të Hafizit është gazela. Studiuesit e tij flasin për mbi tridhjetëmijë vargje të Hafizit, mirëpo që janë ruajtur vetëm rreth dhjetë për qind. Në kohët në vijim krijimtaria e tij shpesh ka qenë objekt i sulmeve të rrepta të klerit tradicional, kështu që shumica e poezive të tij do të zhduket pamëshirshëm. Sufizmi i tij me gjasë kalonte nëpër tehun e holle të shpatës të besimit e të koncepteve të panjohura për besimin, madje do të thoshim të dënueshme. Sufizmi, tekefundit, i tillë ishte gjithmonë. Le ta përkujtojmë fatin e Hallaj-it, i cili do të jetë njëri ndër mistikët më me ndikim në poezinë arabe e persiane në përgjithësi. Këtë ndikim e hetojmë tek Sana‟i i Ghaznas dhe pastaj tek Attari i Nishapurit i cili ishte i ndikuar dhe i nxitur nga pikëpamjet e Hallajit, dhe kjo vërehet në veprën e tij të famshme Biseda e Zogjve. Attari
në anën tjetër ka qenë mësuesi i Rumit, Sana‟i ka qenë mësuesi i tij sa i përket Mathnavis, zhanrit të shkrimit ku fuqia poetike dhe thellësia e mendimeve të Rumit kanë arritur kulmin. Poezia e tyre tashmë ishte futur thellë në themelet e sufizmit dhe të mësimeve të tyre mistike. Në anën tjetër, njëri nga mistikët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, filozofi i shquar arab, të cilit kultura evropiane i ka borxh idetë e ndritshme, të cilat nëpër te do të kalojnë si nëpër një transmetues prej kohës antike te renesanca, Ibn Arabi. Ibn Arabi që është njëri ndër shtyllat e sufizmit dhe nga mistikët më të mëdhenj të të gjitha kohëve të islamizmit, gjithashtu kish inkuadruar poezinë në veprimet religjioze të sufizmit. Ai kish shkruar veprën e famshme poetike me titull Interpretuesi i dëshirave. Një femër e veshur me të zeza si një natë që zbulon një hënë të shkëlqyeshme në midis territ, që udhëton edhe ajo për në haxh, ia mundëson atij, Ibn Arabiut të famshëm, të njohë dashurinë që nuk ka asnjë kufi, dashurinë e përjetshme, ta njoh mëshirën e Zotit! Të jetë një trëndafil i mrekullueshëm, i zi? Guri i përjetësisë? Hafizit i ka ndodhur kjo gjithashtu! Hafizi ka mbetur herët pa baba dhe ka qenë i detyruar të punojë në një furrë për të siguruar bukën e familjes dhe për të paguar shkollimin. Ustai ia ka dhënë shportën e madhe plot bukë të vala për t‟i shpërndarë nëpër shtëpitë e pasura...Djaloshi ka ngritur shikimin lart te dritarja dhe atje ai shikim i ka mbetur përgjithmonë. Një bukuri e verbuese ka qëndruar lart dhe Hafizi pa guxuar të nxjerrë zë ka lënë bukët e vala, ka ikur nëpër qytet dhe gjithandej ka shpërndarë vargjet e mrekullueshme të dashurisë porsi trëndafila të porsakëputur, që do ta bëjnë të njohur fare shpejt nëpër qytet.Po ajo, vajza e bukur,kjo duhet të ketë qenë trëndafili i bardhë tashti, se Hafizi, sipas përshkrimit të lashtë, ka qenë një djalë i paktë për nga shtati, i shëmtuar,dhe tërë bukuria e tij ka qenë brenda tij,në shpirtin e gjerë të poetit që çdo gjë që ka prekur menjëherë e ka kthyer në poezi, çdo fjalë që ka thënë ka rrjedhur në varg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ROBËRIMI PREJ DASHURISË Empty
MesazhTitulli: Re: ROBËRIMI PREJ DASHURISË   ROBËRIMI PREJ DASHURISË I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:43 am

MesazhTitulli: Re: ROBËRIMI PREJ DASHURISË   ROBËRIMI PREJ DASHURISË I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:44 am

Farid-ud-din Attarin...Hafizi do të thotë për poetin:
POETI
Poeti është dikush
Që shtinë dritën në kupë
Pastaj e ngrit te dritësimi
ti bukuria e tharë, gojë e shenjtë.
Por ajo dritë është për të tjerët.Flaka që del nga shpirti i ndriçon dhe u jep dritë dashurive të qytetit të tij, kurse e dashura e Hafizit, duket që kurrë nuk ka lëshuar shikimin mbi djaloshin e shëmtuar që ka shpërndarë bukën nëpër familjet e pasura të qytetit. Ai ka vazhduar me kërkimin e asaj dashurie që në shpirtin e tij i ka pasur cilësitë e “dashurisë së përsosur”.Ai ka besuar që ajo ekziston dhe është e arritshme edhe nëse nuk shprehet me kuptimet fizike të dashurisë. Perfeksioni i dashurisë është i mundur në tjetër nivel, në dashurinë ndaj Atit, përmes dashurisë ndaj zemrës. Ai që e arrin shkallën e tillë të dashurisë është mjeshtër perfekt dhe ai është në gjendje të notojë në lidhjet e mrekullueshme të lojës së përjetësisë dhe në të kuptuarit e bukurisë e të harmonisë së Universit. Ajo dashuri perfekt lëviz në rreth vallëzues përmes të gjitha formave të jetës dhe të gjitha gjërat që manifestojnë kuptimin e krijimit: aty brenda është kënaqësia e përjetshme e dashurisë dhe e njohjes. Njëra ndër figurat qendrore të gjithë poezisë së Hafizit është pikërisht një etiologji e kulluar që i ka bërë të mundur atij ta shohë gjithë botën , gjërat e veçanta të saj, të gjitha sendet si të gjalla. Një mjeshtër i tillë perfekt ka qenë mësuesi i Hafizit, Muhamed Attari. Hafizi e ka pasur Muhamed Attarin mësues dhe prijës për një kohë shumë të gjatë, pothuajse gjithë jetën. Ai duhet të ketë ushtruar një ndikim të fuqishëm mbi gjithë krijimtarinë poetike të Hafizit. Duke ia parë e njohur fuqinë e talentit dhe shpirtin në të tërësi, ky mësues i mrekullueshëm ka kërkuar nga Hafizi që të shkruajë nga një poezi secilën ditë. E ka dëgjuar Hafizin me kujdes duke recituar dhe i ka komentuar poezitë e tij duke shtruar gjithmonë kërkesa të reja që kanë prekur sidomos nivelet e thella të poezisë së Hafizit, kuptimet simbolike të shtresave të shumta të poezisë mistike të cilën Hafizi do ta ngritë deri në përsosmëri të pa marrë me mend. Poezia e Hafizit në të njëjtën kohë ka shërbyer si materie mësimore për ”dervishët fluturues”, siç quhen shpesh sufitë. Ajo ka plotësuar kërkesat themelore të asaj poezie: të jetë e thjeshtë dhe muzikore në shkallën më të lartë, të jetë me tone të nevojshme për vallëzim,që të mund të mbahet mend dhe të këndohet, dhe në të njëjtën kohë ndër figurat e simbolet e shumta të poezisë ka vendosur pasurinë e pambarim të kuptimeve mistike që mund të interpretohen nëpër nivelet e shumta të shkallëve të ndryshme të interpretimit të besimit të misticizmit sufi. Poezitë e Hafizit janë si ato guacat e thjeshta e në dukje të parë të parëndësishme, që kur të hapen me thikën e gjahtarit, u rrëzëllen brenda margaritari i vogël, thellësia e të cilit është e madhe sa e Universit...
Hafizi ka përdorur kryesisht formën e gazeles (ghazals), një formë e lirë e këngës së dashurisë. Dashuria është ideja themelore e poezisë së tij, është ajo kokrra e vockël e thërrmisë së rënës, rreth të cilës mbështillet e fasha (rrafshe) të panumërta dashuria që përfshinë gjithë kuptimet njerëzore. Është kuptimi elementar i njohjes së saj, ai momenti kur njeriut i troket zemra në dashuri dhe ai e kupton që ja, kjo është dashuria! Pastaj është ajo loja e mrekullueshme e shpresës së saj, loja e dashurisë ndër variacionet e milionët. Hafizi me radhë i ka shpalosur shtresat e kuptimit të fshehtë dhe i ka vendosur në kuptime fjalësh, figurash a simbolesh, në poezinë e vet. Ka kënduar me dhjetëra poezi, në të cilat shihet gëzimi dhe kënaqësia me bukurinë e natyrës, e cila është plotësisht dhe në esencë e gjallë në të gjitha format e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ROBËRIMI PREJ DASHURISË Empty
MesazhTitulli: Re: ROBËRIMI PREJ DASHURISË   ROBËRIMI PREJ DASHURISË I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:44 am

ÇKA ËSHTË RRËNJA
Çka
Është
Rrënja e gjithë këtyre
Fjalëve?
Një gjë: Dashuria.
Po unë dashuroj aq thellë
aq ëmbël ajo kërkon të
shprehë vetveten me aromë,
tinguj, ngjyra që kurrë më
përpara nuk kanë
Ekzistuar.
I ka kënduar sjelljes fisnike ndaj të dashurës, të cilën e ka dashuruar nëpër gjithë romantizmin e ndjenjave; këngët e tij e pikturojnë atë imazh të gjakimit të vajzës që është e paarritshme, dashurinë për gruan e dashur, për fëmijët... por edhe vdekja dhe humbja janë aty, vdekja e gruas dhe e të birit dhe vetmia e dhembja që ka shkaktuar vdekja e tyre. Nëpër të gjitha Hafizi ka ditur ta ndërtoj fillin e adhurimit të tij ndaj Zotit, fill që ka shkuar nëpër dashurinë e tij të pakufishme ndaj gjërave njerëzore, ndaj gjërave të natyrës, ndaj çdo gjëje në përgjithësi. Nëpër të gjitha ai ka parë qenien e Zotit që rri thellë në esencën e tyre, ashtu siç rri kuptimi i thellë dhe i fshehtë i poezisë së tij thellë në shtresat kuptimore të Gazeles së thjeshtë. Në fund të fundit shumica e njerëzve që e kanë lexuar e recituar poezinë e Hafizit as që e kanë ditur që ai është një dervish sufi, një mistik, një mësues dhe mjeshtër perfekt. Mësuesi i tij, Muhamed Attari, gjithashtu në jetë ka qenë një njeri i thjeshtë dhe i zakonshëm që është takuar me nxënësit e vet në mënyrë të fshehtë, sekrete. Vetë Hafizi nuk e ka zbuluar lidhjen e tij shpirtërore me të derisa Attari ka vdekur. Dhe paradoksi është fantastik, sepse Hafizi tërë jetën e tij në të vërtetë ka qenë nxënës i Muhamed Attarit,kurse në anën tjetër ai ka qenë poet i famshëm, poet i oborrit, ka qenë profesor universiteti dhe ka pasur mijëra nxënës të vet, mirëpo ka vazhduar të marrë mësime spirituale nga mësuesi i vet pothuajse deri në moshën e shtyrë. Rendi i sufive, në fakt, tërë kohës ka qenë në kufi të herezisë dhe shpesh i ndjekur. Tradicionalistët e kanë konsideruar si blasfemi mësimin spiritual të sufive. Nën këtë kërcënim të vazhdueshëm poezia e sufive ka zgjedhur me kujdes dhe ka krijuar vlerat e veta të fshehta të ndërtuara me figura e simbole. Fjalët aty kanë fituar kuptime plotësuese dhe gjithmonë kanë shprehur ambiguitete. Kjo rrugë e gjuhës simbolike e poezisë së dashurisë, në poezinë e sufive është zhvilluar për shekuj me radhë dhe mund të thuhet që në poezinë e Hafizit ajo ka njohur shkallën kulmore të atij zhvillimi: Hafizi përmes poezisë së vet flet në të vërtetë me Zotin.Poezia e tij menjëherë ka fituar interpretime të ndryshme, qysh me të gjallë të tij, dhe ka vazhduar të fitojë kuptime të reja deri në ditët tona:

OQEANI FLUTURUES BLU
Dielli është
Oqean Blu fluturues
Yjet janë peshq

notojnë
Planetët janë balena
të bardha
Unë nganjëherë mbyll rrugën tutje
edhe dielli
dhe të gjitha
dritat përgjithmonë e kanë shkrirë vetveten
Në zemrën time dhe përmbi
Timen lëkurë.
Vetëm një rregull ka aty
Në këtë Shesh të Egër lojërash
Çdo shenjë që ka parë Hafizi ndonjëherë
Lexohet njësoj
Ato të gjitha thonë:
“ Gëzohu, i dashur, i dashur bëj qejf,
Në hyjnoren lojë.”

MesazhTitulli: Re: ROBËRIMI PREJ DASHURISË   ROBËRIMI PREJ DASHURISË I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:45 am

Poezia shpërndan tonet e gëzuara e ngjyrat e ndritshme të shkëlqimit të diellit; një përzierje xixëllimash të së artës dhe e blusë së mrekullueshme. Është poezi e një gëzimi elementar, të natyrshëm, njerëzor. Janë krijesat e mrekullueshme të detit që shtrijnë metaforat në kuptimet njerëzore mbi gjallërinë, jetën, besimin e patundur në Zotin! Njeriu është i vendosur në qendër të kësaj hapësire të gjithmonshme. Mjafton një mbyllje qepallash dhe gjithë kjo botë e mrekullisë merr fund Por kjo mbylljes sysh është e pamundur për një kohë më të gjatë se aty fshihet Dashuria. Është gjithë ajo lëvizje, vërtitje, fluturim nëpër hapësirën e paanë të universit të Natyrës dhe të dashurisë. Por, të jetë vërtetë vetëm një poezi çfarë e përshkruam? Të jetë ky kuptimi i vërtetet i kësaj poezie? Por a nuk është po kjo poezi që flet me gjuhën e ritmit muzikor e ngjyrat kaq të gëzuara për të mrekulluarit me Krijuesin dhe Krijimin e tij?Ai Diell Blu që i jep jetë kozmosit me ngrohtësinë e vet, mund të jetë simbol i Krijuesit! Po ajo dashuri që rrjedh nga loja hyjnore? Është dashuri e thjeshtë njerëzore, apo më tepër, një Dashuri e fshehtësisë së sufizmit, në simbol i ri për Allahun!? Poezia e Hafizit shtrihet midis ambiguiteteve të tilla kuptimore që shpalos mësimi i sufinjve. Hafizi ka qenë mjeshtër perfekt, bota e spiritualitetit ka qenë një kopsht nëpër të cilin ka shëtitur ai pothuajse gjithë jetën. Në lidhje me hyrjen në këtë kopsht të spiritualitetit, me Hafizin është e lidhur një legjendë fantastike, njëra nga më të jashtëzakonshmet në gjithë historinë e legjendave mbi poetët! Ajo femra e bukur, të cilën befasisht e ka parë Hafizi, i ka zgjuar atij dashurinë e fuqishme thellë në zemër. Ajo femër ka qenë ideal i bukurisë njerëzore dhe poeti i ka kënduar këtij ideali këngë të mrekullueshme të cilat i ka shpërndarë nëpër qytet dhe të cilat njerëzit i kanë pranuar me zemërgjerësi dhe dashuri. Ato kanë qenë shprehje e gjakimit të tij, e mallit të dashurisë, kanë qenë oda të mrekullueshme kushtuar bukurisë së saj, bukurisë së femrës. Mirëpo, kjo bukuri ka qenë e paarritshme për poetin. Famën e ka arritur, poezitë e tij kanë qarkulluar nëpër qytet, mirëpo porta e dashurisë ka qëndruar e mbyllur dhe ai, poeti, Hafizi, i dëshpëruar ka vendosur të shkojë në rrethinë të qytetit dhe atje të qëndrojë vigjilje për dyzet ditë te varri i një të shenjti. Ky është çmimi për rrugën spirituale, në të cilën ai shpresonte të gjente dashurinë që ishte e paarritshme. Për dyzet ditë me radhë Hafizi ditën ka punuar, kurse natën ka vigjiluar te varri i shenjtit dhe ka shpresuar që si shpërblim do t‟i realizohet dëshira e zemrës: dashuria e vajzës së dashur, të cilën e kish parë atë ditë kur po shpërndante bukën. Kjo dashuri e mban atë aty dyzet net. Në mëngjes të natës së dyzet përpara Hafizit arrin vetë krye engjëlli Xhibril dhe kërkon nga Hafizi që ta shfaqë dëshirën. Hafizi, që kurrë
nuk kish parë një bukuri të tillë, ka menduar: “Nëse ky është kaq i bukur, sa i bukur duhet të jetë Allahu!? Nga shkëlqimi i engjëllit Hafizi ka harruar të gjitha dëshirat, ka mbetur pa gojë dhe vetëm ka thënë: “Unë e dëshiroj Zotin!” Engjëlli Xhibril e ka drejtuar te mësuesi që ka jetuar në Shiraz, që t‟i shërbejë atij mësuesi me gjithë qenien e vet. Kështu Hafizi do të lidhet me Muhammad Attarin, një nga ata njerëzit që nuk dihet me çka merreshin: kimist, parfumer, mjek, njeri që e di fshehtësinë e barnave, fshehtësinë e shpirtit, alkimist, ose thjesht njeri i Zotit? Mësuesi i Hafizit kishte një dyqan të vogël barnash dhe bënte një jetë të tërhequr dhe modeste publike. Hafizi e vizitonte mësuesin çdo ditë. Midis tyre kishte biseda, lexim poezish, ndejë, shëtitje nëpër kopsht, bredhje nëpër kopshtet e Shirazit; kryesorja ashtu pahetueshëm ky njeri ia kishte hapur Hafizit vizionin e një jete shpirtërore, ia kishte zgjuar e mprehur ndjenjën për bukurinë e jetës së tillë çfarë ishte, ia kishte zbuluar harmoninë e jetës njerëzore dhe universin. Attari kërkonte një poezi në ditë dhe Hafizi do t‟i shkruajë ato për shumë vjet. Mendohet që raporti i Hafizit ndaj mësuesit nuk ka qenë gjithmonë kështu harmonik dhe se midis tyre shpesh janë shkaktuar ndeshje, të cilat përfundimisht kanë përfunduar me zhbërjen e pakuptueshme të egos së poetit. Rreth dyzet vjet më vonë Hafizi ende nxënës i Mohamed Attarit do t‟i thotë mësuesit: „Shiko, jam plak, gruaja dhe djali më kane vdekur moti! Çka fitova unë që të shërbeva kështu për shumë vite?!‟ dhe mësuesi do t‟ i përgjigjet: “Bëhu i kujdesshëm dhe një ditë do ta kuptosh”. I dëshpëruar, Hafizi vendos të ndërmarrë një tjetër vigjilje te varri i shenjtit dhe në agimin e dyzetë, kur para tij zbret shkëlqimtar Xhibrili, Hafizi e kupton që gjatë atyre dyzet netëve të gjitha dëshirat i janë shuar pa kthim. Ishte pa asnjë dëshirë. Dëshiroj t‟i shërbej mësuesit tim, ka thënë Hafizi dhe është kthyer te mësuesi. Attari e ka pritur në derë të shtëpisë. Pasi janë përqafuar ngrohtësisht, Attari ka hapur një shishe verë të vjetër dhe janë ulur e kanë pirë bashkë dhe nën ndikimin e atij lëngu Hafizi e ka hapur zemrën dhe e ka kuptuar se si pakthyeshëm po shkrihej në Zotin.
Shkalla e dytë e lartësimit shpirtëror ishte miqësia me mësuesin dhe mësimi i dashurisë. Kryeengjëlli Xhibril në shkëlqimin e tij hyjnor është rrafshi tjetër më i lartë i thellimit të tij në dijet spirituale. Deri këtu kish arritur për dyzet vjet. Periudha e parë mendohet të ketë zgjatur deri në moshën njëzetenjëvjeçare. Për dyzet vjet dinamika e dashurisë e ka konsumuar gjithë shpirtin e tij dhe ai e ka kuptuar që më nuk ka asnjë dëshirë pos Zotit. Individi përfundimisht nuk mund ta mbisundojë dashurinë, por kultivimi i dashurisë për dyzet vjet ka treguar që ai individ është vetëm si gastarja që e mban atë lëng të mrekullueshëm brenda. Kështu përfundimisht, në aktin e fundit, në kthimin aty ku ka nisur rrethi i tij i hyrjes në rrugën drejt unjisimit me Zotin, ajo rrugë edhe përfundon. Ai tashmë ishte i barabartë me mësuesin dhe ai është i lirë të bartë përvojën e tij te të tjerët, në rrethin e ri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

ROBËRIMI PREJ DASHURISË Empty
MesazhTitulli: Re: ROBËRIMI PREJ DASHURISË   ROBËRIMI PREJ DASHURISË I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:45 am

PERFEKSIONI
Unë e dëgjova zërin
E çdo krijese dhe bime
Çdo fjalë, dhe diellin dhe galaksinë –
Duke kënduar
Emrin e Dashnorit!
Hafizi ka pasur sens të veçantë për gjuhën,disa e quajnë dhunti natyrore. Çdo fjalë e tij vetvetiu është radhitur në vargje poezie. Ai ka qenë poet i lindur,një gjeni i poezisë,dhe ai nuk e ka kërkuar shprehjen, fjalën, vargun, formën, të gjitha e kanë kërkuar atë, kanë rrjedhur natyrshëm në ligjërimin e tij. Ndjeshmëria e tij ndaj saj ka qenë e pakufishme. Ashtu siç ka qenë i natyrshëm dhe i pakufishëm besimi i tij: Hafizi i ka kënduar gjithë jetën dashurisë ndaj Zotit dhe pasi që ai e ka parë atë, Allahun, nëpër të gjitha gjërat,ka ndërtuar emra të panumërt për të Shumëmëshirshmin: Mik, Dashnor, Diell, Qiell, Oqean, Baba, Nënë, Infinit, Gjysh i ëmbël, Tregtar fisnik, Problemzgjidhës, Valltari, Muzikë, Verë, Shoqërues i bukur... një listë emrash për të cilën studiuesit e Hafizit mendojnë që mund të kenë qenë disa qindra.Magjia e figurës së Zotit në poezinë e Hafizit ndërtohet me pak elemente,në mënyrë të thjeshtë dhe fantastikisht funksionale. Hafizi u këndon gjërave të zakonshme, të vogla, që i ndodhin njeriut gjithë ditën, mirëpo kur magjia e poezisë së tij ndërton imazhin e mrekullueshëm të miqve që argëtohen në një ndeje, befasisht “miku” i zakonshëm bëhet “Mik” me shkronjë të madhe dhe atëherë semantika e fjalës ndryshon, ky “Mik” është Qenia Supreme, Zoti dhe kuptimi i poezisë esencialisht zgjerohet... Për veten, Hafizi ka gjetur dhe zgjedhur figurën e mrekullueshme të drerit. Shumë prej njohësve të tij në atë poezi të shkurtër e të mrekullueshme shohin binjakun e tij, idealin e tij jetësor:

DRERI I EGËR
O Dre i Egër, miku im i vjetër, ku je ti sot?
Krejt të ngjashëm ne kemi bërë rrugë këtë mot.
Ne të dy, s`do jemi t‟ fundit vetmitarë të bredhjes
Nga e ardhmja dhe e kaluara të dy jemi viktima të për vjedhjes.
Pra, të përballojmë përbrenda një hetim të ri
Dhe të zbulojmë tonën më të thellën dashuri.
Përse kjo thellësi e shkretëtirës sonë të egër
S´ ofron në trollin ranor siguri dhe kënaqësi më tepër ?
Kush na shpëton ne? O dashnorë, është koha për të dijshëm,
Ju, shokë të pikëllimit të huaj e të pafuqishëm!
Jemi për një mrekulli të madhe – Mbreti duhet të arrijë!
Mëshira e tij këtë udhëtim ta përfundojë do të dijë...
Besimtarët koha i bënë të dukshëm;
Qëndro mik, dëgjo tregimin për udhëtimin e këtushëm.
Kjo është poezia mbi kafshën e shenjtë që bredh nëpër shkretëtirën e viseve të egra të botës.Ajo është aq e lakmueshme dhe ndjeshme sa bredh përherë e rrezikuar dhe e pambrojtur. Bukuria e drerit është njëkohësisht fatkeqësia e tij. Pas tij vrapojnë gjahtarët dhe qentë, kafshët e rrezikshme të shkretëtirës, luanët e tigrat. Ky është realiteti i hidhur jetësor në të cilin jeton dreri (njeriu). Hafizi ka ndërtuar sistemin e paralelizmave figurative me drerin mbi fjalët që simbolizojnë kuptime më të thella të jetës. Dreri i Egër është simboli njeriut të lirë, të lindur i lirë në këtë botë dhe lidhja e tij e vetme është me Krijuesin.Nocioni qendror i poezisë mbështetet mbi simbolin e “bredhjes”. Në këtë botë jeta e njeriut është një bredhje larg prej Krijuesit të tij. Jeta kalon në gjakim për ta gjetur rrugën e rikthimit tek Ai. Hafizi ka bredhur e bredhur duke e kërkuar atë rrugë, e cila e shpie në Unitet me Krijuesin, tek Ai, në gjirin e Tij. Bredhja është pjesë esenciale e kuptimit jetësor për një dervish, për sufitë në përgjithësi. Duhet ta ketë shkruar këtë poemë në vitet e fundit të jetës, pse jo në vitin e mbrëmë ndoshta? Në fund të rrugës, nëpër shkretëtirën e botës, të cilin e ka bredhur me “ankime e dëshirime”, siç do të thoshte poeti ynë, Naim Frashëri. Jeta është vetëm bredhje dhe gjakim për t`u rikthyer në gjirin e Krijuesit. Miqësia ndoshta është një shkallë e vetme, një hap drejt atij qëllimi. Dashuria është rruga e gjatë dhe e tmerrshme e vuajtjes së rikthimit. Dreri që përfundon rrugëtimin pas bredhjeve të gjata sa jeta e tij është figura që e përfundon pikturën e madhe e të gjerë të jetës njerëzore, që është kalimtare. Natyra e jetës kështu zë përfundimisht vend në kalimin ndërmjet lindjes dhe vdekjes. Në këtë bredhje të gjallë nëpër kuptimin e jetës një Dre i Egër mbështetet krejtësisht ndër shqisat e veta. Çdo takim i tij me jetën dhe me botën kapërcen përmes atyre shqisave dhe bëhet pjesë e përvojës së tij jetësore: shqisat kështu shfaqen si pjesë e shpirtit: syri ia tregon rrugën e lidhjes me bukurinë e të dashurit; veshi e lidh me mrekullinë e muzikës së kozmosit dhe me atë hyjnore, gjuha e lidhë me shijen e ëmbël të verës, e cila në konceptin poetik dhe mistik të Hafizit përbën lëngun jetësor, fluiditetin shpirtëror të njeriut, idenë e besimit njerëzor në Zotin. Lëkura kthehet në senzor të pakufijshm të ndjenjës që del nga prekja senzuale e dashurisë, kurse shqisa e nuhatjes është figura e mrekullueshme e pranimit, e hapjes së mundësisë ndaj helmimit me aromat dehëse të dashurisë, simbol i së cilës është misku, parfumi që për shekuj e shekuj arrin nga viset e lindjes dhe mrekullon njerëzit me aromën e njohur. Dreri i Egër shfaqet si dubler,binjaku fizik dhe shpirtëror i Hafizit,aq sa ai do ta quajë ham nafas.Alegoria shtrihet në të gjitha kuptimet e jetës të çmuara nga poeti: në fushën e poezisë, të kuptimeve të thella të besimit e të misticizmit sufi, të jetës e të vdekjes. Poeti është identifikuar me Drerin e Egër. Portreti i tij dhe i drerit janë unikë, të njëjtë, të njëjta janë botët e tyre të imagjinatës, të njëjtat janë ndjenjat...Mund të jenë disa gjurmë të një ndikimi të panteizmit mbi poetikën dhe filozofinë e poetit, të cilat mund të vërehen edhe ndër pjesë të tjera të poezisë së Hafizit...Hafizi është poet që befason se ai vazhdimisht dhe secilën herë hap një humnerë nën sipërfaqen e brishtë, të bukur dhe të ndjeshme të poezisë së vet.Nën atë sipërfaqe të mrekullueshme, si cipë akulli e hollë, shtrihet thellësia e ujërave, e Oqeanit, bluja e sipërfaqes dhe e errëta e thellësive shtrihet tutje.
Unë pashë
duke u përtërirë hëna
në fushën e blertë të qiellit
M`u kujtua koha e të korrave të fareve të mia
të shkruara rishtas...
Shava fatin:
ti shkon për të fjetur dhe humb lindiellin!
Fati qe përgjigjur:
Mos grind!
Dielli lind prapë anë e përtej...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

ROBËRIMI PREJ DASHURISË Empty
MesazhTitulli: Re: ROBËRIMI PREJ DASHURISË   ROBËRIMI PREJ DASHURISË I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ROBËRIMI PREJ DASHURISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Magjia e përfitimit të dashurisë
» 8 prej zbulimeve më të mëdha të 2012
» Largimi i xhinëve prej shtëpive të banuara
» Shenjat prej te cilave njihet sihrbazi (magjistari)
» FATKEQËSITË, SHKAQET, PSE NDODHIN DHE SI TË SHPËTOJMË PREJ TYRE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: