PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Xhelaluddin er-Rumi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:06 am

Xhelaluddin er-Rumi (604/1207-672/1273)-Është poeti më i madh mistik i islamit,por mund të thuhet pa frikë se e teprojmë se është më i madhi në kuadër të literatuarës mistike në përgjithësi. Ka pasur mistik si në Lindje ashtu edhe në Perendim përvojat e të cilëve në mbretërinë e shpirtit mund të jenë të barabarta me pëecepcionet e Rumiut, mirëpo ana e tyre emocionale intuitive nuk mund të krahason me ato të tij. Thjeshtësia, domosdoja e Rumiut bazohet në unitetin e posaçëm të mendjes dhe përvojës së thellë religjioze.Bota muslimane e ka nderuar me titullin Mevlevi, Manevi(doktor i domethënieve), pra dijetar religjioz,i cili është aftësuar për filozofim,ose ai që mund të depërtojë në domethënien e fenomenëve fizike e shpirtërore, duke eliminuar pa vështirësi velin fanitjes në mënyrë që të shihet realiteti jashtë tyre.

Në dialektikë është krahas Sokratit dhe Platonit,mirëpo është gjithnjë i vetëdijshëm për faktin që logjika është një kompensim për jetë.Ka trashëguar një begati shumë të madhe dhe të shumëllojshme intelektuale dhe shpirtërore.E kishte kuptuar racionalizmin helen duke ndarë kokrrat nga pluhuri,farën nga lëvorja. Si musliman ka qenë pasardhës i begatisë shpirtërore që i është dhënë njerëzimit përmes linjës madhështore të profetëve të shquar,prej Ibrahimit a.s.,deri te Profeti Muhammed a.s..Tek ai hasim etikën e fuqishmen të profetëve izraelitë,qëndrimin dinamik islam mbi jetën dhe dashurinë gjithëpërfshirëse të Isait a.s.

Magnum opus e ka quajtur Methevi-në(Punëtoria e unitetit) etij,në të cilën dallimet e jetës janë harmonizuar,ndërsa divergjencat evidente janë tejkaluar me bashkime kreative.Asgjë njerëzore dhe hyjnore nuk ka qenë e huaj për të.Ai gjerësish e komenton fuqishëm dhe bindshëm tezat burimore të islamit,p.sh.,unitetin e domosdoshëm të të gjitha religjioneve,përkundër dogmave kundërshtuese që i kanë formuluara disa teologji të tkurrura.T

hellësitë e shpirtit të tij kanë qenë të hapuara për të gjitha drejtimet;me besim dhe praktikë muslimane,ai është neokomformist temperament,ngase realizon një natyrë sekondare të formës në krahasim me shpirtin.Ai është protestant i protestantëve i cili nuk lodhet kur duke shprehur teza e veta që në mbretërinë e shpirtit autoriteti pa konfirmim personal është i pa dobishëm. Bindjen në besimin e realitetit të jashtëzakonshëm dhe të pa argumentuar e mohon preras. Për te Zoti është realitet të cilin duhet shijuar dhe kuptuar si diç më reale se objektet e përvojës konkrete.

Më tej,raporti i njeriut ndaj Zotit nuk është diç e thjeshtë që duhet të racionalizohet dhe modelohet në dogmë dhe kjo është diç që duhet të realizohet në thellësinë e qenies ku njerëzorja bën harmoni me Hyjnoren,ku e fundmja përfshihet nga e pafundmja.

Është e pamundur të vihet ndonjë etikë te një gjeni si ai;gjatë jetës së tij opozita e vrazhdë ka qenë tejet skeptike ndaj bindjeve të tij,ndërsa disa praktika të tij janë cilësuar si risi dhe devijim. Ekziston një material i bollshëm lidhur me bindjer e tij.si dhe deklarata të cilat e akuzojnë si heretik para gjygjit të inkuizicionit.Biografët e tij citojnë një ngjarje e cila hedhë dritë në zemërgjersin e tij. Tregohet se kreu i teologëve(ulemas) kishte planifikuar ta diskreditonte duke e angazhuar në një kontraverzë në mënyrë që ai ta shprehë herezinë e tij.

Që në filim,nga Rumiu ësht[ë kërkuar të deklarohet cilit prej shtatëdhjetë e dy sektetve(72) i përket; Rumiu dha një përgjigje krejtësisht të papritur – që beson në të gjitha,sepse “ka vërtetësi në të gjitha seketet që tepërohet dhe shtrembërohet nga kopetë e ihttarëve fanatik dhe të verbër”. Teologu ishte në zgrips,duke mos ditur si t’i kundërvihet njeriut i cili ka qëndrim aq të papërcaktuar. I zemëruar nga kjo përgjigje befasuese,teologu i tërbuar deklaron që kjo ishte shenjë se ai është heretik dhe ateist. Përgjigjja që pasoi e shqetësoi edhe më tepër teologun: Rumiu deklaroi se e pranon mandje edhe këtë gjykim për vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:07 am

Tani të fillojmë me një pasqyrë të shkrutër biografike të këtij gjeniu,që të përcaktojmë bazën e tij dhe ndikimet që e kanë formësuar.Rumiu u lind në vitin 604/1207,gjatë kohës së sundimt të Muhammed Haverizmi Shahut perendoria e të cilit shtrihej prej Uralit derin në gjirin Persik dhe prej Eufratit deri në Indi.Familja e tij në këtë vend ishte e vendosur me gjenerata të tërq.Meqë Belhi ndodhej në territorin e Persisë,kurse Rumiu shkruante në gjuhën persishte,dijetarët bashkohorë iranianë konsiderojnë që i përket kombësisë së tyre.Turqit,ndërkaq,e konsiderojnë të tyre, sepse që në rinin e tij të hershme,familja e tij ishte shpërngulur në Anadolli; mirëpo meqë Anadoliia më herët është quajtur Rumi,që do të thotë Romak.Arabët do të mund ta quanin Arab,ngase në maje të pemës së tij gjenealogjike e gjejmë halifin e parë të muslimanëve Ebu Bekrin.Shpirti i Rumiut,këtij mistiku univerzal,pa dyshim qeshet me të gjitha këto përvetësime;në njërën nga poezitë e tij ai deklaron që qielli është atdheu i tij i vërtetë në të cilën lutet të kthehet.Në një poezi tjetër të tij nga ihtharët e vet mysliman atë që e kërkon prej vetes:”Siç nuk është atdheu im Horasani as ndonjë vend tjetër në Lindje apo Perendim,sipas besimit nuk jam Hebrej,as zoroastrian, mandje as edhe musliman, ashtu siç kuptohet përgjithësishtë ky nocion.”

Ndër pararendësit e tij hasim emra të shquar – të njohur jo vetëm për nga dituria dhe shenjtëria, por edhe për nga qëndrimi laik.Nga nëna ai është nip i monarkut të madhë Muhammed Haverizmi Shahut,bijën e të cilit e kishte martuar Hyejn Balhi, gjyshi i Rumiut. Vetë babai i Rumiut, Behauddin, ka qenë i shquar për nga dituria dhe devtshmëria.Prej mëngjesit deri në mbrëmje studionte diturit fetare si dhe mistikën dhe mbante ligjërata të hënave dhe të premteve para një mori njerëzvr. Njerëzit e zakonshëm,si dhe dijetarët, aristokratët dhe pjestarët e familjes mbretërore vinin për ta ndëgjuar.Vetë monarku e çmonte shumë imam Faruddin er-Raziun,komentuesin e kur’anit dhe njërin pej dialektikëve të shquar,ndërsa herë pas here shkonte edhe vet me te për ta ndëgjuar Behauddin. Për Raziun flitej se ishte i ushqyer me dialektikën grekr dhe se përpiqej të argumentontet vërtetsitë fetare me logjikë. Kur e vërente Raziun në mesin e dëgjuesve Behauddin e shprehte mllefin e tij ndaj helenizimit të islamit,mirëpo prania e monarkut dhe fama e ligjëruesit nuk e lejonin të mbrohej, Rumiu si i ri padyshim i kishte dëgjuar këto akuza nga goja e babit të vet.Në veprën Methnevi,kur Rumiu ngrehë çomangen në emër të përvojës personale kundër filisteizmit logjik,ai e veçon Raziun si përfaqësues të shtresës së njerëzve të cilët kanë hyrë në sferën e së vërtetës fetare me këmbë të drunjta të argumentimit të thjeshtë logjik:”Sikur dialektika të mundej vetë të zbuloj fshehtësitë e shpirtit,Raziu me siguri do t’i arrinte;mirëpo këmbët e dialektiëve janë të drunjta,kurse këmët e drunjta janë jo stabile.”

Thuhet që Raziu ka qenë aq xheloz ndaj popullaritetit dhe famës së Behauddinit sa e kishte nxitur monarkun kundër tij duke pohuar se nëse do t’i lejonte të zhvilloj në fund do ta arrinte dhe rrezikonte pushtetin e vet sovranit. Udhëheqësit autokratik në krishterizëm, si dhe në mbretëritë islame,shumë shpesh kanë shprehur xhelozi dhe lakmi ndaj udhëheqësve fetarë.Prandaj nuk është për tu habitur që edhe Haverizmi Shahu filloi të frikohet nga ndikim dhe fama në rritje t[ Behaudinit, ndërsa frikën e tij e shtonin rivalët e Behauddinit.Është fare e mundshme që Behauddini ta ketë braktisur Belhin bashkë me gjithë familjen pikërisht për ti ikur ndonjë rreziku.

Mirëpo ekziston edhe një version tjetër lidhur me emigracionin e tij;vetëm pak pas braktisjes së Belhit invazioni tatar e kishte përfshirë mbretërinë e Haverimi Shahut; është e mundur që Behauddin shih për këtë ka vendosur të kalojë në një vend më të sigurtë.Vendqëndrimi i parë ishte Nishapuri,pastaj Bagdadi, ku Behauddini vendosi të jetoj ngase qyteti ishte qendër e kulturës islame.Në Kaikubadit nga Rume; me të kthyer në Anadolli anëtarët e tij,të impresionuar nga ligjëratat dhe deklaratat e Behauddinit,e informuan sulltanin për madhështinë intelektuale të tij,anadj ky kërkoi që Behuddini të vendosej në mbretërinë e tij.Udhëtoi prej Bagdadi në Hixhaz dhe,duke kaluar Sirinë qëndroi afër një vjet në qytetin Akue, pastaj shtaë vjet në Laranda në Zinxhan.Këtu djali i tij i famshëm Rumiu,në vitin 662/1263 u martua dhe pas një viti i lindi djali,Sulltan Velidi.Sulltani e ftoi që me familje të vendoset në Konja,kryeqendrën e mbretërisë.Sulltani me suitë e priti në hyrje të qytetit dhe,kur arritën te muret e qytetit,zbriti nga kali në mënyrë që dijetarin e famshëm ta shoqërojë në këmbë.Familja e Behauddinit u vendos në godinën e pallatit mbretëror ku vizitohej shpesh nga sulltani.

Nga situata familjare,siç u theksua më sipër, Rumiu është rritur në atmosferën ku çështjet fetare shqyrtoheshin në mënyrë kontraverze dhe me entuziazëm të madhë, andaj është për tu pritur që Rumiu mësoi nga babai dhe dijetaërt e shquar që e rrethonin.Me i njohuri prej tyre ishte Burhanuddin Muhakik,titull i cili fletë qartë që është marur me hulumtime individuale(tahkik). Dhe pikërisht këtij mësuesit babai i Rumiut ia kishte besuar arsimimin e birit të talentuar i cili e kishte frymëzuar me kuptim për përsiatje individuale.Shkollimi i Rumiut vazhdoi edhe pas vdekjes së babait dhe e shohim në moshën njëzet e psë vjeqare duke shtegtuar i etshëm për dituri nepër qendrat e mëdha të shkencës,Damasku dhe Halepi.

Një kohë Rumiu ka jetuar në shkollën Heleria,të cilën e drejtoni mësuesit njëri prej të cilëve ishte Kemaludin bin Adim Halebi,autori i historisë së Halepit,një fragment i cilës është publikuar edhe në Evropë.Shkollimi i Rumiut përfshinte një program të tërë; komentimin e Kur’anit,hadithin, jurisprudencën(fikh),gjuhën arabe dhe letërsinë. Methenevi i tij dëshmon qartë diturinë e tij të gjerë. Për shkak të edukimit të tillë intelktual dhe akademik misticizmi i tij nuk ka qenë vetëm emocional. Në çdo hap e shohim duke intelktualizuar përvojën e tij mbi racionale shpirtërore.Në shkollën e Damaskut i kaloi shtatë vjet ku e shohim terësisht të angazhuar në punët akademike,mandje edhe në moshën dyzetë vjeqare.Në Shtetin e Platonit, Sokrati propozon një proces njësoj të gjatë të arsimimit për ata që duhet të bëhen filozofë – drejtues të shtetit ideal.

Ndonëse është konfirmuar Menakibul – arifin se pas vdekje së babait të Rumiut mësuesi dhe tutori i tij Burhanuddin e ka futur nxënësin e vet hollësisht në shkencat bashëkohore,ndërsa pastaj e ka inkuaduadruar në rrjedhën e gjatë të praktikës mistike e cila ka zgjatur nëntë vjet,megjithatë nuk mund ta hasim asnjë fryt të këytre përvojave shpirtërore në jetën e Rumiut para takimit misterioz me Shemsi Tebrizin.Tashti Rumiu angazhohet në përshtatjen e teologjisë ligjërimit,siç bënin mësuesit fetar zakonisht atëbotë.Zgjedhja e tij ose fetva kërkohej dhe citohej në lidhje me çështje të ndryshme religjioze për çka ishtet autoritet.I largohej muzikës siç bënin edhe teologët puritan të kësaj kohe.S’ka dyshim që takimi me Shemsin është moment kurcial në jetën e tij.Për atë ç’kishte ndodhur gjatë takimit të parë të Shemsit dhe Rumiut ekzistojnë shumë legjenda.

Sipas njërës,Rumiu kishte qenë duke ligjëruar i rrethuar me libra dhe nxënës,kur kishte arritur Shemsi dhe befas kishte pyetur: “Për çka bëjnë fjalë këto libra?” Me gjasë,duke menduar se ishte njeri i paarsimuar,Rumiu u përgjigj se ai që pyet nuk do të mund të dinte çka përmbajnë ato nëse nuk i ka mësuar deri tani.Në atë çast e mori flaka një grubull librash.I zemëruar,Rumiu e pyeti ç’do të thonte ky fenomen i çuditshëm.Ndërsa Shemsi u përgjigj:”Kjo është ajo që ti nuk e kupton.”

Versioni i dytë i legjendës fletë që Shemsi i kishte hedhur librat në një pus me ujë dhe kur Rumiu ishte zemëruar ky i kishte nxjerrë krejtësisht të thara.Shkrimitari i shquar i njohur bashkëkohorë i librit për Rumiun,Shibli pa dyshim ka pasur të drejtë në vlerësimin që këto legjenda nuk janë bazuar në fakte,sepse Sipah Salar,i cili kishte kaluar dyzetë vjet lidhje të ngushtë me Rumiun bëm fjalë për takimin me Shemsin në një tregim fare të thjeshtë,pazbukurime me legjenda.Sikur të kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme,ky mik dhe ithtarë pa dyshim nuk do ta kishte lënë pa e theksuar.

Ai deklaron se Shemsi ishte arsimuar në Tebriz,pastaj ishte nxënës i Baba Kemaluddin Xhundit i cili e kishte futur në mënyrën mistike të jetuarit.Shetgtonte prej një vendi në vendin tjetër duke jetuar në karvan saraje duke punuar shoka (lidhëse për mjedis) dhe duke jetuar prej tyre.Ishte në sarajet e Konjas kur Rumiu kishte ardhur ta vizitonte.Ndikimi i këtij mistiku te Rumiu ka qenë i thellë dhe i vazhdueshëm:Sipah Salari deklaron se të dytë ishin mbyllur në dhomën e Salahuddin Zarkubit,ku mund të hynte vetëm vetë Zarkubi.Rumiu e braktisi mësimin dhe ligjerata për të kaluar ditë dhe net në shoqëri me Shemsin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:08 am

Flitej që magjistari i shquar e kishte magjepsur fetarin e madhë.Bijtë dhe nxënësit e Rumiut u ngritën kundër Shemsit të cilin e konsideronin lo-lo dhe magjistar.Duke parë rrethanant Shemsi befas largohet nga Konja duke mos lënë as gjurmë as lajm nga kishte shkuar.Pas një kohe të gjatë, Shemsi i kishte shkruar Rumiut nga Damasku.Kjo letër sërish e ndezi zjarrin në shpirtin e Rumiut. Nga pikëllimi për mikun.Rumiu këndoi vargjet vijues:
“Isha borë dhe rrezet tua më çkrinë
Toka më piu,;si avull u ngrita te Dielli.”

Ndërkohë nxënësit e tij zemrërimi i të cilëve e kishte dëbuar Shemsin,ishin penduar për shkak të sjelles së tyre.Biri i Rumiut,Sulltan Veledi,në Methnevi-në e tij e përmend këtë ngjarje të pakëndshme, duke shtuar që babai e kishte dërguar në Damask bashk me disa nxënës të tjerë që ta bindin Shemsin të kthehet në Konja. Letra e Rumiut në vargje ndodhet në Methnevi-në e Sulltan Veledit dhe ajo tregon qartë keqardhjen e thellë të Rumiut pas ndarjes nga prijësi shpirtëror dhe sa shumë e çmonte atë.

Shemsi iu bashkua këtij delegacioni dhe u kthye në Konja,ku u prit me nderime të mëdha nga ana e Rumiut dhe nxënësve të tij.Me gjasë Shemsi kishte qëllim të qëndronte këtu dhe ta zbuste dyshimin e nxënësve të Rumiut duke u martuar me shërbëtoren e tij Kimia.Renda e çiftit bashkëshortor ishte ngritur pikërisht përballë shtëpisë familajre të Rumiut. Mirëpo sërish ndodhi diç që e ngriti kundër Shemsit djalin e Rumiut Alauddin Shalp-in,të cilit iu bashkuan shumë të tjerë,andaj Shemsi u zhduk përgjithmonë.Biografio i besueshëm i Rumiut Sipah Salari fletë vetëm aq që Shenmsi e kishte braktisur Konjën i mllefosur dhe ndonëse Rumiu kishte dërguar njerëz që ta kërkonin në shumë vende,askush nuk e kishte gjetur.Biografët tjerë të Rumiut janë të mendimit që Shemsin e kishte vrarë ndonjëri perj nxënësve të Rumiut,ndërsa autori i veprës Nefahatul-uns e përmend emrin e djalit të Rumiut Alauddin si vrasës së tij.Vrasja ose zhdukja ka ndodhur rreth vitit 645/1247.

Është vështirë të vlerësohet mendja dhe karakteri i njeriut i cili është shfaqur prej askund dhe është zhdukur pa lënë kurrnjë gjurmë,duke ndikuar vendosmërisht tek njëri prej dijetarëve më të shquar fetar në përgjithësi.A është e mundur që njeri si Rumiu ti nënshtrohet një mashtrimi ordiner të sajuar nga një magjistar i shkathtë? Bota Rumiun e vlerson si njeri jeta fetare e të cilit është rrënjosur në përvojnën personale të cilën ka mundur ta përvetësojë prova e mendjes. Ne shohim se ai e pranon borxhin ndaj Shemsit në mijëra vargje prekës.


Shemsi e kishte takuar Rumiun si teolog akademik dhe ligjërues të zakonshëm,ndërsa përmes kontaktit personal,mbase me disa sfera të paqarta të jetës,e kishte shndërruar atë në mistik ekstatik.Prozaiku Rumi gjatë natës shndërrohet në lirik ekstatik i cili poezinë dhe muzikën fillom ta konsiderojë më të mirë se filozofinë dhe teologjinë,duke i quajtur madje mjete shprehëse të së vërtetës.Rumiu ishte i identifikuar në atë masë me Shemsin sa edhe përmbledhjen vëllimore të poezisë së tij mistike e titullon Divan-i Shems-i Tabriz.Në mijëra vargje në mirënjohje admiruese e pranon insprimin të cilën e kishte marrë nga ky udhëheqës mistik shpirtëror.

Sfera e përvojës mistike është mister i vulosur dyfish për të paditurin,mirëpo ai duhet ta pranojë dëshminë e Rumiut për të sa do subjektive dhe personale qoftë p.sh.,kur flet me bindje të pathyeshme se në shtëpinë e Zarkavit, ku ishin mbyllur mësuesi dhe nxënësi në intimën misterioze,e kishte gjetur thesarin shpirtëror me vlerë të papërshkruar dhe bukuri që s’mund të tregohet,si të formave ashtu edhe të domethënive.

Mund vetëm të thuhet që Shemsi ka pasë një fuqi jashtëzakonshme psikike,prandaj ka qenë i aftë të ndikojë në mendjen më të madhe të kohës.Opus magnum i përvojës intelektuale dhe poetike fetare paraqet një monument të poezisë mistike në të cilën dashuria e amshueshme dhe mendja kozmike,më sa duket,janë harmonizuar në mënyrë të përsosur.

Rumiu nuk kishte për qëllim as të themelojë sekt të ri,as ndonjë livizje të re. Mirëpo, ithtarët dhe nxënësit e tij e kanë formuar një grup të rëndësishëm pas vdekjes së tij,mirëpo ia dolën të zhvillojnë dhe përjetësojnë vetë,disa dispozita dhe rituale ,duke u shndërruar në një komunitet dervishësh të cilët vallëzojnë.Kësulat e lëshuara dhe çakshirët e gjëra me shumë palë u bënë veshje zyrtare të grupit i cili u quajt Mevlevi.Dervishët të cilët e synojnë ekstazën ,qëndrojnë rreth, një person ngritet dhe vallzon me gishtrinjë e një dore lëshuar poshtë gjersa tjetrën e lëvizë.

Në vallëzim nuk ka lëvizje para mbrapa, por vetëm në rreth,duke shkuar gjithnjë shpejtë e më shpejt.Nëse vallëzimi shoqërohet me muzikë,përdoren vetëm fyllat dhe daullet.Para kandidimit për antarsim, duhet ti nënshtrohej shërbimit të disiplinuar të tjerëve.Sprova fillon jo të njerëzve por të shtazëve(40 ditë),me bindje që njeriu do ti shërbej më mirë shokëve nëse mund t’i shërbej me durim shtazëve.

Pas kësaj ai pastron dyshemet e lokaleve të ihtarëve të varfër. Pasojnë format tjera të shërbimit të cilat zgjasin 40 ditë-sjellja e ujit,drurëve dhe kryerja e punëve të tjera të shtëpisë.Kjo konsiderohet si shërim kundër dashurisë së njeriut për pushtet dhe priviligjet e klasave dhe kastave.Në fund vie pastrimi simbolik – pastrim nga të gjitha shtytjet e ulëta; kandidati betohet se do të përmbahet nga të gjitha veprat e ndaluara dhe atëherë i lejohet ta veshë gunën e tarikatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:12 am

BESIMI DHE FILOZOFIA- Rumiu si filozof i religjionit qëndron shumë lartë se të gjithë mendimtarët në historinë e mendimit musliman të quajtur hukama.Ai nuk ka sajuar ndonjë shqyrtim sistematik as për filozofinë as për teologjinë,as është përpjekur të sajoj një sistem të metafizikës qoftë spekulative ose e mistike.Nuk mund të vendosim krahë përkrahë me el-Farabiun, Ibn Ruzhdin, Ibni Sinën dhe as el-Gazalin.Ai as që ka pretenduar të krahasohet me ta pos,ndoshta me Gazalin i cili kishte sprovuar vetën në sintezën monumentale të teologjisë islame dhe misticizmit duke synuar të tejkalojë humnerën midis tyre.Rumiu është pasardhës i monoteizmit etik të profetëve izraelit i cili kishte kulmuar në kohën e sundimit islam por,në momentin kur kjo trashëgimi shpirtërore kishte arritur te ai,tani më ishte plotësuar me idetë heleniste.

Mirëpo,ai thellon dhe zgjeron gjithë këtë trashëgimi;nuk i përket asnjë shkolle asnjë sekti, e pranon atë që e konsideron të vërtetë,e mohon atë që i duket e gabuar, pavarësisht sa e rendësishme qoftë kjo pikëpamje.Studimi i përkushtuar i Methenvi-së së tij e prezenton atë jo si eklektik mesatar, por si njëri me pikëpamje të caktuar për botën; është i bindur fortë në unitetin bazë të realitetit dhe shfaqjes, çdo tezë dhe antitezë zgjidhen në lëvizjen përparimtare progresive të jetës.Lidhur me dialektikët fletë me përçmim, mirëpo nuk i ikë dialektikës për ta vërtetuar tezën.

Kur e shqyrton një gjeni siç është Rumiu,njeriu është gjithnjë i vetëdijshëm për padrejtësinë që i është shkaktuar;ajo më e mira që e ka deklaruar frymon jetë, gjersa një analizë intelektuale e jetës siç mendon Gëte,është si gjethë i vjeshtës të cilin e largon druri i gjelbëruar.Gjithsesi,ndonëse kjo vdekje është inerte dhe për të gjitha nanlizat dhe teoritë intelektuale,ose të paktën disa e konfirmojnë “ndjenjë”, ne nuk mund t’i mohojmë as të parën as të dytën-ngase është fjala për dy pikëpamje të së njëjtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:12 am

NATYRA E EKZISTENCËS DHE EVOLUCIONIT – Baza e ekzistencës së përgjithshme është shpirtërorja. Nuk është lehtë të definohet domethënia e termit “shpirtëror”,posaçërisht kur është fjala për pikëpamjen e Rumiut ndaj botës.Për te baza e qenies është e ngjashme me atë që e ndjemë në vete si shpirt ose ego.Numri i pafund i ego-ve që dalin nga Ego Kozmik paraqesin tonalitetin e ekzistencës.

Madje edhe materia është shpirtëzuar.Mendimtari i cili është më i afërt i lidhur me Rumiun është Leibnizi,i cili disa shekuj pas Rumiut e kishte kuptuar ekzistencën si ego të panumërta në nivele të ndrysh,e të vetëdijes.Edhe Rumiu ,si Leibnizi beson se Zoti është një monadë universale kozmike. Nuk ekziston materia pa jetë,edhe materia është e gjallë, ndonëse në një nivel më të ulët si qeniet – “toka dhe uji,zjarri dhe ajri janë të gjallë në sytë e Zotit, ndonëse para nesh paraqiten si të vdekur”.

Në tërë filozofinë spekulative pikënisje është postulati i paargumentuar,kështu është edhe në rastin e sistemit të Rumiut.Duke e konsideruar ekzistencën si shpirtërore në procesin e krijimit,ai niset nga bindja në evolucionin retrograd(prapambetje).Nuk ka koment të kënaqshëm i cili do të zgjidhte përse Shpirti i pafund,vetekzistues, vetmjaftues duhet të fillojë lëshimin e egos deri në nivelin më të ultë të vetëdijes dhe djenjës.

Judaizmi,krishterimi dhe isalmi e kanë futur fenë në kreacionin ex nihilo si akt i vullnetshëm i Krijuesit në një moment të caktuar kohor.Sipas mendimit të Rumiut nuk ka kreacoin në kohë,ngase edhe vetë koha është e krijuar,ajo është kategori e vetëdijes mistike,në anën tjetër,depërton në bazën shpirtërore të qenjës kurse realitetin e pranon si jo hapësinor dhe jokohorë.Këtu vërejm ndikimin e neoplatonizmit i cili e zëvedëson nocioni teologjik islam të krijimit në kohë.Në vend të kreacionit në kohë e kemi paraqitjen e përjetshme të egos.Në shumë vende Rumiu ka përsëritur qëndrimin e tij mbi përjetësinë e shpirtrave – “Unë kam ekzistuar kur nuk ka pasur as emra,as gjëra të emërtuara”.
Këtu e shohim duke bërë vetëm një hap drejt Plotinit duke pranuar se ekziston emanacioni në vend të krijimit në kohë,dhe kështu befas ndodhë bashkë me të.Duke filluar nga evolucioni retrograd fillimisht i paqartë,devolucionit,ai bëhet evolucionist aktiv.Të gjitha qeniet kanë dalur nga Zoti me një lloj të shkëlqimit të Shpirtit Hyjnor,mirëpo çdo qenie(ego)e detyruar nga domosdoja i kthehet burimit të vet.Impulsi të cilin Rumiu e quan dashuri bëhet princip i evolucionit të gjithë ekzistencës.

Në aspektin fenomenologjik ekzistenca është e shkallëzuar,ego në një shkallë është më i lartë ose më i ultë në realizimin e vetvetes.Esenca e të gjitha egove ose monadave është spirituale dhe mund të quhet Hyjnore, ngase të gjitha kanë dalur nga principi i njejtë Hyjnor.Teza për rënien e Ademit është riinterpretuar në metafizikën e Rumiut; gjendja parësore prej cilës është braktisur nuk ka qenë parajsa tradicionale me kopshte dhe përroska,por një bazë unike e Zotit.Rënia nuk ka të bëj vetëm me njeriun ose mos bindjen e Ademit dhe Havës, por ky është fenomen universal kozmik.

Dikush do të mund të deklaronte në mënyrë metaforike që monadat brenda mbretërisë materiale,bimore dhe shtazore,në të vërtetë janë engjëj të rënë të cilët e synojnë themelin origjinar Hyjnor.Pohimi që gjithçka e natyrshme tenton ti kthehet burimit aplikohet në çdo gjë ekzistuese.Që te mendimtarët grekë e hasim idenë e evolucionit biologjik të shpezëve,shtazëve dhe njeriut të cilët gradualisht diferencohen dhe zhvillohen nga peshku falë ndryshimeve të ambientit dhe nevojave të adaptimit, mirëpo këtë spekulim kur nuk e kanë zhvilluar më larg as mendimtarët materialistë si Demokriti as idealistët dhe realistët,si Sokrati, Platoni dhe Aristoteli.

Në tërë historin e filozofisë Rumiu është një nga mendimtarët më të shquar të evolucionit;ai nuk është evolucionist mekanik apo biologjik si Darvini dhe Spenseri por është më i afërt me evolucionin kreativ të Berksonit.Për Rumiun Zoti është bazë dhe qëllim i gjithë ekzistencës,ndërsa jeta është gjithandej aktivitet i cili e synon këtë qëllim.Rumiu na tregon përse jeta është kreative dhe evolotive, dhe e përcakton natyrën e impulsit kreativ.

Këto qëndrime të veta Rumiu i paraqet me një gjuhë e cila pjesërisht është në pajtim me qëndrimin e evolucionistëve materialist dhe biologjik.Si ata edhe ky deklaron që jeta është zhvilluar nga materia,mirëpo për te materia që nga zanafilla është esenialisht dhe potencialisht shpirtërore.Kjo eliminon problemin e mungesës së jetës dhe qëllimit të materies e cila prej vetes zhvillon bërthamën e jetës e cila është në nivelin më të ulët dhe fillestar është e ndryshueshme dhe synon qëllimin e vet.”Një kohë kam qëndruar pezull në hapësirë si atomi i pluhurit pa vullnet, pastaj hyra në mbretërinë inorganike të materies. Duke kaluar në mbretërinë bimore, e humba ndjenjën për luftë në fushën materiale.

Pastaj hyra në mbretërinë shtazore duke harruar periudhën e mëparshme, duke ndjerë vetëm nxitjen istiktive dhe të pavedtëdijshme ndaj rritjes së bimëve dhe luleve,posaqërisht në pranverë,të tillë çfarë e ndjen foshnja ndaj nënës.Duke u ngjitur nepër shkallët e botës shtazore u bëra njeri i frenuar nga nxitja kreative e Krijuesit. Vazhdova ecjen prej një mbreërie në tjetrën duke zhvillur mendjen dhe duke forcuar organizmin...”

Islami teologjik si dhe krishterimi besojnë në krijimin e unverzist në kohë.Besohet që shpirtrat janë krijuar me lindjet e individëve,ndonëse janë caktuar të jenë të pavdekshme dhe të mbetën përgjithnjë në Parajsë apo Ferr.Mirëpo Rumiu mendon se kategoria e kohës nuk mund të aplikohet në mbretërin e shpirtit,kështu që çështja e krjimit të ego-s në kohë është e parëndësishme.Për te si edhe për Gazaliun koha dhe hapësira janë kategori vetëm të vetëdijes fenomenale.

Lidhur me hapësirën Rumiu thotë:”Ti jeton në hapësirë,mirëpo realiteti yt është jashtë hapësinor; mbylle derën e shitores tënde dhe hape në rrugën tjetër,në atë të cilës i përket shpirti i vërtetë jashtë hapësinorë.Baza e këtij univerzumi hapësinorë është jashtë hapësinore; hapësira është kreacon fenomenal i asaj që vetvetiu nuk është hapësinorë.”

Karakteristikë e përgjithshme e Rumiut është se fillimisht shfrytëzon argumente logjike dhe filozofike dhe pastaj përpiqet ta ndriçojë vetëdijen e lexuesit me krahasime dhe analogji. Kështu, p.sh.,në një vend ai sqaron që në një hapësirë mund të ketë shumë llamba që ndriçojnë por drita që emanon(rrezaton) prej tyre dhe i përfshinë të gjithë ato e rrënon iluzionin e ndarjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:15 am

DASHURIA – Islami është trashëgimtar i pikëpamjes profetike izraelite,ai e konteston mendimin helenist duke inkorporuar me disa elemente të tij dhe duke mohuar të gjitha kundërshtuese me ideologjinë e tij.Ai e sintetizon mendjen,dashurinë dhe ligjin,duke intergruar aspektet më të larta dhe më të ulta,por pa i mohuar tërësisht ato të ulta veç duke i transformuar.Krejt kjo nënkupton nënshtrimin ndaj vullnetit të Zotit i cili nuk është qëndrim pasiv i bindjes por përpjekje e vullnetshme që njeriu të harmonizohet me Realitetin Suprem qendra e të cilit është Zoti.Në kaptinën e parë të Kur’anit Zoti i cili është si mendim i cili e mendon veten,si te Aristoteli,as është pikë kulmore e piramidës ideore të Platonit,por është vullnet krijues i vetëdijshëm dhe i përhershëm.Atributet themelore të Zotit të paraqitur në këtë sure janë:1.Rabbil-alemin(Zot i të gjitha qenieve). 2.Rahman dhe Rahim(Dashuri krijuese dhe Dashuri mëshiruese) dhe 3.Malikin Jevmiddin (Zot i ditës së Gjykimit).Këtu shihet që dashuria është para ligjit dhe drejtësisë prandaj është më e rëndësishme për natyrën e Zotit i cili është realiteti suprem.Kritikët perendimor të Islamit kanë mëtuar ta kuptojnë islamin burimor më tepër si bindje e pakushtëzuar e vullnetiti të Zotit se si qëndrim i Dashurisë së madhe ndaj Tij.Ata harrojnë se kjo bindje duhet ti kthehet qenies e cila është qenësisht dashnor;si Rahman,Ai krijon nga Dashuria,si Rabb,Ai mban gjithçka me Dashuri,ndërsa si Rahim Ai falë nga Dashuria. Është i gabuar interpretimi i islamit që thotë se nocioni i Dashurisë pët Të është i huaj dhe se është pranuar nga krishterimi, kufjitë dhe metafizikët mistikë.Është fakt që mistikët mendimtarët si Rumiu e kanë shqyrtuar kuptimin e dashurisë duke e bërë jo vetëm themel të jetës fetare dhe etike,por i kanë dhënë domethënie kozmike.Në Kur’an pohohet që Zoti ia imponon vetvetes Dashurinë(El-Enam,99)dhe se ajo përfshinë çdo gjë.(El-Araf,156).Një jo musliman e kishte pyetur Pejgamberin ku do të jetë ferri nëse parajsa mbulon gjithçka ekzistuese.Thuhet se ai ishte përgjigjur:”Ku është nata kur agon?”(do të thotë kur Dashuria Hyjnore shfaqet do të shpallet si mbulim i gjithë ekzistencës).

Domethënia kozmike e Dashurisë do të mund të nxirrej nga mësimet kur’anore, mirëpo kjo kërkon njohjen e shkollave të tjera të mendimit në mënyrë që ti ndihmojë mendimit musliman në shqyrtimin e saj.Kur bëhet fjalë për teoritë dhe spekulimet mund të zbulojmë nocione specifike paraislamike te Rumiu.lidhur me këtë mund të citohet një fragment nga libri Metafizika e Rumiut e Abddulhakimit,ku thuhet: “Nëse është fjala për teorinë e dashurisë,një pjesë të argumenteve dhe qëndrimeve të tij do të mund të përcillej deri te Platoni i cili ka ndikuar vendosmërishte në misticizëm-si atë islam ashtu edhe atë të krishterë-me komentimet e tij të realitetit jashtëshqisore si dhe Erosit (Dashurisë) si fuqi kozmike.

Dashuria e Rumiut si një përvojë nuk ka qenë produkt i asnjë teorie,andaj nuk mund të jetë objekt i kritikës.Mirëpo aparati kuptimor që e zbaton në filozofimet mbi dashurinë kërkon që ajo të kuptohet në lidhjet e veta historike...
Nevtoni e ka sqaruar lëvizjen e trupave qeillor me shtytjen fizike të graviteti,Kanti e ka publikuar torinë kozmike për ta sqaruar prejardhjen e trupave qiellorë nga avulli i zjarrët, Hegeli e ka sqaruar dinamizmin e vazhdueshëm të Natyrës dhe Mendjes si zhvillim dialektik në kohën e Absolutit të përhershëm,Darvini e ka publikuar qëndrimin biologjik për krijimin e llojeve më të larta me nxitjet e luftës për ekzistencë dhe përshtatje të ambientit,ndërsa pikëpamja e Rumiut mbi evolucioni i përfshin të gjitha teoritë parciale dhe fragmentare dhe krijon prej tyre një sintezë madhështore.

Rumiu ka pasë një pikëpamje intuitave mbi tërheqjen gravituese të atomeve dhe masave të materieve mirëpo në vend të dinamikës mekanike ai i sqaron me dashurinë si impuls fundamental pre cilit burojnë këto tërheqje:” Të gjitha atomet në kosmos tërheqen mes vete si dashnorët. Trupat qiellor e tërheqin tokën në një përqafim mirëseardhës.Në bazë të kësaj tërheqje kozmike toka qëndron e varur në hapësirë si një llambë,ndërsa nga të gjitha anët e tërheqin njësoj fuqi të ndryshme,duke mos i lejuar të zhduket në hapësirë, sikur kupa qiellore të ishte e magnetizuar ndërsa brenda saj të jetë e veruar një copë e hekuri me një fije të padukshme”.

Religjioni i filozofit mistik si Rumiu është universal dhe nuk mundet të mbyllet brenda çfarëdo kufiri ortodoks ose dogmatik.Religjoini i tij është besimi i ndonjë komuniteti të veçantë,por është religjon universal,sepse është religjion i universit.Ai është religjion i yjeve që ndriçojnë, përenjëve që gurgullojnë dhe drunjëve që ritën.Ai që beson, besimi, intuita dhe prakitka e të cilit janë në harmoni me këtë e ka arritur të vërtetën.Nëse është i vërtetë,religjioni nuk është besimi i verbër në diç të panjohur dhe të pakuptueshme,por realitet prezent i perceptuar dhe përjetuar Univesi sipas Rumiut është mbretëria e Dashurisë.Në krahasim me Dashurinë ligji dhe mendja janë fenomene dytësore.Të menduarit racional e pason krijimin dhe nuk është pararendës i tij.

Ndikim i thellë i Rumiut që ka vazhduar me shekuj,në kohën tonë e ka dhënë një nxënës të kalibrit intelektual dhe gjeniun poetik Ikbalin.Shakqet e këtij ndikim do të mund të përkufizoheshin si vijon;ai ka qenë njeri i cili,si profetët dhe të shenjtit nuk ka pranuar besimin nga dora e dytë dhe i është qasur përvojës vetanake,do të thotë asaj që është më bindëse se çdo argument logjik dhe prcepcion shqisor,Rumiu është mendimtar i evolucionit i cili ekzistencën nuk e kupton në mënyrë statike por dinamike.Sipas tij gjithë lëvizjet janë prej Zotit dhe drejtë Zotit.Për Rumiun jeta në të gjitha nivelet është realitet i përhershëm;nuk është jeta iluzion,por vdekja.Qëllimi i jetës është një jetë më e mirë dhe më e lartë.Ndonëse ishte njëri prej mistikëve më të mëdhenj të kohës ai nuk i është ekspozuar mundimve dhe nuk e ka praktikuar vetshkatërimin.Ai nuk kërkon prej njeriut ta ngrehë veshjen në mënyrë që të mos laget,por dëshiron që ta zhytim me mijëra herë në detin e jetës.Ai kërkon luftë për ngadhënjim shpirtëror dhe jo ikje nga sprovat e jetës.

Natyra e këti shkrimi na detyron ta përfundojmë këtë pasqyrë të shkurtër të pikëpamjes së Rumiut ndaj jetës me vështrimin lidhur me njeriun e Zotit dhe kërkimin e Zotit brenda vetvetes:” Njeriu i Zotit është i dehur pa verë dhe i ngopur pa ushqim.Ai është i goditur nga mrekullia dhe nuk interesohet për ushqim dhe fjetje.Ai është mbret me veshje dervishi.Ai është thesar i gjetur në rrënjoja.Njeriu i Zotit nuk është i sajuar prej katër elementeve – toka, ajri,uji dhe zjarri- por është oqean i pafund i shpirtit.Qielli i tij përmban shumë diej dhe hëna.Ai e arrin të vërtetën nga Zoti dhe ji nga librat sepse qëndron mbi besimi dhe herezi,mbi të drejtën dhe të gabuarën.Njeriun e tillë të Zotit unë e kërkoj dhe e gjej!”Këtu Rumiu bën fjalë për njeriun ideal i cili është fshehur në secilin prej nesh.Qëllimi i jetës është të arrihet kjo përsosmëri.

Personaliteti dhe opusi i tij fshehin një kërshëri si për filozofët e religjonit epistologët dhe metafizikët,ashtu edhe për mistikët.Asnjë filozofi dhe shkencë bashkëkohore nuk ka mundur ta injoroj gati një shekull në mendimin filozofik dhe shkencor ka dominuar nocioni i evolucionit i cili është përgjegjës për sabotimin e religjioneve të kaluara dhe mendimit mbi krijimin dhe i cili ka rezultuar me skepticizëm dhe agnozticizëm.Teologjis nga ana e saj është përpjekur ta ruaj vlerën e religjionit duke pranuar evolucionin universal si fakt të pamohueshëm dhe duke i përpunuar bindjet dhe dogmat e vjetra.Rumiu kësaj pune i është qasur gjashtë shekuj më herët,si shembull i ndritshëm për të gjithë ata që dëshirojnë ta pajtojnë religjionin me fiozofinë dhe shkencën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:16 am

POETIKA SUFISTE E RUMIUT – Pas zhdukjes së Shemsit nga Tebrizi,Rumiu u detyrua ta kërkonte një mbështetje shpirtërore tjetër në të cilën do të reflektohej fuqia intuitive e dashurisë shpirtërore.Në fund këtë e gjeti në personalitetin e Salahuddin Faridun Zakrkubit, farkatarit nga Konja,i cili me Rumiun e kishte dëgjuar mësuesin shpirtëror Sejjid Burhanuddin Muhakkik-un.Nxënësit e Rumiut shprehnin mospajtim të hapur ndaj Salahuddinit,mirëpo kjo nuk e pengoi Rumiun që t’i ngritë raportet e tij në nivelin më të lartë shpirtëror të miqësisë me te.Pas një jete relativisht të gjatë dhe të angazhuar pa rezervë në mësim,këshillim dhe ndihmë në profilizimin edukativ të nxënësve të vet dhe duke shkruar vepra poetike dhe në prozë mbi sufizmin, përmbajtja e cilave është bërë e pavdekshme si edhe fama e autorit, Xhelaluddin Rumi përfundoi jetën në buzë drejtuar miqve të afërt të tubuar rreth shtratit të tij të vdekjes:”Në këtë botë unë i kam dy lidhje; atë me trupin tim dhe atë që më lidhë me ju.Kur,me mëshirën e Zotit,të lëshohem në botën e vetmisë dhe ndarjes, lidhja ime me ju do të zgjatë edhe më tej.”

Vepra kryesore e Rumiut është poema e tij sufiste në gjashtë vëllime dhe 45 mijë vargje me titull Methnevi-i ma’nevi ose Mathnevia e domethënies së brendshme. Studiuesit deklarojnë se këtë vepër e ka shkruar me shtytjen e frymëzimit të tretë,pas Shemsit dhe Salahuddinit, Husamuddin Qelebiu të cilit ai përkushton këtë vepër.Me përmbajtjen e vet kryesore të gërshetuar nga anekdota,apologjia,citate kur’anore,tradita të dërguarish, legjenda, tematikës fokloristike,rrëfimeve mistike, kjo vepër e Rumiut ka prekur të gjitha pikëpamjet dhe prespektivat e doktrinës shpirtërore të islamit.Të gjitha segmenete e sipërshënuara përmbajtësore janë ndriçuar me dritën e gnozës sufiste dhe të mbuluar me aromën frymës ezoterike të islamit,ashtu që Methnevija në historinë e literaturës sufiste është quahtur “Kur’an i shkruar në gjuhën persiane.”Vepra tjetër e rëndësishme e Rumiut është Divani kushtuar Shemsit.Kjo vepër është përbërë prej gazeleve dhe rub’ijjateve.Në fund të çdo poeme Rumiu e shënën emrin e vet dhe,në cilësinë e alter ego-s së tij,emrin e mësuesit të respektuar nga Tebrizi.Në shtojcë të Methnevisë dhe Divanit më vonë janë botuar 144 letra të Rumiut të adresuar dinjitarëve të ndryshëm të Konjës.

Vepra Fihi ma fihi,më së shpeshti e përkthyer në gjuhë të huaja me titull Shenjat e të Padukshmes ose Libri për të Brendshmen,është vepër në prozë e Rumiut lidhur me doktrinën,ligjërimin dhe komentimin në tema të ndryshme. Veprën e kishte shkruar vetë rumiu,mirëpo djali i madhë, Veledi në të ka shtuar shënime të domosdoshme lidhur me këtë vepër.Përmbajtaja e veprës zgjon interes të jashtëzakonshëm si për kuptimin e të gjithë mendimit të Mësuesit nga Konja,ashtu edhe të sufizmit si fenomen i ndërlikuar shpirtëror në tërësi.Ai gjithashtu ofron thellësi të jashëzakonshme dhe subtilitet si shtytje të rrallë shpirtërore për analiza të mëtejme lidhur me çështje të ndryshme të sufizmit të cilat do t’i shfrytëzojnë hulumtuesit e gnozës miserioze sufiste.Në të bëhet fjalë për përmbajtjen iniciacionuse,të brendshme,gjuha e rëndë e cilës në simbolizmin e saj të thuash kufizohet me shenjat e pastërtisë metafizikë të metagjuhës hyjnore,pa dyshim del nga vetë emërtimi arab të kësaj vepre;fihi ma fihi,e që tekstualisht nënkupton;për atë që është në atë.Me sa duket Rumiu me rastin e emërtimit të kësaj vepre ka qenë drejtpërdrejt i nxitur nga një segment të vepërës Futuha të Ibni Arabiut, segment i cili pikërisht titullohet: “Kitabun fihi ma fihi ibadi’un fi me’anihil idha ‘ajente ma fihi Ire’ejte ‘d-durre jahvihi.Kjo do të thotë:Ky është libër i cili përmban atë që e përmban,ndërsa përmabn risi në domethënien e saj.Nëse e shikon më përsë afërmi atë që ndodhet në të,do të shohësh se ajo përmban margaritarë të urtësisë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:17 am

Një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij Rumiu e kishte kaluar në përpjekjen e vazhdueshme rreth vendosjes së vëllazërisë së vet shpirtërore(tarikati mevlevije) e cila do të duhej të ishte rruga shpirtërore e sufizmit par exellence edhe në këtë aspekt ka synuar të ofrojë definicion sa më të plotë në komentin e rrugës shpirtërore (hakika) të sufizmit që shpie në konkretizimin e plotë shpirtëror të çdo pelegrini dhe çdo udhëtari shpirtëror në shtegun e gnozës së pastër sufiste. Thuaja në çdo segment të opusit të tij sufist Rumiu synon të ofrojë tregues validë dhe dëshmi për rrënjët e pamohueshme islame të sufizmit,rrënjë bazat e ndara shpirtërore të cilëve rriten në humusin shpirtëror të Shpalljes Kur’anore dhe traditës së hadithit.

Në këtë aspekt ai shpesh i qaset modeli të mirënjohur tradicional përmes cilit e tregon pozitën e vërtetë të Tesavvufit përbrenda mësimit të gjithmbarshëm musliman,e ai është model gjeometrik i rrethit tek i ili permetri paraqet Ligjin religjioz i cili e përfshinë bashkësinë muslimane;rrezet,të cilët nisen nga perimetri i rrethit kah mesi,simbolizojnë shtigjet shpirtërore që shpijenë në qendër në të cilën pushon ose është vendosur e Vërteta Supreme,”është gjithkah dhe nuk është askund”.Kjo Vërtetësi Supreme në planin metafizikë krijon dy pole shpirtërore ose dy aspekte të mbi vetësisë teokozmike, e ata janë Tarikati dhe Sheri’ati,dy pole të cilët në botën e qenësisë së kushtëzuar,nëçdo nivel kozmik krijojnë rrezet dhe vetë perimetrin,me kusht që,në atë rast, permetri e simbolizon emrin e Zotit Mëshiruesit si pranues universal të fuqisë qenësore së gjithmbarshme të Parimit Hyjnor,ndërkaq që rrezet simbolizojnë emrin e Zotit i Gjithmëshirshmi i cili nga brenda e përshkon çdo sferë të Qenësisë Hyjnore të emrave teofanikë të Qenësisë hyjnore(Esma’ul-xhelali) dhe rruga(Sheria) dhe Shtegu ezoterik (Tarika),mendon Rumiu,njëkohësisht, mirëpo secili në mënyrën e vet,me fuqinë e ritmit qenësor të Vërtetësisë supreme, reflektojnë Qendrën,Qendrën metakozmike të Absconditumit (i fshehur)hyjnor dhe qendrën kozmike të Deus revelusit.(zbuloni perendin).

Parakusht themelor shpirtëror me të cilin hulutuesi i gnozës autentike sufiste hyn në shtegun shpirtëror të sufizmit është ajo që Rumiu e quan një dituri tjetër.Te kjo dituri nuk mund të arrihet pa“rikthimit të shpirtit vetanak,e kjo nuk është tjetër poa tejkalim i gjendjeve vetanake ditore,që veprimin shpirtëror e shpijnë drejpërdrejt në vetë fshehtësin e brendshme të gjërave.Këtë lloj të veprimit shpirtëror e quan” shitje e mendjes dhe blerje e mahnitjes më Zotin.”

Mandje,vetë akti religjioz si i tillë për Rumiun nuk është tjetër pos një lloj mahnitje.” Më ushqe, ngase jam i uritur,dhe më vërvit,ngase koha është shpatë me dy teha! ”Novioni i urisë dhe etjes(shevk) në vokabularin sufist të Rumiut,si dhe në gjuhën e sufistëve të tjerë,nënkupton mallin e zjarrtë dhe të pashuar,jehonën e brendshme të asaj Pyetjes primordiale, paraekzistenciale te Aleanca e përjetshme, Ditën e Caktuar(el-Mithak), dhe përgjigjes së çdo shpirti individual ndaj kësaj Pyetje në kuptimin e pranimit të aleancës vasale.Pikërisht ky mall kërkon sundimin e pashmangshëm të gjendjeve të përditshme të shpirtit vetanak dhe daljen në shkëlqimin e Sferës së nëntë në të cilën pa ndalur jehojnë akordet muzikore të burisë së Aleancës para ekzistenciale e cila zgjon shpitrat e botës dhe në botë ua fton kujtimin e gjallë për Ditën e Caktuar.Vetë tejkalimi do të ishte akt shumë i mundimshëm ekzistencial sikur shpirti i sufiut të mos ishte bartur në krahët e padukshëm të muzikës shpirtërore të sema-s,e cila e zgjon vetëdijen, e fton urtësinë ndriçuese dhe diturinë sipas cilës sufiu i njeh jehonat e muzikës së përjetshme që dalin nga buria e përmendur dhe derdhet anë e mbanë botëve të Qenësisë,por jehonën e saj e dëgjon vetëm ai që posedon vesh të Salikut,udhëtarit shpirtëror i cili shkon në Sinajin mistik,nxiton te Tenda e takimit dhe digjet nga malli për ta shkiuar fytyrën e të Dashurit. Përgjigja me kohë ndaj thirrjes së Zotit e liron sugiun nga dhembja e padurueshme të cilin Rumiu, shpesh e krahason me dhembjen të cilën e shkaktojnë mundimet e nënës gjatë lindjes: “Shikim i lëshuar në berndinë e vetësisë tënde do të shkatojë dhembje,ndërsa durimi i kësaj dhembje do të dërgojë në anën tjetër të perde dhe tutje.”

Ngritja shpirtërore në kuptimin e tejkalimit të gjendjeve të përditshme shpirtërore në rrugën e sufizmit,sipas mendimit të Rumiut,realizohet në nivel të dyfishtë ekzistencial; kozmike dhe psikologjike.Në këtë latësim sufiu kalon nepër gjendje dhe pozita të shumëllojshme shpirtërore,të cilat shpesh i quan “shkallë”,ndërsa kjo në gjuhën e tij simboliste nujk është tjetër pos qenësi e njeriut ose qenia e njeriut të cilin sufiu synon ta tejkalojë dhe ta arrijë anën tjetër të qenies së vet kozmo-historike/qenësisë.Duke e përshkruar këtë “shkallë shpirtërore”,Rumiu thuaja rregullisht synon ta krahasojë me udhëtimin e natës dhe lartësimi në vertikalen e vet të Pejgaberit të Islamit,lartësim i cili në historinë muslimane quhet mi’raxh.

Lartësimi i përmendur domosdo nënkupton drejtim të dyfishtë,si edhe në rastin e Pejgamberit s.a.v.s.,do të thotë nisje prej jashtësisë së ngrysur kozmike drejtë brendisë së ndritur të qenies vetanake të ndritshme drejt Krijuesit të botëve.Ky edhe ka qenë qëllimi kryesor i udhëtimit të natës nepër sferat qiellore i Pejgamberit; kjo,gjithshtu,paraqet cakun e fundit të çdo sufiu i cili në lartësimin e vet shpirtëror kalon nëpër gjendjet dhe pozitat e radhitura shpirtërore – që nuk është tjetër pos shenjë për horizonete koncetrike qiellore të astonomisë tradicionale- do të thotë nepër sferat qiellore,duke synuar të ngjitet deri te vetë Parania Hyjnore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:19 am

Thuhet që poeti i madh dhe mësuesi Fariddudin Attar, kur e ka parë Rumin që ka ecur drejt tij, duke qenë një fëmijë i mbajtur për dorën e të atit, Bahauddin Valadit, ka thënë: “Këtu po vjen deti, i përcjellë prej një oqeani!” Me atë rast Attar ia ka dhuruar Rumit librin e tij Ilahinama (Libri i Zotit) për ta nderuar djaloshin. Kjo ka ndodhur në shekullin XIII, në qytetin Nishapur, ku kish arritur Rumi bashkë me babanë, nga Damasku. Aty kishin ardhur më herët, duke u larguar nga rruga e ushtrive mongole, të cilat po kalonin me rrëmbim në rrugën e tyre drejt Evropës, më saktësisht drejt brigjeve të Adriatikut.

Vendlindja e Rumit është afër qytetit Balkh, tash me gjasë brenda kufijve të Afganistanit, por që atëherë ishte skaji verior i Perandorisë Persiane, ndërsa në një kohë tjetër do të jenë vise të Perandorisë Osmane. Për ta përvetësuar personalitetin e tij njerëzor, religjioz dhe artistik bëjnë gara të paktën tri vende të ndryshme: Afganistani, Irani dhe Turqia. Rumi kish arritur në Turqi, në viset e Anatolisë, në Konya. Viset ku kish lindur Rumi dikur kishin qenë nën Turqinë dhe nganjëherë quhen Turkistan. Në këtë qytet të Turqisë ai ka vdekur dhe aty ekziston një muze i ngritur për të, ku ruhen shumë gjëra të tija personale, ku i qe ngritur statujë dhe ku janë ruajtur shumë piktura të tij, ashtu si edhe shumë gjëra të tija personale, Kur’ani i tij personal dhe libra të tjerë.

Data e lindjes së tij është 30 shtator. Familja e tij ishte shumë e vjetër dhe në të kaluarën kishte dhënë juristë, teologë dhe mistikë të ndryshëm. Babanë e kishte njeri të ditur dhe të pendës, madje Rumi e kishte ruajtur një vepër të tij të quajtur Ma’arif. Babai ka qenë mësuesi i parë i Rumit.Një kohë e ka pasur mësues Fariddudin Attarin. Ndikimi i Attarit në poezinë dhe filozofinë e Rumit do të jetë i pranueshëm për studiuesit dhe poetët e mëvonshëm.Ky ndikim vlerësohet të ketë bërë që Rumi të zgjedhë masnavinë si zhanër të veprës së tij më të famshme, por mund të vërehet edhe në një numër temash të poezisë që janë trajtuar më parë në veprat e Attarit, sidomos në veprën e tij të famshme Konferenca e zogjve.

Kur flasim për ndikimet e mundshme, duhet të përmendet fakti që rreth një gjysmë shekulli më herët, për botën islame dhe në qarqet e sufive, do të bëhet gjerësisht e njohur vepra më e madhe e teosofizmit sufi, vepra e Ibn „Arabiut.Supozohet që Rumi të jetë takuar me Ibn „Arabiun në moshën e tij të fëmijërisë, kur filozofi i famshëm kish vizituar vendet e Lindjes, kurse krijimtarinë dhe idetë e tij duhet t‟i ketë njohur të paktën nga nxënësi i Ibn „Arabiut, Sadroddin Qunyavi.Disa biografë të Rumit përmendin edhe mundësinë tjetër të takimit të Rumit me Ibn „Arabiun gjatë qëndrimit të Rumit në Damask, ku qe dërguar nga mësuesi i tij Borhanoddin Mohaqqeq.

Në këtë periudhë të jetës, përpara vitit 1237,kur Rumi duhet të ketë qenë në Alepo dhe Damask, ka pasur mundësi që të dëgjojë mësimet e Ibn „Arabiut, i cili aso kohe ligjëronte në Damask. Por, nëse në fushën e ideve mistike gjinden elemente të përbashkëta, në fushën e krijimeve poetike Rumi nuk e reflekton ndonjë ndikim të dukshëm të poezisë së Ibn Arabiut.

E qartë është se një kohë medresenë do ta udhëheqë pikërisht Borhanoddin Mohaqqeq, i cili do të jetë edhe prijësi e mësuesi i Rumit. Rumi qe futur thellë në dijet shkencore dhe të traditës mistike.

Njëri ndër konceptet bazë të kësaj tradite ishte zemra e hapur. Zemra e qenies njerëzore trajtohet si shtëpia e Zotit, andaj të shikosh në zemër do të thotë të shikosh në drejtim të qenies hyjnore. Rumi kish përdorur meditimin, shkrimin e poezive, qetësinë dhe heshtjen, tregimin e ngjarjeve, diskutimin dhe mahitë për të depërtuar në thellësitë e zemrës, në thellësitë e njohjes hyjnore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:20 am

Në moshën njëzetvjeçare ka mbetur pa baba dhe Rumi ka marrë pozicionin e drejtuesit të studimeve të teologjisë, të poezisë, të muzikës dhe subjekteve të tjera që lidhen me mësimet e kultivimit shpirtëror. Gatimi dhe kujdesi ndaj shtazëve bënin pjesë gjithashtu në kultivimin e Shpirtit. Në këtë shkollë, Rumi thuhet që ka pasur mbi dhjetëmijë nxënës. Mendohet që mistiku i maleve Borhanoddin Mohaqqeq ka vazhduar punën me Rumin relativisht gjatë, derisa një ditë është bindur që më nuk ka çka t‟i ndihmojë atij.

Këtë datë të shënuar miqësie njerëzore e bashkimi shpirtëror mistik në jetën e tij përbën takimi me Shemsin nga Tabrizi, në tetor të vitit 1244.Shamsi ishte një dervish bredhës, një njeri i shenjtë, poet gjithashtu. Shpirti i tij ishte në kërkim të miqve, të atyre që do të mund ta ndjenin thellësinë e besimit të tij, prezencën e së lartës, hyjnores në të. Shamsi vishte rrobën e tij të gjatë, një lloj pelerine të vjetër, të zezë, dhe largohej gjithmonë kur njerëzit vërtiteshin rreth tij. E kish zakon të pyeste veten : “Këtu nuk ka miq për mua?”

Më vonë Rumi ka thënë për këtë takim: “Atë që më parë kam menduar për Zotin, unë e kam takuar sot në qenien njerëzore.” Shprehja e Rumit do të mbetet pothuajse njësoj e famshme për mendimin mistik sufi sa ajo e Hallajt ose e Bistamit.Ata kanë jetuar shumë muaj së bashku, të tërhequr , në një miqësi të paharruar dhe në biseda mistike ( të njohura si sobbet,bisedë që ka zgjatur 40 ditë.).

Takimi me Shamsin ka qenë nga ato takimet që e përcaktojnë jetën e njeriut. Ne e shohim që Rumi, i prirë nga Shamsi, ka depërtuar thellë në botën mistike të dervishëve dhe në atë fushë edhe ka fituar titullin Mevlana. Rendi i dervishëve i iniciuar nga Shamsi, në esencë është konsoliduar dhe formuar nga Rumi. Personi i Shamsit ka qenë aq me ndikim në jetën e Rumit, sa ka zgjuar xhelozinë e rrethit të tij dhe të familjes. Kur është larguar ai, Rumi ka vazhduar ta kërkojë nëpër botën myslimane për shumë kohë, derisa ka dëgjuar për vendndodhjen e tij në Damask. Ka dërguar njerëz dhe e ka sjellë më në fund në Konya.

Pas një bashkimi të ri urrejtja e rrethit të Rumit ka qenë aq e madhe sa mendohet që Shamsin bashkë me gruan që ia kish gjetur Rumi (e bija e adoptuar e Rumit), do ta kenë vrarë ata në krye me të birin e Rumit. Në shenjë dashurie për mikun e tij Shamsin, Rumi ka shkruar librin Divani i Shems Tabrizit. Kjo vepër është një bisedim i brendshëm i tyre mbi miqësinë dhe dashurinë. Rumi ka vazhduar ta kërkojë Shemsin nëpër botë, derisa një ditë duke e kërkuar në Damask, e ka kuptuar që nuk duhet ta kërkojë më tutje, pasi që Shamsi tashmë ekzistonte në miqësi dhe se në të vërtetë Rumi ishte ai. Unifikimi qe bërë i plotë dhe i tërësishëm.

Personi dhe idetë e Shamsit nga Tabrizi kanë qenë me ndikim të madh në krijimtarinë e Rumit. Më në fund, ky personalitet i jashtëzakonshëm ka qenë ai nxitësi kryesor që Rumi të kalojë nga librat e të tjerëve në shprehjen e vet. Të flasë në vend se të lexojë, të thotë mendimet e veta në vend se të interpretojë shkrimet e të tjerëve. Kjo ka qenë kërkesa themelore e Shamsit, qysh në takimin e tyre të parë, sipas variantit të hedhjes së librave të Rumit në shatërvan nga ana e Shamsit. Ka edhe një episod tjetër po kaq domethënës që sipas trashëgimisë biografike-legjendare lidhet me Rumin e Shamsin: pasi për shumë kohë ata të dy, Rumi e Shamsi, kishin dëgjuar klerikët e rëndësishëm që interpretonin Kur’anin dhe shkrimet e tjera të shenjta, Shamsi ishte ngritur i pezmatuar dhe kishte kërkuar të pushonin! “Ju flitni për mendimet e të tjerëve, për shkrimet nëpër libra, por cilat janë mendimet tuaja, çka thoni ju?”- kishte pyetur ai dhe e kishin braktisur xhaminë bashkë me Rumin. Ishte e qartë që shkrimet dhe dija e tillë interpretuese mbi Kur‟anin ishte tepër pak për nivelin e zhvillimit të tyre spiritual. Shamsi haptas kërkonte që Rumi të “fliste”, të krijonte “librin” e vet. Këtë “libër” Rumi do ta fillonte me humbjen e mikut dhe do ta “fliste” deri në fund të jetës, duke e pasur gjithmonë në epiqendër personalitetin dhe idetë e tij. Madje jo vetëm kaq, Tabrizi si vendlindja e Shamsit kthehet në një qendër dhe shtëpi shpirtërore për Rumin. Nga kjo marrje-dhënie shpirtëror, disa mendojnë që ka reflektuar në poezinë e Rumit një stil i të krijuarit të gazelës si një tërësi vizuale e miniaturave të mrekullueshme të Tabrizit, krijime artistike të pikturës e bukurshkrimit të njohur të këtij qyteti persian, te të cilat dominon një frymë popullore. Në këtë mishërim poetik të poezisë që ka ndërmarrë Rumi, formën perfektë të miniaturave persiane-arabe do ta shpjerë lart Hafizi, poezia e të cilit ka shkrirë kuptimin e saj në format e mrekullueshme miniaturale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:21 am

Divani i Rumit është i kënduar në ghazal ( të trajtuara si një lloj odeje), me gjatësi të ndryshme prej tetë vargjesh ose në raste të tjera shumë më të gjata. Gazelat e Rumit janë krejt të veçanta: ato duken irracionale, sepse përbëhen prej kapërcimesh intuitave nga një imazh në tjetrin, nga një mendim në mendimin tjetër. Kjo gazelë e Rumit nuk është plotësisht në harmoni me trajtën klasike, të cilën e përcakton rendi dhe qartësia.

Këto janë gazela të “lira” në të cilat shpesh ndihet frymëmarrja dhe ritmi i vallëzimit në rreth që kërcejnë dervishët në gjendjen e kërkimit të bashkimin me Zotin përmes dashurisë. Ajo që ka shprehur Rumi në to është një dashuri e përjetshme, e thellë dhe kurrë e njohur. Është dashuri e zemrës. Duke e lexuar poezinë e Rumit e kuptojmë ngadalë që në esencë ata të dy janë vendi, ambienti, shtrati ku zhvillohet e lulëzon ajo dashuri. Toni i kësaj dashurie do të mbetet i përhershëm në poezinë e Rumit dhe atij toni nuk i bën gjë koha.Divani e dëshmon fuqishëm se si Shamsi do t‟i prijë poetit drejtë majave të mendimit mistik të sufizmit.

Aty e shohim që dashuria është mjeti i pazëvendësueshëm në kontaktin e lidhjen e poetit me botën, me filozofinë religjioze, me besimin, me esencën e ekzistencës së qenies njerëzore, me kuptimin e Qenies Supreme, Zotit. Këtë koncept, të hyjnores, ai do ta shohë të rrezatuar ne personalitetin dhe qenien e Shamsit. Shamsi kështu do të jetë figurë e thellë njerëzore me të cilin ishte unifikuar në përafrimin me Zotin. Pra, do të jetë parabolë për Qenien Hyjnore, metaforë e besimit islam për poetin. Prandaj Rumi do ta quajë përmbledhjen e (gazelave) e lirikave Divani i Shemsit, edhe pse përmbledhja ishte e tija, e Rumit. Madje, nëpër poezi të ndryshme do ta vendosë emrin e Shamsit në vend se të apostrofonte vetveten, siç ishte tradita e zhanrit në poezinë e Lindjes. Në këtë aspekt, gazelat e tij paraqiten me risi dhe jashtë traditës.

Në jetën e Rumit ka pasur edhe disa lidhje të fuqishme spiritualë. Pas Shamsit, personi me ndikim në jetën e tij ka qenë një argjendar i quajtur Salahoddin, një njeri i pashkolluar. Takimin e Rumit me këtë njeri të thjeshtë, të paedukuar, sipas nxënësve të Rumit, përshkruhet si takim i jashtëzakonshëm: Rumi me ta shikuar Salahoddinin ka rënë në trans, në një lloj ekstaze gjatë të cilës do të vallëzojë sipas ritmit të goditjeve të Salahoddinit që ishte duke punuar në qoshkun e tij të pazarit.

Pas vdekjes së këtij personi, Rumi do të shoqërohet me nxënësin e vet, Hysameddin Çelebiun. Me emrin e këtij nxënësi do të lidhet shkrimi i veprës më të famshme dhe më të rëndësishme: Masnavia. Vetë Rumi ndonjëherë do të thotë për Masnavinë „vepra e Hysameddinit‟, për të shprehur respektin e madh për punën e tij prej shkruesi, por edhe për të njohur meritat e këtij shkruesi të cilit pas Librit të Parë të Masnavisë do t‟i vdesë gruaja dhe njëfarë kohe do të pengohet shkrimi i mëtejshëm i veprës. Kjo vepër i ka marrë atij dymbëdhjetë vjet shkrimi pothuajse të përditshëm. Të gjithë pajtohen që vepra nuk ka një shembull të ngjashëm në letërsinë botërore.

Në disa aspekte, shkrimi i veprës sugjeron vetëm Kur’anin si një prijës të mundshëm. Të paktën në nivelin e metodologjisë së shkrimit vepra e Rumit e ndërton shtegun e njëjtë: Rumi do ta recitojë veprën e vet kudo që ndodhet, ditën e natën, në shtëpi, në rrugë, në treg, etj. Ndërsa nxënësi i tij, Hysameddini, do ta shkruajë atë recitim dhe më vonë do t‟ia sjellë Rumit për ta korrigjuar tekstin. Rumi ka zgjedhur emrin e zhanrit (masnavi) për ta emëruar veprën e vet që shpejt pas botimit do të bëhet e famshme dhe do të ketë tretman të papërsëritshëm në letërsinë persiane, do të quhet edhe “Kur‟ani persisht”.

Argumenti tjetër është se Masnavi e Rumit është një vepër e shkruar pa një kuadër të fortë narrativ, megjithëse ajo përmban formën e masnavisë narrative, e cila tradicionalisht kishte atë kuadër. Ta zëmë, e tillë është vepra e Attarit, Konferenca e zogjve, që ka një skelet narrativ i cili mblidhet rreth udhëtimit të zogjve për të gjetur Simorgun. Vepra e Rumit është gjithashtu shumë më e gjatë. Secili libër i Masnavisë është afërsisht sa vepra e Attarit dhe përveç kësaj, përmban edhe tekste në prozë, në formë të hyrjes dhe të prologut. Fakti që nuk ka një epilog ndonjëherë merret edhe si argument se vepra ka pasur (ose është dashtë të ketë) edhe një pjesë, atë të shtatën dhe prandaj, rrjedhimisht del se ajo është një vepër e pakryer.

Këtë supozim mund ta përforcojë pjesërisht Libri i Parë, i cili në njëfarë mënyre qëndron i veçuar nga librat tjerë, edhe me faktin se ka ndodhur një pushim prej më shumë se një viti pas shkrimit të tij. Por ka edhe argumente të tjera pse e bëjnë të veçantë Librin e Parë të Masnavisë. Këtu në radhë të parë mund të përmendet argumenti se Libri i Parë përmban pothuajse, në formë ekstrakti, të gjitha esencat e librave të tjerë dhe se aty ne e hasim gjithë spektrin e mundshëm të topikës së Masnavisë. Aty i gjejmë tregimet që flasin për karakteret e larmishme, tregimet që flasin për jetën dhe për veprat e profetëve, të mbretërve, lypsarëve, bredhacakëve, njerëzve të zakonshëm; pastaj kallëzimet mbi kafshët etj.

Në Librin e Parë, si edhe në gjithë veprën, Rumi do të përdorë citate të shumta të Kur’anit, të tregimeve të ndryshme nga tradita e krijimeve të mbetura nga Profeti Muhamed, nga përvoja dhe nga krijimet e sufive të ndryshëm, si dhe nga tradita popullore persiane e arabe. Këtë material të shumëllojshëm e të burimeve të ndryshme, me vlera e me origjinë të ndryshme, Rumi do ta shkrijë në rrjedhën e vargjeve të tij të mrekullueshëm poetik, të cilët mund të lexohen shpesh edhe si porosi të Kur’anit, por mund të lexohen e kuptohen edhe si letërsi, ndonjëherë si fiogji, si drejtësi e si mjekësi, ose thjesht si përvojë mistike e nxjerrë nga realiteti i gjerë dhe kompleks jetësor.

Përveç kësaj, poezia e Rumit lë përshtypjen që ai e ka të lehtë dhe të atypëratyshëm simbolin e secilit kuptim, metaforën e parabolën e secilës situatë, kështu që nga situata e zakonshme, cilado qoftë ajo, e jetës së përditshme, ai kalon lehtë në kuptimin tjetër, më të thellë, në nivelin tjetër të dijes e të domethënies, në thellësinë mistike që buron nga të gjitha gjërat. Pos kësaj, Rumi ka pajisur me komente të shumta shembujt e ndryshëm dhe modelet e tij, kështu që Masnavia del shumë e zgjeruar dhe përtej kufijve të masnavisë së zakonshme të njohur nga tradita. S‟do mend që disa elemente të saj, duke qenë të nxjerra nga tekstet e tjera, nga Kur’ani, nga diskutimet e thella filozofike dhe nga ato teozofike e të misticizmit sufi, paraqesin vështirësi të veçanta për lexuesin e zakonshëm, megjithëse Rumi në gjithë veprën e vet i është përmbajtur parimit që të ketë diçka (një lloj niveli) për secilin lexues.

Në këtë shumësi idesh e konceptesh, shumë prej të cilave janë të qarta e të kapshme për secilin lexues, shumë të tjera të vështira dhe disa të tjera të errëta e të vështira, në Librin e Parë të Masnavisë Rumi ka shtjelluar idenë qendrore të këtij Libri dhe idenë qendrore të gjithë Masnavisë: metaforën e jetës njerëzore në botën e gjërave materiale ku është hedhur ai, duke qenë një qenie shpirtërore e mbyllur në trupin material, qëllimi jetësor i individit do të jetë rikthimi në gjirin e Krijuesit. Simbol i kësaj jete për Rumin është fyelli i kallamit. Për ta bërë një fyell, njeriu e prenë kallamin dhe ia vë në boshllëkun e tij një “gjuhëz” dhe e detyron atë të “këndojë” melodinë e tij të përvajshme, në të cilën e bukura dhe dhembja e pikëllimi shpërndahen në trajta të barabarta. Ky fyell prej kallami është njeriu. Te e fundit, për Rumin kallami është një simbol universal i njeriut, përveç kësaj për të ka edhe një rëndësi figurative: kallami – fyell dhe kallami - pendë me të cilën do të shkruhet vepra e tij famshme poetike e shpirtërore.

Kjo vepër kështu del si një vepër e kënduar dhe e shkruar. Shpirti e ka mbushur atë boshllëk material të njeriut të hedhur në botën materiale dhe larg nga Krijuesi. Në poezinë dhe në personalitetin e Rumit këto dy funksione pothuajse janë të barabarta. Midis Rumit muzikant dhe Rumit poet ekziston lidhja e fuqishme dhe e thellë që ia mundëson të gjejë shprehjen e vetë të unitetit shpirtëror: “Unë jam fyell, muzika është e Jotja”-do të këndojë ai, kurse në hapin tjetër, që shënon nivelin në vijim, ai do të thotë: “Jo, jo. Aty është arti i fyellit dhe muzikës” duke sugjeruar kështu që të gjitha janë brenda unitetit të Krijuesit. Brenda Unitetit Hyjnor nuk ka kurrfarë ndarje dhe se muziktari, fyelli, muzika, fryma që i jep jetë, të gjitha në esencë janë në atë unitet. Vetëm se, Shpirti i njeriut si individ, vendoset nga Qenia Supreme në trupin material dhe hidhet në botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:22 am

Shprehje nga hirësia e tij Mevlana Xhelaludin Rrumi k.s

“E keqja e të shoqëruarit miqësisht me hipokritët i shëmton besimtarët dhe i rebelon ata”.

“Meqë në këndvështrimin tonë ka shumë sëmundje,atëherë ik dhe zhduke këndvështrimin tënd në atë të mikut”.

“Si përballje ndaj botëkuptimit tonë të mund të fitosh botëkuptimin e mikut! Sa përballje e bukur është të marrësh duke përfituar sesa të japësh duke humbur. Në të Tijin botëkuptim ndodhen të gjitha dëshirat.”

“Shpirti ushqehet nga çdo mik. Shpirti merr nga çdo dituri kënaqësi të brendshme, qetësi dhe një mundësi pastrimi”.

“Ti ushqehesh shpirtërisht nëpërmjet çdo takimi me persona te caktuar. E aq me tepër, diçka merr nga secili takim me një mik të mirë”.

“Nëse arrin ndonjë burrë me shpirt të madh, edhe në qofsh i ngurtë sa një gur apo copë mermeri, prej tij bëhesh mineral e flori”.

“Instaloje mirë në zemrën tënde dashurinë për njerëzit e mbërritur.Mos u dashuro me asgjë tjetër, përveçse me bisedat me ta”.

“Mos ano nga pesimizmi, shpresa i ka dyert e hapura.Mos shko në zonat e errëta! Dielli po shkëlqen mrekullisht!”

“Shpirti të tërheq drejt të përshpirtshmëve dhe drejt zonës së të diturve, kurse mishi përpiqet të të hedhë në burgun e ujit dhe të dheut”.

“Vëri gishtin kokës dhe ushqeje shpirtin duke biseduar me një njeri të mbërritur”.

“Sa e rëndon një mik vështirësia e një miku? Vuajtja dhe mërzia janë si brendësia e diçkaje. Ndërsa miqësia i ngjan lëvozhgës.Shfaqja e miqësisë a nuk është kënaqja nga rreziqet, fatkeqësitë dhe vështirësitë? Miku është si ari. Kurse vështirësitë i ngjajnë zjarrit. Ari i vërtetë pastrohet pikërisht në zjarr”.

“Era e rreziqeve që vjen drejt nesh, është e fortë, e furishme dhe e pandalshme, ndërsa qiriu i jetës po fiket; të shpejtojmë, të veprojmë shpejt, në mënyrë që nga qiriu ynë i jetës të ndezim një tjetër qiri”.

“Në qoftë se era do ta shuajë njërin prej tyre,të paktën të vazhdojmë rrugëtimin me tjetrin”.

“Ah, sa dhimbje shkaktojnë miqtë që nuk na ngjajnë në natyrë! Ah, sa plagë të thella që hapin në zemrën tonë! O njerëz të shenjtë, o njerëz të mëdhenj, bëni kujdes në zgjedhjen e miqve! Zgjidhni ata të mirë e të përshtatshëm për ju!”

“Eja në vete dhe mos u mashtro nga paraqitja, mos adhuro të jashtmen e bukur dhe mos thuaj asnjë fjalë që të shpie drejt saj! Ngjashmërinë mos e kërko në dukje e në formë”.

“ Një dashuri e vërtetë, vështirësitë i bën objekt të mëshirës dhe dhembshurisë, prandaj edhe e keqja edhe e mira që na vjen nga të dashurit tonë janë ë pëlqyeshme për ne. Për ta kuptuar dhe matur dashurinë e ndonjë personi mjafton të shihet se sa ai është rezistent ndaj të keqes që i vjen nga ai që dashuron.“
“Çdo gja që prej Teje më vjen,
Asht mahnitëse!
Qoftë gonxhe trëndafili apo gjëmb!
Qoftë ajo një veshje luksi
...apo qefin...
E mira, por edhe e keqja
Janë të bukura
Vetëm kur nga Ti vijnë!“

“Mos u përpiq t’u ikësh kurtheve të së përkohshmes, por përpiqu të hysh në mbrojtjen e Hak-ut. Nëse ai dëshiron, helmin e bën shërim e ujin, helm mund ta bëjë për ty.”

“O biri im! Ta dish se e gjithë bota është e mbushur plot me dije dhe bukuri. Por e di që kjo dije dhe bukuri është një pikë nga lumi i Allahut që është një shfaqje e tij dhe se mos-dukja e tij është e pamundur.Ai ishte një thesar i fshehur që i dha dashuri krijesave të Tij,dhe ai thesar u nda përgjysëm meqë ishte i mbushur plot dhe kështu u bë i dukshëm. Tokën e bëri më të shndritshme se qiejt. Ai u zbulua ndërkohë që ishte një thesar i fshehtë dhe tokën e bëri si një mbret që vesh një rrobë.“

“Dije se sa i mjerë është njeriu, zemra e të cilit nuk është e mbushur me dashurinë hyjnore, ndoshta ai qëndron edhe më poshtë se kafsha. Edhe qeni i Ashabi Kehf-it e kërkoi të dashurin dhe e gjeti, arriti një pastërti dhe qetësi shpirtërore duke fituar kështu edhe xhenetin”

“Dashuria i qartëson dhe i pastron ujrat e ndotur.Dashuria e vërtetë ringjall zemrat e vdekura, edhe mbretërit bile i kthen në robër dhe skllevër”.

“Është e pamundur të arrish kënaqësinë e dashurisë hyjnore pa u përvëluar shpirtërisht!”

“ Mos u bëj si një pikë uji që gjatë rënies frikësohet nga era dhe toka, pasi këto të dyja i shkatërrojnë thërrmijat e vogla. Era e than,ndërsa toka e shtyp; por bëhu sikur ajo pika e ujit që hidhet në det dhe shpëton edhe nga nxehtësia e diellit,edhe nga era, edhe nga toka.Qenia e dukshme e asaj pike uji tretet në det,por qenia dhe e vërteta e saj mbeten përjetësisht si një pjesë e detit!“

“Aspekte të tilla si dashuria dhe miqësia e ngushtë janë të lidhura me besnikërinë dhe përherë kërkojnë besnikët. Ato nuk i afrohen kurrë një shpirti të pabesë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:22 am

“Një lum kur derdhet në det, i humbet cilësitë e tij duke u bërë pjesë e detit”.

“Buka që hamë tretet në trupin tonë dhe bëhet pjesë e jona. Edhe qenia e atij që do,kur dashuron aq sa forca e dashurisë që ndien, humbet
në atë dashuri.“

“Sikur të mos kishte qenë dashuria, ku do të kishte qenë qenia?Si mund të ndodhte që buka të të jepej ty,të tretej te ti dhe më pas ajo qenie të ishe ti?“

“Buka t’u dha ty dhe ti u bëre ai që je! Pse ndodhi kështu? Nga dashuria, nga dëshira! Në të kundërt, dashuria dhe dëshira a do të mundësonin që buka të bëhej pjesë e shpirtit tënd? Dashuria i dhuron jetë edhe bukës së ndenjur dhe shpirtin e saj të përkohshëm ta dhuron ty, duke të të bërë të përjetshëm”.

“Dashuria, qoftë epshore, qoftë shpirtërore, në fund është një udhëzuese që do të na çojë në të përtejmen”.

“Zgjidhe dashurinë e pavdekshme dhe të përjetshme të Allahut. Le të dhurojë shpirt ty dhe të japë jetë”.

”Ti zgjedh dashurinë e një qenieje të madhe, atë dashuri në të cilën të gjithë pejgamberët gjetën forcë dhe fuqi, duke fituar kështu nderin dhe lumturinë e tyre”.

“Çdo lloj dashurie legjitime është e vlefshme, përderisa e mëson njeriun të sakrifikojë duke e shpëtuar edhe nga uni; veçanërisht ajo e udhëzon njeriun dhe e lartëson atë“.

“O mik i ngushtë, jeta e të dashuruarve është duke vdekur. Kur nuk dhuron një zemër, nuk mund ta gjesh atë”.

“Unë jam i dashuruar pas një qenieje të tillë së cilës i përket çdo gjë, çdo krijesë; edhe mendja, edhe shpirti im i janë falur dashurisë ndaj Tij”.

“Nëse e dini se kush është në këtë shtëpi të shpirtit, përse e bëni këtë gjë të pahijshme përpara derës?”

“Njerëzit që nuk arsyetojnë, respektojnë mesxhidin për nga natyra njerëzore, por nuk tregohen të kujdesshëm ndaj besimtarëve duke u thyer zemrat”.

“Nëse je mërzitur shumë, u ke thyer zemrat njerëzve dhe u ke dhënë flakën atyre, ai zjarr bëhet thelbi i zjarrit të xhehenemit për ty”.

“Zjarri i mllefit tënd të përcëllon edhe në këtë botë, pra të shkatërron.Ndërsa zjarri i xhehenemit që lind prej tij si rezultat i kësaj fatkeqësie, ty të përvëlon përjetësisht edhe
në ahiret.“

“Zjarri i zemërimit ka për qëllim të djeg njerëzit. Ndërsa zjarri i xhehenemit që ka lindur si pasojë e këtij qëllimi do të sulmojë ty përjetësisht në ahiret.“

“Ti mërzitesh për çdo mundim,zemërohesh dhe ndaj çdo gjëje jo-etike ushqen urrejtje. Mirë, por si mund të bëhesh pasqyrë pa u shndritur?”

“E rëndësishme është të jesh në natyrën e trëndafilit,pra jo të shohësh gjembat, të lëndohesh dhe të bëhesh si ato, por të bëhesh një trëndafil në kopshtin e kësaj bote, duke i përqafuar ato me ajrin e pranverës, edhe sikur të jetë dimër”.

“Toka u dorëzua tek qielli duke i thënë:Unë jam një rob, ti lësho mbi mua ç’të duash”.

“Nëse nga dielli bie zjarr mbi të, toka i dorëzohet atij . Ajo, jo vetëm që nuk mund të ikë nga ai zjarr, por e lëshon fytyrën e saj dhe e heshtur i dorëzohet atij”.

“O njeri, edhe ti je një pjesë e tokës. Jeton mbi të, prandaj mos e kundërshto urdhërin, kadanë dhe kaderin e Allahut.”

“E ke dëgjuar ajetin “Ne u kemi krijuar nga toka”. Kjo do të thotë se Allahu dëshiron që ti të jesh dhe. Mos e kundërshto urdhërin hyjnor.”

“Allahu thotë:“O njeri, shiko me kujdes! Brenda trupit tënd tëkrijuar nga dheu, mbolla një farë nga shpirti im dhe kështu të kam lartësuar.Në një kohë që ti ishe pluhuri i kësaj toke të bëra një krijesë të lartë.Të dhashë mendjen dhe ndjenjën e dashurisë”.

“Ti bëj përpara dhe ji modest. Atëherë unë do të të bëj prijës mbi gjithë krijesat e mia”.

“Fara e çdo fruti, së pari, është në tokë. Hyn në tokë, pastaj prej aty hedh shtat dhe lartësohet”.

“Të gjitha mirësitë kanë rënë nga qielli në tokë dhe kanë hyrë brenda saj, për t’u bërë më pas ushqim për shpirtin e pastër”.

“Personi fatmirë dhe që është njeri, e di se të jesh inteligjent dhe të bësh si i zgjuar është rruga e shejtanit, ndërsa pasioni dhe të qënit rob i Zotit është rruga e Ademit”.

“Ata që janë të zgjuar si djalli u ngjajnë njerëzve që notojnë në oqean. Rrallë ka ndodhur të shpëtojë i gjallë një njeri që noton në oqean. Në fund, fundoset dhe mbytet. Ata që i besojnë mendjes së tyre dhe nuk hipin në anijen e sheriatit, në fund do të shkatërrohen”.

“Lëre notin, hiq dorë nga vetëpëlqimi dhe braktise urrejtjen.Uji ku noton nuk është përrua, as lum, por oqean! Ky oqean në të vërtetë është deti i kadasë dhe kaderit!”

“Dashuria hyjnore është për besimtarët e zgjedhur si një anije. Ata që hipin në këtë anije, nuk i kap ndonjë fatkeqësi dhe të shumtën e herës dalin të shpëtuar”.

“O udhëtarë për tek Allahu! Shite mendjen dhe zgjuarsinë për të blerë admirimin! Të jesh i zgjuar dhe inteligjent konsiston në dhënien e një mendimi dhe në rënien në pandehje! Admirim do të thotë të sodisësh bukurinë,fuqinë dhe artin hyjnor të Zotit dhe të mbetesh i shtangur nga ato!”

“Mendjen bëje theror para Muhamed Mustafasë dhe thuaj:“Allahu më mjafton!”

“Mendja dhe inteligjenca të bëjnë mendjemadh dhe krenar”.

“Mendjen bëje theror në pasionin e mikut,sepse të gjitha mendjet janë në anën ku ndodhet miku!Vendi nga kanë dalë edhe shpirtrat, edhe mendjet është Zoti! Për këtë arsye,mendjen bëje kurban për pasionin tënd ndaj Zotit!”

“Të mençurit i kanë dërguar mendjet atje ku ndodhet miku, në vendet përtej! Mendja që ka ngelur në këtë botë, është një mendje që nuk di ç’është dashuria, nuk dashuron, nuk dashurohet dhe është marrosur!”

“Lum ai njeri që e konsideron egon e tij të pavlefshme!Mjerë ai njeri që e sheh veten e ti të lartë sa një mal”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:23 am

“Mblidhë mendtë e kokës dhe të gjithë jetën tënde të mundshme konsideroje ditën dhe çastin që jeton. Pa shihe mirë se, pas cilave dashurive e ke shpenzuar ditën e sotme.”

“Mos u kujdes së tepërmi për paraqitjen e jashtme, sepse ajo është një kurban që do t’i jepet dheut. Kujdesu dhe shiko kultivimin e shpirtit! Vetëm ai do të shkojë lartësive dhe do të nderohet në çdo skaj”.

“Trupin ushqeje gjithmonë me masë, sepse ai që e ushqen amanetin fizik (pra trupin) më shumë sesa duhet, bie në kthetrat e epshit dhe degradon në pandershmëri”.

“Ushqe shpirtin. Serviri atij mendime të pjekura, vizione të holla dhe ushqime shpirtërore, që kur të shkojë në udhëtimin e përjetësisë, të jetë i fortë”.

“Trëndafili e ka fituar atë erë të mirë duke shkuar mirë me gjembin. Dëgjoje edhe prej trëndafilit këtë të vërtetë dhe shiko se ç’thotë:- Pse u dashka ta mërzis apo ta brengos veten pse jetoj me gjembin? Dhe pikërisht unë që buzëqeshjen e arrita meqë pranova të qëndroja me gjembin që është me ves të keq. Me anë të tij i shpërndava botës erë të mirë dhe të këndshme...”

“Bëhu melhem favoresh hyjnore, - i thashë zemrës, - jo gjemb që të shpon dhe të lëndon!“

“Kur trëndafilit i ikën freskia dhe trëndafishtja hyn në stinën e vjeshtës, nuk dëgjohen më meloditë dhe vajtimet e bylbylit”.

“Ai që është mësuar të kuptojë vetëm gjuhën e shpirtin e tij dhe i bie rasti të largohet nga njerëzit që kuptojnë të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtat qëllime, edhe në qoftë se zotëron njëqind gjuhë apo njëqind melodi, do të heshtë e do të mbesë i pafjalë”

“Lum si ata që u larguan nga pjesa e vdekshme e qenies, që shpëtuan nga egoja dhe që u lidhën me të pavdekshmit.Të shkretët ata të gjallë që kanë qëndruar me të gjallët, por që në brendësi janë të vdekur”.

“Qëndro vazhdimisht me njerëzit e mendjes;nga ato përfito mirësi dhe fuqi shpirtërore,në mënyrë që të mbetesh i ri në dashurinë hyjnore dhe i gjallë mendërisht.“

“O njeri i zhytur në pellgun e dëshirave të përkohshme!Dije mirë se vepra më madhështore e mëshirës hyjnore është shpirti. Të tjerat, përveç tij, janë vetëm hije e kësaj vepre”.

“Ndërmjet pemëve kalon një përrua. Aty shihen reflektimet e dyanshme të pemëve.Reflektimet dhe ajo çka ti sheh në ujë, janë vetëm një kopsht imagjinar pemësh. Pemët dhe kopshtet që përbëhen prej tyre, janë në shpirtin tënd, sepse shpirti është vendshikimi i Zotit”.

“Të pagdhendurit janë të sëmurë, nuk kuptojnë.Edhe në qofshin fjalët e pakëta e të sakta, nuk dëgjojnë!...”,

“Njeriu përbëhet pothuajse vetëm nga syri, pra nga një perceptim i thellë. Ajo çka mbetet është lëkurë, trup. Ndërsa sy i vërtetë është ai që sheh mikun, pra është ai që e percepton thellë atë. Atë sy që nuk sheh mikun, mos e konsidero kurrë sy!”

“Syri është një dritare e hapur drejt mendimit dhe ndjeshmërisë.Me të vërtetë, çdo gjë që sheh njeriu nëpërmjet syrit, e mirë ose e keqe qoftë ajo, reflekton në zemrën dhe mendjen e tij, ngjall përfytyrime dhe mbresa.“


“Në qoftë se mbetesh fillikat i vetëm dhe afër teje nuk ka ndonjë njeri të mençur, atëherë mos bjer në pesimizëm, por hyr në hijen e një miku që përçon diellin e të vërtetave.

Vrapo, kërko një njeri që i është bërë mik të Vërtetit; në veprosh kështu, Allahu bëhet miku yt, ndihmëtari yt.

Asketizmi dhe qëndrimi vetëm bëhet ndaj të huajve e jo ndaj mikut. Gëzofi është për dimrin e jo për pranverën.

Një mendje e shëndoshë dhe e pastër kur bashkohet me një mendje tjetër të shëndoshë dhe të pastër, pra me një mendje të edukuar me shpallje, forcohet, përndritet dhe sheh më mirë rrugën e saj.

Ndërsa nefsi, egoja bën të kundërtën. Ai pëlqen të miqësohet me një tjetër nefs për të përmbushur dëshirat e shfrenuara të tij; kështu thellohet errësira dhe e vërteta bëhet krejt e padukshme”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:23 am


“O shpirt! Shko në vendin e përndritjes, atje ku ndodhen njerëzit e pjekur, që t’u bëhen mburojë rreziqeve që mund të të vijnë”.

“Ata i tolerojnë të këqijat tuaja, i falin dhe ty të dhurojnë një vend në të tyren zemër.“

“Edhe mendja që percepton dhe kupton çdo gjë, mbetet e çuditur - si shigjetari që i është thyer harku - me ndarjen e miqve”.

“Biri im! Nëse sheh ndonjë person që është në kërkim të Zotit, bëju mik me të, përkulu para tij me respekt!”

“Nëse je fqinj me ato që ditë-natë kërkojnë Allahun, pra me miqtë e Zotit, edhe ti bëhesh njëri prej tyre, prej meritës së tyre edhe ti e fiton luftën me nefsin”.

“Dije mirë se miqt’ e rrejshëm e të përkohshëm dhe të dashurit fallco do të bëhen armiqtë tuaj. Ata janë armiqtë e vërtetë.
“Kurse ti do t’i lutesh Zotit tënd i vetëm në varr: O Zoti im, mos më lër vetëm!

“Kush ndjen dashuri për një gjë të vdekshme, atë dashuri e kultivon për ta bashkuar me një qenie të gjallë, me shpirt. Kështu që dashuria ndaj një qenieje të vdekshme bëhet urë për ta shpënë njeriun në dashurinë hyjnore”.

“O udhëtar i së vërtetës! Për t’u bashkuar me një qenie të gjallë, përpiqu dhe puno duke shpresuar, në mënyrë që përpjekja jote për të gjallin të mos vdesë e të mos varroset nën tokë”.

“Mos u bëj viktimë e ndjenjave, mos e zgjidh për mike të afërme një bukuri kalimtare, një fije kashte, sepse dashuria e saj është e përkohshme. Ti kërko dashurinë e përhershme”.

“Sikur ndonjë dashuri - përveçse dashurisë ndaj Allahut – të kishte lidhje të hekurt, atëherë ku është miqësia e më mirënjohësve ndër të afërmit tuaj, nënës dhe babasë?

“E kur dukja e gjësë me të cilën je dashuruar të njehsohet me thelbin e saj, kur bakri i fshehur nën galvanizim të shfaqet i vërtetë, pra të shëmtohet duke u fanitur përditë përballë syrit tënd, atëherë ti ndjehesh i ngopur prej saj, fillon mos ta pëlqesh më atë,
fillon të sillesh krejt indiferent ndaj saj”.

“Bukuria që ndër qenie kalimtare vërehet, është vetëm shëmbëlltyrane një bukurie të shkëputur nga Bukuria Hyjnore. Ajondritë që shëmbëllen do të kthehet një ditë tek burimi. Prandaj, o udhëtar, mos u habit pas bukurive kalimtare, kërko thelbin e tyre, atë prej të cilit ka buruar ajo”.

“Shkëqimi që bie në mur kthehet sërish tek dielli. Ti mos shko tek shkëlqimi që bie në mur, por tek ai që e hedh atë, pra tek dielli; ai të meriton ty”.

“Meqë nga ulluku nuk rrodhi asnjë pikë ujë, pra nuk gjete ndershmëri tek të bukurat, kërko dhe gjeje ujin ndër qiej”.

“Betohem në Atë që nuk ndien asnjë nevojë për asgjë dhe për të cilin kanë të gjithë nevojë, se një gjarpër i keq është më i mirë se një mik i keq!”

“Një gjarpër i keq e hedh njeriun në vdekje. Kurse një mik i keq e hedh atë në zjarr, e djeg dhe e përvëlon!”

“Njeriu, edhe sikur të mos flasë asnjë fjalë me shokun e tij të keq, fillon të marrë huqet e tij. Shpirti, fshehtazi, përvetëson moralin e tij të keq”.

“Një shok që s’e njeh vërtetësinë dhe drejtësinë dhe nuk ka formimin e duhur jetësor, hedh hijen e tij mbi ty dhe të vjedh edhe atë çka ti posedon!”
“Një lum kur derdhet në det, i humbet cilësitë e tij duke u bërë pjesë e detit”.

“Buka që hamë tretet në trupin tonë dhe bëhet pjesë e jona. Edhe qenia e atij që do,kur dashuron aq sa forca e dashurisë që ndien, humbet
në atë dashuri.“

“Sikur të mos kishte qenë dashuria, ku do të kishte qenë qenia?Si mund të ndodhte që buka të të jepej ty,të tretej te ti dhe më pas ajo qenie të ishe ti?“

“Buka t’u dha ty dhe ti u bëre ai që je! Pse ndodhi kështu? Nga dashuria, nga dëshira! Në të kundërt, dashuria dhe dëshira a do të mundësonin që buka të bëhej pjesë e shpirtit tënd? Dashuria i dhuron jetë edhe bukës së ndenjur dhe shpirtin e saj të përkohshëm ta dhuron ty, duke të të bërë të përjetshëm”.

“Dashuria, qoftë epshore, qoftë shpirtërore, në fund është një udhëzuese që do të na çojë në të përtejmen”.

“Zgjidhe dashurinë e pavdekshme dhe të përjetshme të Allahut. Le të dhurojë shpirt ty dhe të japë jetë”.

”Ti zgjedh dashurinë e një qenieje të madhe, atë dashuri në të cilën të gjithë pejgamberët gjetën forcë dhe fuqi, duke fituar kështu nderin dhe lumturinë e tyre”.

“Çdo lloj dashurie legjitime është e vlefshme, përderisa e mëson njeriun të sakrifikojë duke e shpëtuar edhe nga uni; veçanërisht ajo e udhëzon njeriun dhe e lartëson atë“.

“O mik i ngushtë, jeta e të dashuruarve është duke vdekur. Kur nuk dhuron një zemër, nuk mund ta gjesh atë”.

“Unë jam i dashuruar pas një qenieje të tillë së cilës i përket çdo gjë, çdo krijesë; edhe mendja, edhe shpirti im i janë falur dashurisë ndaj Tij”.

“Nëse e dini se kush është në këtë shtëpi të shpirtit, përse e bëni këtë gjë të pahijshme përpara derës?”

“Njerëzit që nuk arsyetojnë, respektojnë mesxhidin për nga natyra njerëzore, por nuk tregohen të kujdesshëm ndaj besimtarëve duke u thyer zemrat”.

“Nëse je mërzitur shumë, u ke thyer zemrat njerëzve dhe u ke dhënë flakën atyre, ai zjarr bëhet thelbi i zjarrit të xhehenemit për ty”.

“Zjarri i mllefit tënd të përcëllon edhe në këtë botë, pra të shkatërron.Ndërsa zjarri i xhehenemit që lind prej tij si rezultat i kësaj fatkeqësie, ty të përvëlon përjetësisht edhe
në ahiret.“

“Zjarri i zemërimit ka për qëllim të djeg njerëzit. Ndërsa zjarri i xhehenemit që ka lindur si pasojë e këtij qëllimi do të sulmojë ty përjetësisht në ahiret.“

“Ti mërzitesh për çdo mundim,zemërohesh dhe ndaj çdo gjëje jo-etike ushqen urrejtje. Mirë, por si mund të bëhesh pasqyrë pa u shndritur?”

“E rëndësishme është të jesh në natyrën e trëndafilit,pra jo të shohësh gjembat, të lëndohesh dhe të bëhesh si ato, por të bëhesh një trëndafil në kopshtin e kësaj bote, duke i përqafuar ato me ajrin e pranverës, edhe sikur të jetë dimër”.

“Toka u dorëzua tek qielli duke i thënë:Unë jam një rob, ti lësho mbi mua ç’të duash”.

“Nëse nga dielli bie zjarr mbi të, toka i dorëzohet atij . Ajo, jo vetëm që nuk mund të ikë nga ai zjarr, por e lëshon fytyrën e saj dhe e heshtur i dorëzohet atij”.

“O njeri, edhe ti je një pjesë e tokës. Jeton mbi të, prandaj mos e kundërshto urdhërin, kadanë dhe kaderin e Allahut.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:24 am

"Dije mirë se mendjemadhësia, mburrja dhe të parit e vetes më lart se gjithë të tjerët, është një helm vrasës.Të marrët dehen duke pirë nga vera e këtij helmi”.

“Një mbret e mund një mbret tjetër, e vret atë ose e hedh në burg; por i njëjti mbret, kur has një të plagosur të rrëzuar apo ndonjë nevojtar fatkeq, i vendos melhem plagës së tij dhe e ndihmon atë.Po të mos ishte helm vetëpëlqimi dhe mburrja ngaqë ishte mbret, atëherë përse padishahu fitues do ta vriste mbretin e thyer dhe të zënë rob, megjithëse ai nuk ka bërë faj tjetër përveç kësaj?”

“Përse i bën mirë dhe i dhimbset nevojtari fatkeq, paçka se ai as i ka shërbyer mbretit, as është shpallur rob i tij? Ti mund ta kuptosh se ç’lloj helmi është mendjemadhësia, vetëm duke i marrë në konsideratë këto dy situata”.

“Hizri –alejhisselam- e shpoi dhe e dëmtoi anijen për ta shpëtuar atë nga disa njerëz të këqinj”.

“Meqenëse i dobëti, i rëni dhe i mjeri shpëtojnë, edhe ti je i dobët,i rënë dhe i mjerë. Shpëtimi dhe paqja janë në mospasje. Eja edhe ti, shpëto nga egoizmi e kamja dhe shko drejt mospasjes”.

“Mali, minerali i të cilit përmban flori dhe argjend në sasi të pakta,bëhet copë-copë prej goditjeve të kazmave”.

“Shpata ia shkurton kokën atij që e mban kokën përpjetë, ndërsa hija është e shtrirë për tokë. Meqë hija nuk ka as trup e as shtat, është e pamundur ta presësh me shpatë apo ta plagosësh”.

“O njeri indiferent që përpëlitesh vetëm pas pasurisë së kësaj bote, të cilën e adhuron!Morali i keq që kishte Faraoni ndodhet edhe tek ti! Edhe ti je mendjemadh, edhe ty të pëlqen vetja, edhe ti vrapon pas pasurisë dhe epshit! Por kuçedra jote, domethënë egoja jote ka rënë brenda pusit të paaftësisë dhe varfërisë.Është e pafuqishme dhe për këtë arsye nuk mund të sulmojë dhe nuk mund të bëjë asgjë,ashtu siç ngjau edhe me faraonin!”

“Turp të kesh! Të gjitha këto fjalë që thuhen janë veprimet dhe cilësitë e tua të këqija. Ti ia vesh ato vetëm Faraonit!”

“Kur të flasin për gjendjet dhe cilësitë e tua të këqija,mërzitesh dhe kjo gjë nuk të pëlqen;por nëse dëgjon të flitet rreth të tjerëve,ty të duket se je duke dëgjuar ndonjë përrallë!”

“Mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi nuk ndalin së kërkuari pozitë,gradë dhe pasuri, sepse oxhaku nxehet me bajgë."

"Këto dy “dado”, domethënë pozita dhe pasuria, e dhjamosin dhe e trashin lëkurën, ndërsa nga brenda e mbushin me dhjamë,mish,mendjemadhësi dhe krenari të sëmurë”.

“Ai që shkon para dhe të përudh në rrugën e mendjemadhësisë është iblisi, sepse ai qe i pari që ra brenda në kurthin e pozitës”.

“Kjo sëmundje është sëmundja e iblisit. Iblisin e rrëmbeu ndjesia e egoizmit dhe tha: Unë jam më i mirë se Ademi.Në të vërtetë, kjo sëmundje gjendet brenda çdo krijese dhe vetë njeriut”.

“O njeri i ultë që e fsheh sëmundjen e egoizmit nën perden e modestisë dhe shpirtshmërisë!Nëse ndokush të zemëron,të emocionon dhe të përzihet në punët tuaja me qëllim që të të masë pulsin dhe të të sprovojë,uji i pistë turbullohet dhe nxjerr në pah ngjyrën e fëlliqësirës që ka”.

"Aty ku hyn “egoizmi” dhe “pretendimi”, fillon adhurimi i pozitës dhe i gradës;aty nuk shfaqet kurrë mëshira, sepse egoizmi dhe pretendimi janë kanceri i jetës shpirtërore."

“Dije se bakri nuk e di për veten e tij se ç’është pa u bërë flori. Edhe zemra nuk i shikon gabimet e bëra pa arritur pjekurinë shpirtërore dhe nuk e kupton marrëzinë e saj.O zemër!Shpëto nga gropa e mendjemadhësisë dhe vetëmburrjes,bëhu flori duke i shërbyer eliksirit,ashtu siç bën edhe bakri!Shërbeji dashurisë që rrethon zemrat!”

“Këta të dashur janë ata që kanë shpirt.Siç tërhiqen dhe ndahen dita me natën prej njëra-tjetrës, ashtu edhe ata tërhiqen nga kjo botë dhe ikin”.

“O njeri neglizhent! Meqënëse nuk je pejgamber,nuk mund të marrësh lajme nga Zoti,po ashtu askush nuk të ndjek,atëherë dije cakun tënd,rri në rreshtin tënd dhe mos shko përpara!Edhe në rrugën e vërtetë në të cilën je duke ecur,shko pas ndonjë veliu të madh, në mënyrë që një ditë të dalësh nga pusi i egoizmit dhe të bëhesh sovran shpirtëror si profeti Jusuf”.

“Meqënëse nuk u shkrive me Zotin tënd dhe nuk mund të bëhesh gjuha e Tij,të paktën bëhu vesh! Nëse do të thuash diçka,thuaje në formë pyetjeje në mënyrë që nga fjala jote të kesh mundësi për të mësuar diçka! Fol me padishahun e padishahëve si të varfërit dhe nevojtarët që nuk kanë asgjë!”

“Fillimi i mendjemadhësisë dhe i urrejtjes buron nga çdo lloj dëshire vetjake të tepërt që ke ndaj pasurisë dhe pasioneve të kësaj bote, ashtu siç pati bërë edhe Karuni. Futja dhe rrënjosja në zemër e këtyre ndjenjave të tepruara janë nga zakoni dhe adeti”.

"Kur vesi i keq forcohet me zakon,ti zemërohesh dhe e urren atë që të kërkon të heqësh dorë nga ai ves.Edhe idhujtarët, për shkak se u mësuan të adhurojnë idhujt,mblidheshin rreth tyre për t’i adhuruar dhe u bënë armiq të çdokujt që dëshironte t’i largonte nga ajo rrugë…”

"Mendjemadhësia, aq sa është një gjendje që urrehet, po aq është edhe një e keqe, për të cilën ndjen mëshirë. Vetë mëshira ka shumë degë, njëra prej të cilave është dhimbshuria ndaj mendjemadhit e të krekosurit dhe gjendjes në të cilën ata kanë rënë. Bile këta mund të të dhimbsen edhe më shumë se i dobëti, i varfëri dhe i mjeri, sepse mendjemadhi është një i mjerë që e ka çuar dëm nderin e adhurimit dhe është miqësuar me iblisin,atëherë kur kthehet në skllavin e egos dhe e shkatërron shpirtin dhe zemrën e tij."

“O ti njeri që mposht unin e egoizmit! Eja, hyr brenda. Ti tashmë nuk je i kundërti i trëndafilit, ashtu siç janë gjembat që gjenden në kopësht!Ti tani je mbreti i trëndafilave!"

"Lum ai njeri që e konsideron vetveten të mjerë. Mjerë për atë njeri që e konsideron veten të lartë mbi të tjerët! Dije mirë se mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi janë helme shkatërruese.Mendjetrashët ndiehen të kamur,sepse janë dehur me këtë verë helmuese."

"Në qoftë se ndodh që një njeri i pafat pi nga ky lëng helmues,fillon ta lëkundë kokën sa andej-këndej i dehur nga hareja, por pas disa çastesh i lë lamtumirën njerëzishmërisë dhe turpërohet keq."

O njeri i mençur! Dije mirë se shpata pret qafën e atij që e mban të ngritur atë. Kurse hija është e shtrirë për tokë. Për shkak se nuk ka trup dhe qafë, është e pamundur ta presësh dhe ta plagosësh atë.

" O ti që je larguar nga e vërteta! Të hiqesh për mendjemadh,të mbahesh më të madh, të mburresh dhe të të hyjë vetja në qejf,është si t’i hedhësh dru zjarrit.Si ka mundësi që ti shkon te ky zjarr dhe hidhesh vetë në të?Shiko me vëmendje.A i marrin shigjetat nishan hijet që janë përtokë?"

"Ndërsa njeriu që ngre kokën lart nga toka, reziston dhe mburret,kthehet në pikë-qitjeje për shigjetat, të cilat e bëjnë vrimavrima të mjerin dhe e asgjësojnë”.

“Në gjithësi çdo gjë është skllav i dashurisë së Tij,edhe rënkimi i qenit është thirrje e hyjnores, domethënë ndodh me tërheqjen e Tij, sepse çdokush që dëshiron ndonjë gjë, do të ketë përballë një pengesë.Detyra e qenit është të ruajë shtëpinë dhe kopenë."
"
Sikur këto punë të mos i pengonin, edhe qentë do të merrnin malet me tërheqjen e Zotit, dhe secili do të bëhej një “i çmendur” pas hyjnores”.

“Ashtu sikurse ngjau me qenin e ashabu’l-kehfit i cili, për shkak të tërheqjes hyjnore, shpëtoi nga ngrënia e fëlliqësirave dhe u ul në krye të sofrës së krye-sovranit”.

“Për shkak se zgjodhi miqësinë e ashabu’l-kehfit dhe i shijoi qëndrimi së bashku me ta, ai qen pi ujin dhe ha ushqimin e mëshirës deri në kiamet - aty në hyrje të shpellës”.

“Qeni ishte strukur në lëkurën e tij, domethënë në pamjen e jashtme dukej i nënçmuar. Ka shumë njerëz që nuk kanë emër dhe famë, por pas perdes vazhdimisht pijnë nga gota e dashurisë që iu dha qenit të Ashabu’l-Kehfit”.

“Biri im, jepe dhe shpirtin po qe nevoja për ta fituar atë gotë!A fitohet epërsia pa hyrë në luftë me egon dhe duke mos duruar kokëçarjet që ke për të pasur?”

“Të durosh dhe të heqësh keq në mënyrë që në fund të pish nga kupa e dashurisë, nuk llogaritet si vuajtje e padurueshme dhe dhimbje.Edhe ti bëj durim dhe rezistoju dhimbjeve, sepse durimi është çelësi i gëzimit dhe haresë”.

“Askush nuk ka shpëtuar nga pusi i kësaj bote, domethënë nga dëshirat dhe pasionet e trupit të tij, pa duruar, pa u rezistuar dhimbjeve dhe pa vepruar me kujdes, sepse durimi është dora dhe këmba e kujdesit”.

“Njeriu i shkretë! Nuk e njohu veten ashtu siç duhet.Erdhi nga ana tjetër, nga të lartët, nga bota e pa fillim dhe ra në këtë botë të mangësive, në këtë botë të papastër”.

“Njeriu e shiti veten lirë.Ai ishte një copë mëndafsh shumë i çmuar dhe me veten e vet e arnoi një rrobë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:25 am

“O njeri neglizhent! Ti e mendove për bukë riskun dhe jo për urtësi,kur Allahu thotë në Kur’an:Hani nga risku që ju ka dhënë Zoti!”

“Risku që ka dhënë Allahu është urtësi dhe dije sipas shkallës,kuptimit dhe aftësisë së ndjesisë së njeriut. Ai nuk i ngel në fyt dhe nuk e vret atë që e ha”.

“Nëse e mbyll gojën e trupit, te ti do të hapet një gojë shpirtërore.Me atë gojë ha kafshatat e të fshehtave dhe të dijeve hyjnore”.

“Mos u mundo ta ushqesh shumë dhe ta frysh trupin, sepse ai është një kurban që do t’i jepet tokës. Ti, në të vërtetë, mundohu të ushqesh zemrën, sepse ajo do të shkojë në lartësi dhe do të nderohet”.

“Trupit jepi pak gjëra me yndyrë dhe mjaltë, sepse ai që e ushqen tepër atë, bie në dëshirat vetjake dhe së fundi poshtërohet”.

“Shpirtit jepi ushqim shpirtëror dhe shërbeji mendim të pjekur,kuptim të mprehtë e ushqime shpirtërore, në mënyrë që të mbërrijë i fortë në vendin ku do të shkojë”.

“O ti që kafshon buzët dhe mahnitesh ndaj bukurisë së pranverës! Pa shiko edhe gjendjen e zverdhur dhe ftohtësinë e vjeshtës!”

“Kur të shikosh lindjen e diellit të bukur në kohën e lindjes,kujto perëndimin e që do të thotë vdekje për të!”

“Edhe njeriu jeton të njëjtën aventurë.Përsosmëria dhe bukuria e tij janë të detyruara të vdesin”.

“Do të shikosh se një fëmijë i bukur është bërë i dashuri i popullit për shkak të bukurisë së tij.Pas një farë kohe është plakur dhe është poshtëruar ndaj popullit!”

“Nëse je stolisur me trup të artë,kujtohu se ky trup do të kthehet në arë pambuku pasi të plaket!”

“O ti lakmues që ha ushqime me yndyrë dhe mjaltë! Ngrihu dhe shko në tualet,që atje të shohësh të ardhmen e tyre!”

“O njeri, nga kjo botë vijnë dy zëra që janë të kundërt me njëri-tjetrin.Vallë zemra jote cilin është e aftë të dëgjojë?”

“Njëri prej atyre zërave është gjendja e atyre që i afrohen Allahut, ndërsa tjetri është gjendja e atyre që mashtrohen”.

“Nëse e pranon njërin prej këtyre dy zërave, tjetrin nuk e dëgjon fare, sepse njeriu që do, pothuajse verbërohet dhe shurdhohet kundrejt gjërave që janë e kundërta e asaj që dëshiron”.

“O udhëtar! Shiko figurën e fundit në pasqyrë! Mendo shëmtimin e një të bukuri kur të plaket dhe një ndërtese që do të vijë në gjendje të shkatërruar. Mos u mashtro në gënjeshtrën e pasqyrës!”

“Mos u jep shumë pas pasurisë dhe pronës në mënyrë që kur të vijë koha, t’i lësh lehtë! Jepe që të shkojë edhe lehtë,edhe të fitosh sevape! Ti kapu pas Atij që të ka shtrënguar fort,sepse Ai është i pari, po ashtu Ai është edhe i fundit. Nëse dëshiron ta gjesh Atë, hidhe çdo siklet vetjak që mund të ta fundosë anijen e shpirtit, në mënyrë që të arrish atë që do”.

"O ziliqar! Mblidh mendtë e kokës dhe shih të arrish edhe ti pjekurinë,përsosmërinë dhe madhështinë shpirtërore.Në këtë mënyrë,ti do të shpëtosh nga kthetrat e qederit dhe brengës që të kanë mbërthyer,sepse ti ke zili pjekurinë që gëzojnë të tjerët."

"Lutju dhe përgjëroju Allahut të të shpëtojë dhe të ta zhdukë ndjenjën e zilisë,në mënyrë që të shpëtosh edhe nga shtati yt,që s’është gjë tjetër veçse huq i smirës."

"T’u dhuroftë qetësi e brendshme dhe u preokupofsh vetëm me zemrën tënde, në mënyrë që të heqësh shprehinë për t’u marrë me njerëzit e tjerë dhe me gabimet e fajet e tyre!"

"Po qe se rrugës drejt Zotit zilia vjen e përplaset me ty duke t’u kapur për zverku,dije mirë se në të gjendet hazdisja e shejtanit."

“Shejtani e pati për turp t’i bënte sexhde Ademit (a.s.), ngaqë e kishte zili atë.Për shkak të kësaj smire,ai humbi lumturinë personale."

"Gjatë rrugës tënde drejt Zotit nuk ka shteg më të vështirë dhe as më të rrezikshëm sesa zilia. Lum ai njeri që në zemrën dhe shpirtin e tij nuk lë vend për zili."

"Dije mirë se shtati i njeriut është shtëpia e zilisë.Njerëzit e shtëpisë-pra ndjesitë që i përkasin trupit,siç janë perceptimi,dëgjimi,të parët,vlerësimi etj. - fëlliqen dhe ndyhen për shkak të zilisë.

"Po, trupi i njeriut është banesa e zilisë, por Allahu i ka purifikuar dhe i ka bërë dritë të pastër trupat e njerëzve të përkryer në fe”.

"Ajeti kuranor “Mbajeni pastër shtëpinë time!”(Bekare, 125)urdhëron pastrimin e trupit dhe të shpirtit.Me të vërtetë trupi i njeriut është krijuar nga dheu,por në fakt ai është një thesar drite”.

"Po të kesh zili personin në botën e brendshme të të cilit nuk gjen dot mbeturinë smire,ti je duke bërë dredhi dhe për shkak të kësaj zilie që ndjen,zemra të nxihet dhe të fëlliqet”.

"Faraoni më kot vriste foshnje të pafajshme, ndërsa Musai shkonte jetë të qetë në sarajet e Faraonit."

"Megjithëse Faraoni, duke shkuar pas ndjesive të tij e forconte nefsin e vet - armiku më i madh që i ushqente trupin - ai i përngjante njeriut që pandehte me mendimin “Një njeri përjashta është armiku im dhe më ka zili”.
"
Ai përsëriste shprehjen “Ky njeri është armiku im dhe më ka zili”, ndërsa në të vërtetë armiku i tij i vërtetë ishte trupi që ai e
ushqente, pra nefsi i tij."

"Prania e nefsit në trup, bënte që faraonit t’i ngjante edhe trupi i tij si Musai."

"Faraoni shëtiste lart e poshtë duke thirrur “Ku është armiku?”,dhe kështu kërkonte të gjente armikun e tij."

"Nefsi i njeriut të kthyer në skllav të dëshirave të tija, ushqehet duke bërë naze me begatitë e shumëllojshme brenda trupit.Ai kafshon dorën e tij, duke ushqyer mllef ndaj të tjerëve.”

"Jusufët fshihen nga zilia dhe smira e të shëmtuarve.Bukuritë jetojnë thuajse brenda zjarrit për shkak të dëmit që mund t’u shkaktojnë armiqtë atyre."

"Jusufët kanë mbetur brenda pusit për arsye të dredhisë së vëllezërve, të cilët, prej zilisë që patën, ia dhanë Jusufin ujkut."

"Jakubi, i cili kishte natyrë të butë, dridhej për Jusufin për shkak të ujkut të zilisë dhe smirës."

"Në të vërtetë, ujku real nuk u rrotullua rreth e përqark Jusufit,por zilia dhe smira e vëllezërve, me të ligat që bënë dhe me pashpirtshmërinë e tyre, ia kaloi edhe ligësisë së ujkut."

"Ujku i zilisë e bëri copë-copë Jusufin, kurse vëllezërit e tij fjalëmbël i kërkuan falje atit të tyre duke i thënë se “ne atë e lamë pranë rrobave dhe
u larguam. Kur u kthye e kishte përlarë ujku”.

"Këtë dredhi nuk e gjen as tek qindra-mijëra ujqër së bashku.Ujku i zilisë në fund do të asgjësohet”.

"Jakubi, i cili kishte natyrë të butë, dridhej për Jusufin për shkak të ujkut të zilisë dhe smirës."

"Në të vërtetë, ujku real nuk u rrotullua rreth e përqark Jusufit,por zilia dhe smira e vëllezërve,me të ligat që bënë dhe me pashpirtshmërinë e tyre,ia kaloi edhe ligësisë së ujkut."

"Ujku i zilisë e bëri copë-copë Jusufin, kurse vëllezërit e tij fjalëmbël i kërkuan falje atit të tyre duke i thënë se“ne atë e lamë pranë rrobave dhe u larguam. Kur u kthye e kishte përlarë ujku”.

"Këtë dredhi nuk e gjen as tek qindra-mijëra ujqër së bashku.Ujku i zilisë në fund do të asgjësohet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:25 am

“Eja, prap eja, përsëri eja,
Si do që të jesh,
Pabesimtar qofsh, zjarradhurues qofshë,
Njëqind herë në ke bërë teube (pendim),
Njëqind here në e ke prish teuben,
Kjo nuk është derë e pashpresës,
Si do që të jesh ashtu eja!...“

“Shumë njerëz pashë nuk kishin tesha.Shumë tesha pashë, pa njerëz brenda.“

“A ndotet deti prej gojës së qenit?A fiket vallë dielli me frymë?“

“ Ai që prej ferrës e nxjerr lulen,e kthen edhe dimrin në pranverë.“

“ Është e pamundshme që të pihet tërësisht uji i lumit.Mirëpo është e mundshme të
pihet aq sa të shuhet etja.“

“ Nëse njëri thotë një fjalë të bukur,kjo ndodhë për shkak të kuptimit të dëgjuesit.“

“Nëse dëshiron të ndriçosh si dita,shkatërroje un’in që i ngjanë natës.“

“ Dija është një detë pa kufi,kërkuesi i dijes është zhytës në detra.“

“ Loja në shiqim të parë nuk është e arsyeshme,mirëpo fëmiu me lojen bëhet i arsyeshëm.“

“Përderisa fruti nuk piqet emërtohet si i papjekur.“

“Njeriu është sy, vrojtim,vlera e njeriut është aq sa mund t’i shohë syri.“

“Përshëndetja e disa njerëzve ka erë flliqësie,ndërsa e disa të tjerëve ka erë misku.“

“Gjurmët e këmbëve arrijnë deri në bregun e detit,por kur hyhet në detë nuk ngel as gjurmë e as shenjë.“

“Un’i i ligë është shpend grabitqar.“

“Vështroji me mijëra njerëz që i ngjajnë njëri tjetrit,ki kujdes në dallimet mes tyre.
Uji i idhët është i pastër por si uji i ëmbël.“

“Çdo gjuhë është perde e shpirtit,vetëm nëse perdeja lëviz arrihet në sekretet.“

“Të ka hutuar kodra e vogël në rrugë,mos harro që para vetes ke qindra male.“

“Mbylle gojën dhe hape shputën përplot me ar,lere kopracinë zgjedhe bujarinë.“

“Pasuria nuk soset me dhënien e lëmoshës,bëmirësia e mbron pasurinë prej humbjes.“

“Brenga, njeriut ia tregon rrugën.“

“Ne nuk jemi mbretër të pasurisë që marrin ryshfet,ne i arnojmë dhe qepim xhupet e grisura të shpirtit.“

“Dita e djeshme kaloi e shkoi. Me dje’në shkoi edhe fjala e djeshit, sot duhet të themi diçka krejtësisht të re.“

“Nëse retë nuk qajnë si do të qeshin gjelbërimet?“

“Dega me frute rëndohet drejtë tokës,ndërsa dega pa frute ngrihet lartë.“

“Të kërkosh diçka aty ku nuk është.Është njëlloj sikur të mos e kërkosh.“

“Shtama ka frikë prej gurit por nëse ky gurë është çezmë,shtamat vrapojnë drejt tij“

“Ai që ka fut hudhër në hundë nuk e ndien aromën e trëndafilit.“

“Qiriu nuk humb prej dritës së tij,nëse e ndez një qiri tjetër.“

“Sado që di, biseda yte vlen aq sa kupton personi karshi teje.“

“Zogu është nën urdhërin e tjetërkujt përderisa është në kafaz.Kur thehet kafazi dhe
ikë zogu,s’ka kush e urdhëron!“

“Të të dhimbsen vjedhësit, të ligët dhe të poshtërit,do të thotë t’i shkelësh të dobëtit.“

“Uji në brendinë e anijes e fundosë ate uji nën anijen e lundron ate.“

“Nëse pasqyrës ia tregon tejdukshmërinë në sy.Pasqyra mjegullohet dhe nuk të pasqyron ty.“

“Rrushi i papjekur dhe i pjekuri nuk janë të njëjtë mirëpo,kur piqet ai bëhet shok i mirë.“

“Rrezja e dilellit nuk ndotet edhe kur bie në mbeturina.Ajo është dritë e pafundme.“

“Copa e mishit në tojën e peshkimit është për të zënë peshq,ajo copë nuk është as dhuratë e as bujari“

“Perla është në fund të detit në mesin e gurëve edhe krenaria është në mesin e mangësive.“

“Guri nuk vëndohet në unazë pa dalë prej gurishtes dhe të bëhet perlë.“

“Kush s’e ka të njëjtë zemrën dhe fjalën,edhe njëqind gjuhë në ka është memec.“

“Sa dijetarë ka pa dituri të vërtetë.Ata janë bartës të diturisë por jo të
dashuruar në të.“

“Nëse ke mend bëhu shok edhe me mendje tjetër,punët bëri me konsulltim.“

“Mos u lakmo në lumturinë e të tjerëve,ka shumë që i lakmohen jetës tënde.“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

fakiri


Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitimeThu Oct 18, 2012 7:26 am

“Është mendjepakësi t’i thuhet çdo gjëje e drejtë por t’i thuhet çdo gjëje e shtrembër është tirani.“

“Shakatë e mia nuk janë shaka, por mësim.“

“Sa bartëse e mirë është sorkadheja e hiç’it.Nëse je shkri të bartë në pozitën e qenësisë.“

“Edhe në qofsh gurë i fortë ose mermer, kur i afrohesh një njeriu kuptimor
bëhesh gurë i çmuar.“

“Dija është jetë e shpirtit.“

“Dashuria të çon të thuash “ ti” e jo “unë”.“

“Neglizhenca , gjithnjë vjen nga arroganca.“

“Ai që qeshet e bën të qeshë tërë kopshtin.Biseda me të ndriturit të bën të ndritur.“

“Ata që nuk ia dijnë shijen arrës,mjaftohen me tiktakun e lëvores.“

“Kush sjell respekt merr me vehte respektin, ashtu siç ai që sjell sheqerin e
hanë hallvën e bademit.“

“Ku janë ata që e duan Zotin vetëm si Zot e jo për shkak se presin diçka prej Tij?
Ata janë të sinqertit e vërtetë.“

“Më mirë është të jesh rob i një zemërndrituri,se sa kurora e mbretërve.“

“T’i mësosh dituri një të poshtëri është njëlloj sikur t’i japësh shpatën e mprehtë në dorë një kaçaku.“

“Sufiu, i flet edhe veshit të vet.“

“Fuqia hyjnore i qep dhe meremeton të vjetrat pa gjilpërë.“

“Kafsha zhvillohet nga fyti, ndërsa njeriu nga veshi, gjallërohet duke dëgjuar.“

“Për atë që nuk nuhat edhe misku edhe fëlliqësira janë të njëjta.“

“Nëse e ke mendimin trëndafil ti je kopsht trëndafilash, nëse mendon si ferrë atëherë je dru xhehennemi.“

“Qiqëra e gjelbërt para se të piqet hudhet në ujë të vluar.“

“Nëna nuk i jep gji fëmiut, nëse ai nuk qanë.“

“O ju të ngritur! Kjo botë i ngjanë një druri;Ndërsa ne në këtë gjithësi jemi si frutet
gjysëm të pjekura e gjysëm të papjekura.“

“Ambari i bujkut që mbjell zbrazet,mirëpo ara i gjelbëron.“

“Fjala e shpirtit, thuhet me heshtje.“

“Fjala është si lodra, e lajmëron dashurinë.“

“Arka e arit, fshihet për të shkretët që nuk dihen.“

“Të vlefshme janë gjërat që i ke në shpirt e jo ato të gjuhës.“

“Të mos ishte trëndafili,bilbili nuk do të këndonte në lulishte.

“Mos e dëgjo fjalën që të ndan prej mikut.“

“Ai që nuk ka dashuri është i huaj në qiell.“

“Nëse nuk ke un të pastër për lutje,dëgjoje lutjen e miqve me shpirt të pastër.“

“Fjalës i vjen era shpirt.“

“Unë jam pa ushqim.Por përpiqem të të ushqej ty.“

“Israfi (Shkapërderdhja) më i madh është harxhimi kot i jetës. Pasi një orë jetë nuk
blehet as për njqind mijë dinarë.“

“Mos ikni prej të mençurve,shoqërimi i tyre nuk soset.“

“Nuk ia di vlerën shpirtit pasi nuk e ke blerë. Njeriu nuk ia di vlerën e sendit që nuk e ka paguar.“

“Unë nuk e shes lirinë për robërinë.“

“Mos i bën kujt të keqe dhe mos hap gropë. Pasi në të dyja bie vetë.“

“ Pasi ai ta kreh veshin, atëherë ti i tëri shndërrohu në vesh.“

“Unë jam dritë e diellit, kam lindur mbi ju,por kurrë nuk jam ndarë prej diellit.“

“Sikur pasuria të fitohej me lutje çdokush do të bëhej pasanik. Fitimi i ngjan mbjelljes.Nëse nuk mbjell s’ke kurgjë.“

“Mos ec kotë në sheshin e aromëshitësve. Gjeje një shitore , ku ka sheqer.“

“Ai është në mendjen dhe arsyen time kur jam i zgjuar. Ai është në ëndërrat e mia kur jam në gjumë. Ai më kujtohet edhe kur mendoj për melodinë e ndonjë kënge.“

“Sa të lumtur e ka jetën ai që ka gjysmë buke, kulm mbi kokë dhe nuk i ka borxh askujt.“

“Idenë konsideroje një njeri;pasi njeriu vlerësohet me idenë.“

“Armiku i parë i këmbyesit është paraja false.“

“Shpëto duke i thyer prangat o bir!A nuk të mjaftoi që u bëre rob i arit?“

“Ne jemi dritë hyjnore në formë të njeriut. Pa marrë parasysh se në cilin kalë hyp drita hyjnore është zotërues.“

“Zoti të liron dhe t’i zgidh nyjet prej këmbëve.“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Xhelaluddin er-Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelaluddin er-Rumi   Xhelaluddin er-Rumi I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhelaluddin er-Rumi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I-
Kërce tek: